SERBI: KUNDERSHTOHET AUTORITETI I RI I TRANSMETIMEVE
Qeveria eshte akuzuar se ka shkelur rregullat e vendosura per perzgjedhjen e kandidateve per nje organizem te ri i cili do te kete per detyre te caktoje frekuencat e transmetimeve.
SERBI: KUNDERSHTOHET AUTORITETI I RI I TRANSMETIMEVE
Qeveria eshte akuzuar se ka shkelur rregullat e vendosura per perzgjedhjen e kandidateve per nje organizem te ri i cili do te kete per detyre te caktoje frekuencat e transmetimeve.
Keshilli i Transmetimeve i sapo krijuar ne Serbi, i cili ka per detyre te caktoje frekuencat e transmetimeve, eshte vendosur ne qender te kritikave nga grupet dhe shoqatat e mediave lokale.
Ata thone se perzgjedhja e kandidateve per ne kete organizem tregon se qeveria ka ne plan te ruaje kontrollin mbi mediat elektronike te pavarura dhe te vazhdoje te favorizoje ato media te cilat mbeshtesin qeverine.
Nje leter proteste derguar parlamentit eshte nenshkruar nga Shoqata e Pavarur e Gazetareve te Serbise, NUNS, Shoqata e Mediave Elektronike te Pavarura, ANEM, dhe organizmi i transmetuesve TV, Spektar.
Ne letren e tyre, ata kane ngritur pikpyetje mbi pershtatshmerine e disa anetareve te keshillit, duke thene se perzgjedhja e ketyre figurave eshte ne kundershtim me ligjin.
Keto grupime mendojne se qeveria eshte e pergatitur te ndihmoje aleatet e saj ne media me frekuencat me te mira. Ata gjithashtu jane te shqetesuar se ANEM, kryetari i se ciles eshte kryeredaktor i Radio B92 dhe TV, Veran Matiq - gazetar veteran dhe nje kritik i hapur i Millosheviqit - mund te anashkalohet.
Nje perplasje per reformen e mediave dhe shperndarjen e frekuencave ka filluar qe prej rrezimit te Sllobodan Millosheviq nga pushteti ne Tetor 2000.
Deri me tani, qeveria nuk ka nderhyre, dhe per pasoje shperndarja e frekuencave te reja eshte shtyre. Kjo ka shkuar ne favor te mediave te vjetra pro Millosheviqit, me ne krye TV Pink dhe TV Braca Karic, TVBK sepse ata kane pasur mundesi te shfrytezojne frekuencat e marra qe ne kohen e Millosheviqit.
Pasi kane ndryshuar krah duke mbeshtetur qeverine e re, te dyja stacionet kane perdorur pozicionin e tyre te favorshem per te forcuar pozitat e tyre ne tregun e transmetuesve elektronike.
Ne te njejten kohe, TV B92, i cili ka mbetur politikisht i pavarur, eshte ankuar per mungese ndershmerie ne kete sistem.
Autoritetet me ne fund kane miratuar nje ligj te ri per transmetimet elektronike ne muajin Korrik te vitit te kaluar por qe prej asaj kohe perzgjedhja e nje keshilli mbikqyres eshte shtyre disa here.
Nder pergjegjesite e tjera ky organizem ka per detyre edhe shperndarjen e frekuencave te radios dhe TV, nje vendim i cili mund te lere shume prej disa mijera stacioneve ekzistuese ne Serbi pa license.
Lufta me e ashper po behet per numrin e kufizuar te licensave per frekuenca kombetare, te cilat u japin te drejten perdoruesve te transmetojne ne te gjithe territorin e vendit.
Pervec dy kanaleve te televizionit kombetar, te cilat do te shnderrohen ne nje sherbim publik dhe frekuencat e te cilave jane te sigurta, TV B92 ndodhet ne gare per frekuencat e tjera me TV Pink dhe TVBK.
Shenja e pare shqetesuese qe qeveria mund te jete duke planifikuar te vazhdoje te favorizoje ne menyre aktive dy stacionet e fundit, eshte vene re gjate gjendjes se jashtezakoneshme, kur lirite e mediave jane kufizuar.
Per habine e mediave te pavarura, Keshilli i Transmetimeve eshte krijuar dhe anetaret e tij jane emeruar me 11 Prill, pikerisht ne kulmin e gjendjes se jashtezakoneshme.
Ky veprim duket se ka qene edhe ne kundershtim me rregullat e vete qeverise, sipas te cilave emrat dhe CV-te e kandidateve duhet te behen publike 30 dite perpara zgjedhjes se tyre.
Transparenca e premtuar ne procesin e emerimit te anetareve te komisionit eshte cenuar, dhe sipas gazetareve te pavarur, anetaret e parlamentit nuk kane pasur mundesi te sigurojne informacione te plota mbi te kaluaren e personave te propozuar.
