Kulti i Miloshevicit

Kulti i personalitetit qe rrethon Presidentin Jugosllav Slobodan Miloshevic ka arritur nje shkalle me te larte gjate javeve te fundit pas thirrjeve per ta shpallur ate "hero kombetar".

Kulti i Miloshevicit

Kulti i personalitetit qe rrethon Presidentin Jugosllav Slobodan Miloshevic ka arritur nje shkalle me te larte gjate javeve te fundit pas thirrjeve per ta shpallur ate "hero kombetar".

Thursday, 10 November, 2005

Autoritetet lokale dhe media shteterore Serbe kane qene shume te zene gjate javeve te fundit me propagandimin e kultit personal te presidentit te vendit, Slobodan Miloshevic.


Ne nje transmetim tipik te mbremjes, RTS, emisioni kryesor i lajmeve shteterore, mbulon nje autoritet tjeter lokal qe ka pranuar plotesisht nje deklarate tjeter qe shpall heroizmin dhe mencurine e udheheqesit te madh. Telegrame ne mbeshtetje te idese lexohen, transmetohen intervista me keshilltare te qyteteve, dhe pjese te jetes dhe veprimtarise se Miloshevic si president.


Fushata ka filluar me 27 Tetor, kur e Majta e Bashkuar Jugosllave (JUL), partia e cila drejtohet nga gruaja e Miloshevic, Mirjana Markovic, propozoi qe Miloshevic - i akuzuar per krime lufte nga Gjykata e Hages si kriminel lufte - ti jepet dekorata e "heroit kombetar".


Propozimi e ka fillimin ne Varvarin, nje qytet shume i varfer rreth 150 kilometra ne jug-lindje te Beogradit. Anetaret e JUL lokal deklaruan se presidenti i Jugosllavise, Miloshevic, eshte "nje simbol i lirise sone, i ekzistences dhe mbijeteses sone, i besimit dhe shpreses, i se tashmes dhe se ardhmes sone."


Propozimi vazhdonte: "Miloshevic ka leshuar me guxim dhe heroizem nje "jo" te vendosur per njerezit e forte te Rendit te Ri Boteror dhe, heroikisht e ka vene veten ne krye te popullit te tij ne mbrojtje te sovranitetit te kombit dhe integritetit te vendit."


Menjehere pas kesaj ka pasur nje mbeshtetje te madhe publike. Te paret qe u bashkuan me kete ide ishin Shoqata e Veteraneve te Luftes se Dyte Boterore te Pozarevac, vendlindja e ciftit Miloshevic-Markovic.


Duke pershkruar Miloshevicin si "shtetarin me te rendesishem", Shoqata e Veteraneve ka vazhduar te vleresoje presidentin per "luften e tij ndaj shkeljeve te te gjitha normave te botes se civilizuar te kryera nga SHBA, NATO dhe terrorizmi boteror."


Sinisa Vucinic, udheheqes i Partise Radikale "Nikola Pasic", ka perkrahur gjithashtu propozimin. Ai beson se Miloshevic e ka shnderruar Jugosllavine ne "bastionin e vetem te vertete te demokracise ne Europe".


Partia e Vucinic, e cila sipas disa kritikeve perbehet nga vete Vucinic dhe sekretari i tij, eshte bashkuar me Te Majten Jugosllave.


Megjithate, mbeshtetja per ngritjen e ciftit Miloshevic nuk mbaron me kaq. Me 8 Nentor ne Lebane, 300 kilometra ne jug-lindje te Beogradit, autoritetet lokale, te cilat kontrollohen nga JUL, kane deklaruar gruan e Miloshevicit si qytetare nderi.


Nje sesion festiv i parlamentit lokal i ka pershkruar "veprat e Mirjana Markovic" si "nje burim i pashtershem frymezimi".


Radio Televizioni Serbia i ka transmetuar keto deklarata si "lajmet me te rendesishme" duke ilustruar devocionin e popullit ndaj liderit dhe gruas se tij.


