Kosove: A do te Pranojne Serbet te Marrin Pjese ne Qeveri?
Nje numer i madh i Serbeve kane marre pjese ne zgjedhjet e fundit ne Kosove, por mbetet ende dyshimi mbi deshiren e tyre per te marre pjese ne administraten e re te provinces.
Kosove: A do te Pranojne Serbet te Marrin Pjese ne Qeveri?
Nje numer i madh i Serbeve kane marre pjese ne zgjedhjet e fundit ne Kosove, por mbetet ende dyshimi mbi deshiren e tyre per te marre pjese ne administraten e re te provinces.
Nje djalosh Serb qendronte ne qendren e votimit me nje pamje te merzitur gjate zgjedhjeve te para te lira dhe demokratike ne Kosove, javen e kaluar. "Mos prisni nje pjesemarrje te madhe," thote ai.
Parashikimi i tij ne fakt ishte i drejte. Vetem 200 nga 525 votuesit Serbe te regjistruar ne enklaven Serbe te Gorazhdecit morren pjese ne votime.
Por ne te gjithe Kosoven, pjesemarrja e pakices ne zgjedhje ishte me e larte se sa pritej. Sipas shifrave te dhena nga OSBE, rreth gjysma e 170,000 Serbeve te regjistruar kane marre pjese ne votim, gje e cila do te thote se Serbet do te fitojne rreth 20 perqind te vendeve ne parlamentin e Kosoves.
Shume Serbe kane pasur frike se pjesemarrja ne zgjedhje do te konsolidonte Kosoven si nje shtet te pavarur dhe do te shuante pergjithnje enderren e tyre per t'u ribashkuar me Serbine. Nje pjese e madhe e tyre jane regjistruar per te votuar vetem per te treguar ekzistencen e tyre ne province, por nuk kane pasur asnje here nder mend te votonin.
Eshte dashur nje perpjekje e madhe nga ana e komunitetit nderkombetar, drejtuesit Jugosllav dhe Kisha Ortodokse Serbe per te bindur Serbet e Kosoves per te marre pjese ne zgjedhje.
"Po bejme si na kane urdheruar," thote nje moter Ortodokse, duke iu referuar politikaneve ne Beograd. "Ne shpresojme qe Zoti do ta beje me mire, dhe qe ata dine se cfare po bejne". Nje burre i kaluar ne moshe teper i nxehur thote: "E perse duhet te votoj, kur keto zgjedhje jane per pavaresine e Kosoves. Mua nuk me mashtrojne dot". Ai kishte vendosur te shkonte te priste dru per dimer ne vend qe te votonte.
Politikanet Shqiptare kane thene se ata ishin te habitur nga rezultati. "Ne deshironim qe ata te merrnin pjese, por une jam pak i habitur me pjesemarrjen e tyre te larte," ka thene anetari i AAK-se Bujar Dugolli ne nje program televiziv.
Perpara vitit 1999, ne Kosove ka pasur rreth 200,000 Serbe, rreth 10 perqind e popullsise se provinces. Pas terheqjes se trupave Jugosllave pas bombardimeve te NATO-s, rreth gjysma e popullsise Serb eshte larguar. Ata qe kane mbetur, shpesh jetojne ne enklava te vecuara me liri te kufizuar levizjeje. Ata shpesh kane frike edhe te flasin ne gjuhen e tyre ne rruge dhe institucione publike.
Shume Serbe te Kosoves kane kundershtuar zgjedhjen e nje parlamenti dhe nje presidenti te provinces e cila momentalisht eshte nje protektorat nderkombetar. Demografet kane thene se ky parlament ne menyre te pashmangeshme do te dominohej nga Shqiptaret. Qendrimi i tyre eshte i njejte me ate te shumices Shqiptare ne periudhen e sundimit te ish presidentit Jugosllav Sllobodan Millosheviq, kur ata ne menyre te vazhduar nuk kane marre pjese ne zgjedhje.
