Dialog Ne Shkup

(BCR No. 282, 21 Shtator, 2001)

Dialog Ne Shkup

(BCR No. 282, 21 Shtator, 2001)

Friday, 21 September, 2001
IWPR

IWPR

Institute for War & Peace Reporting

IWPR: Cfare mendoni per gjendjen e tanishme ne Maqedoni - a eshte kaluar me e veshtira, apo ende ka rrezik?


Branko Geroski; Natyrisht, kriza nuk ka perfunduar ende. Gjendja eshte shume e komplikuar, shume e tensionuar. Ka plane te fshehta te cilat ne nuk mund ti ndryshojme, dhe te cilat - megjithese mua nuk me pelqejne teorite komplotiste - i tejkalojne kapacitetet tona, si nje komunitet etnik. Keshtu qe eshte shume e veshtire te thuhet, dhe une thjesht nuk mund te parashikoj se cfare do te ndodhe me pas.


Kim Mehmeti: Une mendoj se cdo gje varet nga komuniteti nderkombetar. Maqedonia ka bere nje hap drejt nje lloj "Libanizimi": jo vetem qe Shqiptaret kane strukturat e tyre ushtarake te cilat shteti i konsideron te jashteligjeshme por edhe ne vete rradhet e policise jane krijuar struktura paraushtarake. Keshtu nese ne Maqedoni nuk carmatosen te gjithe, vendi do te vazhdoje te ruaje potencial per konflikt, te nje niveli te ulet por me rrezik te madh per gjithe Ballkanin.


Do te jete vecanerisht e rrezikshme nese perfundimi i mandatit dhe largimi i forcave te NATO-s shkakton nje vakum, i cili mund te mbushet nga deshira per hakmarrje. Ne kete rast, perpjekjet nderkombetare do te rrenohen si nje shtepi prej letre, dhe une mendoj se ky do te jete fundi perfundimtar i Maqedonise.


Geroski: Une e vleresoj deshiren e Kimit per demilitarizim total, por tani vihet re nje tendence per te futur me teper arme ne Maqedoni. Per momentin, kemi nje mision te ri te NATO-s, i cili do te thote me teper arme, me teper ushtare, dhe ne disa raste, probelme te reja. Per fat te keq, ne vend te nje procesi demilitarizimi, shoqeria po militarizohet edhe me teper. Edhe ne marreveshjen e Ohrit perfshihen menyra per ristrukturimin e policise, dhe Shqiptaret kane propozuar rruge per te ristrukturuar ushtrine. Por deri me tani nuk ka pasur propozime se si te pakesohen armet dhe mjetet e vrasjes.


Mehmeti: Une nuk jam naiv. Une i di pasojat e pasjes se nje ushtrie te huaj ne atdheun tend. Por une nuk po flas per te shkaterruar vetem armet tona ne menyre qe te kemi pastaj tanket Gjermane apo te dikujt tjeter ketu. Une e shoh arritjen e armeve te huaja si mjet per te shkaterruar armet tona. Pas kesaj, do te jemi ne nje situate kur nuk do te mendojme per armet si e vetmja rruge per te zgjidhur problemet tona.


IWPR: Cilat jane faktoret kryesore qe do te percaktojne suksesin e planit te paqes?


Geroski: Faktori kryesor eshte deshira e te dy komuniteteve etnike per ta bere realitet kete gje. Ne marreveshjen e re, ne kemi percaktuar nje sistem i cili ngjan me ate te demokracise konsensuale. Ky eshte nje sistem i cili do te kenaqe orekset e Shqiptareve dhe komunitetit nderkombetar. Problemi eshte se ne do te kishim mundur ti arrinim keto ndrysime brenda tre apo kater vjetesh lufte politike, dhe jo lufte te vertete. Ndersa Maqedonia fillon procesin e asocimit me BE, natyrsiht Brukseli do te mund te beje me teper presion ndaj autoriteteve Maqedonase.


Tani ne mund te kemi nje sistem shume te mire, por nuk ka brendi ne marredheniet ndermjet Maqedonasve dhe Shqiptareve. Tashme ka humbur besimi. Shqiptaret kane theksuar vazhdimisht se ne nuk kemi luftuar kurre me njeri tjetrin. Tani kjo gje nuk ekziston me. Ne kemi bere lufte, dhe kjo do te veshtiresoje marrjen e vendimeve te rendesishme per te ardhmen e vendit.


Me lejoni t'ju kujtoj se Jugosllavia ka qene nje shembul perfekt i demokracise konsensuale. Ajo qe kemi ne ketu nuk eshte aq e avancuar sa struktura vendim marrese ne sistemin shteteror Jugosllav, por edhe ai vend u shperbe.


