KOSOVE: RRITET KERCENIMI NGA AKSH?

Grupi ekstremist Shqiptar ka thene se po rekruton anetare te forces mbrojtese civile ne Kosove.

KOSOVE: RRITET KERCENIMI NGA AKSH?

Grupi ekstremist Shqiptar ka thene se po rekruton anetare te forces mbrojtese civile ne Kosove.

Tuesday, 6 September, 2005

Drejtuesit e grupit ekstremist te quajtur Armata Kombetare Shqiptare, AKSH, kane thene per IWPR se ky grup ka lidhje me organizaten e mbrojtjes civile ne Kosove.


Alban Vjosa, i cili pretendon se eshte drejtuesi politik i AKSH, ka thene se grupi radikal ka ne rradhet e tij edhe anetare te Trupave Mbrojtese te Kosoves, TMK, por se ai nuk i eshte drejtuar ne menyre specifike kesaj organizate per te rekrutuar anetaret e tij.


Ne nje interviste telefonike me IWPR, Vjosa - duke folur nga Liezhi ne Belgjike - ka konfirmuar dyshimet se anetari i TMK-se Hamze Behrami, i cili eshte vrare ndersa perpiqej te vendoste nje bombe ne linjen hekurudhore Fushe Kosove - Lesak ne Kosoven veriore me 11 Prill, ka qene nje anetar i AKSH.


"Askush, as edhe komandanti i TMK-se ne zonen e Mitrovices, ku ka ndodhur ky incident, nuk e ka ditur se Hamze Behrami punonte diten per TMK dhe naten per AKSH," ka thene ai.


Alban Vjosa, i cili mendohet te jete nje pseudonim, mesa duket eshte sekretar i pergjitheshem i AKSH, nje grupim militant, i cili eshte i vendosur per bashkimin e Shqiperise me territoret e banuara nga Shqiptaret ne Ballkan, i cili ka dale ne skene gjate konfliktit te armatosur ne Maqedoni.


Vjosa, i cili mendohet se eshte nga Shqiperia, ka dhene shume intervista per gazetat ne gjuhen Shqipe ne Kosove, Maqedoni dhe Shqiperi. IWPR e ka siguruar numrin e tij te telefonit pasi ka kontaktuar fillimisht nepermjet faqes se internetit te AKSH dhe nepermjet burimeve me reputacion ne Kosove.


I pyetur se cfare e ka motivuar Behramin, Vjosa ka thene se "Hamze Behrami e ka ndjere veten te panevojshem dhe te tepert ne TMK - ai nuk ka qene i kenaqur, ne fakt shume i shqetesuar me gjendjen politike te krijuar ne Kosove pas luftes dhe me pasigurine dhe paqartesine qe rrethon ceshtjen e statusit te Kosoves dhe te TMK-se [nje reference kjo ndaj faktit qe forca nuk eshte ushtria zyrtare e Kosoves].


"Behrami ka qene nje njeri i veprimit dhe ai do te largohej shume shpejt nga TMK-ja".


Ky pranim nga ana e AKSH ka ardhur pasi drejtuesi i TMK-se Agim Ceku ka shkarkuar nga postet e tyre tre komandantet e forces pergjegjes per zonen rreth qytetit te Zvecane ne Kosoven veriore ku ka ndodhur edhe shperthimi muajin e kaluar.


Dyshimet e KFOR se anetare te TMK-se jane te perfshire ne grupimet e paligjeshme si AKSH kane bere qe KFOR te ndaloje kete muaj programet e trajnimit te TMK-se jashte protektoratit deri sa te ndermerren masa per perjashtimin e elementeve ekstremiste nga kjo force.


Ende mbetet e paqarte se cfare eshte AKSH dhe cfare perfaqeson kjo organizate, pavaresisht vendimit te marre nga shefi i UNMIK Michael Steiner muajin e kaluar per ta deklaruar ate zyrtarisht nje grupim terrorist.


Zedhenesi i policise se UNMIK, Barry Fletcher ka thene per IWPR javen e kaluar se grupi duket te jete organizuar kryesisht nepermjet internetit. Fletcher ka theksuar se deri ne shperthimin e ndodhur ne linjen hekurudhore, faqja e AKSH ne internet ka qene e vetmja shenje per ekzistencen e saj. "Ne e konsiderojme kete faqe interneti si nje sistem per te mbledhur para nga diaspora Shqiptare," ka thene ai, duke shtuar se bomba mund te jete vendosur per te siguruar financuesit se organizata ekziston vertete. "Ndoshta ata qe kane dhene para kane dashur te shikojne edhe veprime".


Por vendimi i Steiner mund te kete pasur efekt te kundert, sepse mesa duket ka sherbyer per te fuqizuar AKSH. Vjosa ka thene per IWPR se pas shpalljes per te nxjerre jashte ligjit kete organizate, kerkesat per anetaresim jane shtuar me rreth 20 ne dite.


