Shtrengimi I Litarit

Arrestimi i Radoslav Brdjanin, nen nje akuze te vulosur nga Gjykata Nderkombetare per Krime ne Hage, ka shtuar spekullimet ne Republika Srpska per ata qe mund ta pesojne me pas me te njejten akuze.

Shtrengimi I Litarit

Arrestimi i Radoslav Brdjanin, nen nje akuze te vulosur nga Gjykata Nderkombetare per Krime ne Hage, ka shtuar spekullimet ne Republika Srpska per ata qe mund ta pesojne me pas me te njejten akuze.

Thursday, 10 November, 2005

“A jam une ne listen sekrete per krime lufte?” pyeti nje oficer Serb Boshnjak ne Ministrine e Drejtesise te Republika Srpska diten qe u arrestua Radoslav Brdjanin, ish kryetar i shtabit te krizes se Banja Luka dhe nje anetar i parlamentit, per krime lufte dhe u dergua ne Hage.


Ministri nuk mund ti pergjigjej pyetjes se tij. Nje fare pergjigje u publikua ne Bijeljina Ekstra nje reviste periodike, e cila citon nje “diplomat te larte Perendimor”, publikoi emrat te cilat sipas saj jane ne listen e Gjykates se Hages.


Ne krye te listes, sipas revistes Ekstra, jane Gjeneral Mimor Talic, Komandant i ushtrise se Republika Srpska dhe komandant ne kohen e luftes i Korpusit te Pare te Krajina, dhe Stojan Zupljanin, shefi i policise se Banja Luka gjate luftes dhe me vone keshilltar i presidentit te Serbeve te Bosnjes dhe te dyshuarit per krime lufte Radovan Karadzic.


Rreth 15 komandante ushtarake, policor dhe paraushtarak, sipas te njejtit burim, jane ne liste, perfshire Ministrin e tanishem te Mbrojtjes se Republika Srpska, Gjeneral Manojlo Milovanovic, ish Ministrin e Brendshem Dragan Kijac dhe kater vartes te tij, pese udheheqes paraushtarak nga Bosnja veriore dhe lindore si edhe gjashte kryetare bashkish.


Revista Ekstra njoftoi gjithashtu se ish Presidentja e Republika Srpska, Biljana Plavsic, eshte perjashtuar nga kjo liste sipas kerkeses se Sekretares Amerikane te Shtetit Madleine Albright, megjithese ajo ka qene pergjegjese per spastrimin etnik ne Bijeljina.


Revista Ekstra nuk eshte shume e besueshme, por botimi i emrave ne Republika Srpska eshte domethenes. Ky eshte nje tregues se akuzat e ngritura ndaj Brdjanin mund te ngrihen edhe ndaj nje numri te madh Serbesh Bosnjake te tjere.


Nje nga bashkepunetoret e Brdjanin tha: “Te gjitha vendimet e leshuara nga shtabi i krizes kishin firmen e Brdjanin. Por, Prijedor, Banja Luka dhe Sanski Most nuk do te mund te spastroheshin pa bashkepunimin e shefit te policise Stojan Zupljanin, ushtaraket e komanduar nga Gjenerali Momir Talic dhe formacionet paraushtarake qe kane luftuar ne zonen e tij dhe kane qene nen kontrollin e tij.”


Pra, duket, se Serbet e thjeshte ne Republika Srpska jane tani te pergatitur te pranojne lidhjen ne mes politikes, policise dhe udheheqjes ushtarake gjate luftes.


Ne prag te arrestimit te Brdjanin, kryetari i Asamblese se Pergjitheshme Petar Nokic, nje zyrtar i larte i Partise Socialiste, ka bere nje proteste zyrtare tek Perfaqesuesi i Larte Carlos Westendorp. Nokic eshte ankuar se Brdjanin eshte kaluar nga Komisioni i Perkoheshem Zgjedhor perpara zgjedhjeve te kaluara dhe ishte informuar se ai nuk ka qene ne listen e fshehte te te akuzuarve.


Ai i ka kerkuar Westendorp te siguroje qe Gjykata e Hages te dorezoje detajet e te gjithe akuzave te mbajtura te fshehta prane autoriteteve perkatese Boshnjake. Menjehere pas kesaj, Louise Arbour, Krye Hetuesja e Gjykates se Hages ka vizituar Bosnjen.


Ministri i Drejtesise te Republika Srpska, Milan Trbojevic, thote se Arbour i ofroi qeverive te te dyja etnive listat e individeve te cilet jane akuzuar - me kusht qe ata te pergjigjeshin per ekstradimin e tyre. Qendrimi i qeverise akoma nuk eshte bere i ditur. Trbojevic thote se: Qeveria duhet te zgjidhe kete problem, ajo nuk mundet me te fshehe koken ne rere.”


“Arrestimi dhe ekstradimi i te akuzuarve per krime lufte eshte nje detyrim i marre persiper qe me Marreveshjen e Dayton,” thote Kryeministri i Republika Srpska Milorad Dodik, por ai nuk pranon te diskutoje hapat konkrete qe mund te ndermarre qeveria e tij ne kete drejtim.


Trbojevic eshte i vendosur se personat e akuzuar duhet te behen publi, por eshte me dy mendje kur vjen fjala per arrestimin nga policia lokale dhe nese organet gjyqesore kane autoritetin per te arrestuar dhe ekstraduar te dyshuarit pa ndryshuar ligjet e tanishme. “une nuk jam i sigurte ne se eshte ligjore te arrestohet nje person vetem mbi bazen e nje letre nga Haga,” thote ai.


Avokati nga Banja Luka, Goran Babic, mendon se baza ligjore per arrestimin qendron por se qeveria nuk eshte e interesuar per te bashkepunuar me Gjykaten per aresye politike.


“Akuzat e fshehta ne fakt i japin qeverise nje shkak qe te mos bashkepunoje me Hagen. E pse te interesoje asaj publikimi i listes?” thote ai.


Qendrimi i Qeverise se Republika Srpska ndaj personave te akuzuar nga Gjykata e Hages ka qene i paqendrueshem ne te kaluaren. Shume te akuzuar jane portretizuar si martire te kombit dhe qeveria tashme u paguan 500 Marka Gjermane familjeve te Serbeve te burgosur ne Hage.


Branko Peric eshte redaktori ne Banja Luka i AIM, Rrjetit te Informacionit Alternativ.


Frontline Updates
Support local journalists