Pra ne kemi frike se procesi i paqes thjesht do te cimentoje marredheniet e tanishme. Vete procesi i paqes nuk ka kuptim nese nuk sjell zhvillim, nje mundesi per progres per te dy komunitetet etnike. Kjo mundesi mund te mos jete humbur per gjithnje, por kam frike se per momentin nuk ekziston.


Mehmeti: Plani per te ndryshuar Maqedonine eshte i mrekullueshem, nje zgjidhje optimale per palen Shqiptare. Por e gjithe kjo do te varet nga materiali njerezor qe do te bashkojme, pra ne, qytetaret e Maqedonise.


Kjo situate tragjike na erreson aresyen, dhe na ben dyshues. Nese qytetaret Maqedonas kane arritur vertete ne perfundimin se vendi mund te mbijetoje vetem bazuar ne deshiren e mire te te gjithe qytetareve te tij, dhe jo vetem ne ate te disa komuniteteve, atehere kjo perben nje baze te mjaftueshme per ne per tu drejtuar nga njeri tjetri.


Ne kemi treguar me pare se ne te gjitha fushat, nese dy komunitetet me te medha etnike duan te shkaterrojne vendin, ato mund ta bejne nje gje te tille. Por ne mund te nxjerrim nje mesim pozitiv nga e gjithe kjo dhe te kuptojme qe ne, Maqedonasit dhe Shqiptaret, nuk ekzistojme vetem per te perbuzur njeri tjetrin por per te ndare nje synim te perbashket.


Marreveshja kuader ofron nje shkeputje definitive nga koncepti Leninist i ndertimit te shtetit, koncepti i shekullit te 19te, ku komuniteti me i madh zgjedh sistemin dhe ne, te tjeret, marrim pjese ne te vetem ne ate mase qe na lejohet. Nese Maqedonia heq dore nga ky koncept me koshience te plote, ajo do te rifitoje avantazhin qe kishte ne krahasim me fqinjet e saj.


Nga ana tjeter, nese perqindja e Maqedonasve qe mendojne se nuk mund te jetojne me Shqiptaret rritet, ose nese Shqiptaret fillojne te mbyllen ne vetvete, atehere do te kemi krijimin e kufinjve etnik. Ne Manastir, tani nuk ka me Shqiptare, ndersa eshte e veshtire te jesh Maqedonas ne Tetove. Sfida eshte te ndalet krijimi i ketyre enklavave te pasigurta.


Geroski; Te gjitha deshirat e bukura te Kimit do te permbusen kur te plase pushka e pare pas perfundimit te 'korrjes' se armeve, kur te ndodhe incidenti i pare serioz. Te mos behemi naïve. Ne ende jemi ne lufte me njeri tjetrin. Jane krijuar vetem disa parakushte elementare politike per paqen, por une dyshoj se kjo lufte nuk ka mbaruar. Une mendoj se ekstremistet Shqiptare kane marre nje mesazh teper te forte politik nga Perendimi: nese deshironi te arrini synimet politike, merrni armet, luftoni dhe do te keni sukses! E pranoj se militantet e armatosur Shqiptare arriten synimet e tyre, te pakten pjeserisht. Kjo me ben te mendoj se ende nuk ka mbaruar cdo gje. Pra une jam shume pesimist, dhe e ndjej se paqja eshte ende larg.


Mehmeti: Une e di se shpresat e mija mund te shuhen menjehere. Rruges per ne shtepi, me duhet te kaloj tre post blloqe ku rezervistet e Ljube Boshkovskit [ministri i brendeshem, sipas disave pergjegjes per vrasjet ne Ljuboten] do te me kerkojne karten time te identitetit, dhe cdo gje varet nese ata jane te dehur apo esell! Pra une nuk kam iluzione. Une e di se eshte e lehte te plase lufta, dhe paqja ka nevoje per kohe dhe perpjekje.


Por jam i habitur me miqte e mi Maqedonas. Ata duket se gjithnje e dine se cfare mendojme ne Shqiptaret. Me lini t'ju shpjegoj se si e kuptojme ne mesazhin e Perendimit: "Ju Shqiptaret kini kujdes sepse kjo eshte hera e fundit qe mund te mbijetoni. Cdo loje tjeter ne te ardhmen mund te jete e rrezikeshme".


Une jam krejtesisht dakort qe procesi i "de-Jugosllavizimit" te Ballkanit nuk ka perfunduar ende. Per mu kjo do te ndodhe kur te jete percaktuar statusi i Kosoves dhe Malit te Zi. Atehere, dhe nese ekziston nje mbeshtetje nderkombetare, perfshire nje prezence te gjere ushtarake, do te mbyllet edhe historia e Maqedonise.


IWPR: Cfare mendimi keni per perfshirjen nderkombetare ne konflikt, vecanerisht rolin e NATO-s?


