SERBI: DINKIQ I MBIJETON PERPJEKJES PER SHKARKIMIN E TIJ

Qeveria eshte terhequr nga beteja e saj me guvernatorin e fuqishem te Bankes se Serbise.

SERBI: DINKIQ I MBIJETON PERPJEKJES PER SHKARKIMIN E TIJ

Qeveria eshte terhequr nga beteja e saj me guvernatorin e fuqishem te Bankes se Serbise.

Mladen Dinkiq, guvernatori reformator i bankes qendrore te Serbise dhe mbeshtetesi kryesor i monedhes se qendrueshme, ka arritur te mbaje postin e tij megjithe nje perpjekje te organizuar te qeverise per ta larguar ate.


Ne shikim te pare, Dinkiq, 39 vjecar, duket se cdo gje i shkon per mbare - ka nje reputacion te mire si drejtuesi i pare i bankes qendrore te vendit vertete i pavarur, nje arritje te madhe duke ndaluar inflacionin galopant ne vend dhe duke stabilizuar monedhen, dhe nje rezerve te mire ne monedhe te forte.


Por perse qeveria e kryeministrit reformator te Serbise Zoran Zivkoviq e lufton ate? Analistet thone se ka dy aresye. Se pari, qeveria eshte e interesuar te injektoje fonde ne ekonomi per te nxitur prodhimin industrial, vecanerisht duke qene ne presion per ti treguar elektoratit se ajo po ben realitet premtimet e saj dhe po arrin rezultate ne fushen ekonomike. Per te bere kete gje ajo ka nevoje per fonde, dhe menyra me e lehte per te siguruar fondet e nevojeshme eshte ti siguroje ato nga banka qendrore.


Dhe e dyta, Dinkiq dhe grupi G17-Plus anetar i te cilit eshte edhe ai, po fitojne shume popullaritet, dhe Opozita Demokratike e Serbise, DOS, ka filluar te trembet nga suksesi i ketij grupimi.


Pas me teper se nje vit presione nga ministrat, Dinkiq ka dale i pacenuar. Perplasja ndermjet tij dhe qeverise ka perfunduar me 14 Qershor kur ministri Serb i financave Bozhidar Djeliq ka njoftuar se ai do te pergatise nje version te ri te ligjit i cili percakton pergjegjesite e Bankes Kombetare te Serbise, NBS. Ai ka thene se projekti i ri do te pergatitet ne bashkepunim me zyrtaret e NBS si edhe ata te ministrise se tij, e cila eshte perpjekur te qendroje asnjeanese ne konfliktin ndermjet qeverise dhe guvernatorit te bankes.


Pas ketij deklarimi, eshte bere krejtesisht e qarte se versioni fillestar i ligjit, per te cilin nuk kishin bashkepunuar njerezit e bankes qendrore dhe as te ministrise se financave, tanime nuk ekziston me si mundesi.


Sipas deklarimeve te ministrit te financave per te perditeshmen e Beogradit Blic, ai ka rifilluar pergatitjen e ligjit te ri vetem pasi ka siguruar nje garanci nga qeveria se ligji i ri do te jete i ndryshem nga ai i vjetri, qellimi kryesor i te cilit, sipas tij, ka qene largimi i Dinkiq.


Nese versioni i mepareshem i ligjit do te ishte miratuar ne parlament, ai do te kishte perbere fundin per guvernatorin e tanishem te bankes. Burime te aferta me Dinkiq kane thene per IWPR se projekt dokumenti kerkonte qe guvernatori i bankes qendrore nuk duhet te ishte i lidhur me asnje parti politike dhe duhet te kete te pakten dhjete vjet eksperience ne fushen bankare. Dinkiq do te perjashtohej nga ky post ne baze te ketyre dy pikave.


Perpjekja me e fundit per te miratuar projektin e qeverise ka filluar ne fillim te ketij muaji. Me 9 Qershor, drejtuesit e DOS kane miratuar nje mocion mosbesimi per guvernatorin e tanishem te bankes qendrore, dhe kane vendosur ti kerkojne parlamentit te debatoje ne lidhje me ligjin per banken qendrore me daten 16 Qershor. Sipas nje informacioni te dale nga ai takim konfidencial, i cili eshte botuar ne shume media Serbe, drejtuesit e DOS e kane akuzuar Dinkiq se po zbaton nje politike monetare kunder deshirave te qeverise, dhe se po mban te bllokuara kestet e kredive te huaja ne rezervat e bankes ne vend qe te lejoje ministrite te shpenzojne keto para per te nxitur prodhimin vendas dhe eksportet.


Pergjigja e Dinkiq ka qene e vendosur - ai ka sfiduar kundershtaret e tij te kerkojne nje votebesim per te ne parlament. Ne nje interviste me Blic te botuar nje dite pas takimit te DOS, ai ka akuzuar krahun radikal te Partise Demokratike, DS, partia me e fuqishme ne grupimin e DOS, se po zhvillon nje fushate per largimin e tij nga posti - dhe se po perdor partneret e vegjel te koalicionit si nje mburoje.


