NATO Ndërhyn në Luftën e Mediave në Bosnje

Një televizion i Kroatëve të Bosnjes, përkrahës i linjës së ashpër, është mbyllur si pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare për të promovuar njoftime më të pavarura dhe objektive.

NATO Ndërhyn në Luftën e Mediave në Bosnje

Një televizion i Kroatëve të Bosnjes, përkrahës i linjës së ashpër, është mbyllur si pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare për të promovuar njoftime më të pavarura dhe objektive.

Tuesday, 22 February, 2000

Trupat e NATO-s kanë marrë nën kontroll transmetuesit e një stacioni televiziv Kroat në Bosnje, përkrahës të linjës së ashpër, Erotel, duke ndërprerë urrejtjen etnike që transmetohej në valët e tij.


Tani po transmetohet në të njëjtat frekuenca një program eksperimental i prodhuar nga televizioni i ri federal i Bosnjes.


Kjo lëvizje është pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare për të reformuar median, e cila ka qenë një nga armët më të fuqishme në konfliktin në Jugosllavi. Ky hap ka ardhur pas më shumë se një viti bisedimesh të pasuksesëshme ndërmjet stacionit dhe Komisionit të Medias së Pavarur të Bosnjes (IMC), një organizëm pjesërisht ndërkombëtar dhe pjesërisht lokal I klrijuar nga Përfaqësuesi i Lartë.


Erotel, i cili financohej dhe kontrollohej nga përkrahësit e linjës së ashpër brenda HDZ-së Kroate të Bosnjes, nuk ka pranuar të ndjekë dhe respektojë rregullat e vendosura nga IMC për njoftime të balancuara dhe objektive. Stacioni ka vazhduar të transmetonte një valë urrejtje etnike dhe retorikë nacionaliste duke dëmtuar kështu procesin e paqes.


Mbyllja e Erotel vjen pas një muaj e gjysëm nga humbja e HDZ-së në Kroaci, partisë së presidentit të fundit Kroat Franjo Tudjman, në zgjedhjet paralmentare të cilat sipas shumë analistëve parashikojnë ndryshime të ngjashme edhe ndërmjet komunitetit Kroat të Bosnjes. Zgjedhjet lokale pritet të mbahen në Bosnjë në muajin Prill.


Në fund të viteve 1980 dhe fillim të 1990, pjesa më e madhe e medias në ish Jugosllavi u vendos nën kontrollin e ashpër politik dhe u përdor me qëllim nga drejtuesit nacionalistë për të rritur shkallën e historisë nacionaliste dhe për ti fryrë zjarrit të konfliktit.


Me përfundimin e luftës në Bosnje në fund të vitit 1995, pothuajse të gjitha gazetat, stacionet radios dhe televizionit përfaqësonin krejtësisht interesat e partive politike apo grupeve etnike që i kontrollonin ato. Ato pak media dhe gazetarë të pavarur përballeshin me ngacmime të vazhdueshme.


Tani pas katër vjetësh, kushtet janë përmirësuar, dhe sidomos pasi trupat e NATO-s morrën nën kontroll transmetuesit e televizionit Serb të Bosnjes, SRT, në Tetor 1997 dhe krijimit të IMC-së. Megjithatë, politikanët vazhdojnë të ruajnë kontroll të fortë ndaj mediave dhe gazetarët e pavarur përballen me rreziqe të mëdha.


Në një incident të kohëve të fundit, Zeljko Kopanja, kryeredaktori i Nezavisne Novine (E Pavarura) që botohet në Banja Luka, shpëtoi për pak nga vdekja kur një bombë shpërtheu nën makinën e tij. Ai ka humbur të dyja këmbët. Përpjekja për ta vrarë pasoi botimin e një cikli ekskluziv artikujsh ku jepeshin hollësi të krimeve të kryera nga Serbët e Bosnjes ndaj Boshnjakëve Muslimanë.


IMC-ja është përpjekur të mbajë nën kontroll median nacionaliste duke futur në fuqi një sistem të licensimit të radiove dhe stacioneve televizive dhe duke insistuar për një minimum të standarteve gazetareske. Në të njëjtën kohë, organizatat ndërkombëtare kanë ndihmuar në financimin dhe ndërtimin e mediave të pavarura, përfshirë edhe rrjetin televiziv të pavarur, Rrjeti i Hapur Televiziv, ose OBN, i cili ka degë të tij në të gjithë vendin.


