BOSNE: PROKURORËT E MAFISË NË SHËNJESTËR

Njësiti i prokurorisë ndërkombëtare i krijuar për të luftuar krimin e organizuar akuzohet për butësi ndaj kriminelëve të Bosnës.

BOSNE: PROKURORËT E MAFISË NË SHËNJESTËR

Njësiti i prokurorisë ndërkombëtare i krijuar për të luftuar krimin e organizuar akuzohet për butësi ndaj kriminelëve të Bosnës.

Presioni po rritet mbi prokurorët ndërkombëtarë në Bosne derisa burimet financiare po bien ndërsa kritikat po rriten se ata janë duke bërë shumë pazare me të dyshimtit e mafias.


Përdorimi shumë i shpeshtë i marrëveshjeve për shfajësim ka zemëruar boshnjakët të cilët akuzojnë prokurorët – të cilët janë dukë kërkuar më shumë fonde nga ambasadat ndërkombëtare – për praktika të dobëta hetuese dhe se kanë lejuar ikjen nga burgimi të personave të involvuar në krim të organizuar.


Një zyrtarë senior në gjykatën shtetërore i cili ka përcjellur dokumentacionin e prokurorëve është njëri ndër kritikët më të zëshëm të punës së tyre.


“Procedurat e dobëta hetuese kanë paraprirë ngritje të akuzave keq të argumentuara,” thotë ky burim. “Rezultati i këtyre dështimeve është përdorimi i shpeshtë i marrëveshjeve për shfajësim.”


Një specialist ndërkombëtar juridik u pajtua se njësiti i prokurorisë për krim të organizuar nuk i ka përmbushur parashikimet.


“Prokurorët ndërkombëtarë kanë lënë përshtypje të keqe me rastet e tyre deri më tani,” thotë specialisti, i cili kërkoj të mbetet anonim. “Nëse i lexoni aktakuzat e tyre, shumë prej tyre janë bazuar në thashethëme.”


Prokurorët u paraqitën në Bosne si pjesë e strategjisë së bashkësisë ndërkombëtare për të luftuar problemin endemik të vendit me krim.


Zyra e Përfaqësuesit të Lartë, OHR, organizata mbikqyrësë ndërkombëtare për Bosne, që moti ka identifikuar gjyqësinë si pikë të dobët në sistemin e drejtësisë, dhe patë shpresuar se prokurorët ndërkombëtarë do të jenë imunë ndaj kërcënimeve dhe mitove me të cilat gjykatësit vendorë vazhdimisht ballafaqohen.


Kanadezët Jonathan Ratel dhe John McNair, dhe Jonathan Schmidt nga SHBA, arritën në vitin 2003 në njësitin e ri të i cili u bë pjesë e gjyqit shtetëror dhe u angazhuan me luftimin e krimit të organizuar ekonomik.


Departamenti përmban shtatë gjykatës ndërkombëtarë dhe gjashtë prokurorë, përfshirë edhe tre ndërkombëtarët – Ratel, McNair dhe Schmidt.


Disa aktakuza dhe arrestime të profilit të lartë ndodhën menjëherë, përfshirë edhe tre anëtarë seniorë të jetës politike, Ante Jelavic nga Partia Demokratike Boshnjake Kroate, HDZ, Miroslav Prce, ish ministër i mbrojtjes, dhe Miroslav Rupcic, drejtor i kompanisë së sigurimit Hercegovina Osiguranje.


Të tretë u akuzuan për përvetësim të miliona eurove, i cili ishte lajm i mirëseardhur për boshnjakët të cilët mbajnë shpresa larta për ndalimin e krimit të organizuar në vend.


Por McNair nuk arriti të vërtetoj të gjitha akuzat komplekse për korrupcion dhe përvetësim, dhe në tetor të vitit 2004, dy të akuzuarit – Prce dhe Rupcic – negociuan marrëveshje shfajësimi me prokurorinë.


