Ndeshja E Fshehte Kushtetuese
Perfaqesuesit Malazez dhe Serb jane takuar per te diskutuar marredheniet ndermjet dy republikave. Por raundi i pare ka qene vetem nje luftim taktik.
Ndeshja E Fshehte Kushtetuese
Perfaqesuesit Malazez dhe Serb jane takuar per te diskutuar marredheniet ndermjet dy republikave. Por raundi i pare ka qene vetem nje luftim taktik.
Raundi i pare i bisedimeve ndermjet Serbise dhe Malit te Zi perfundoi pa ndonje rezultat kete jave, ndersa te dy krahet bene propozime taktike per te perforcuar pozicionet e tyre respektive ne debatin mbi te ardhmen e federates Jugosllave.
Takimi me dyer te mbyllura u mbajt me 14 Korrik ne Beograd, ndermjet perfaqesuesve te Partise Socialiste (SPS) te Presidentit Jugosllav Slobodan Miloshevic dhe Partise Demokratike te Socialisteve (DPS) te Presidentit Malazez Milo Djukanovic.
Sipas burimeve prane partise se Djukanovic, te dyja palet ofruan propozime maksimaliste, por te papranueshme nga te dyja palet. Ndersa Podgorica shkoi deri aty sa sugjeroi njohjen nderkombetare te Serbise dhe Malit te Zine kuadrin e nje konfederate te rikonstruktuar, Beogradi ofroi te lejoje partine e Djukanovic per te emeruar kryeministrin federal si edhe poste te tjera ne qeverine federale--por nuk ka pranuar ndryshime kushtetuese.
Kryeministri i tanishem federal eshte Momir Bulatovic i Partise Kombetare Socialiste, njeriu i Miloshevicit, ish president i Malit te Zi dhe nje rival i eger i Djukanovic. Qeveria ne Podgorica ka hedhur poshte autoritetin e qeverise federale sepse nuk i eshte dhene asnje mundesi per te zgjedhur ministrat.
Oferta e Beogradit nuk eshte pranuar nga partia e Djukanovic, e cila ka argumentuar se tashme nuk mjafton vetem te nderrohen postet duke ruajtur status quo-ne. Perfaqesuesit Malezez insistuan se tani eshte bere e domosdoshme reformimi i kushtetutes se Republikes Federale te Jugosllavise.
Propozimi i Malit te Zi parashikon nje qeveri Federale me vetem tre funksione kryesore--politiken e jashteme, politiken monetare, dhe mbrojtjen--dhe nje proces ku te gjitha vendimet duhet te merren me konsensus. Ushtria Jugosllave, per shembull, do te vendoset nen kontrollin e perbashket te presidenteve Serb, Malazez dhe Jugosllav, ku secili prej tyre duhet te aprovoje vendime te rendesishme.
Zeljko Sturanovic, krye negociatori Malazez, konfirmoi te Premten se ai nuk kishte ndonje iluzion se Beogradi do te pranonte kete propozim. Edhe vete Djukanovic ka shprehur dyshimin se do te mund te arrihet ndonje marreveshje me Miloshevicin per nje status te ri te republikave Jugosllave.
Pavaresisht nga ndryshimet ndermjet dy paleve, bisedimet shenuan heren e pare, pas dy vjetesh konflikti dhe mungese komunikimi, qe perfaqesuesit e partive ne pushtet ne Serbi dhe Mal te Zi jane ulur rreth se njejtes tryeze. Atmosfera eshte dramatike: jo vetem qe Beogradi eshte mundur ne luften e tij ndaj NATO-s pasi ka kryer krime serioze ne Kosove. Roli i shtetit federal ne Mal te Zi eshte reduktuar vetem ne qarkullimin e dinarit, dhe prezences se Ushtrise Jugosllave nen kontrollin e Miloshevicit--nje kercenim i perhereshem ndaj institucioneve dhe civileve Malazez.
Prandaj vendimi i papritur i Djukanovic per te filluar bisedimet provokoi nje stuhi protestash nga Partia Social Demokrate dhe Partia Kombetare, anetaret e tjere te koalicionit qeveritar ne Podgorica. Ata kane kritikuar Djukanovic sepse nuk ka rene dakort per nje platforme te perbashket Malazeze perpara bisedimeve dhe se nuk ka pranuar perfshije anetare te partive te tjera ne delegacion.
Por kritikat me te ashpra ishin per vete faktin e fillimit te nje dialogu me nje politikan te akuzuar per krime lufte i cili ne vazhdimesi ka kerkuar te largoje qeverine e zgjedhur ne Podgorica.
“Askush nuk mund te shkoje ne Beograd pa pasur nje marreveshje me pare brenda vendit,” tha Novak Kilibarda, udheheqesi i Partise Kombetare. “Nje marreveshje e re me Serbine nuk eshte nje ceshtje politike partiake por nje ceshtje shteterore.”
Duke kercenuar per largim nga koalicioni qeveritar, se bashku me Social Demokratet, ai vleresoi, “DPS po sillet sikur ata te jene udheheqesit e vetem. Me duket sikur jemi perseri me 1992 kur Socialistet e Miloshevicit dhe DPS nuk u konsultuan me askend per te krijuar Jugosllavine e re.”
