BOSNJE: DHJETE VJET ME PAS

Nje dekade pas shperthimit te luftes, Bosnja eshte ne paqe por ajo mbetet e perfshire ne mosmarreveshje politike dhe pothuajse ne nje varferi te pashprese.

BOSNJE: DHJETE VJET ME PAS

Nje dekade pas shperthimit te luftes, Bosnja eshte ne paqe por ajo mbetet e perfshire ne mosmarreveshje politike dhe pothuajse ne nje varferi te pashprese.

Ndryshime kushtetuese, lojra politike para zgjedhore dhe nje cmim i pare "Oscar" nga ana e establishmentit konfuz te Bosnjes, ndersa ajo shenon pervjetorin e dhjete te fillimit te luftes ne republike.


Pas 10 vjete konflikti dhe kaosi, askush nuk eshte i sigurte se cfare vendi eshte Bosnje Herzegovina - nje vend i denuar te kete gjithnje tensione etnike te vazhdueshme, apo nje vend i cili do te ktheje nje faqe te re ne histori.


"Bosnja eshte si nje femije 10 vjecar, as femije as i rritur, i cili kerkon vendin e tij ndersa eshte gjithnje nen presionin e femijeve te tjere me te medhenj dhe prinderve teper te kujdeseshem," thote Samra Kulenoviq, 33 vjec.


Megjithese lufta dhe pastrimi etnik ne Bosnjen lindore kane filluar ne Mars 1992, vdekja e dy njerezve ne nje demonstrate anti luftes ne qender te Sarajevos me 6 Prill konsiderohet si dita e fillimit zyrtar te konfliktit me te pergjakshem ne Europe qe pas Luftes se Dyte Boterore.


Mbi 200,000 njerez jane vrare apo jane zhdukur gjate tre vjet e gjysem qe kane pasuar ate dite, ndersa mbi 2 milion njerez jane zhvendosur nga shtepite e tyre.


Ne nje deklarate me rastin e pervjetorit, ndermjetesi i larte nderkombetar per Bosnjen, Perfaqesuesi i Larte Volfgang Petric, ka thene: "Dhjete vjet me pare, dy vajza te reja jane vrare ne uren Vrbanja perballe nderteses ku sot ndodhet zyra e Perfaqesuesit te Larte".


Duke insistuar qe Bosnja "kishte ecur shume" prej asaj kohe, ai ka permendur arritjet e kohes se paqes. "Bosnja tani ka nje mundesi te jete nje vend normal ku qytetaret mund te jetojne ne paqe dhe siguri, ku qeveria, gjykatat dhe policia po behen efikase dhe te paaneshme, kur mundesite ekonomike po rriten dhe ku askush nuk ndjehet i kercenuar per shkak te etnise apo perkatesise fetare te tij," ka thene ai.


"Shnderrimi i Bosnjes ne nje vend te tille eshte natyrisht monumenti me i mire qe ne mund te ndertojme ne nder te atyre qe kane humbur jeten ne ngjarjet e tmerrshme qe kane filluar dhjete vjet me pare".


Per shume njerez, retorika ideologjike dhe premtimet per te mbrojtur interesat kombetare jane ne fakt gjera qe i perkasin se kaluares. Megjithese opinionet ndryshojne shume rreth aresyeve te fillimit te luftes dhe se kush ishte fajtori, ajo qe eshte me e rendesishme tani, jane vendet e punes dhe pagat.


"Lufta eshte dicka qe nuk mund ta harroje askush," ka thene Miljenko Stojanoviq, 36 vjec, nga Banja Luka. "Vellai ka vrare vellain, nje fqinj ka vrare fqinjin e tij, jo sepse ata e urrenin njeri tjetrin por sepse kane ndjekur drejtuesit te cilet kane percare njerezit per te arritur interesat e tyre personale".


Incidente te tilla tani jane te rralla. Ritmi i kthimit te refugjateve eshte rritur ndjeshem gjate dy vjeteve te kaluara dhe njerezit udhetojne lirisht ne te gjithe vendin. Bosnja pritet te anetaresohet se shpejti ne Keshillin e Europes si nje hap i pare drejt integrimit te plote Europian.


Zgjedhjet dhe anketimet e opinionit publik qe prej vitit 1996 tregojne renien konstante te popullaritetit te partive nacionaliste, si rezultat i se ciles Partia Socialiste Demokrate e moderuar, SDP, ka dale si partia me e forte ne skenen politike ne Bosnje pas zgjedhjeve te vitit 2000.


Por ekonomia mbetet e paqendrueshme. Donacionet Perendimore po bien dhe ka shume pak investime te huaja. Niveli i rritjes ekonomike ka rene nga 70 perqind ne periudhen e pas luftes ne vetem 6 perqind ne vitin 2001.


