MILLOSHEVIQ GODET PER VDEKJE PARTINE E TIJ
Ish udheheqesi Serb ka ndare ne dy pjese partine e tij pas nje kerkese per te mbeshtetur ultra nacionalistin Vojisllav Sheshelj ne zgjedhjet presidenciale ne Serbi.
MILLOSHEVIQ GODET PER VDEKJE PARTINE E TIJ
Ish udheheqesi Serb ka ndare ne dy pjese partine e tij pas nje kerkese per te mbeshtetur ultra nacionalistin Vojisllav Sheshelj ne zgjedhjet presidenciale ne Serbi.
Sllobodan Millosheviq i ka dhene nje goditje vdekjeprurese partise se tij nga qelia e tij ne Hage – dhe ne te njejten kohe ka shtuar shanset e nje nacionalisti radikal Serb per t’u zgjedhur ne postin e presidentit.
Me heret kete muaj, Millosheviq ka kerkuar nga Partia e tij Socialiste e Serbise, SPS, te mbeshtese kandidaturen e drejtuesit ultra nacionalist te Partise Radikale Serbe, Vojisllav Seselj ne zgjedhjet presidenciale te planifikuara per me 29 Shtator. Megjithate, fund javen e kaluar, komiteti drejtues i SPS ka votuar ne kundershtim me kete kerkese dhe ka vendosur te paraqese nje kandidat te tijin.
Ky veprim ka sjelle nje carje te thelle ne strukturat e partise. Kerkesa e Millosheviqit e ka detyruar partine te marre nje vendim te veshtire i cili mund te coje edhe ne zhdukjen e saj.
Si partia me e madhe e opozites, SPS eshte orientuar ndaj nje ideologjie te majte gjate dy vjeteve te kaluara, dhe tani nuk mund te mbeshtese menjehere nacionalizmin ekstrem. Nderkohe, injorimi i kerkeses se Millosheviqit do te thote se ajo nuk mund te ruaje me nje anetaresim te gjere ne kete parti te njerezve te cilet kane mbetur besnike te saj vetem ne saje te promovimit te kultit personal te Millosheviqit.
Partia ne kete menyre do te humbase pozicionin e saj ne skenen politike, ndersa Seselj do te marre mantelin e opozitarit, dhe duket se rradhet e Partise Radikale Serbe do te mbushen nga ish anetaret e SPS me orientim nacionalist.
Goditja e Millosheviqit ndaj partise se tij, e cila ka pasur nje shumice ne Serbi per nje dekade rrjesht, ka ndodhur kur SPS kishte filluar te bente fushate per kandidatin e saj presidencial.
Megjithate, per habine e te gjitheve, Millosheviq eshte rreshtuar ne mbeshtetje te Seselj, duke shpjeguar se ishte ne “interesin e popullit dhe te shtetit te largojne nga skena qeverite kukulla” – duke iu referuar keshtu opozites Demokratike te Serbise, DOS, - dhe se “ky synim duhet te vendoset perpara cdo interesi individual te ndonje partie”.
Nje bashkepunetor i ngushte i Millosheviqit i cili eshte terhequr nga politika pas rrezimit te regjimit te vjeter ne Tetor 2000, ka thene per IWPR se aresyet e verteta te ish presidentit Jugosllav jane “shume me teper personale dhe shume me te thella”, duke lene te kuptohet se influenca e familjes se Millosheviqit ka qene decisive.
Ai ka theksuar se vajza e Millosheviqit, Marija ka deklaruar ne shume intervista gjate muajve te fundit se SPS “ka tradhetuar” babain e saj, duke cituar kete si aresyen per anetaresimin e saj ne levizjen e Seselj. Edhe gruaja e Millosheviqit, Mira Markoviq, ka mbeshtur Partine Radikale Serbe.
Pas nje takimi te koheve te fundit te komiteti drejtues te partise, sekretari i pergjitheshem i SPS Zoran Andjelkoviq ka thene per stacionin e radios se Beogradit, B92 se “SPS ka nje detyrim ndaj votuesve te saj te paraqese nje kandidat te sajin dhe programin e saj, dhe jo ate te nje partie te djathte”.