Geroski: Ata jane treguar te ngathet. Pergjigja e Kimit provon pikerisht ate qe thashe me pare per inkurajimin e perdorimit te forces per arritjen e synimeve politike. Sic e konfirmon edhe Kimi dhe te gjithe intelektualet Shqiptare, ceshtja e Kosoves ende nuk eshte zgjidhur, dhe ajo prek interesat e te gjitha vendeve Ballkanike, vecanerisht Serbise dhe Jugosllavise, si edhe te komunitetit nderkombetar. Edhe Mali i Zi ende nuk eshte percaktuar dhe bashke me te edhe statusi i Shqiptareve atje.


Keshtu une do te doja te isha i bindur se mesazhi ndaj Shqiptareve eshte: "Kjo eshte loja juaj e fundit". Do te doja te degjoja nje Shqiptar te thoshte: "OK, morrem ate qe deshem, tani jemi te kenaqur. Boll me. Synimi eshte arritur. Tani mund te jetojme ne paqe". Per fat te keq ne nuk po e marrim kete mesazh. Historia e Shqiptareve ne Ballkan vazhdon. Kriza vazhdon. Do te kete luftera te tjera, probleme te tjera dhe shqetesime te tjere per komunitetin nderkombetar.


Mehmeti: Une nuk mendoj qe Shqiptaret dhe Maqedonasit te ndalojne te kerkojne te miren. Ata duhet te vazhdojne, por jo me arme. Deri ne momentin e Tanushes [fshati ne veri te Shkupit ku filluan luftimet kete pranvere], Maqedonia ka qene femija i perkedhelur i Europes. Ndoshta Europa e dinte qe ky femije ishte handikap ne marredheniet nder etnike, dhe keshtu eshte perkedhelur gjithnje.


Kohet e fundit ne mes te Shqiptareve qarkullon nje shaka e bukur: Ke duhet te falenderoje me teper Ali Ahmeti (drejtuesi i Ushtrise Clirimtare Kombetare)? Median ne gjuhen Maqedonase dhe qeverine e Maqedonise e cila ka rekrutuar kete ushtri.


Mos harroni se deri ne muajin Mars, komuniteti nderkombetar ka pasur nje pozicion shume te qarte ndaj krizesne Maqedoni, duke perkrahur me force qeverine. Por ky pozicion ka ndryshuar kur ata kane pare qe isntitucionet shteterore nuk jane institucione te verteta publike por te interesuara vetem per te mbrojtur nje komunitet. Ky pozicion ndryshoi vetem kur ata pane se media ne gjuhen Maqedonase nuk hezitoi per te kolektivizuar fajin: si femijet ashtu edhe zogjte e pules - nje zog pule Shqiptar - ata ajne te gjithe fajtore, te gjithe mund te goditen.


Qe nga ai moment, komuniteti nderkombetar nuk ka pasur zgjedhje tjeter por te merrte nje pozicion, dhe ti thoshte qeverise: pergjigju, por me kujdes. Ata pane qe vellezerit nxituan te blinin helikoptere me parate e taksave nje pjese e te cilave ishin paguar edhe nga Shqiptaret, por qe ata shkaterronin vetem shtepite e Shqiptareve. Ata pane njerez te cilet thonin se te shkaterrosh nje kishe eshte barbarizem por te shkaterrosh nje xhami eshte nje objektiv legjitim. Njerez te cilet deklaruan edhe se ne jemi Talebane, por qe nuk bene te tilla deklarata kur u dogjen xhamite ne prilep dhe Manastir.


Presidenti dhe qeveria e ketij vendi i shprehen ngushellime familjeve te cdo ushtari te vrare. Por nuk degjuam asnje here qe ata te shprehnin ngushellime per familjet Shqiptare ku ishte vrare nje femije. Keshtu, institucionet e vendit nuk ishin te pergatitura te mbronin qytetaret e tyre. Kjo eshte aresyeja qe Shqiptaret kishin te drejte te kerkonin ndihmen e Perendimit.


Geroski: Gjerat nuk jane sic i paraqet Mehmeti. Se pari, nuk mund te harrojme nje fakt shume te rendesishem: kush e nisi luften. Ishin "bandite" Shqiptare, sic i quajti sekretari i pergjitheshem i NATO-s, Xhorxh Robertson ne fillim. Maqedonasit jane viktime ne kete lufte. Kjo lufte filloi per te pushtuar nje pjese te territorit Maqedonas, dhe ende po vazhdon. Une jam krejtesisht i ndergjegjshem se kjo do te arrihet nepermjet misionit te ri te NATO-s. Nje pjese e territorit do te jete krejtesisht pertej kontrollit te shtetit Maqedonas.


Kane ndodhur sjellje te gabuara, sic thone te huajt, nga te dyja palet. Por komuniteti nderkombetar ka qene i nje anshem. Nese ka pasur ndonjehere nje femije te perkedhelur ne Ballkan, ata kane qene Shqiptaret - te mbeshtetur nga SHBA, BE, dhe ne luften ne Kosove, nga NATO.