"Ata nuk kane as burrerine ta thone publikisht, keshtu qe perdorin partite e vogla…duke u mesuar atyre se cfare te thone," ka thene ai.


Kjo mesa duket ka qene perpjekja me e fundit ne kohe - por ndoshta jo e fundit - ne nje perplasje e cila ka filluar prej te pakten me teper se nje viti.


Perpara se te vritej me 12 Mars, kryeministri Zoran Gjingjiq ka qene ne krye te grupit qe kundershtonte qendrimin e Dinkiq ne postin e guvernatorit te bankes. Duke filluar nga viti 2002, ish kryeministri filloi te ishte i pakenaqur me politikat e tregut te lire, mos nderhyrese te ndermarra nga guvernatori i asaj qe ne ate kohe ishte Banka Kombetare e Jugosllavise, NBY. Nen presion nga prodhuesit nderkombetare, Gjingjiq kerkoi zhvleftesimin e dinarit si nje menyre per te rritur kompetivitetin e eksporteve Serbe ne tregjet boterore. Ai nuk ka pasur sukses. Pikerisht ne kete kohe, sipas burimeve te aferta me Dinkiq, qeveria ka filluar te pergatise nje ligj te ri me qellim largimin e guvernatorit te bankes.


Ne momentin kur Banka Kombetare e Jugosllavise duhet te shnderrohej ne ate te Serbise si pjese e ndryshimeve kushtetuese ne kuader te bashkimit te ri ndermjet Serbise dhe Malit te Zi ne fillim te ketij viti, duket se qeveria pa nje mundesi te re per te larguar Dinkiq. Per kete ndryshim ishte i nevojshem pergatitja e nje ligji te ri, dhe Gjingjiq thuhet se eshte perpjekur te imponoje projektin e pergatitur nga zyrtaret e tij - i cili vetem tani eshte perjashtuar si mundesi.


Qeveria mund te kete menduar se momenti me i mire per te vepruar ishte muaji Qershor sepse ajo duket se po humbet popullaritetin e saj per shkak te gjendjes se rende ekonomike. Prodhimi industrial vazhdon te bjere, nje thatesire mund te pergjysmoje sasine e prodhimit bujqesor gjate veres, dhe buxheti dhe deficiti tregtar jane rritur shume qe prej fillimit te vitit.


Qeveria natyrisht qe nuk deshiron qe keto probleme te shnderrohen ne trazira popullore, sepse kjo mund ta vendoste ate nen nje presion me te madh per te thirrur zgjedhjet e parekoheshme te pergjitheshme. Per qeverine eshte shume e rendesishme te rezistoje deri ne perfundimin e mandatit te saj ne Dhjetor 2004, por per shkak te perplasjeve politike te cilat jane bere tanime te dukeshme ne koalicionin e DOS, ajo mund te detyrohet te zhvilloje zgjedhje te parakoheshme.


Per kete aresye ministrat jane shume te interesuar te perfitojne disa prej fondeve reserve ne monedhe te huaj te cilat mbahen nga banka qendrore, dhe ti investojne ato ne projekte per rritjen e ekonomise. Ata kane mbeshtetje nga disa drejtime - politikane te cilet kerkojne nje nderhyrje te shtetit ne ekonomi, te tjeret te cilet jane thjeshte populiste, dhe biznesmene te cilet kane ndertuar perandorite e tyre te biznesit gjate regjimit te ish presidentit Serb, Slobodan Millosheviq.


Kryetari i parlamentit te Serbi dhe Malit te Zi, Drgoljub Micunoviq ka akuzuar Dinkiq se krenohet per pasjen e rezervave te medha ne valute te huaj ne nje kohe kur ne te gjithe Serbine po mbyllen mensat per te varferit per shkak te mungeses se fondeve. Nderkohe, nje perfaqesues i fuqishem i biznesit, Bogoljub Kariq ka thene se "qeveria eshte marre peng nga Dinkiq".


"Nese nuk injektohen te pakten gjysem miliard dollare Amerikane ne ekonomine e semure, nuk do te mund te vazhdohen reformat e parashikuara nga kryeministri Gjingjiq," ka thene ai.


Rezervat e valutes se huaj te Bankes Kombetare te Serbise jane shtuar vazhdimisht nen drejtimin e Dinkiq, dhe momentalisht kane arritur shumen prej 3.3 miliard dollare Amerikan. Kjo shume eshte ekuivalente me 125 perqind te shumes ne dinare ne qarkullim, dhe do te thote qe Dinkiq nuk do ta kete te veshtire te mbaje nen kontroll kursin e shkembimit te monedhes vendase, dhe te mos lejoje zhvleftesimin e saj te pakontrolluar sic ka ndodhur perpara se ai te merrte drejtimin e politikes monentare te vendit.


Politikat e Dinkiq duket se jane ne perputhje me marreveshjet e huave qe qeveria ka arritur me Fondin Monetar Nderkombetar, FMN, e cila parashikon nje rritje te ndjeshme te rezervave ne valute te huaj gjate ketij viti. Sipas nje raporti per shikimin e progresit te arritur ne lidhje me zbatimin e marreveshjes me FMN te botuar ne muajin Qershor, qeveria gjithashtu ka premtuar te punoje per te ulur shkallen e inflacionit - dhe te pakesoje shpenzimet nga buxheti i shtetit.


