Draskovic I Sikletosur, Por I Vendosur Ne Stamboll

Nacionalisti Serb i famshem Vuk Draskovic - gjithnje i gatshem te evokoje shekujt e sundimit Otoman Turk ndaj atdheut te tij - vizitoi Stambollin javen e kaluar me oferta per OSBE, drejtuesit e rinj te fatit Serb.

Draskovic I Sikletosur, Por I Vendosur Ne Stamboll

Nacionalisti Serb i famshem Vuk Draskovic - gjithnje i gatshem te evokoje shekujt e sundimit Otoman Turk ndaj atdheut te tij - vizitoi Stambollin javen e kaluar me oferta per OSBE, drejtuesit e rinj te fatit Serb.

Thursday, 10 November, 2005

Vuk Draskovic, udheheqesi i Levizjes per Riperteritje Serbe ne opozite, u duk disi jashte pozicionit te tij ndersa vizitonte xhamite e Stambollit.


Kjo ka qene vizita e pare e Draskovic ne kryeqytetin e Perandorise se vjeter Otomane, fitimtare mbi Serbet per 500 vjete me rradhe. Politikani nacionalist reagoi si dikush qe viziton nje "vampire te keq" parahistorik, i cili tani eshte i mire por qe bart shume kujtime historike.


Ai e perkujtoi kete ne viziten e Xhamise se Mehemt Pashes, dedikuar Janissary Sokolovic, nje Serb i cili arriti te behej vezir i madh i Perandorise Otomane. Sokolovic permendet ne dramen e vene ne skene nga Draskovic "Thika", ku veziri i madh drejton djemte Serbe per te luftuar ne ushtrite otomane.


Nje figure e njohur politike ne Jugosllavi, ne Stamboll ai u erresua nga prezenca e Presidentit Amerikan Bill Clinton dhe e atij Rus Boris Yeltsin dhe u detyrua te pranonte se situata ne Ceceni ishte ne krye te axhendes, megjithese nje e pesta e deklarates perfundimtare te takimit ne fakt i kushtohej ceshtjeve Ballkanike.


Megjithate, ndoshta gjeja me e rende per Draskovic, ka qene te duroje pjesemarrjen ne shume takime rresht ne shoqerine e rivalit te vjeter te tij Zoran Djindjic, udheheqes i Partise Demokratike dhe koalicionit pro Perendimor, Aleanca per Ndryshime. Te dy politikanet erdhen ne takim, se bashku me aktivistin e Partise Social Demokrate Zarko Korac, si te ftuar te Presidentit te Cekise Vaclav Havel. Presidenti Malazez Milo Djukanovic ishte gjithashtu pjesemarres ne takim.


Udheheqesit e opozites paten takime te shumta: me Sekretaren Amerikane te Shtetit Madeleine Albright, me Ministrin e Jashtem Rus Igor Ivanov; Kryetarin e rradhes te OSBE Knut Vollebaek dhe shume ministra te jashtem te vendeve anetare te Bashkimit Europian.


Draskovic u duk me i qete vetem kur dha nje interviste. Sapo u rehatua me nje cigare ne dore dhe duke rufitur nje kafe ekspres Draskovic beri te ditur nje permbledhje te strategjise se tij politike per te larguar nga pushteti Miloshevic, te cilen e kishte paraqitur edhe ne takimet e shumta me udheheqesit perendimor ne takim.


"Une kerkova dy gjera," tha Draskovic. "Se pari, heqjen shume urgjente dhe pa kushte te embargos se naftes dhe te gjitha sanksioneve. Se dyti, une thashe se Europa dhe Amerika duhet te bejne nje deklarate publike, se pikerisht ne momentin qe shpallet nje marreveshje per zgjedhje te lira dhe demokratike nen vezhgimin e OSBE dhe OJQ-ve Europiane, duhet te hiqen te gjitha sanksionet dhe policia dhe ushtria Serbe - disa qindra syresh - duhet te kthehen ne Kosove". Cdo oferte nga Perendimi "duhet te shokoje popullsine ne Serbi," vazhdoi Draskovic. "Ne rast se regjimi nuk pranon oferten e Perendimit per te hequr sanksionet ne rast se mbahen zgjedhje, miliona njerez ne Serbi do te dalin ne rruge per te protestuar kunder udheheqjes se tyre qe nuk pranon keto kushte".


Draskovic eshte i bezdisur nga presioni konstant nga Perendimi per te bashkuar forcat me Djindjic, Aleanca per Ndryshime e te cilit ka organizuar demonstrime anti qeverise me nje pjesemarrje te vogel njerezish gjate tre muajve te fundit.


Draskovic ka kryesuar protestat masive kunder qeverise se bashku me Djindjic ne periudhen 1996-1997. Por kur te dyja partite paten sukses ne zgjedhjet lokale koalicioni u prish per shkak te mosmarrveshjeve dhe grindjeve ndermjet Djindjic dhe Draskovic.


Draskovic deklaron, me nje fare justifikimi nga votimet e fundit, se ai eshte politikani me popullor ne Serbi dhe do te fitoje ne nje zgjedhje te pergjitheshme. Draskovic ka kredenciale te forta nacionaliste dhe vazhdon te jete popullor ne mes votuesve te zonave fshatare, te cilet perbejne shumicen e popullsise.


