BOSNJE: SHPRESAT BE-së GODITEN NGA REFUZIMI I REFORMAVE POLICORE NGA SERBËT

Republika Srspka minon planet e Bosnjës për të hapur negociatat rreth anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

BOSNJE: SHPRESAT BE-së GODITEN NGA REFUZIMI I REFORMAVE POLICORE NGA SERBËT

Republika Srspka minon planet e Bosnjës për të hapur negociatat rreth anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Friday, 23 September, 2005

Vendimi i parlamentit serb të Bosnjës javën e kaluar për të anuluar planet për një polici gjithëpërfshirëse në Bosnjë rrezikon seriozisht shpresat e vendit për integrim evropian, zyrtarët ndërkombëtarë kanë paralajmëruar.


Në një takim të jashtëzakonshëm me 13 shtator, asambleja e Republika Srspës, RS, votoj 56 me 10 kundër krijimit të forcës së përbashkët policore. Si rezultat i këtij vendimi, Bosnja dhe Hercegovina nuk do të jenë në gjendje të fillojnë negociatat me Bashkimin Evropian rreth Marrëveshjes së Stabilizimit dhe Asocimit, SAA. Fillimi i SAA me Brukselin do të shënonte hapin e parë drejtë anëtarësisë.


Marrëveshja paqësore e Dejtonit 1995, e cila përfundoj luftën në këtë republikë, dorëzoj kontrollin mbi policinë tek dy entitetet, RS dhe Federata.


Mirëpo, Evropa ka bërë të qartë se Bosnja duhet të ketë institucione më të centralizuara nëse dëshiron që ambiciet e saja për anëtarësim të merren seriozisht. Një polici e bashkuar ishte një nga reformat kyçe që vendi duhej të përmbushte. Komisioni Evropian propozoj disa reforma, duke bashkuar kontrollin mbi policinë në nivel kombëtar, duke mundësuar kështu policët të punojnë në të dy entitetet.


Por gati një vit i përgatitjeve dhe pesë muaj të negociatave dështuan të realizojnë këtë plan.


Derisa Federata dhe Këshilli i Ministrave të Bosnjës aprovuan modelin e EC, politikanët e RS pohuan se kjo hiqte kompetencat kryesore nga entiteti i tyre dhe se kjo krijonte rrugën për shuarje të entitetit.


Gjatë 2005 asambleja e RS diskutoj reformat policore tri herë dhe secilën herë kundërshtuan thirrjet për transferim të kontrollit tek institucionet qendrore.


Presioni ndërkombëtar u intensifikua derisa dhjetë vjetori i marrëveshjes së Dejtonit u afrua dhe Bosnja vazhdonte të humbte afatet e BE-së për të implementuar reformat e caktuara për SAA.


Edhe pse Komisionieri për Anëtarësim i BE-së, Oli Rehn, deklaroj se ¨nuk do të ketë pazarllëk me Komisionin Evropian mbi reformat policore,¨ Brukseli ofroj një shans të fundit për politikanët vendor.


Disa ditë pas kalimit të afatit të fundit të 15 shtatorit, Brukseli i ofroj Bosnjës SAA të menjëhershme nëse vendi do të pranonte të ristrukturoj policinë sipas kërkesave të EC.


Barisa Colak, ministri i Bosnjës për Siguri, kërkoj nga politikanët vendor të pranojnë këtë. [Bosnja] nuk është në pozitë të diktoj kushtet për integrim me Bashkimin Evropian,¨ ai tha. ¨Kjo është oferta e fundit.¨


Por RS nuk iu nënshtrua presionit. Me 12 shtator, kryeministri i entitetit, Pero Bukeljovic, tha se qeveria e tij do të pranonte ¨një institucion të centralizuar për koordinimin e aktiviteteve të strukturave policore... por nuk do të pranoj humbjen e kontrollit.¨


Në asamblenë e RS me 13 shtator, Partia Demokratike e Serbisë, SND, dhe opozita kryesore Aleanca e Socialdemokratëve të Pavarur, SNSD, u bashkuan për të refuzuar reformat.


Deputetët e SDS thanë se marrëveshja do të izolonte RS, apo sikur një anëtar u shpreh, entiteti ¨do të mbetet vetëm një formë pa përmbajtje¨.


Krstan Simic, nënkryetari i SNSD, tha se partia e tij nuk kundërshtonte reformat policore në parim ¨por vetëm në formë dhe parime të cilat ne vet i përpilojmë.¨ Partitë e tjera thanë se planet mbi reforma duhej të vendoseshin në referendum.


Një Komision Koordinues i 11 OJQ-ve, që përfaqësonte veteranët e luftës, ish të burgosurit e luftës dhe familjet e ushtarëve të vrarë në luftë, ushtruan presion mbi politikanët për të kundërshtuar reformat.


Pak para votimit në asamblenë e RS, kryesuesi i asociacionit të veteranëve, Savo Cvjetinovic, tha se ¨reformat policore do të thonë shuarjen e RS¨. Ai shtoj, ¨Republika Srspka ka lindur në gjak dhe do të përfundoj në gjak nëse është nevoja.¨


Bashkësia ndërkombëtare nuk mbuluar zemërimin e saj rreth votës së parlamentit. Frane Marojevic, përfaqësues i EC, tha se komisioni ishte ¨shumë i dëshpëruar.¨


“Komisioni Evropian gjithmonë ka insistuar në rëndësinë e reformave politike... të cilat duhet të implementohen para negociatave për stabilizim dhe asocim,¨ deklaroj ai.


Marojevic tha se Bosnja ka ¨humbur një shans për të filluar menjëherë negociatat mbi marrëveshjen e stabilizimit me BE'në,¨dhe të fitoj qasje në fondet para anëtarësimit.


Mario Brkic, zëdhënës i Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë, u pajtua se kjo shans është humbur.


¨Ne po humbim kohë dhe këto taktika zhagitëse do të shkatërrojnë çdo shpresë për anëtarësim në BE,¨ ai tha. ¨Nëse qeveria dështon të veproj, bisedimet nuk do të fillojnë para vitit 1007.¨


Me 22 shtator, Përfaqësuesi i Lartë Paddy Ashdoën tërhoqi vëmendjen e udhëheqësisë së RS, ¨Mendoni sërish para se të bëhet shumë vonë.¨


Dragan Jerinic, redaktor i Nezavisne Novine, në Banja Llukë, tha se vendimi i parlamentit të Banja Llukës do të kishte pasoja ekonomike për vendin por ai dyshoj se RS do të ballafaqohet me sanksione. ¨RS nuk ka cenuar Marrëveshjen e Dejtonit me refuzimin e procesit të reformave,¨ ai insistoj.


Gordana Katana është bashkëpunëtore e rregullt e BCR në Banja Llukë.


Frontline Updates
Support local journalists