Pervec ceshtjes se transparences, emrat e kandidateve te paraqitur nga qeveria nuk kane ngjallur nje ndjenje besimi per sa i perket paanshmerise dhe integritetit te tyre.
Nje prej personave te paraqitur, Zoran Petroviq, nje profesor i inxhinierise i cili e ka terhequr kandidaturen e tij, ka qene perfshire ne nje mosmarreveshje te thelle me studentet ndersa ka qene dekan i fakultetit te tij gjate periudhes se Millosheviqit.
Nje tjeter professor universiteti, Vladimir Cvetkoviq, ne nje teze te koheve te fundit, te titulluar Identiteti Kombetar dhe Rindertimi i Institucioneve ne Serbi, ka sulmuar ashper B92 dhe NUNS.
Nje tjeter kandidat eshte Nenad Cekiq, nje ndihmes profesor i filozofise dhe nje ish krye redaktor i Radio Indeks.
Ne letren e tyre te protestes derguar parlamentit, grupimet e mediave jane ankuar se lidhjet e Cekiq me stacionin perbenin nje konflikt te mundeshem interesash, sepse edhe ai mund te marre pjese ne marrjen e licensave.
Cekiq me pare ka akuzuar Veran Matiq dhe B92 se kane shnderruar ne monopol donacionet e huaja per grupet e mediave anti Millosheviq ne Serbi, duke ngritur shqetesim ne lidhje me neutralitetin e tij ne te ardhmen. Cekiq ka thene per te perditeshmen Blic me 18 Prill se "ligji nuk thote se nje anetar i keshillit duhet te dashuroje Veran Matiq".
I kontaktuar nga IWPR, Cekiq nuk ka pranuar te komentoje per keto deklarime.
Nje pikpyetje eshte vendosur edhe mbi Goran Radenoviq, i perzgjedhur si kandidature nga Kosova. Megjithese ne CV e tij thuhej se ai ka jetuar atje - dhe ka punuar per TV Prishtina ne kohen e Millosheviqit - media e pavarur dhe disa politikane Serbe ne Kosove kane thene se sipas tyre ai nuk jeton me ne Kosove.
Oliver Ivanoviq, nje drejtues i Serbeve ne Kosove, ka siguruar IWPR-ne se Radenoviq tani banon ne Malin e Zi. Per me teper, ai punon si gazetar i pavarur per TV Pink, sipas Ivanoviq dhe B92.
Ivanoviq ka thene se Serbet e Kosoves, kandidatura e te cileve nga Mitrovica nuk eshte pranuar, kane kerkuar te dine se si dhe perse eshte emeruar Radenoviq. "Ai na ka thene se eshte emeruar vete dhe se anetaret e tjere te keshillit e kane pranuar emerimin e tij," ka thene Ivanoviq.
Sipas ligjit, kandidati nga Kosova eshte kusht qe te banoje atje.
I pyetur nga IWPR per te dhene komentet e tij mbi keto zera, Radenoviq ka thene se ai nuk ka punuar asnje here per TV Pink dhe ka insistuar se ai jeton perkohesisht ne Malin e Zi, per aresye familjare. Ai ka thene se udheton shpesh nga Gracanica ne Kosove per ne Podgorice.
"Une kam nje apartament ne qender te Prishtines, i cili eshte zene me force nga Shqiptaret. Une nuk mund te jetoj atje dhe tani jetoj ne Gracanica," ka thene ai.
Dejan Milenkoviq, nga komiteti i Juristeve Jugosllave, JUKOM, nje anetar i grupit te punes per legjislacionin e transmetimeve elektronike, ka thene per IWPR se shkeljet e dukeshme ne rregulloren e qeverise per transmetimet elektronike do te demtojne besimin e publikut ne kete sistem edhe perpara se ai te vihet ne funksionim.
"Nese parlamenti i cili ka miratuar aktin e transmetimit nuk e zbaton ate, atehere natyrshem lind pyetja nese qytetaret dhe kompanite e transmetimeve do ta zbatojne ate," ka thene ai.
Ankesat nga sektori i pavarur kane fituar mbeshtetjen e grupeve dhe organizmave e tjera jashte Serbise.
Ian Willem Blankert, i derguari i Komisionit Europian ne Serbi dhe Mal te Zi, ka thene se kundershtimet e gazetareve perbejne nje aresye per ty shqetesuar.
Aidan White, sekretar i pergjitheshem i Federates Nderkombetare te Gazetareve, ka qene me i vendosur. "Prej muajsh gazetaret kane kerkuar nga qeveria Serbe te zbatoje Aktin e Transmetimeve, por tani qe ata kane vendosur te zbatojne ligjin, duket se po shkelen rregullat," ka thene ai.
"Nese nuk ndiqen rregullat, do te demtohet integriteti i ligjit te transmetimit dhe ne kete menyre i gjithe procesi i reformes se transmetimeve".
Zeljko Cvijanoviq eshte kryeredaktor i se perjaveshmes se Beogradit, Blic News.