Tani, ajo qe eshte bere nuk mund te zhbehet. Fituesit ne fushen e betejes duhet te pershendeten. Por cfare do te dale nga e gjitha kjo? Si do te jete jeta ne Maqedonine perendimore, ne "geton e Tetoves"? Si do te jete shteti? A do te kete nje fat me te mire se ai i mepareshmi? Keto jane pyetjet qe kerkojne pergjigje?


A kane qene shtetet e tjera qe kane kaluar tmerrin e luftes - Bosnja dhe Herzegovina, Kroacia dhe Jugosllavia - me te lumtura dhe me te pasura pas luftes? Cdo gje qe Shqiptaret e arriten ne Maqedoni me arme dhe vrasje mund te ishte arritur me mjete politike. Ne boten e qyteteruar, synimet politike arrihen me mjete politike. Ne Kosove kjo ka qene e pamundur, por ne Maqedoni ishte e mundur. Prandaj them se ajo qe u be ne Maqedoni eshte nje mekat i madh.


Mehmeti: Une nuk e kundershtoj faktin se Shqiptaret e nisen luften. Te pakten per kete jemi ne nje mendje. Por une mund te provoj me fakte se Shqiptaret nuk morren armet per te sulmuar Maqedonasit; ata sulmuan institucionet. Ata kurre nuk kane sulmuar nje fshat, kurre ndonjehere!


Maqedonasit thone gjithashtu se Shqiptaret pushtuan territoret. A eshte pushtuar shtepia ime nga Shqiptaret? Ajo eshte Shqiptare. Duke folur me terma etnike dhe jo shteterore, une gjithnje kam menduar se fusha ime eshte Shqiptare, jo Maqedonase. Por gjate kesaj lufte une kam kuptuar se Maqedonasit me trajtojne si nje njeri qe rron me qera ne kete vend. Nese nuk jam i kenaqur me shtepine time dhe ngre zerin, ata me tregojne se si te sillem meqenese ajo eshte Maqedonase.


Pranoj se ka pasur disa njerez qe e prisnin dhe kane bere thirrje per lufte - shihni propozimin e akademikeve [Akademia Maqedonase e Shkencave dhe Arteve, e cila paraqiti nje harte te vendit te ndare sipas zonave etnike]. Por kjo lufte do te kishte perfunduar tre muaj me pare nese nuk do te ishte hedhur poshte propozimi i Robert Frouik [ish zyrtari i OSBE-se ne Maqedoni, i cili kishte propozuar nje mekanizem per perfshirjen e luftetareve ne bisedimet e paqes]. Ne fakt, Shqiptaret e tejkaluan veten e tyre dhe prisnin dike qe tu thoshte, Ndal.


Tani Branko thote se te gjitha mund te ishin arritur me dialog politik. Perse nuk u be kjo pas ngjarjeve ne Tanushe? Perse nuk doli dikush te thoshte, "shihni, keshtu sic ka filluar kjo pune, do te shkaterroje gjitheshka". Por jo, me pare ata donin te ngrinin flamujt Maqedonas ne fshatrat Shqiptare pastaj te bisedonin. Prandaj them qe Shqiptaret jane provokuar, dhe se UCK-ja eshte krijuar nga intelektuale, media dhe diletante politik nga ketu.


IWPR: Te dy ju jeni konsideruar prej kohesh si njerez te moderuar. Por se fundi disa kane vene re nje ndryshim. Branko ka shkruajtur tekste duke lene te kuptohet se zgjidhja e vetme eshte ajo ushtarake. Kimi ka instistuar - me perjashtim te kesaj bisede - te perdore perkthyes me miqte e tij te vjeter Maqedonas. Pra a kane ndryshuar qendrimet dhe orientimet tuaja politike?


Geroski: Jam i sigurte se asnje nga ne nuk ka ndryshuar pozicionin e tij. Ka ndryshuar realiteti, dhe madje shume.


Manastir ne Lesok ka ndryshuar sepse gjysma nuk eshte me. Xhamite ne Prilep dhe Manastir kane ndryshuar sepse ajo e prilepit nuk eshte me. Shtatedhejte familje Maqedonase jane pa kryetarin e familjes, sepse ata jane vrare, shumica jo ne menyre ushtarake por ne menyre burracake.


Vendi pa dyshim ka ndryshuar. Njerezit kane humbur besimin. Une nuk jam optimist si Kimi qe shume shpejt ne do te kercejme vallen e Kozares [nje valle Jugosllave qe simbolizonte bashkim vellazerimin] dhe se do te perqafojme dhe puthim njeri tjetrin dhe do te jetojme te lumtur deri ne fund te jeteve tona. Kjo nuk do te ndodhe shpejt.