Megjithate, Djukanovic po luan me taktika delikate, si brenda vendit ashtu edhe ne arenen nderkombetare, dhe nuk mund te marre nje qendrim te linjes se ashper per shkeputje nga Beogradi.
Brenda vendit ai po pergatit terrenin per te siguruar numrin e nevojshem te argumentave per ti cuar votuesit Malazez ne nje referendum per pavaresine. Atij i duhet te tregoje se fillimisht ai u perpoq te reformonte kushtetuten federale. Kjo eshte kryesisht edhe per faktin e rolit qe ka luajtur ne krijimin e Jugosllavise se tanishme me 1992, kur ai ishte kryeminister i republikes. Ai efektivisht po thote se ne se Serbia hedh poshte propozimet e tij, atehere Mali i Zi eshte i lire te shkoje ne rrugen e tij.
Nga kjo perspektive, eshte e qarte se ai eshte perpjekur shume te sigurohej se propozimet e paraqitura ne Beograd nga delegacioni i tij te mos mund te pranoheshin nga Miloshevic. Malazezet ofruan tre principe: barazi ndermjet te dy republikave, demokraci, dhe hapje ndaj Perendimit dhe integrim Europian dhe Atlantik. Pas akuzimit nga gjykata e Hages, pranimi i ketyre principeve do te thoshte vdekje politike per Miloshevicin.
Ne arenen nderkombetare, Djukanovic duhet te binde gjithashtu edhe komunitetin nderkombetar se Jugosllavia si nje shtet i perbashket eshte e pamundur. Deri tani, vendet Perendimore akoma mbeshtesin formalisht integritetin territorial te federates Jugosllave. Ata frikesohen se ne rast se Mali i Zi largohet nga Jugosllavia kjo do te inkurajoje planet edhe me ambicioze te Shqiptareve te Kosoves.
Djukanovic ka nevoje per mbeshtetjen e tyre ne rast te nje referendumi per pavaresi. Detyra e tij e veshtire eshte te binde udheheqesit Perendimor se ai nuk po perpiqet te ndryshoje kufinjte ne kuptimin e plote te fjales, por ne fakt vetem te ripercaktoje vijen ndarese ndermjet Malit te Zi dhe Serbise.
Djukanovic e kupton qarte se ai nuk mund te humbase mbeshtetjen e Perendimit. Pjesa me e madhe e udheheqesve Perendimor e mbeshtesin ate sepse ata besojne ne iluzionin se ai mund te ndihmoje ne demokratizimin e Serbise. Ne kete kontekst, bisedimet e Beogradit ishin nje levizje taktike qe ai i ofroi Perendimit per te treguar se ai po perpiqet te beje maksimumin e tij.
Por edhe ne se Djukanovic do te fillonte procesin, ka mundesi qe Miloshevici mund te perfitonte me teper.
Ne takimin ne Beograd, pavaresisht ceshtjeve te rendesishme qe diskutoheshin, atmosfera ishte e perzemert. Edhe perfaqesuesit e Partise Radikale te Vojislav Seselj folen per nevojen e tolerances dhe te mirekuptimit. Te gjitha palet ishin dakort se shteti Jugosllav eshte ne krize, dhe si Socialistet e Miloshevicit ashtu edhe Radikalet gjoja u treguan te gatshem per idene e barazise ndermjet Serbise dhe Malit te Zi ne nje shtet te perbashket.
Ideja pas kesaj eshte se Miloshevic, nje mjeshter ne mbijetesen e krizave te brendeshme, e ka kuptuar dhe pranuar lojen e Djukanovic. Bisedimet me Malin e Zi mund te perdoren nga Beogradi per te fituar kohe. Ai gjithashtu mund te perpiqet te largoje vemendjen nga rebelimi ne Serbi rreth problemeve te brendeshme drejt ceshtjes se Malit te Zi, dhe marredhenieve ndermjet dy republikave.
Djukanovic ka insistuar qe marreveshja te arrihet sa me shpejt, dhe se ai nuk do te lejoje qe Miloshevici te ndermarre taktikat e tij te zakoneshme te voneses. Por asnje date nuk eshte percaktuar per takimin e ardhshem. Dhe si per tu cuditur, te njejten dite kete jave perfaqesues te partise se Bulatovic kane pasur bisedime paralele me delegacionin Serb edhe ata per ceshtjen e marredhenieve Serbo-Malazeze.
Tani loja po behet e forte. Sic paralajmeron edhe Zarko Rakcevic, udheheqesi i Social Demokrateve te Malit te Zi, “Djukanovic eshte futur ne nje labirint te bisedimeve te gjata me Serbine, dhe Mali i Zi mund te humbase kohe te vlefshme.” Ai arguenton se Mali i Zi ka mbijetuar gjate prishjes se marredhenieve me Serbine keto dy vjetet e fundit dhe se duhet te mbledhe te gjitha forcat dhe perpjekjet per te arritur mbeshtetjen nderkombetare.
Milka Tadic eshte redaktore e revistes se pavarur Monitor ne Podgorica.