Por udheheqesit Perendimore pelqejne me teper Djindjic, nje filozof i shkolluar ne Gjermani, pavaresisht nga fakti se ai ka pak mbeshtetje ne Serbi jashte rretheve te te shkolluarve dhe liberale ne qytetet me te medha.


"Une kam planin fitimtar," vazhdoi Draskovic, duke ngulur kembe se partia e tij mund te fitoje 1 milion vota. Aleanca per Ndryshime e Djindjic mund te sjelle vetem 300,000 vota; koalicioni pro-Europian, partite e majta demokratike qe perfshijne Partine Social Demokrate te ish Gjeneralit Vuk Obradovic dhe partia e Aleances Demokratike te ish kryetarit socialist te bashkise te Beogradit Nebojsa Covic do te duhet te fitoje 400,000 vota. Dhe nje koalicion i partive te minoriteteve te vogla kombetar, si ato ne Vojvodine duhet te fitojne 200,000 vota.


"Pas kesaj ne do te krijojme nje koalicion pas-zgjedhor, nje qeveri per vetem tre muaj, e cila do te largoje Miloshevicin dhe partine e tij Socialiste, do te ndryshoje ligjet, do te rivendose lidhjet me Europen dhe Perendimin dhe do te coje Serbine ne Paktin e Stabilitetit per Europen juglindore," tha Draskovic.


Draskovic deklaroi se pasi i shpjegoi keto shifra Albright, Sekretarja Amerikane e Shtetit e kuptoi kotesine e presioneve mbi Draskovic per te mbeshtetur protestat e rruges te organizuara nga Djindjic.


"Une nuk deshiroj te harxhoj energjite e njerezve, per te dale ne rruge dhe te bejne thirrje per doreheqjen e Miloshevic duke perdorur bilbila dhe atlete", tha ai. "Njerezit kane frike ta bejne nje gje te tille."


Draskovic argumentoi se pjesemarrja e vogel ne demonstratat e Aleances per Ndryshime vetem sa ve ne pozite te veshtire levizjet e opozites.


"Une mendoj se ne duhet tu japim fund ketyre demonstrimeve te turpshme. Tu japim kohe njerezve te karikojne baterite, dhe te nisim nje strategji te re. Te vendosim per nje qellim, nje thirrje per tu mbledhur, nje parrule per ti nxjerre ata ne rruge", tha Draskovic.


Dhe kjo thirrje per mitingje, insistoi Draskovic, te varet ne nje sigurim qe sanksionet do te hiqen dhe se do te jepen prova qe situata e Serbeve ne Kosove eshte permiresuar aq sa te lejoje kthimin e refugjateve Serbe ne shtepite e tyre. "Atehere une do te kem ne dore cmimin tim. Atehere, une do te fitoj."


Draskovic ne vijim foli edhe per perjekjen per vrasjen e tij dy muaj me pare. Ne nje aksident "te cuditshem", nje kamion i ngarkuar me rere hyri ne korsine e kundert dhe u perplas me makinat e grupit te shoqerimit te Draskovic, duke vrare kater nga bashkepunetoret e tij me te ngushte.


"Deri me tani hetimi i Miloshevicit nuk ka zbuluar as edhe dy gjera te thjeshta: kush e drejtonte kamionin dhe prone e kujt ishte kamioni," tha ai. Draskovic deklaron se zyrtaret Perendimore ne takim i kane dhene atij informacione se kush ka urdheruar kete sulm. Ai ka akuzuar ne te kaluaren udheheqesit e Partise ultra-nacionaliste Radikale Serbe dhe Te Majten e Bashkuar Jugosllave te kryesuar nga gruaja e Miloshevic, se kane urdheruar vrasjen e tij.


Me 22 Nentor, e perditeshmja Serbe Blic botoi nje deklarate te Borivoje Borovic te SPO te Draskovic, ne te cilen ai deklaron se zoteron prova se kamioni i perket forcave te sigurimit Serb. Borovic gjithashtu akuzon Dragan ilic, gjeneralin e policise pergjegjes per hetimin, se eshte pjesemarres ne perpjekjet per mbulimin e se vertetes. Gruaja e Ilic eshte pergjegjese e zyres se regjistrimit te automjeteve.


Megjithate, Draskovic ka paralajmeruar se informacionet qe ai ka marre mbi personat qe kane urdheruar vrasjen e tij jane aq te renda saqe do te nevojitet nje kujdes i madh per ti nxjerre ato. "Mund te shkaktohet fillimi i nje lufte civile", ka thene Draskovic.


"Une duhet ta parandaloj nje gje te tille. Une duhet te pergatis mbeshtetesit e mi, dhe tu shpjegoj atyre se nuk jane vouesit e Partise Socialiste te cilet me kane vene mua ne shenjester, por tre apo kater njerez te regjimit. Keta njerez jane nje rrezik i madh per Serbine," perfundon ai.


Laura Rozen eshte nje korrespondente e rregullt nga Ballkani per IWPR.


Frontline Updates
Support local journalists