Historiani i Deshtuar i Kroacise

Dragutin Hedl reflekton mbi trashegimine e udheheqesit te Kroacise - Tudjman tifozit te Titos, nacionalistit fanatik, te dashuruarit pas luksit dhe akumuluesit te pasurive, heroi i veteshpallur i vendit te tij - dhe shkaterruesit te tij.

Historiani i Deshtuar i Kroacise

Dragutin Hedl reflekton mbi trashegimine e udheheqesit te Kroacise - Tudjman tifozit te Titos, nacionalistit fanatik, te dashuruarit pas luksit dhe akumuluesit te pasurive, heroi i veteshpallur i vendit te tij - dhe shkaterruesit te tij.

Thursday, 10 November, 2005

Tre jave perpara se te shtrohej ne spital ne Zagreb, Presidenti Franjo Tudjman me teper besim u tha gazetareve te huaj se "Une jam krejtesisht i shendetshem si fizikisht ashtu edhe psikologjikisht."


Nuk mendoj se ai po perpiqej te mashtronte gazetaret - megjithese i kishin mbetur me pak se dy muaj jete ne ate kohe. Si te gjithe diktatoret, presidenti Kroat ishte i bindur per pavdekshmerine e tij. Por duket se asnje nga doktoret e Tudjman nuk kishte kurajon ti thoshte atij se kanceri i ishte rikthyer dhe kerkohej nje operim tjeter.


Dikur nje partizan i Titos gjate Luftes se Dyte Boterore dhe me pas nje gjeneral i ushtrise komuniste ai ka qene gjithashtu, gjate kohes qe udhehoqi Kroacine drejt pavaresise ne 1990, edhe nje nacionalist i betuar. Por kur erdhi ne pushtet, ai ringjalli kujtime te erreta te regjimit neo-fashist nacionalist te Ustasheve qe udhehoqi Kroacine si nje kukull te Gjermanise Naziste gjate Luftes se Dyte Boterore.


Historia e ka favorizuar ate. Histeria nacionaliste e kundershtarit te tij Serb, presidenti i atehershem i Serbise Slobodan Miloshevic, tronditi federaten Jugosllave pikerisht ne momentin kur komunizmi po shkaterrohej ne vendet e tjera te Europes lindore dhe qendrore. Me pas, Tudjman rishkroi me kenaqesi historine, duke i dhene partise se tij te Bashkimit Demokratik Kroat (HDZ) te gjitha vlerat per shkaterrimin e komunizmit ne Kroaci.


Megjithese gjate periudhes se komunizmit ai konsiderohej si nje disident - ai ka kaluar nje periudhe te shkurter ne burg per shkak te perkrahjes se tij per nacionalizmin - ai asnjehere nuk ka qene nje kundershtar i sistemit nje partiak ne ish Jugosllavi.


Ai kishte nje pasaporte dhe ka udhetuar ne te gjithe boten, duke kerkuar aleate per planet e tij per te krijuar nje shtet Kroat te pavarur dhe vendosi lidhje me diasporen ekonomike dhe politike Kroate.


Kur erdhi ne pushtet, ai filloi te paguante borxhet e tij ndaj emigranteve Kroate te cilet e ndihmuan ate financiarisht gjate fushates se pare elektorale. Ai gjeti nje menyre te lire per ta bere kete gje duke inkurajuar rilindjen e neo-Ustashizmit qe ata deshironin.


Ai shume shpejt fitoi fame te keqe kur gjeti fjale te mira per regjimin Ustash Kroat te Luftes se Dyte Boterore, duke hedhur poshte pikpamjen se ai kishte qene nje shtet kukull, qe bashkepunoi me pushtuesit Gjerman dhe ne vend te saj ai e konsideroi kete periudhe si pjese e "aspiratave historike" te Kroacise per te krijuar shtetin e saj.


Stema e Ustasheve - nje shkronje U e madhe - u rikthye ne publik dhe sheshi me i njohur ne Zagreb ne kujtim te Viktimave te Fashizmit u riemerua ne menyre qe ti shkonte per shtat pikpamjeve te reja te regjimit. Ne te gjithe vendin, shume rruge u quajten me emrin e ministrit Ustash Mile Budak. Ushtaret dhe policet vendosen perseri fotografite e presidentit te shtetit Ustash Ante Pavelic ne kazermat e tyre.


Fale Tudjmanit, Kroacia u be shtet (ajo u njoh nga komuniteti nderkombetar me 15 Janar, 1991). Megjithate, ne se nuk do te kishte qene Tudjman, rrethanat historike tregojne se dikush tjeter do ta kishte bere kete gje. Ne fakt, disa njerez mendojne se ne rast se do te ishte ndjekur nje politike me e zgjuar shteterore, Kroacia do te ishte bere shtet pa bere lufte. Ky argument zorr se mund te publikohej gjate rregjimit te Tudjman.


Ne dramen e pergjakeshme Jugosllave, Kroaci ishte nje viktime e agresionit Serb, por me ane te luftimeve, Tudjman ndjeu se kishte ardhur koha te realizonte enderren e tij te vjeter per te krijuar "Kroacine e Madhe". Per ta bere kete - per te rikrijuar Banovinen e vjeter te Kroacise - kerkohej aneksimi i nje pjese te madhe te territoreve qe ne ate kohe ishin nen shtetin e pavarur te Bosnje-Herzegovines.


Lufta qe pasoi ishte e pergjakeshme dhe gjate saj jane kryer disa nga krimet me te pergjakeshme te njoftuara ne ish Jugosllavi. Ka pasur shume spekullime qe Gjykata Kriminale Nderkombetare me qender ne Hage do ta akuzonte edhe ate per krime lufte se bashku me Miloshevicin ne rast se Tudjman nuk do te kishte vdekur.