Edhe ruajtja e ketij niveli do te jete e veshtire. Ekspertet mendojne se vetem privatizimi i shpejte i firmave me te medha te Bosnjes do te sjelle investimet e huaj te nevojeshme per te stabilizuar ekonomine. Por kjo veshtire se mund te ndodhe. Partite politike - vecanerisht ato nacionaliste - kane interes ta ndalojne kete process per te mbajtur nen kontroll keto kompani dhe fitimet qe vijne nga to. Edhe administrata komplekse, e shtrenjte dhe e korruptuar e Bosnjes eshte nje faktor qe largon investimet e huaja.


Te moderuarit te cilet kane marre nen kontroll administraten e Federates dhe ate te Shtetit ne vitin 2000 kane nisur disa programme per te luftuar varferine, reformimin e sistemit te mbrojtjes sociale dhe pakesimin buxhetit ushtarak, i cili mometalisht konsumon rreth gjysmen e shpenzimeve te pergjitheshme, duke lene fonde te pakta ne dispozicion te punesimit, aresimit dhe shendetesise.


Megjithate, shkalla e papunesise mbetet ne nivelin 40 perqind, megjithese kjo shifer zyrtare nuk merr parasysh nje numer te madh punetoresh te cilet nuk regjistrohen si te punesuar per te mos paguar taksat.


Mosmarreveshjet e vogla politike, te cilat jane intensifikuar me afrimin e zgjedhjeve te Tetorit, kercenojne programin e reformave. Debati per ndryshimet kushtetuese ve ne pah shkallen e ulet te pjekurise politike te elites politike ne vend.


Dy jave me pare partite e moderuara te Bosnjes nenshkruan nje marreveshje per ndryshimin e kushtetutave ne te dyja entitetet - ne Federate dhe Republika Srpska, RS.


Ndryshimet praktikisht do te rrezojne pjesen e marreveshjes se paqes se Dejtonit te vitit 1995 e cila i jep nje rol dominant Serbeve te Bosnjes ne RS dhe u jepte Kroateve te Bosnjes dhe Muslimaneve hegjemoni te njejte ne Federate.


Marreveshja eshte quajtur "historike" sepse ajo duket si hapi i pare per te tejkaluar ndarjet etnike ne Bosnje, duke perbere nje perfaqesim me te ballancuar per te gjitha grupet etnike ne te gjitha institucionet e pushtetit.


Megjithate, partite kryesore te Serbeve te Bosnjes nuk pranuan te nenshkruanin, dhe javen e kaluar parlamenti i RS-se miratoi disa ndryshime te tjera, duke shtuar te drejtat e pakicave por duke ruajtur dominimin e pergjitheshem te Serbeve.


Petric deklaroi te Merkuren se ndryshimet e bera "perbejne nje hap perpara". Por pasi ai u kerkoi drejtuesve Serbe te Bosnjes te miratojne ndryshimet e plota deri me 18 Prill, kryeministri Serb i Bosnjes Mladen Ivaniq ka akuzuar komunitetin nderkombetar se eshte rreshtuar perkrah Kroateve dhe Muslimaneve kunder Serbeve.


Pavaresisht nese RS do te perballet me sanksione si rezultat i mosbindjes se saj, apo pranon ndryshimet e imponuara nga Perfaqesuesi i Larte, kjo beteje do te kanalizoje vemendjen nga ceshtjet shume me te rendesishme ekonomike dhe sociale.


Nje ngjarje e koheve te fundit ka sjelle nje fare optimizmi dhe shprese per shume njerez ne te gjithe vendin. Javen e kaluar, regjisori i ri Danis Tanoviq ka fituar nje Oscar ne kategorine e filmit me te mire ne gjuhe te huaj ne Ceremonine e 74 te Ndarjes se Cmimeve per kinematografine.


Lajmi eshte perhapur me shpejtesi ne te gjithe Bosnjen. Parodia tragjike e Tanoviq per luften ne Bosnje ka fituar perkrahje ne te gjithe vendin, pavaresisht nga origjina etnike apo fetare e njerezve. Shume prej tyre e kane konsideruar titullin e filmit - "Toka e Askujt" - si nje metafore perfekte jo vetem per luften ne Bosnje por edhe per gjendjen e tyre te tanishme.


Janez Kovaq eshte nje pseudonym i nje bashkepunetori te rregullt te IWPR-se. Ai e ka pergatitur kete artikull me ndihmen e Dragan Jeriniq, nje gazetar i se perditeshmes Nezavisne Novine ne Banja Luka.


Frontline Updates
Support local journalists