Prce u dënua me pesë vjetë e gjysëm burgim dhe akuza e tij u reduktua nga 18 pika në vetëm dy. I akuzuari tjetër, Rupcic, gjithashtu morri të njejtin dënim.


Rastet e gjykimit të Prces dhe Rupcicit nuk japin shpresa për rastin kundër anëtarit më të rëndësishëm të treshes, Jelavicit.


“Bazuar në atë çka kemi parë në gjykimin e bashkëpunëtorëve të tij, indikacionet për rastin e Jelavicit nuk janë premtuese,” thotë për IWPR, Senad Avdic, editor i gazetës Slobodna Bosna.


Në ndërkohë, gjykimi i Asim Fazlicit, ish zëvendës drejtor i Interpolit në Bosne, i cili i paraburgos për akuza lidhur me keqpërdorim të pozitës, duket të ketë hasur në probleme. Një burim nga gjykata shtetërore boshnjake deklaroj për IWPR-në se prokurori Schmid ka tentuar të negocioj me avokatët e Fazlicit disa herë por oferta është refuzuar.


Aktakuza e qershorit të vitit 2004 për krime ekonomike kundër Abduladhim Maktouf, qytetar i Bosnës i lindur në Irak, gjithashtu ka hasur në probleme serioze.


Maktouf është akuzuar për ikje të tatimit, exportim ilegal, kontrabandim të drogës dhe larje të parave, por prokurorët ndërkombëtarë që atëherë kanë ndërruar aktakuzën dhe tani ai thjesht akuzohet për “krime lufte kundër civilëve në vitin 1993”.


“Maktouf nuk ishte kriminel i njohur lufte,” thotë një burim nga gjykata. “Do të ishte shumë më me vend që të mbeten me akuzat fillestare, dhe ndërrimi i aktakuzës reflekton mungesën e dëshmive kundër tij për krim të organizuar.”


Në edhe një rast i cili mbaroj herët, Aleksandar Mandic – djali i Momcilo Mandic, biznismen nga Bosna i cili gjindet në listën e zezë të Bashkimit Evropian dhe SHBA-së – u dënua me 14 muaj pas arritjes së marrëveshjes. Të akuzuarit e tjerë në atë rast, Drazenko Mandic dhe Dragoslav Popovic u dënuan me 15 dhe 20 muaj.


Një burim nga gjykata thotë se dëshmitë kundër Mandicit nuk ekzistonin, gjë e cila rezultoj në arritje të marrëveshjes. Prokurori Ratel, megjithate, mbështeti dënimin relativisht të lehtë duke deklaruar për IWPR-në se Aleksandar Mandic dhe të tjerët ishin vetëm “shënjestër ndërmjetësuese” dhe tani janë duke ndihmuar me rastin kundër Momcilo Mandic.


“Babai i Aleksandrit, Momcilo, është një nga personat më të rëndësishëm në krimin e organizuar. Djali i tij dhe bashkpunëtorët tjerë janë duke bashkëpunuar më prokurorinë,” thotë Ratel.


Ai më tej mbrojti punën e prokurorisë, mirëpo shtoj se grumbullimi i fakteve mund të jetë gjë e vështirë, sepse “pak njerëz në bosne dëshirojnë të ofrojnë ndihmë.


“Mund t’ju them se përderisa është shumë lehtë për të tjerët të kritikojnë, unë jam mjaft i lumtur se ne jemi në rrugë të mirë dhe kemi arritur nga zero në këtë pozitë gjatë dy vjetëve.”


McNair, kryeprokurori ndërkombëtar, insiston se ekipi i tij arrinë marrëveshje me kriminelët e nivelit mesatar për të siguruar bashkëpunimin e tyrë në raste kundër kriminelëve kryesor. Ai është i kënaqur me rëzultatet deri më tani, duke theksuar se 16 persona kanë pranuar fajësinë gjatë periudhës 13 mujore gjatë vitit 2004 dhe 2005.


“Jam i kënaqur me dënimet e dhëna nga gjykata,” thotë McNair.


Privatisht, megjithate, zyrtarët e OHR-së pranojnë se prokurorët e kanë të vështirë të ndërtojnë rastet kundër personave të fuqishëm që akuzohen për krime serioze ekonomike.


“Ne nuk kemi qenë mjaft sistematik në grumbullimin e fakteve kundër këtyre njerëzve,” thotë një anëtar i vjetër i stafit të OHR-së.


Një burim tjetër nga OHR i tha IWPR-së, “Prokurorët ishin pika kryesore strategjisë së [Përfaqësuesit të Lartë] Lord Ashdown për të luftuar krimin e organizuar në Bosne, por efikasiteti i tyre vihet në pikëpytje si rezultat i mungesës së dënimeve serioze.”


Analistët e pavarur gjithashtu dyshojnë në efikasitetin e prokurorëve.


Srdjan Blagovcanin nga Tranparency International thotë se një numër i madh i marrëveshjeve të arritura “vendosin në dyshim” punën e tyre.


“Ligji është ndryshuar për të lejuar mundësinë e marrëveshjeve, por tani është bërë praktikë e zakontë të përfundohen rastet me këtë, dhe kjo nuk është mirë,” thotë ai.


Drejtori i Grupit Ndërkombëtar të Krizave për Ballkan, James Lyon, ishte më dashamirës, dukë theksuar se raportimi financiar në Bosne ishte shume i paregullut.


Ai theksoj se ndërmarrjet shpesh mbajnë dy apo tri libra regjistrimi, duke e bërë të vështirë zbulimin e transakcioneve të dyshimta.


“Kur SHBA-të dhe BE-ja vendosin dikend nga Bosna në listë të zezë për mbështetjen e kriminelëve të luftës, apo OHR-ja shkarkon dikend nga puna, ata nuk duhet të mbështesin vendimet e tyre në gjyq. Ata mund të citojnë ‘burimet e kundërzbulimit’ dhe kaq. I akuzuari nuk ka të drejt apeli si mënyrë e zbulimit të fakteve kundër tij.


“Por prokurorët duhët të mbështesin akuzat me fakte të vlefshme në gjyq, dhe kjo më së tepërti vështirëson punën.”


E gjithë kjo vjen në mes të brengave për të ardhmen afatgjate të misionit të prokurorëve derisa burimet financiare po pakësohen, e cila po shkakton apele nga bashkësia ndërkombëtare për donacione në mënyrë që projekti të vazhdoj punën.


OHR-ja ka shpresuar se shpenzimet e këtij ekipi do të mbulohen nga gjykata shtetërore.


Por këto shpresa u humbën në dhjetor të vitit 2004, kur parlamenti i Bosnës aprovoj një ligj i cili rikonfiguroj shërbimin e prokurorisë së gjyqësisë në tri departamente të ndara – krime të luftës, krime të organizuara dhe krime të lehta. Ligji nuk la mundësi për financimin e prokurorëve ndërkombëtarë në sektorin e krimit të organizuar.


Përkundër problemeve, donatorë të jashtëm pritet të përgjigjen ndaj apeleve për fonde të reja duke ditur se të gjithë shohin prezencën e ndërkombëtarëve në sistemin e gjyqësisë boshnjake si gjë esenciale edhe për një kohë të caktuar.


“Prokurorët ndërkombëtarë ende nevojiten në njësitin për krime të organizuara sepse ata janë më të pavarur, dhe është shumë më vështirë të vihet presion mbi ta se sa mbi prokurorët vendorë,” thotë Blagovcanin nga Transparency International.


Nerma Jelacic është udhëheqëse e programit të IWPR në Bosne dhe Hercegovinë. Hugh Griffiths është koordinator hetimi për IWPR.


Frontline Updates
Support local journalists