Te zgjedhesh paqen do te thote te kesh parime. Une kam qene i pari i cili ka propozuar publikisht ndrysimin e tekstit te parathenies se kushtetutes [nje nga kerkesat kryesore te Shqiptareve] . une kam qene ai qe kam mbeshtetur paqen deri ne oren e fundit te bisedimeve. Por une nuk pranoj pushtimin e Tetoves nga disa bandite.


Ne komentin e botuar ne Dnevnik per te cilin shume nga ju me kane akuzuar, duke me futur krejtesisht pa baza ne kampin e Maqedonasve militante, une kam thene kete: nuk do te kete paqe ne Maqedoni nese nuk zbatojme ate qe eshte arritur. Nuk eshte pranuar te pushtohej Tetova dhe territore te tjera.


Ne te gjithe e dime se kush e nisi ofensiven diten qe nisi marreveshja e Ohrit. Kjo nuk eshte politike. Ky eshte presion ndaj nje kombi te tere.


Kim dhe une mund te diskutojme se si mund te rregullojme kete apartament. Une kam dhomen time, ai ka te tijen. Apo ne kete vendin tone, ku ai ka nje shtepi dhe 5 kilometra me larg une kam timen. Por nese ti vjen dhe me thua mua qe kjo nuk eshte me dhoma ime, dhe une duhet te largohem, sic ka ndodhur me 70,000 Maqedonas etnik, une nuk do te kisha zgjidhje tjeter por te mbroja dhomen time ne apartamentin e perbashket - apo shtepine time ne vendin tone te perbashket.


Nuk eshte problemi tek shtepia dhe toka jote Kim, te cilen ti me te drejte e konsideron Shqiptare. Vetem 5 kilometra larg shtepise tende eshte ajo imja - problemi eshte shtepia ime. Maqedonasit jane debuar nga zona e Tetoves, dhe jo Shqiptaret. Une do te doja te shihja nje intelektual Shqiptar te thoshte; "Ndaloni njerez, ne nuk duhet ti debojme keta njerez nga shtepite e tyre, sepse kjo nuk eshte e drejte". Ne kete moment 70,000 Maqedonas jane debuar nga shtepite e tyre, dhe 50,000 - 60,000 Shqiptare jane larguar si rezultat i luftes. Kjo eshte e vetmja gje ku jemi barabarte: ne pasojat dhe vuajtjet e luftes. Por ne nuk jemi te barabarte kur vjen fjala per te ndare pergjegjesite e padrejtesise.


Mehmeti: Realiteti ne Maqedoni ka ndryshuar, dhe une jam perpjekur shume te mos ndryshoj me te. Te qendroj ashtu sic kam qene. Gjate kesaj periudhe kam pasur mbi 20 intervista me median ketu dhe jashte gjate te cilave une u kam dhene nje mesazh Shqiptareve: nese ju filloni te ndjeni gezim kur digjen shtepi apo vriten femije, nuk me duhet ajo fitore.


Por edhe ne matematike nuk jemi njesoj. Branko permend 70 te vrare dhe une mund te permend 400. Aresyeja eshte qe une numeroj te gjithe varret e rinj ne Maqedoni, Maqedonas dhe Shqiptare. Une perfshi edhe viktimat Shqiptare - femije, gra, dhjete te vraret ne Ljuboten...Ai numeron vetem Maqedonasit, sikur ata te ishin te vetmit viktima. Gjate gjithe kohes, media, parlamenti, te gjithe permendin vetem se ne Maqedoni ka 70 viktima. Qeveria numeron vetem policet dhe ushtaret. Ajo nuk numeron femijen e vrare ne Poroj. Kjo eshte per te ardhur keq.


Shqiptaret dhe Maqedonasit ne Maqedoni do te fitojne betejen vetem nese ata kane kurajon e mjaftueshme per te pare veten ne pasqyre. Te mos shohin ate qe kane bere te tjeret por ate qe u kane bere ata te tjereve. Kjo do te jete shenja qe ne do te jemi ne gjendje te jetojme se bashku.


Shqiptaret jane me prane te vertetes, jo sepse jane me human por sepse ne lexojme si ne gjuhen Maqedonase ashtu edhe Shqiptare. Kjo eshte gjendja: ne jemi gjithnje me prane se vertetes. Une jam i lumtur qe Shqiptaret nuk e kane pergjithesuar fajin dhe kane bere dallimin e qarte: konflikti ka qene UCK kunder autoriteteve, asnjehere Shqiptaret kunder Maqedonasve. Kjo ka ndodhur me Maqedonasit...


Megjithate, une nuk kam dashur kurre te kercej vallen e Kozares me Maqedonasit - shume Shqiptare nuk me pelqejne mua, keshtu qe une nuk pres te me doje i gjithe nje komb tjeter. Por te me kuptoje po, kete mund ta pres.