Por ndersa AKSH duket se po fiton popullaritet ne rradhet e Shqiptareve, drejtuesit e TMK-se po perballen me kritika te shumta per shkak se nuk po munden te mbajne nen kontroll disa nga anetaret e tyre. Sipas rregullave te organizates, anetaret nuk duhet te jene te lidhur me asnje levizje politike.


Ceku thote se forca e tij po perballet me presione per te vepruar ndaj anetareve radikale ne rradhet e saj, por thote se ai nuk mund te beje shume. "Ne na kerkohet [nga UNMIK dhe KFOR] te marrim masa konkrete mbi dicka ndaj se ciles ne nuk kemi asnje pushtet. Une kam autoritet te kufizuar per te pasur nje kontroll efikas mbi njerezit e mi. Si komandant i TMK-se une nuk kam as fuqine te shkarkoj apo te emeroj oficeret e TMK-se," ka thene ai per IWPR.


Krye koordinatori i UNMIK per TMK, Gjeneral Andrew Cummings, ka konfirmuar se ne kete situate forca e mbrojtjes civile ka autoritetin te rekomandoje UNMIK masa disiplinore ndaj atyre oficereve te dyshuar se nuk zbatojne rregullat. "Ne kuptimin teknik ata kane te drejte," ka thene Cummings per IWPR, "por ata ne asnje menyre nuk mund te thuhet se jane te pafuqishem".


TMK eshte krijuar zyrtarisht ne Janar te vitit 2000 ne nje ceremony e cila mendohej se do te shenonte transformimin e ish Ushtrise Clirimtare te Kosoves, UCK, ne nje agjensi civile pergjegjese per gjendje emergjence dhe per rindertimin e Kosoves.


E krijuar sipas modelit te Sherbimit te Sigurimit Civil ne France, TMK, ka 3,000 anetare aktiv dhe nje dege ndihmese me 2,000 anetare, te cilet e konsiderojne veten e tyre si forcat e armatosura te ardheshme te nje Kosove te pavarur.


Ndersa shume Kosovare jane te pakenaqur me ritmin e bisedimeve per statusin perfundimtar te protektoratit, nga ana tjeter shume pak prej tyre mendojne se hedhja ne ere e urave eshte menyra me e mire per te avancuar ceshtjen e ndertimit te shtetit.


Edhe ata te cilet konsiderohen si nacionaliste radikal mendojne se veprimet e AKSH jane te gabuara. Nje ish anetar i UCK-se, Ramiz Lladrovci, i perjashtuar nga TMK ne Korrik te vitit 2001 pasi administrata e Presidentit Bush shprehu dyshime se ai ka qene nje nder personat te cilet "rrezikojne paqen dhe stabilitetin ne rajon", mendon se AKSH, pavaresisht se kush mund te jene ata, po lufton nje beteje te humbur. Ai ka theksuar se ne Kosove ka parti te ligjeshme politike te cilat kane nje platforme te ngjashme me ate te ekstremisteve por te cilet nuk e pranojne dhunen si nje mjet per arritjen e qellimeve te tyre.


Por ndersa njerez si Lladrovci dyshojne qe AKSH mund te perbeje nje kercenim serioz, te tjere po i marrin ata dhe lidhjet e mundeshme te tyre me TMK, shume seriozisht.


Zedhenesja e UNMIK, Isabella Karlowicz, ka thene gjate nje konference per shtyp me 6 Maj se TMK "duhet jo vetem te identifikoje anetaret e perfshire me AKSH, por edhe ti largoje ata nga rradhet e saj. Ne duhet te shikojme veprime".


Ndersa UNMIK dhe KFOR presin qe TMK tu jape atyre emrat e anetareve te saj te perfshire, Ceku thote se meqenese pergjegjesia per sigurine e Kosoves eshte e komunitetit nderkombetar, ata duhet te hetojne mbi kete incident.


"Ne nuk deshirojme t'u shmangemi pergjegjesive por ne kemi kerkuar me pare te trajnohemi per te zhvilluar hetime te brendeshme per anetaret e TMK-se dhe nuk kemi marre asnje ndihme ne kete drejtim," ka thene ai.


Megjithate, ndalimi i vendosur ndaj trajnimeve te TMK jashte vendit nuk do te hiqet nese komuniteti nderkombetar nuk bindet qe TMK ka ndermarre masa serioze per te siguruar qe anetaret e saj nuk jane te perfshire me AKSH apo grupe te tjera.


I pyetur nese ai mendon qe veprimet e AKSH do te demtojne TMK duke kufizuar trajnimin e tyre, Vjosa eshte shprehur i vendosur: "Ne nuk mendojme se kjo do te demtoje TMK - keto masa jane ne fakt te mira per oficeret e TMK sepse nuk ka nevoje qe ata te sterviten jashte vendit sepse nje eksperience e tille do ti zbuse vendosmerine e tyre si ushtare".


Jeta Xharra eshte koordinatore e projektit te IWPR ne Kosove.


Frontline Updates
Support local journalists