SERBIA NE PRAG TE ZGJEDHJEVE TE PARAKOHESHME
Disa anetare te qeverise duket se po pergatisin rrezimin e saj.
SERBIA NE PRAG TE ZGJEDHJEVE TE PARAKOHESHME
Disa anetare te qeverise duket se po pergatisin rrezimin e saj.
Qeveria serbe e dobesuar nga skandalet mund ti kete ditet e numeruara, ndersa disa anetare te koalicionit qeveritar po bisedojne me partite e opozites ne perpjekje per te thirru zgjedhje te parakoheshme.
Kater nga partite e vogla pjestare ne koalicionin qeveritar Opozita Demokratike e Serbise, DOS, kane pranuar ftesen e Miroljub Labus, kryetar i partise reformatore G17 Plus, per te diskutuar mundesine e afrimit te zgjedhjeve parlamentare te planifikuara per ne vitin 2004.
G17 Plus eshte larguar nga qeveria dy muaj me pare dhe tani eshte kundershtarja me e hapur e qeverise, duke konsideruar zgjedhjet e parakoheshme si te vetmen mundesi per te vendosur rregull ne skenen e trazuar politike te serbise.
Ndersa pranimi i disa partive per te marre pjese ne bisedime nuk do te thote automatikisht afrimin e zgjedhjeve te parakoheshme, ky eshte nje sinjal i fuqishem qe nje gje e tille mund te jete tanime e pashmangeshme.
Deri me tani, qeveria serbe - e cila dominohet nga Partia Demokratike, DS, e ish kryeministrit te vrare Zoran Gjingjiq - ka arritur te ruaje me sukses shumicen e saj ne parlament, pavaresisht nje sere skandalesh dhe pakesimit te mbeshtetjes popullore.
DS eshte mbeshtetur ne besnikerine e partive te vogla brenda koalicionit qeveritar te cilat nuk e perkrahin idene e zgjedhjeve te parakoheshme, sepse niveli minimal i pese perqind te votave per pjesemarrje ne parlamentin e ri eshte shume i larte per mundesite e tyre.
Ne shkembim te besnikerise se tyre, drejtuesit e ketyre partive te vogla kane perfituar nje influence te madhe ne koalicionin qeveritar.
Qeveria ka arritur gjithashtu te siguroje edhe mbeshtetjen e disa deputeteve partite e te cileve i kane kthyer shpinen kabinetit te kryeministri Zoran Zivkoviq, kur gjykata kushtetuese serbe ka vendosur pranveren e kaluar se anetare te parlamentit mund te anetaresohen ne parti te tjera pa humbur vendet e tyre ne parlament.
Pas dhenies se ketij vendimi, te pakten dhjete deputete nga blloku anti qeveritar jane bashkuar me partite anetare te DOS apo kane krijuar grupe te reja pakice te cilat mbeshteshin administraten.
Por shumica parlamentare e qeverise eshte tani e kercenuar, sepse Partia Social Demokrate, SDP; Aleanca Civile e Serbise, GSS; Partia Demokratike e Sanxhakut dhe Reformistet e Vojvodines jane te gatshem te diskutojne mundesine e thirrjes se zgjedhjeve te parakoheshme parlamentare me G17 Plus.
Mesa duket, keto parti pjestare te koalicionit qeveritar mendojne se ato rrezikojne te humbasin reputacionin ne syte e elektoratit nese vazhdojne te qendrojne ne aleance me DS e goditur nga skandalet e shumta. Te tjere anetare te qeverise duket se mendojne se mund te perfitojne me shume nese bashkohen me G17 Plus apo grupimin tjeter opozitar ate te drejtuar nga Partia Demokratike e Serbise, DSS.
Koalicioni qeveritar momentalisht eshte i tronditur nga lufta e brendeshme dhe mosmarreveshjet. Gjate dy muajve te fundit, nen presion nga skandalet e fundit financiare, dy ministra te kabinetit, zevendes kryeministri, Radoljub Sabiq, dhe ministri i shendetesise, Tomislav Milosavljeviq, kane dhene doreheqjen.
Ne skandalin me te fundit, i cili ka shperthyer me 3 Shtator, G17 Plus ka thene se ka pasur parregullsi serioze ne votimin e kryer me 22 korrik ne parlament, kur deputetet kane shkarkuar guvernatorin e bankes kombetare te Serbise, Mladjan Dinkiq - zevendes kryetari i partise.
Ne nje konference per shtyp, G17 ka paraqitur regjistrime video te cilat tregojne se nje prej votuesve, deputetja e DS, Neda Arneriq, nuk kishte marre pjese ne seancen e votimit.
Keto akuza - te cilat jane kundershtuar me force nga zyrtaret - kane ngritur pikpyetje edhe mbi zgjedhjet e parakoheshme parlamentare.
Ndersa Arneriq nuk ka pranuar te konfirmoje apo te kundershtoje pjesemarrjen e saj ne séance, DS ka ngulur kembe se ajo ka marre pjese.
Komuniteti nderkombetar, nderkohe, duket se ka humbur durimin ndaj qeverise se tanishme.
Brukseli dhe Washington kane mbeshtetur fuqimisht kabinetin e Zivkoviq, por kjo mbeshtetje eshte dhene me kushtin qe kabineti te vazhdoje te garantoje stabilitetin e vendit dhe te perparoje reformat.
Ndersa nuk ka pasur ende ndonje shenje ne publik per ndryshimin e kesaj politike, nje pjese gjithnje e me e madhe e komunitetit nderkombetar duket se sheh me sy te mire G17 Plus, e cila eshte nje mbeshtetese e fuqishme e reformave te vonuara.
Si rezultat i ketyre problemeve te vazhdueshme, mbeshtetja popullore per qeverine ka rene ne nivelin me te ulet qe prej zgjedhjes se saj ne fillim te vitit 2001 - ndermjet 15 dhe 20 perqind. Ne te vertete, rreth dy te tretat e votuesve reformiste jane tani ne favor te zgjedhjeve te parakoheshme parlamentare.
Analisti i opinionit publik Srdjan Bogosavljeviq e ka krahasuar gjendjen e tanishme te koalicionit qeveritar me vitin e fundit te regjimit te Sllobodan Millosheviq. "Ky nivel i larte pakenaqesie perben nje mundesi teper te mire per opoziten per te fituar ndaj nje qeverie e cila gjendet ne nje pozicion shume te veshtire," ka thene ai.
Analisti politik Slobodan Antoniq mendon se zgjedhjet e parakoheshme jane te pashmangeshme, sepse "humbja e pushtetit dhe mbeshtetjes se qeverise eshte shume me e shpejte se koalicioni qeveritar i DOS guxon ta mendoje".
Zeljko Cvijanoviq eshte nje bashkepunetor i rregullt i IWPR ne Beograd.