Sa per gjuhen, une e kam treguar qendrimin tim ndaj qytetareve duke treguar shaka ne te dyja gjuhet. Por une jam ndjere i turperuar, i provokuar. Une flas mire Maqedonisht, por kur theme se dua te flas ne Shqip, e bej sepse keshtu mund te organizoj me mire mendimet e mia. Por pastaj nje kolegu im me telefonoi per te me thene se ai ishte i ftuar te merrte pjese ne nje emision televiziv. Ai me kerkoi qe une ti kerkoja atyre nese ai mund te perdorte tepakten disa fraza ne Shqip. Ata reagun sikur UCK-ja te kishte ardhur per te hedhur ne ere studion! Prandaj une i qendroj asaj qe kam thene: derisa te fillojme te respektojme njeri tjetrin ne kete shtet, une nuk do te perdor me gjuhen Maqedonase.


IWPR: Cilat jane parakushtet per paqe dhe bashkekzistence ne Maqedoni?


Geroski: Jam i bindur qe kur te paraqiten ndryshimet kushtetuese ne parlament, Shqiptaret do te votojne pro tyre dhe ata do te votojne per Kushtetuten e Republikes se Maqedonise ne teresi. Keshtu per here te pare pas dhjete vjetesh ata do te aprovojne aktin kushtetues te ketij shteti dhe do te thone: Po, ky eshte vendi yne ku mund te jetojme ne paqe dhe qetesi. Deri me sot une nuk e kam degjuar kete konfirmim, por shpresoj se do ta degjoj. Ky eshte nje nga kushtet baze.


Nje tjeter eshte te tregohet pak sinqeritet ne periudhen qe do te pasoje, nje sinqeritet i pergjithshem njerezor. Kimi e di mire se cfaredo te thote, ketu nuk ka qene kurre si ne Kosove, se Maqedonasit nuk kane qene kurre si Serbet e Millosheviqit. Ka pasur nje ndryshim te madh ndermjet Maqedonise dhe Jugosllavise se Millosheviqit. Edhe pas kesaj lufte do te kete nje ndryshim te madh ndermjet Maqedonise dhe demokrateve te rinj ne Republiken Federale te Jugosllavise.


Maqedonasit si nje stereotip etnik ndryshojne shume nga kombet e tjera me te fuqishme ne rajon. Dhe kjo eshte gjeja e mire ne kete rajon. Nuk do te jete nje tragjedi nese pakica ndjehet e kercenuar, sepse ne te gjithe boten pakicat te cilat ndjehen te kercenuara luftojne per te drejtat e tyre. Por eshte nje tragjedi e vertete nese shumica ndjehet e kercenuar seriozisht. Nese ne arrijme te shmangim nje lufte te vertete, do te thote se kemi arritur te shmangim kete ndjenje.


Megjithate, une mendoj se ne jemi me mire se te gjithe ata te huaj te cilet perpiqen te na bindin se ata jane me te civilizuar, se ne jemi popuj Ballkanik, vrases dhe keshtu me rradhe. Faleminderit Zotit ne Maqedoni ende nuk kemi perdorur bomba per te vrare femij, per te shkateruar bare dhe dyqane, sic ndodh ne Britanine e Madhe.


Ketu duhet te kerkojme per bazat e bashkejeteses. Sa breza do te duhen per te harruar te gjitha sa kane ndodhur, une nuk e di. E ardhmja varet nga kjo. Ka mundesi qe cdo gje te mbaroje mire - por vetem nese ka deshire te mire nga te dyja palet, vecanerisht ne rradhet e atyre qe morren armet te paret. Kjo eshte rradha. Ai qe fillon i pari te vrase duhet te falet, por ne menyre qe te falet ai duhet te kerkoje ndjese.


Mehmeti: Nje nga kushtet e Brankos po permbushet. Ata qe kane filluar te qellojne te paret po carmatosen te paret. Per kete komuniteti nderkombetar ka qene korrekt.


Tani, nese une do ta dije qe me marreveshjen e Ohrit Maqedonasit do te demtoheshin sadopak, une publikisht, si Kim Mehmeti, do te distancohesha nga ajo. Une nuk dua te pranoj asgje qe do te thote te marresh dicka nga dikush me qellim qe t'ia japesh dikujt tjeter.


Une e di mire se paqja ne Maqedoni varet nga Maqedonasit etnik. Une nuk mendoj per ta se jane njerez me pak kurajoz se populli im. Por nese shteti Maqedonas vazhdon te nxise nje ndjenje ne rradhet e Maqedonasve qe ata jane te turperuar dhe te degraduar, une nuk shoh rruge dalje. Nese mdia vazhdon te ushqeje ndjenjen se Maqedonasit jane humbes dhe se ky eshte nje kapitullim, atehere brenda dy apo tre vjeteve do te dale ne sken ndonje "UCK" Maqedonase dhe do te ridale ne skene i njejti problem, por kete rradhe me i madh. Ne kete rast, Shqiptaret do te jene te interesuar jo per te ruajtur kete shtet por per zhdukjen e tij, sa me shpejt te jete e mundur.