Nderkohe edhe Miloshevic i ka shperblyer kete admirim, duke dhene shume cmime dhe medalje per qytetaret besnik. Me 6 Nentor ai ka dhene 150 medalje per te shenuar perfundimin e fazes se pare te rindertimit pas fushates se bombardimeve te NATO-s. Pjesa me e madhe e te dekoruarve ishin punetore ndertimi, saldatore dhe disa inxhiniere. Miloshevic ka njoftuar gjithashtu plane per te shpallur nje dite te muajit Nentor si dite feste kombetare - dhe per ta quajtur ate Dita e Ndertuesve.


Natyrisht, fushata propagandistike per te glorifikuar Slobodan Miloshevicin dhe vepren e tij nuk eshte nje gje e re. Por menyra e fushates dhe metodat e saj kane ndryshuar. Futja edhe e Mirjana Markovic ne te eshte tipari i ri i fushates. Dhe fokusi i mediave per stilin e larte presidencial te Miloshevic ka ardhur gjithnje ne rritje. Tani ai eshte ne nivele jashtezakonisht te larta.


Gjate tre vjeteve te para te presidences se Miloshevicit kulti i personalitetit te tij eshte ndertuar ne nje menyre te menduar mire dhe te planifikuar. Miloshevic eshte paraqitur si nje politikan i rendesishem dhe i zoti, nje njeri me shije modeste dhe pothuaj asketik. Gazetaret dhe reporteret ishin te ndaluar te perdornin imazhe qe mund te demtonin kete ide.


Per shembull, Miloshevic nuk duhet te paraqitej kurre me nje gote pije ne dore. Ne ate kohe, Miloshevic perdorte ne udhetimet e tij te shpeshte neper Serbi vetem nje makine te zakoneshme dhe nje makine policie shoqeruese. Mediat shteterore theksonin me force se ai jetonte ne nje apartament "te zakonshem" se bashku me familjen e tij, ne nje lagje "te zakoneshme" te Beogradit, Vracar.


Gruaja e tij, megjithese dihej se kishte shume pushtet ne rrethet e Partise Socialiste, pothuajse kurre nuk shfaqej ne media.


E gjithe kjo ndryshoi ne vitin 1990. Vemendja u drejtua nga shkelqimi qe rrethonte presidentin. Kur Miloshevic vizitonte vendin ai shoqerohej nga dhjetra makina, shume police dhe disa ekipe televizive. RTS i shnderroi udhetimet e tij ne nje lloj show dhe i transmetonte ato disa here me rradhe.


Miloshevic levizi me gjithe familjen e tij ne nje shtepi luksoze ne Rrugen Tolstoy ne lagjen rezidenciale te Dedinje. Levizja u justifikua me aresye sigurie. Por Miloshevic e bleu pronen nga shteti me cmim te ulet dhe tashme zoteron nje prone private teper te vlefshme.


Pas zgjedhjes se tij ne postin e Presidentit te Jugosllavise me 1997, Miloshevic bleu edhe Beli Dvor ("Shtepine e Bardhe") nje rezidence tjeter. Ky pallat kishte qene prone e dinastise mbreterore te Karadjordjevic te para luftes, dhe rezidenca e pasluftes e presidentit te ish Jugosllavise, Josip Broz Tito.


Pothuajse ne te njejten kohe, familja Miloshevic-Markovic u transferua ne shtepine e vjeter te Titos ne Rrugen Uzicka ne Beograd. Kjo shtepi ka qene pjese e nje kompleksi muzeal ne Dedinje. Kjo shtepi u shkaterrua nga bombardimet e NATO-s.


Pasurite personale te Miloshevic dhe Markovic duket se rriten me nje ritem te kundert proporcional me renien e pasurise se qytetareve te Jugosllavise. Por kjo gje zorr se mund te jepet ne mbulimin e mediave te qytetares se nderit te Lebane dhe te burrit te saj, heroit kombetar te ardheshem te Jugosllavise, Slobodan Miloshevic.


Vlado Mares eshte nje korrespondent i IWPR ne Beograd.


Balkans, Serbia
Frontline Updates
Support local journalists