Pjesemarrja e Serbeve ne zgjedhje ka qene e rendesishme per administraten nderkombetare ne Kosove. Shefi i UNMIK-ut, Hans Hakerup, dhe Dan Everts, shefi i zyres se OSBE-se ne province, kane pasur nje sere takimesh me drejtuesit Serbe ne Beograd dhe ata lokal ku i kane nxituar ata te punojne per pjesemarrjen e Serbeve ne zgjedhje.
Me 5 Nentor, Hakerup dhe Nebojsha Coviq, perfaqesuesi special i qeverive Jugosllave dhe Serbe, kane nenshkruar nje marreveshje e cila ka qene shume e rendesishme per te bindur Beogradin per te mbeshtetur pjesemarrjen e Serbeve te Kosoves ne zgjedhje dhe perfshirjen e tyre te mevoneshme ne nje qeveri te provinces.
Dokumenti ka konfirmuar edhe nje here parimet baze te rezolutes 1244 te OKB-se; rikthimin e njerezve te zhvendosur dhe refugjateve; dhe angazhimin per hetime rreth fatit te personave te humbur.
Paas zgjedhjeve, drejtuesit Serbe te Kosoves kane thene se ne asnje rrethane ata nuk do te pranojne te hyne ne nje administrate koalicioni me dy partite nacionaliste Shqiptare, Partine Demokratike te Kosoves, PDK, dhe Aleancen per Ardhmerine e Kosoves, AAK. Por ata e kane lene te hapur mundesine e bashkepunimit me me te moderuarin Ibrahim Rugova dhe Lidhjen Demokratike te Kosoves, LDK, te drejtuar prej tij, e cila ka fituar zgjedhjet.
Megjithate, nje bashkepunim i tille duket i pamundur. Rugova do te kishte frike nga reagimi i partive nacionaliste, vecanerisht i PDK-se, e cila shpesh i kujton Rugoves takimin shume te kritikuar te tij me Millosheviqin gjate luftes ne Kosove.
Edhe nese Serbet i zene 20 vendet e tyre ne parlamentin e Kosoves, ka mundesi qe gjysma e tyre nuk do te marrin pjese ne seancat e tij. Ata qe jetojne jashte Kosoves do te rrezikonin shume te udhetonin per atje. Ata qe do te marrin pjese mund te merziten shpejt nga fakti qe vota e tyre do te mbytet nga shumica e kontrolluar prej Shqiptareve.
Hakerup ka sfiduar drejtuesit e Kosoves per te siguruar suksesin e punimeve te parlamentit. "Bota do te ndjeke me vemendje nese ata kane maturine e nevojeshme per te zgjidhur ceshtjet e rendesishme te qeverisjes dhe per te mos u bere peng i retorikes se vetove dhe rezolutave per pavaresi," ka thene ai. Hakerup ka fuqine e vetos ndaj vendimeve te parlamentit te Kosoves dhe ka deklaruar publikisht se nuk do te nguroje ta perdore ate.
Eshte ende shume heret te thuhet nese Serbet e Kosoves do te punojne ne institucionet e reja, megjithese ata duken shume te kenaqur me rezultatet e zgjedhjeve. "Keto zgjedhje kane konfirmuar se komuniteti Serb ne Kosove ekziston ende dhe nuk eshte dorezuar," ka thene Oliver Ivanoviq, nje nga drejtuesit e koalicionit Serb, Povratak. Ai ka shtuar: "Ne do te vazhdojme luften tone".
Stanimirka Krstoviq, nje e moshuar Serbe thote: "Ne shpresojme qe gjerat te ndryshojne per mire. Ne tani shpresojme per me teper siguri, me teper vende pune dhe qe te rinjte tane te kthehen. Nese nuk kthehen ata - do te largohemi edhe ne".
Adriatik Kelmendi eshte nje gazetar i se perditeshmes Koha Ditore ne Kosove.