Ky eshte i vetmi rrezik per MaqedoninePer sa kohe te ekzistoje bota, do te kete Shqiptare ekstremiste. Une nuk kam asnje iluzion per kete. Por une gjithashtu e di se ne Angli ka te pakten 2,000 Angleze te cilet zgjohen cdo dite me nje lutje per lufte. Por a dini se cfare ka tjeter ne Angli? K institucione shteterore qe i thithin te gjithe ata si nje pleher e hedhur ne lum dhe qe mbetet ne brigjet e tij.


Ne kete mosmarreveshje dhjete vjecare ne jemi dukur si diletante sepse nuk kemi arritur te zgjidhim disa nga gjerat me elementare. Branko ka te drejte; krahasuar me Shqiptaret qe kane jetuar nen Millosheviqin ne kemi jetuar ne parajse! Por kur ai u largua nga skena, Shqiptaret ne Maqedoni uperballen me faktin qe ata ishin thuajse humbesit me te medhenj. Une po perpiqem te mendoj si nje Shqiptar i thjeshte. Cfare mund te mendoje ai? Ai do te merrte nje laps dhe do te fillonte: perse nuk kemi fituar ne asgje? Ndoshta sepse nuk kemi luftuar, nuk kemi qene agresiv sa duhet.


Tani per Shqiptaret nga Maqedonia, Kosova eshte qendra e edukimit tone dhe kultures, gjysma e familjeve tona jane atje. Branko e di se kush na ka edukuar ne ne Jugosllavi. Pse Shqiptaret nga Maqedonia shkojne ne Kosove dhe jo ne Shqiperi? Sepse te pakten 30 perqind e burrave Shqiptare nga Maqedonia kane grate nga Kosova. Nuk eshte vetem ndjenja etnike.


Pra nuk ka gje me te rende per ne sesa kur presidenti del dhe thote: ne jemi kunder Kosoves se pavarur. Perse je kunder asaj qe po perpiqesh te sigurosh per njerezit e tu, nje shtet te pavarur? Une nuk e kam kuptuar kurre kete. Perse rrezikohet Maqedonia?


Rezultati eshte se Shqiptaret ne Maqedoni ndjehen se ata jane ne nje fare "dhome pritje" per sa i perket Kosoves. Ndoshta une jam naiv dhe budalla - une jam shkrimtar dhe nuk di te mendoj si politikan - por mendoj se diten qe Kosova te shpallet nje shtet i pavarur, shqiptaret ne Maqedoni do te dine se eshte edhe fundi i historise se tyre. Por per sa kohe te mbetet e hapur kjo dileme, se si do te ndahet Kosova me Serbet, Shqiptaret ne Maqedoni do te mendojne, Po ne?


Pra ne kete kontekst, une nuk ndjehem fitimtar. Nje fitimptar do te kishte synim tjeter - shkaterrimin e Maqedonise - dhe do te ishte ne gjendje te thoshte: ne kemi mundur Maqedonasit. Asnjehere, nuk me ka shkuar ne mendje, se ne po luftojme kunder Maqedonasve, por kunder isntitucioneve te ketij shteti, i cili eshte imi.


Geroski: Jam i sigurte qe kur presidenti te lexoje dekalraten tende, ai do te jete me i kujdeseshem per ate qe thote ne lidhje me Kosoven e pavarur. Ne te kaluaren, Kimi ndoshta nuk ishte kaq i rrezikshem, por tani ai eshte sepse, edhe nese ai nuk eshte fitimtari, Boris Trajkovski eshte i mundur ushtarakisht.


Kim: Nese ai e ndjen veten si president vetem te Maqedonasve etnik, atehere duhet te jete.


Geroski: Megjithese shume gjera jane shkaterruar, jo shume gjera jane ndertuar. Realiteti eshte ky: une dhe ti nuk mund te shkojme se bashku ne Tetove. Kjo gjendje na ka shqetesuar ne prej muajsh. Pra une nuk do te jem i lumtur ne Shkupin tim dhe ti nuk do te jesh i lumtur ne Sarajin tende [lagja ku banon Kimi], por te dy ne kemi nje pozicion te mire perballe njerezve nga Tetova dhe Kumanova.


Megjithate, une mendoj se Shqiptaret e kane tashme nje Kosove te pavarur, keshtu mendoj...


Mehmeti: Pra perse jeni kunder asaj meqenese e dine se ata tashme e kane ate? Kjo eshte edhe me irrituese.


