Deklarimi I Bllofit

Ndersa bisedimet ne Paris perfunduan, te dyja delegacionet bene ate qe pritej prej tyre. Tani pyetja shtrohet perseri se cfare do te beje Perendimi, pas disa jave kercenimesh.

Deklarimi I Bllofit

Ndersa bisedimet ne Paris perfunduan, te dyja delegacionet bene ate qe pritej prej tyre. Tani pyetja shtrohet perseri se cfare do te beje Perendimi, pas disa jave kercenimesh.

Thursday, 18 March, 1999
IWPR

IWPR

Institute for War & Peace Reporting

Bllofi i Grupit te Kontaktit me se fundi eshte deklaruar. Te dyja delegacionet ne bisedimet e paqes per Kosoven ne Paris kane bere pikerisht ate qe pritej: nje firme nga ana e Shqiptareve dhe nje kundershtim i prere nga Serbet per marreveshjen e Rambouillet.


Por tani qe bisedimet kane arritur ne nje perfundim pa konkluzione, pas disa javesh kercenimesh, shtrohet pyetja se cfare do te beje Grupi i Kontaktit ?


Ceremonia e nenshkrimit me 18 Mars ne mes te delegacionit Shqiptar dhe ndermjetesuesve nderkombetar u zhvillua ne nje nivel te ulet por pati nje ndjenje lehtesimi. Me ne fund, delegacioni kishte nenshkruar marreveshjen, dhe kjo i dha Washingtonit nje fare suksesi te dukshem.


Duke qene se kishin konfirmuar vendosmerine e tyre per te nenshkruar marreveshjen ne diten e pare te bisedimeve, dhe ishin mbajtur te vecuar prej delegacionit Serb, Shqiptaret kane kaluar pjesen me te madhe te javes duke diskutuar rreth administrates se perkoheshme per nente muajt e pare te periudhes se marreveshjes, perpara mbajtjes se zgjedhjeve.


Ata gjithashtu jane perkedhelur shume kryesisht nga SHBA. Vetem disa dite me pare, i njejti delegacion ishte kritikuar ashper prej zedhenesve Amerikane per inkompetence, lidhje fisnore, Marksizem - Leninizem dhe papjekuri. Tani ata po pergatiten per t`u servirur si aktoret kryesore--me nje vizite ne qendren e NATO-s ne Bruksel, dhe me nje ftese speciale per te vizituar Washingtonin. Pas nenshkrimit te marreveshjes nga pala Amerikane dhe Bashkimit Europian, tani Shqiptaret jane nje pale e vendosur ne « procesin e Rambouillet ».


Kjo gje nuk mund te thuhet per Serbet. Gjate tere javes se bisedimeve, delegacioni Serb, i udhehequr nga Presidenti Serb Milan Milutinovic, e hodhi poshte me vendosmeri dokumentin e detajuar prej 80 faqesh te pergatitur ne Rambouillet. « Refuzimi i tyre perjashton cdo kompromis, » tha Fehmi Agani, nje figure e njohur politike Shqiptare dhe anetar i delegacionit. « Ky eshte nje refuzim agresiv. Ne e prisnim qe ata te refuzonin marreveshjen, por jo ne kete menyre. »


Ashtu si edhe gjate bisedimeve te mepareshme, Serbet perseri u perpoqen te ndanin komponentet politike dhe ushtarak te marreveshjes. Me sa duket qellimi i tyre ishte te turbullojne ujrat rreth mos pranimit te tyre, dhe te inkurajojne kundershtimin e Rusise dhe mundesisht edhe te qeverive te tjera Europiano Perendimore per sulmet e NATO-s.


Ne Rambouillet, strategjia Serbe ishte te fokusohej ne ceshtjen e forcave nderkombetare ne territorin Jugosllav, gje e cila ishte quajtur si nje parakusht per cdo marreveshje te sukseseshme. Kete rradhe ata u perqendruan ne aspekte te detajuara te marreveshjes politike. « Ne do te nenshkruajme marreveshjen politike ne se ata i pranojne sugjerimet tona, » tha ne fillim te konferences Milutinovic.


Por sipas delegacionit Shqiptar, 20 faqet e « sugjerimeve » permbanin ndryshimin e rreth 70 per qind te planit te perfunduar ne Rambouillet, dhe ndermjetesuesit nderkombetar nuk pranuan te diskutonin keto ndryshime fondamentale. Zedhenesi Amerikan Philip Reeker theksoi se « Ceshtjet teknike dhe ceshtje te ndryshimit te rendit te fjaleve mund te merreshin ne konsiderate. Por Serbet kerkonin te rihapnin edhe nje here ceshtjen e ndryshimeve themelore te tekstit. Grupi i Kontaktit tha se ky ishte nje takim … mbi modalitetet e zbatimit ».


Tani Serbet kundershtojne krijimin e Gjykates se Larte te Kosoves, e cila do te krijonte nje sistem ligjor te vecante nga ai i Serbise, dhe do te zevendesonte ate me nje sistem me te limituar te gjykatave te apelit. Delegacioni propozoi t`i jepte parlamentit te Kosoves nje dhome te dyte, me te ulet, ne te cilen te gjithe grupet etnike do te kishin numer te barabarte perfaqesuesish, e cila do te kishte fuqine per te vene veton ndaj vendimeve te rendesishme. Ata gjithashtu ngulin kembe qe sistemi politik dhe ligjor i Kosoves te percaktohen me ane te nje statuti, dhe jo me ane te kushtetutes se saj. Ata gjithashtu nuk pranojne nenet te cilat transformojne UCK-ne ne nje force te rregullt policore Shqiptare, ato qe garantojne te drejten per rikthimin e disa qindra mijera vetave te zhvendosur nga shtepite e tyre, dhe ato qe sigurojne juridiksionin e Gjykates Nderkombetare per krimet ne ish Jugosllavi per te hetuar krimet e luftes ne Kosove.