Tudjman ka diskutuar ndarjen e Bosnjes me Miloshevicin disa here (ata jane takuar 47 here). Ai krijoi Republiken Kroate te Herzeg-Bosnjes, dhe pavaresisht nga premtimet e tij te pafundme publike per te mbeshtetur sovranitetin e fqinjeve te tij, ai vazhdoi te luftonte kunder saj edhe pas marreveshjes se paqes se Dayton.


Eshte bere e fameshme shprehja e tij se ai ishte i lumtur qe gruaja e tij "nuk eshte as Serbe dhe as Hebre". Dhe disa shprehje te tij anti Semite ne librin e botuar prej tij Tmerret e Luftes: Realitete Historike dhe Filozofia, kane shkaktuar kritika nderkombetare, vecanerisht nga Izraeli, te cilat nuk kane rreshtur deri ne denimin e ish komandantit te kampit te perqendrimit te Jasenovac, gjate luftes se Dyte Boterore, me pare kete vit.


Atij i pelqente ti kishte gjerat me shumice, pompoziteti dhe luksi. Ne kete sens ai ka kopjuar shume idhullin e tij, Josip Broz Tito. Fakti qe ai ishte kryetar i nje vendi te vogel, te varfer dhe te shkaterruar nga lufta nuk perbente asnje pengese per te. Ai bleu nje avion te ri dhe rrethoi veten me makina te shtrenjta dhe luks te papare.


Si edhe Tito, ai dashuronte uniformat ushtarake dhe kishte urdheruar rrobaqepesit e tij ti qepnin nje kostum krejtesisht te bardhe, sipas modelit qe mbante shpesh Tito. Ai nuk morri per vete graden e vjeter te Mareshallit qe kishte mbajtur Tito, por u emerua Komandant i Ushtrise Kroate, megjithese nje grade e tille nuk ekzistonte.


Megjithate, ai morri shtepine e veres te Titos ne Ishullin e Brionit dhe ish vilen e tij ne Zagreb. (Kur nuk ishte me e mundur ligjerisht per ta mbajtur ate per nje kohe te pacaktuar, Tudjman e bleu vilen nga shteti, por me pare urdheroi nje zgjerim dhe rinovim te plote te saj me shpenzimet e shtetit.)


Ashtu si Tito, atij i pelqenin nderet. Ai i dha vetes nente dekorata brenda nje dite. Ai shkoi deri aty sa te deklaronte se Kroacia ishte nje nga kombet me te vjetra ne Europe, dhe besonte se ai do te kishte marre cmimin Nobel per librin e tij te historise - ne qofte se nuk do te ishte nje Kroat.


Por ndryshe nga Tito, i cili nuk shqetesohej per pasuri materiale, gjate dhjete vjeteve ne pushtet, Tudjman eshte kujdesur per familjen e tij, duke e bere ate - sipas bashkepunetoreve te tij me te afert - nje nga me te pasurat ne Europe.


Djali i tij i madh Miroslav eshte shefi i sherbimeve sekrete Kroate ndersa djali i vogel Stjepan dhe vajza Nevenka jane pasuruar nga kontratat e biznesit te arritura me ane te kontakteve te tyre ne qeveri. Gruaja Ankica themeloi nje fondacion humanitar, menaxhimi financiar i te cilit ka shkaktuar shume kritika. Dy djemte e Nevenkes, e cila eshte njohur dhe martuar me nje Serb ndersa i ati punonte ne Beograd, jane bere te njohur per aktivitetet e tyre me banka private dhe makina te shtrenjta sportive.


Tudjman krijoi nje shtet Kroat me imazhin e nje hapesire te drejtuar nga 200 familje, duke bere cfare deshironte me pronat dhe fondet e shtetit. Ekonomia e vendit shume shpejt shkoi drejt rrenimit. Presidenti le pas nje ushtri te papunesh, nje milion pensioniste qe perfitojne nje pension qesharak dhe nje vend me nente miliard dollare borxhe.


Ai nuk kujdesej shume per te drejtat e njeriut dhe demokracine, megjithese ai gjithmone evokonte kete te fundit. Ai pati thene se Kroacia ishte viktime e nje komploti te huaj, se opozita politike ishin thjeshte "pata qe endeshin ne mjegull", dhe se rreth 15 perqind e popullsise po komplotonin kunder shtetit te tij.


Rezultati eshte krijimi i nje fare pseudo-sovraniteti bazuar ne izolimin nderkombetar qe edhe diktatori Stalinist i Shqiperise Enver Hoxha do ta kishte pasur zili.


Duke e ndjere pak kohen qe jetonte, Tudjman u drejtua nga mitet dhe historia per idete e tij. Cdo gje qe ishte kombetare ishte e larte, sovraniteti ishte vlera me e larte e shtetit.


Megjithate, edhe pse atij i pelqente ta quante veten historian, duket se ai nuk ka nxjerre asnje mesim nga historia. Ne se me te vertete do te ishte historian, ai do te kishte jetuar me friken per vleresimin qe do ti bente historia.


Ai mund te konsiderohet si krijuesi i shtetit Kroat, por zorr se mund te shtosh ndonje gje tjeter pozitive. Kur te filloje shkaterrimi i kultit te tij, nuk do te mbetet asgje nga imazhi i tij i madh.


Dragutin Hedl eshte nje korrespondent i rregullt per IWPR ne Zagreb.


Frontline Updates
Support local journalists