Deri me tani, Dinkiq nuk ka pranuar te lejoje asken te preke rezervat valutore, duke paralajmeruar se nje veprim i tille do te conte ne rritjen e pakontrolluar te inflacionit.


"Nje perdorim i tille i rezervave valutore eshte njelloj sikur te printosh monedhe pa pasur reserva te mjaftueshme valutore," ka thene ai kohet e fundit.


Shume ekonomiste ne Serbi mendojne se ai ka te drejte. "Ne ndryshim nga NBS, qeveria ka hequr dore nga vendosmeria e saj per reforma, dhe si rezultat ka shume probleme," ka thene per IWPR, Dana Popoviq, nje profesoreshe ne fakultetin e ekonomise ne Beograd.


"Problemi kryesor eshte se qeveria nuk po ristrukturon kompanite e medha shteterore, dhe as nuk ka plane per ta bere nje gje te tille. Dikush duhet te vazhdoje te mbaje ne kembe keto kompani, dhe qeveria mendon se NBS mund ta beje kete gje".


Serbia ka nevoje per nje politike te forte monetare, edhe nese nje gje e tille do te perbente nje krize per qeverine, ka thene ajo.


Ekonomistet si Popoviq dyshojne se qeveria ne te vertete deshiron te siguroje mbeshtetjen e publikut duke investuar ne gjiganded industriale te kohes se komunizmit te cilat punesojne disa qindra mijera njerez por qe nuk kane funksionuar si duhet prej vitesh. Ajo shikon disa qendrime te ngjashme me kryeministrin e fundit te Millosheviqit, Mirko Marjanoviq, i cili ka financuar shuma te medha ne keto kompani te marra nga rezervat e valutes se huaj - dhe si rezultat keto kompani jane mbajtur ne jete dhe nuk jane ristrukturuar.


Pervec politikave ekonomike, ministrat dhe anetaret e DOS - vecanerisht te DS - jane te irrituar edhe per faktin se Dinkiq ka perdorur ne menyre te vazhdueshme pozicionin e tij si guvernator i bankes se pergjitheshme per te kritikuar qeverine dhe promovuar partine e tij G17-Plus.


Ai eshte ne nje pozite te mire per te ndertuar profiling e tij sepse ai eshte lehtesisht i identifikueshem me nje periudhe prej dy vjet e gjysem stabiliteti monetary.


G17-Plus duke shfrytezuar poziten e zevendes kryetarit te saj si guvernator i bankes, ka arritur te rrise popullaritetin e saj ndaj DOS, duke e paraqitur veten si nje alternative te vertete. Nje anketim i opinionit publik i kryer nga Strategic Marketing Group ne fillim te muajit Qershor ka treguar se gjate kater javeve te fundit popullariteti i DS ka rene nga 27 ne 22 perqind, ndersa ai i G17-Plus eshte rritur nga tete ne 11 perqind, kur ka vetem gjashte muaj kohe qe eshte krijuar si parti politike. Vete Dinkiq eshte politikani me i vleresuar se te gjitha figurat e tjera politike ne Serbi.


Analistet thone se ky shtim i popullaritetit ka ardhur si rezultat i konsiderates se larte te votuesve per politikanet e G17-Plus si teper te afte dhe te pakorruptuar.


Qeveria mund te kete llogaritur gabim nivelin e mbeshtetjes qe gezon Dinkiq ne arenen nderkombetare, ne momentin qe ka vendosur te nise sulmin e saj ndaj figures se tij. Analistet thone se zyrtaret kane menduar se Dinkiq dhe partia e tij po humbisnin mbeshtetje per shkak se ata kane kundershtuar bashkimin ndermjet Serbise dhe Malit te Zi, duke e konsideruar kete bashkim si te pamundur per te funksionuar normalisht, pavaresisht se Bashkimi Europian e ka mbeshtetur me force kete hap.


Por ne fund te fundit duket se gjeja me e rendesishme jane shqetesimet e institucioneve nderkombetare financiare ne lidhje me stabilitetin monetary. Pa Dinkiq ne krye, ka pasur shqetesim se qeveria e Serbise mund te mos ndalej vetem duke perdorur rezervat monetare valutore, por edhe mund te niste te shtypte me teper monedhe vendase, qe do te kishte rezultate katastrofike.


Megjithese duket se DOS ka hequr dore nga planet e tij per te zevendesuar Dinkiq per momentin, kjo perplasje mund te mos kete perfunduar ende. Hapi i ardheshem, sipas analisteve ne Beograd, mund te jete fajesimi i tij per keqesimin e gjendjes ekonomike. Por qeveria do ta kete te veshtire te arrije nje gje te tille ne nje moment kur ajo po humbet vazhdimisht besimin e votuesve, dhe ka perballe nje kundershtar i cili deri me tani u ka rezistuar me sukses te gjitha sulmeve.


Zeljko Cvijanoviq eshte nje bashkepunetor i rregullt i IWPR nga Beogradi.


Serbia
Frontline Updates
Support local journalists