Pjesa më e madhe e medias në Bosnje kanë ndjekur udhëzimet e IMC-së dhe kanë zbutur tonet e tyre. Megjithatë, Erotel, i cili kishte transmetues në të gjithë territorin e kontrolluar nga Kroatët dhe sinjali i të cilit mbulonte pjesën më të madhe të Bosnjës, vendosi që ti rezistonte këtij presioni të komunitetit ndërkombëtar duke mos vlerësuar si duhet kërcënimet e tij për ta mbyllur.


Një pikë tjetër konflikti ndërmjet Erotel dhe IMC-së ka qenë përdorimi i transmetuesve të Erotel-it për ritransmetimin e kanaleve shtetërore kroate, HRT1, 2 dhe 3. Vitin e kaluar stacioni hodhi poshtë kërkesën e IMC-së për të zvogëluar zonën e sinjalit të tij dhe për të dorëzuar disa transmetues televizionit të ri federal.


Pavarësisht kundërshtimit të Erotel-it për të përmbushur kërkesat e IMC-së, forcat paqeruajtëse të drejtuara nga NATO të Forcës së Stabilizimit (SFOR) nuk kanë qenë shumë të gatëshme të ndërhynin kundër stacionit nga frika e nxitjes së dhunës në territoret e mbajtura nga Kroatët. Ky qëndrim ka ndryshuar pas humbjes së HDZ-së në zgjedhjet në Kroaci.


Dy javë më parë, Ministri i ri i Jashtëm Kroat Tonino Picula vizitoi Sarajevon në udhëtimin e tij të parë zyrtar jashtë vendit. Gjatë kësaj vizite, ai u takua me Ëolfgang Petritsch, ndërmjetësuesin kryesor ndërkombëtar për Bosnjen, dhe ndërmjet të tjerash ka diskutuar edhe për çështjen e Erotel.


Pas vizitës së Picula, SFOR dhe IMC lëvizën të Enjten për të ndërprerë përfundimisht transmetimet e Erotel. Megjithëse stacioni vazhdon të transmetojë në një kanal satelitor të dhënë nga HRT, transmetuesit e tij tokësor tanimë po përdoren për transmetimet e programeve të televizionit federal.


IMC-ja e ka bërë të qartë se Erotel nuk do ti jepet një licensë e re transmetimi dhe se transmetimet e HRT1, 2, dhe 3 të Kroacisë në të ardhmen, cilësia e të cilave është përmirësuar ndjeshëm që pas rrëzimit të HDZ-së, duhet të rregullohen me marrëveshje dy palëshe ndërmjet Bosnjes dhe Kroacisë.


"Politikanët në këto vende mendojnë se nëpërmjet kontrollit të sistemit informativ, ata mund të qëndrojnë në pushtet," thotë Zevendës Përfaqësuesi i Lartë për mediat, Simon Haselock, në një intervistë më të përditëshmen e Sarajevos, Vecernje Novine. "Qëllimi i kësaj beteje është që politikanët dhe partitë politike të kuptojnë se ata nuk kanë të drejtë të kontrollojnë median publike."


"Beteja" së cilës i referohet edhe Haselock është po aq e ashpër edhe në pjesët e kontrolluara nga Serbët dhe Muslimanët dhe pritet që të intensifikohet në prag të zgjedhjeve lokale. Në fakt, edhe Kryeministri Serb Boshnjak i moderuar Milorad Dodik është përpjekur të vendosë të gjithë median në Republika Srpska nën kontrollin e tij, në vend që të inkurajonte pluralizmin.


Në territoret e kontrolluara nga Muslimanët, SDA në pushtet kërkon të mbajë nën kontroll median. Si pjesë e një programi reformash, pritet që ajo të heqë dorë nga kontrolli mbi stacionin kryesor radio televiziv të Bosnjes, BHRTV, i cili do të shkatërrohet dhe pjesët e tij do të ndahen ndërmjet dy stacioneve të radios dhe televizionit: Shërbimi Transmetimit Publik (PBS) i kontrolluar nga shteti dhe televizioni federal.


Janezh Kovaq është pseudonimi i një bashkëpunëtori të rregullt të IWPR nga Sarajevo.


Frontline Updates
Support local journalists