KOSOVARËT HEZITOJNË PËR EKZEKUTIVIN E RI

Një lëvizje e komunitetit ndërkombëtar për të qeverisur Kosovën së bashku me politikanët vendas konsiderohet nga shumë shqiptarë si një kërcënim për luftën e tyre për pavarësi.

KOSOVARËT HEZITOJNË PËR EKZEKUTIVIN E RI

Një lëvizje e komunitetit ndërkombëtar për të qeverisur Kosovën së bashku me politikanët vendas konsiderohet nga shumë shqiptarë si një kërcënim për luftën e tyre për pavarësi.

Tuesday, 1 February, 2000

Fillimi i një marrëveshje për ndarjen e pushtetit në Kosovë midis Kombeve të Bashkuara dhe udhëheqësve vendas në fillim të kësaj jave u përshkrua nga një rezistencë e ngadaltë shqiptare për institucionin e ri.


Këshilli i Përkohshëm Adminsitrativ ( KPA) i përbashkët që hyri në fuqi të martën, 1 shkurt, synon të zëvendësojë te ashtuquajtura isntitucione të shumta ose paralele të krijuara nga udhëheqësit vendas pasi OKB ka marrë përsipër Kosovën në qershor.


Por një session i ekzekutivit delikat u shty pasi "parlamenti" i Kosovës, një symbol i dëshirës vendase për vetëvendosje dhe pushtet në bazë i krijuar nga udhëheqësi veteran pacifist Ibrahim Rugova, theksoi se do të vazhdojë, të paktën për një periudhë të shkurtër.


Organi shqiptar u mblodh të hënën me vendosmëri për të mbyllur punën parlamentare, por vendosi të rimblidhet për dhjetë ditë pasi disa deputetë pretendonin se ata ishin përfshirë në këtë lëvizje pa u zhvilluar më parë debati i nevojshëm.


Jock Covey, zëvendës kryetar i Misionit të OKB-së në Kosovë (UNMIK), tha se vendimi shqiptar "ishte tepër jo ndihmues" dhe çrregullues. Covey kërkoi "respektimin e qartë e të besueshëm" për ekzekutivin e ri.


Megjithatë zyrtarë të tjerë të UNMIK-ut thanë ata prisnin që shpërbërja e institucioneve të vetëshpallura shqiptare do të kërkojë njëfarë kohe.


"Nuk është se do të ndodhë nesër, keto struktura (paralele) vazhdojnë të ekzistojnë dhe (struktura e re administrative) do të jetë një zbatim progresiv," tha zëdhënësja e UNMIK-ut Suzan Manuel.


Pavarësisht se nga problemi i fillimit, UNMIK mbetet optimist. Thotë se katër nga 19 department e KPA-së që administrohen nga zyrtarë vendas dhe të UNMIK-ut janë duke funksionuar dhe shumë prej kryetarëve të tyre janë zgjedhur.


Gjithashtu thuhet se po vazhdojnë bisedimet me udhëheqësit vendas serbë të cilët deri tani nuk kanë pranuar marrin pjesë në organin e ri. Ata hezitojnë të bashkëpunojnë me adminstratën ndërkombëtare të cilën e kosniderojnë si pro-shqiptare, megjithëse ka shpresa se ata do të bashkohen më në fund.


Udhëheqësit shqitparë kanë rezerva të mëdha lidhur me ndarjen e pushtetit. Ata nuk janë të kënaqur që po humbasin institucionet e tyre të cilat i konsiderojnë si simbole të luftës së tyre për vetëvendosje.


Ndërkohë që administrata e përbashkët mund të ishte më efikase në qeverisjen e Kosovës, disa politikanë vendas kanë frikë se ajo përbën një përpjekje nga komuniteti ndërkombëtar për të mbuluar çështjen e pavarësisië.


Përveç kësaj, udhëheqësit shqiptarë të Kosovës që ndeshen me njëri tjetrin, baza e pushtetit të të cilëve përqëndrohet në aurotitetet paralele në Kosovë, po rezistojnë ndaj idesë për të punuar së bashku.


Rivaliteti i hidhur politik midis udhëheqësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçi dhe presidentit të vetëshpallur kosovar Ibrahim Rugova nga shumë kosniderohet si një pengesë e vacantë për funksionimin e qetë të ekzekutivit të ri.


Të dy burrat kanë rënë dakord për të bashkëpunuar në KPA, por ata janë jo aq të gatshëm për të hequr dorë nga rrjetet e tyre të shpërndarë të institucioneve knkuruese.


Në fërkimin e tyre të fundit Thaçi akuzoi Rugovën këtë javë se nuk arriti të përmbushte afatin e vendosur nga UNMIK për të shprëndarë parlamentin. Thaçi paralajmëroi se institucionet e tij do të rifillonin të funksiononin nëse Rugova nuk e përmbushte detyrimin Brenda 48 orëve.


Kjo natyrisht që do të pengonte prëpjekjet ndërkombëtare për të vendosur ndarjen e pushteit, por UNMIK-u nuk mundet të ushtrojë presion të madh ndaj Thaçit e Rugovës meqë pjesëmarrja e tyre në KPA është vendimtre.


Ka edhe probleme të tjera. Të dy burrat e shohin ekzekutivin e ri si një autoritet thjesht të përkohshëm në prag të zgjedhejve locale dhe formimit të qeverisë, siç shpresojnë ata, në një Kosovë të pavarur.


Komuniteti ndërkombëtar është i mandatuar të zhvillojë zgjedhjet për autoritetet vendore. Por ai trembet se votimi do të çojë de facto në njohjen e Kosovës si një shtet i pavarur - diçka që ata ende nuk dëshirojnë ta bëjnë.


Llazar Semini është manaxher projekti i IWPR-së Kosova në Prishtinë.


Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists