KROACI: ARMIQTE E VJETER NDRYSHOJNE MENDJE
Nje regjim i ri vizash tregon nje permiresim te mundeshem te marredhenieve ndermjet Kroacise dhe Serbise.
KROACI: ARMIQTE E VJETER NDRYSHOJNE MENDJE
Nje regjim i ri vizash tregon nje permiresim te mundeshem te marredhenieve ndermjet Kroacise dhe Serbise.
Gazetat Serbe tani shiten ne Zagreb dhe tregtaret Kroate kane filluar te vizitojne perseri Beogradin. Armiqte e dikurshem duket se po afrohen perseri me njeri tjetrin por kujtimet e hidhura te luftes se fillimit te viteve Nentedhjete jane ende te freskta.
Si rezultat, marredheniet ndermjet dy vendeve "jane shume te ndryshueshme", nje tendence e cila reflektohet edhe ne marreveshjen e tyre te fundit mbi vizat. Te dyja vendet e pranojne se heqja e shtrengimeve per udhetim do te permiresonte lidhjet e biznesit por nga ana tjeter ata jane te shqetesuar per pasojat sociale qe mund te sillte nje gje e tille.
Ne muajin Maj, ministrant e brendeshem te te dy vendeve kane nenshkruar nje marreveshje sipas se ciles qytetaret Kroate dhe Jugosllav te cilet udhetojne ne drejtim te vendeve te tyre do te marrin viza turistike. Por marreveshja - e cila hyn ne fuqi me 1 Qershor - do te zgjase vetem tre muaj per shkak te frikes per nje shperthim te mundeshem te dhunes pergjate kufirit.
Megjithese marredheniet ndermjet dy fqinjeve thuhet se po permiresohen, shume prej qytetareve te te dyja vendeve ushqejne ende nje dyshim per njeri tjetrin pas kaq viteve propagande te bere nga qeverite e tyre. Ata kane frike per ate qe ndodhet pertej kufirit dhe e kalojne ate shume rralle.
Por zyrtaret e qeverise dhe biznesmenet nga Serbia dhe Kroacia jane te vendosur te inkurajojne udhetimet nder kufitare dhe kane thene se edhe qytetaret e tyre jane entizuaste per kete gje.
Industria Kroate e turizmit shpreson qe Jugosllavet do t'u bashkohen vales se turisteve perendimore te cilet pritet te vizitojne bregdetin e vendit gjate kesaj vere, megjithese ata e pranojne se mund te kete probleme.
"Une kam frike se do te kete perplasje ose edhe me keq," ka thene nje zyrtar Kroat i ministrise se turizmit per IWPR-nw pa dashur tw beje publik emrin e tij.
Ai thote se ministria, u ka sugjeruar agjensive turistike te jene te kujdeseshme dhe ti dergojne turistet Jugosllave kryesisht ne Istria, gadishulli ne veri te vendit ne kufi me Sllovenine. "Ne ate zone nuk ka pasur shume perplasje dhe luftime gjate luftes dhe tradicionalisht ka ekzistuar nje tolerance me e madhe nder etnike," ka thene zyrtari.
Mario Zmajeviq, drejtor i shoqates se turizmit ne Zagreb, thote se gjate panairit te turizmit ne Beograd ne muajin Mars, Serbet kane treguar interesim te madh per vendet te cilet ata i kane njohur dhe vizituar perpara luftes. "Ne patem mendimin se gjysma e Serbeve deshirojne te kalojne pushimet verore ne Kroaci," ka thene ai.
Zyrat turistike ne Serbi parashikojne qe me pak reklama, rreth 100,000 njerez mund te kalojne pushimet ne Kroaci. Por reklamat interesante per vendet turistike ne Kroaci ende nuk kane mberritur ne televizionet Serbe.
Ndersa per momentin, shkembimet turistike jane ende te vogla, ka shenja te dukeshme per nje permiresim te marredhenieve ndermjet dy vendeve. Ne mesin e muajit Maj, per shembull, gazetat e perditeshme Serbe jane rishfaqur ne stendat e gazetashitesve ne Kroaci pas nje mungese prej 11 vjetesh. Te gjitha kopjet jane shitur brenda dites. "Nese do te kisha nje qind kopje te "Politika" do ti kisha shitur te gjitha," thote nje shites gazetash ne qender te Zagrebit.
Te tjere njerez nuk jane shume te kenaqur nga fakti i rikthimit te gazetave Serbe ne Kroaci. "Shume njerez duket se kane harruar se si ky shtyp ka perhapur urrejtjen ndaj Kroateve," thote Melita Andriq nga Osijek. Andriq dhe te tjere si ajo mendojne se influenca Serbe ne vendin e tyre duhet te pakesohet.
Por kur behet fjale per muziken, kjo influence eshte e padiskutueshme. Te rinjte Kroate te cilet kalojne naten ne klube, shume prej te cileve kane qene vetem femije kur lufta solli shperberjen e Jugosllavise, kercejne muziken Serbe te tipit turbo-folk - nje perzierje e muzikes popullore dhe asaj moderne disko e cila eshte bere shume popullore ne vitet Nentedhjete.
Popullariteti i yjeve te kesaj muzike ka zemeruar disa Kroate. Zoran Vinkoviq, kryetar i bashkise se qytetit te vogel te Djakovo ne veri lindje te vendit, ka grisur posterat e vendosur ne nje motel ne autostraden Beograd-Zagreb, te cilat reklamonin nje koncert te Miroslav Iliq. "Pas agresionit Serb dhe viktimave te panumerta Kroate, tani duhet te durojme edhe kete fare muzike Serbe," ka thene ai.
Por Dubravko Lesina, nje kengetar ne diskon e Osijekut, OKS, nuk ka shume problem te kendoje kenget e njohura te muzikes turbo folk - bile edhe ato te Ceca Raznatoviq, gruas se udheheqesit te vrare paraushtarak, Zheljko "Arkan" Raznatoviq, njesite "Tigrat" e te cilit kane qene pergjegjese per krime lufte ne rajonin e Vukovarit ne Kroaci. Nese ai do te ishte ende gjalle, patjeter qe do te ishte akuzuar nga gjykata e Hages.
Lesina eshte bere fillimisht i famshem duke kenduar kenge nacionaliste Kroate, te cilat kane qene te mbushura me urrejtje ndaj Serbeve, dhe shpesh ate e kerkonin per te kenduar udheheqesit e njohur ektreme te krahut te djathte. Por tani, nuk perben ndonje problem per te te kendoje kenge Serbe.
"Kroacia tani eshte nje shtet i pavarur, ne te gjithe kemi pasaporta Kroate, monedhen tone, ushtrine dhe flamurin tone. Tani i kemi te gjitha ato per te cilet kam kenduar ne kenget e mia," thote Lesina. "Kohet kane ndryshuar dhe une tani kendoj ate qe u pelqen njerezve".
Natyrisht per disa Kroate, pragmatizmi eshte me i rendesishem se pasionet nacionaliste ne lidhje me armiqte e tyre te dikurshem.
Drago Hedl eshte nje gazetar i pavarur ne Kroaci.