Geroski: Une mendoj se ju do te keni autonomi efektive ne nje pjese te Maqedonise Perendimore, sepse pjese e atij territori nuk do te jete nen kontrollin e forcave te sigurimit. Por une jam gjithashtu i bindur se jeta per Shqiptaret ne Maqedoni ne periudhen e ardheshme do te jete edhe me e keqe se me pare. Por ju nuk do te jeni ne gjendje te shpjegoni kete vetes, dhe aq me pak mua.


Gabimi im si Maqedonas eshte i madh sepse nuk kam bere sa duhet megjithese kam bere shume - duhet ta pranoni - per te qene konstruktiv dhe kurajoz ne shtimin e te drejtave te pakicave. Por une mendoj se gabimi juaj eshte pak me i madh se imi sepse ju nuk keni bere sa duhet per te thene: "Prit, ka gjithnje nje mundesi tjeter dhe ne nuk duhet te fillojme te vrasim njeri tjetrin per kete gje".


Mehmeti: Avantazhi im eshte se une e lexoj Brankon dhe e di cdo gje qe thote ai, por ai nuk me lexon mua. Une nuk te fajesoj: keto jane rrethanat. Por ti nuk e di se cfare kam thene ne fillim te kesaj lufte dhe une nuk mund te ta shpjegoj tani ketu sepse nuk kam tekstet me vete.


Te gjitha lufterat jane te veshtira per tu shpjeguar. A kishim vertete nevoje per lufte? Jo. Por cfare mund te perfitojme prej saj? Kur nisi lufta ne Kroaci, ishte e pamundur te gjeje nje Kroat dhe nje Serb te cilet do te uleshin si ne dhe do te bisedonin qetesisht.


Nese ky brum gatuhet mire, atehere mund te behet nje buke e mire. Prandaj une them vazhdimisht: se cdo gje varet nga institucionet, a do te jene ne gjendje ato te gatuajne mire brumin? Me poitikanet idote qe kemi tani jo vetem qe pres lufte por edhe gjera me te keqia. Edhe tani ata do te perpqien te na detyrojne te se cfare lloj shtepish te ndertojme, ne te majte apo ne te djathte. Une kam besim tek dalja e nje brezi te ri i cili do te jete ne gjendje te nxjerre mesime nga kjo tragjedi.


IWPR: Pyetja e fundit eshte me e veshtira - pas gjithe ketyre, a mund te thoni se per cilat gjera keni te njejtin mendim?


Geroski: Une jam i habitur nga optimizmi i Kimit megjithese ai thote se ai eshte pesimist. Ai me duket nje optimist fantastik, keshtu qe do te pranoj te takohem perseri me te per seminare ku mund te studiojme me teper rreth vellazerim bashkimit. Une do te doja te pranoja optimizmin e tij, por ndershmerisht ne kete pike, nuk jam i sigurte.


Mehmeti: Une e pranoj rolin e optimistit. Dhe a e dini se nga vjen? Une e di se gjithe fqinjet e mi Maqedonas kane marre Kallashnikov. E di se ne Maqedoni disa dhjetra mijera Kallashnikov jane shpendare. Une e di, se ne disa zona, Maqedonasit mund te ishin ngritur dhe te benin nje rremuje. Edhe Shqiptareve u them se kjo eshte nje prove qe ata nuk duan te luftojne me ne.


Prova qe Shqiptaret nuk duan lufte me Maqedonasit eshte kjo: Une jetoj ne nje ambjent krejtesisht Shqiptar dhe nuk kam degjuar as nga me i pashkolluari - dhe e them kete me ndershmeri te plote - se ka ardhur koha te lajme hesapet nje here e mire. Te gjithe vrasin mendjen se si ka mundesi qe qeveria nuk e ka kuptuar ende dhe se si nuk del nje njeri i zgjuar te zgjidhe problemet.


Por e them perseri, Shqiptaret, as edhe rebelet me te ashper, nuk jane ngritur kunder Maqedonasve. Si gazetar kam pasur kontakte me ta, dhe ata te gjithe me kane thene se ata nuk mund te durojne turperimin nga institucionet shteterore. Nese do te kisha une gje ne dore, une do te zgjidhja mosbindjen civile - protesta te perditeshme, bojote, bllokim rrugesh - por jo luften. Natyrisht ju mund t'ua kishit mbushur mendjen Shqiptareve se te gjitha keto mund te arriheshin brenda tre vjeteve.


Por te kemi parasysh se ka njerez te cilet nuk durojne njesoj si Branko dhe Kimi. Tani dua t'ju them nje sekret: per here te pare pas shume kohesh kam kaluar ne anen tjeter te Vardarit. Kam frike nga rezervistet, por jo nga Branko.


Frontline Updates
Support local journalists