Kandidatura duket se do te zgjidhet ndermjet Milutin Mrkonjiq, i cili ka fituar popullaritet si shef i drejtorise se rindertimit te vendit pas bombardimeve te NATO-s, dhe Velimir Bata Zhivojinoviq, nje aktor i njohur i kinematografise Serbe.
Seselj ka paralajmeruar menjehere socialistet per koston qe do te kene nga kundershtimi i tyre. “Nese ata mendojne se mbijetesa e SPS eshte e mundur edhe me kundershtimin e Millosheviq, atehere ata jane te gabuar,” ka thene ai per gazeten e perditeshme te Beogradit Vecernje Novosti diten e Hene.
Shume analiste mendojne se Seselj mund te kete te drejte. Elektorati i SPS ka qene nje perzierje e nacionalisteve dhe komunisteve qe prej fillimeve te partise ne fillim te viteve nentedhjete deri me sot. Megjithate, terheqja kryesore per te dyja grupet e votuesve ka qene kulti i personalitetit te Millosheviqit.
“E gjithe karriera politike e Millosheviqit ka kaluar ndermjet ideologjise se tij te majte dhe perfshirjes se tij patriotike – nacionaliste,” ka thene nje ish zyrtar i SPS, i cili kerkon te mbetet anonim.
Ne fakt, gjate dekades se fundit, dy gjysmat e elektoratit te SPS kane levizur ndermjet partise se tyre dhe asaj te Seselj, ne varesi te taktikes se Millosheviqit ne momentin e percaktuar.
Megjithate, ish udheheqesi Serbe ka ruajtur kontrollin ndaj Seselj dhe votuesve te tij ose nepermjet pakteve sekrete ose koalicioneve te hapura, si ai i cli ka ekzistuar prej vitit 1997 deri ne fundin e jetes se regjimit, tre vjet me pas.
Megjithese e margjinalizuar, SPS ka fituar 37 nga 250 vendet ne zgjedhjet e para parlamentare ne Serbi, duke bere keshtu qe te jete partia me e madhe e opozites ne Serbi.
Gjate dy vjeteve te fundit, vetem perkrahesit me besnik te saj kane vazhduar te mbeshtesin partine – njerez me arsim te ulet ose te moshuar nga rajonet e provinces dhe zonat rurale. Anketimet e opinionit publik tregojne se SPS momentalisht do te fitonte vetem tete perqind te mbeshtetjes se votuesve.
Megjithate mendohet se partia do te humbiste menjehere gjysmen nacionaliste te elektoratit te saj ne favor te Partise Radikale Serbe. Por partia nuk mund te mbeshtetet teresisht as ne mbeshtetjen e ish komunisteve te vendosur, sepse ata gjtihnje kane idealizuar Millosheviqin.
Analiste ne Beograd thone se fituesi i vertete nga e gjithe kjo do te dale Seselj. Me mbeshtetjen e perkrahesve te Millosheviqit dhe gjashte deri tete perqind te votave te cilat i siguron nga nacionalistet e tij, Seselj mund te arrije te fitoje 13 deri 15 perqind te votave.
Nese presidenti Jugosllav Vojisllav Koshtunica nuk shpall kandidaturen e tij, mund te ndodhe qe Seselj te hyje ne raundin e dyte te votimit presidencial, ku do te perballet me kandidatin e DOS, Miroljub Labus.
Shume njerez mendojne se terheqja e Millosheviqit nga SPS dhe afrimi i tij me Seselj ka lidhje me pozicionin e tij te tanishem si i burgosur ne Hage, duke u mbrojtur me ndihmen e retorikes nacionaliste dhe patriotike, dhe pa pare ndonje te ardhme per politiken e majte.
“Ne nje situate te tille aleati natyror i Millosheviqit ne Beograd eshte Seselj, jo njerezit e SPS te cilet perpiqen te fshehin te kaluaren e tyre nacionaliste,” ka thene per IWPR, ish bashkepunetori i Millosheviqit.
Zeljko Cvijanoviq eshte kryeredaktor i se perjaveshmes Blic News ne Beograd.