Disa diplomate ngriten dyshime se kundershtimi i qarte i Serbeve do te rriste shqetesimin ne mes te Grupit te Kontaktit dhe do te ndihmonte ne rritjen e mbeshtetjes per veprime te NATO-s per ti detyruar ata te pranojne marreveshjen. Por gazetaret ne konference u perpoqen edhe te nuhasnin shenja te ndryshimeve ne mendime ndermjet diplomateve Perendimore dhe ndermjetesuesit Rus ne keto bisedime, Boris Mayorsky. Disa njoftime bene te ditur se Ruset nuk do te pranonin ndonjehere vendosjen e forcave paqeruajtese te NATO-s; te tjere sugjeronin se Mayorsky kishte menduar vazhdimisht se duhet te lihej me teper kohe per bisedime, ndersa Europiano Perendimoret dhe Amerikanet argumentonin se nuk kishte me kuptim per te vazhduar bisedimet. Gjate ceremonise se nenshkrimit me Shqiptaret, Mayorsky refuzoi te nenshkruante dokumentin e Rambouillet se bashku me koleget e tij Europiane dhe Amerikane.


Cdo veprim i NATO-s do te jete i diskutueshem ne cdo rast, dhe ato do te ushqejne debatin ne se te gjitha mjetet jane perdorur krejtesisht perpara se te nise nje sulm ajror ushtarak. Ne diten e mbylljes se bisedimeve, u duk sikur ato do te nderpriteshin zyrtarisht per nje jave, per te lejuar edhe me teper kohe per diplomacine dhe per ti dhene edhe nje shans te fundit Miloshevicit. Vizita e Ministrit te Jashtem Rus ne Washington u pa gjithashtu si nje komplikim i metejshem per cdo afat bombardimi.


Por ne se nderhyrja ushtarake filloi te dukej e pashmangeshme, ajo gjithashtu po dukej edhe shume e rrezikeshme, dhe jo shume efektive. Ndersa Kongresi Amerikan u be gjithnje e me teper ne favor te ndonje nderhyrje ushtarake, Gjenerali Michael Ryan, komandant i Forces Ajrore Amerikane, u tha anetareve te Komitetit te Forcave te Armatosura te Senatit gjate nje seance pyetjesh se moti i keq se bashku me nje force te integruar te radareve dhe raketave te prodhimit Rus do te perbenin pengesa te medha per pilotet Amerikane dhe ata aleate. « Ti hysh kesaj me sulme ajrore nuk do te jete e lehte. Ka nje mundesi te madhe qe ne te humbim disa avione, » paralajmeroi ai > ------------------------------------------------------------------------


Transfer interrupted!


te Mbrojtjes Ken Bacon tha ne nje konference ne Pentagon se Serbet kane dislokuar dyzina SA-2, SA-3 dhe raketa mbrojtese me rreze me te gjate veprimi SA-6 si edhe raketa supi, dhe mbi 2,000 topa kunder ajrore ne Kosove dhe kudo tjeter ne Jugosllavi. « Ky eshte nje sistem kunder ajror i forte, shume i integruar, dhe shume mire i pajisur, » tha ai.


Ka patur nje shqetesim te madh edhe per fatin e vezhguesve te Misionit te Verifikimit ne Kosove te Organizates per Sigurimin dhe Bashkepunimin ne Europe (OSBE). Ne kohen e vendosjes se tyre gjate vjeshtes se shkuar, nje « force terheqjeje » modeste eshte vendosur ne Maqedoni per ti terhequr ata ne cdo rast rreziku nga dhuna apo marrja peng. Ky rrezik behet nje mundesi ne rritje, me forcat e medha Serbe te cilat kontrollojne rruget e daljes nga provinca. Mekanizmi politik per te urdheruar terheqjen e vezhguesve nderkombetar te cilet nuk jane nen kontrollin Amerikan, nuk eshte shume i qarte.


Edhe ne rast se keto shqetesime praktike mund te zgjidhen--si ne rastin e bombardimeve te administrates se Clintonit ndaj Irakut rreth ceshtjeve te verifikimit te armatimit--ceshtja mbetet se cfare do te arrijne bombardimet. Nje terheqje e verifikuesve dhe nje sulm ne shkalle te gjere do te mund te hapte rrugen per nje dhune te eger ne Kosove, ku aleatet Shqiptare te tanishem te Perendimit do te vuanin pjesen me te keqe. Edhe atehere, eshte e paqarte ne se nje perpjekje e tille, do te detyronte me ne fund Beogradin te nenshkruante. Por duke qene se ka arritur deri ne kete pike, Perendimi mund te gjendet ne nje pozicion ku nuk do te kete zgjidhje te tjera.


Anthony Borden eshte drejtor ekzekutiv i IWPR.


Balkans, Macedonia, Serbia
Frontline Updates
Support local journalists