Shrregulimet E Personalitetit Te Millosheviqit

Regjistrime te bisedave te Millosheviqit te publikuara se fundi tregojne per personalitetin e tij te dyzuar.

Shrregulimet E Personalitetit Te Millosheviqit

Regjistrime te bisedave te Millosheviqit te publikuara se fundi tregojne per personalitetin e tij te dyzuar.

Wednesday, 6 February, 2002

Per te qene nje njeri i cili kishte grumbulluar kaq shume pushtet, Sllobodan Millosheviq, per cudi ishte nje njeri i cili nuk i pelqente te perfitonte prej tij. Ai kryesisht bente nje jete private. Shume rrale jepte intervista - dhe ne daljet e rralla ne publik dukej i ftohte dhe i larget.


Shume njerez e kujtojne ate si nje aparatcik komunist i cili fliste me fraza te gateshme perpara kamerave.


Nje Millosheviq teper i ndryshem shfaqet nga transkriptet e botuara te bisedave te pergjuara nga sherbimet sekrete Kroate ne vitet 90. Keto e tregojne Millosheviqin si nje njeri me personalitet te dyzuar - arrogant dhe i ashper me vartesit e tij te cileve i bertiste gjithnje, dhe ne te njejten kohe, nje baba dhe bashkeshort i dashur.


Kroatet kane pergjuar ish presidentin Serb qe nga viti 1995 deri ne Maj 1998, duke rregjistruar mbi 700 biseda telefonike te cilat ai i ka bere gjate qendrimit te tij ne shtepine e gjuetise te Karagjorgjevos ne Serbine veriore, nje nder shtepite e preferuara te Titos per pushime.


Ky lajm sensacional eshte dhene javen e kaluar ne te perjaveshmen e Zagrebit Globus, e cila ka botuar disa hollesi nga transkriptet e telefonatave te pergjuara. Qe materiali ishte origjinal mund te shihej nga fakti qe diten e botimit te tij, Zyra e Sigurimit Kombetar te Kroacise ka kerkuar hapjen e nje hetimi mbi menyren e nxjerrjes se ketij informacioni dhe se kush ka hequr shenimin "top sekret" nga materiali.


Gazetari i Globus i cili ka pare materialin thote se dokumentat ishin pastruar imtesisht me pare - mesa duket sherbimet sekrete Kroate kishin hequr disa nga pjeset e bisedave te Millosheviqit me bashkepunetoret e tij per ti perdorur si prove ne akuzen e Kroacise ndaj Jugosllavise ne Hage. Zagrebi e akuzon Beogradin per agresion dhe genocid.


Pjesa me madhe e bisedave telefonike kane qene private ndermjet Millosheviqit dhe gruas se tij Mira dhe me femijet e tij Marko dhe Maria.


Vetem disa biseda te botuara ne Globus kane nje dimension politik.


Nje nder me te rendesishmet eshte biseda e tij me ish presidentin Amerikan Bill Clinton i cili i ka telefonuar Millosheviqit nga avioni i tij ne kthim nga nje vizite e tij ne Bosnje ne 13 Janar, 1996.


Biseda e cila eshte fokusuar ne marreveshjen e paqes se Dejtonit e cila sapo ishte nenshkruar - ka qene miqsore. Millosheviq ka qene shume i kenaqur me te. Me pas, ai i ka telefonuar ministrit te jashtem Jugosllav, Milan Milutinoviq, tani president i Serbise i cili eshte i kerkuar nga Haga.


Millosheviq eshte mburrur se Clinton ka qene "shume miqsor". Milutinoviq ka qene skeptik dhe ka thene se Clinton duhet te jete fshehur ne banjo nga frika e Madlen Albright, ne ate kohe ambasadore Amerikane ne OKB, e cila ka qene ne te njejtin avion me te.


Millosheviq ka thene: "Me duket se po ben shaka. Ti mendon se ai ka frike nga Albright?" Milutinoviq eshte pergjigjur: "Ajo eshte nje plake grindavece. Ti nuk e njeh si si eshte ajo".


Obsesioni i Millosheviqit me deshiren e mire Amerikane pas nenshkrimit te marreveshjes se Dejtonit tregohet edhe ne biseden qe ka pasur me pas me Drgan Hadzi Antiq, redaktor i gazetes se perditeshme te rendesishme pro Millosheviqit, Politika.


Nje dite pas bisedes me Clintonin, Millosheviq i ka telefonuar Antiq dhe i eshte versulur me nje lum sharjesh, duke shprehur zemerimin e tij per komentin e botuar ne faqet e gazetes Politika rreth vizites se Clinton ne Bosnje.


"Si guxon te shkruash se Clinton ka ardhur ne rajon vetem per te bere disa fotografi dhe per te larguar vemendjen nga mos pjesmarrja e tij ne luften e Vietnamit dhe skandali Whitewater? A mos je cmendur valle? Une po perpiqem te ndertoj dicka ndersa ti i ve shkelmin dhe peshtyn cdo gje," ka shfryre ai.


Antic ka pranuar te shkruaje nje koment me te pershtatshem. "Tani do te shkruaj nje koment tjeter," ka thene ai.


Ne nje bisede me vajzen e tij Marija, ne fund te vitit 1995, Millosheviq i ka kerkuar asaj te flase me Antiq dhe ti thote te nderhyje tek Drgan Milanoviq, kryeredaktor i Radio Televizionit te Serbise, RTS, te ndaloje glorifikimin e figures se tij ne emisionet e lajmeve. "Thuaji atij te me heqe nga lajmet. Dreqi ta haje, me ka ardhur ne maje te hundes vetja ime", ka thene ai.


Pjesa me e madhe e telefonatave te tjera jane te mbushura me ceshtje te brendeshme familjare. Ne nje telefonate, Millosheviq perpiqet te binde djalin e tij i cili ishte ne Itali te mos beje nje operacion plastik per te ndryshuar formen e vesheve te tij te dale.


Gjate udhetimit te tij ne Itali, Marko ka shprehur edhe nje ide tjeter per te permiresuar pamjen e tij te jashteme - lente kontakti me ngjyra te ndryshme. Ai i ka thene babait te tij se ai kishte nder mend te ndryshonte ngjyren e syve te tij ne menyre qe t'ja pershtaste ate kostumit qe do te vishte ne nje dite te caktuar.


Keto biseda familjare e paraqesin ate si nje baba dhe bashkeshort te devotshem. Millosheviq ka ngushelluar Marijan, atehere pronare e radio stacionit Kosava, kur ajo kishte marre kercenime nga disa biznesmene te cilet kerkonin ta blinin ate. Kur ajo eshte ankuar per disa firma te cilat i kishin para borxh asaj, ai e ka keshilluar ta coje ceshtjen ne gjyq per te marre parate.


Megjithate Millosheviqi nuk ka qene i kenaqur me marredhenien e saj me rojen e saj te trupit, Dusan Vujisiq, i cili kishte vuajtur me pare nje denim me burg per tete vjet per krime te lidhura me mafien.


Botimi i bisedave te pergjuara telefonike te Millosheviqit ne Globus nuk eshte nje hap politik i llogaritur. Kjo eshte vetem marreveshja e rradhes ne tregtine fitimprurese te dokumentave sekrete te cilat jane nxjerre nga sherbimet sekrete Kroate vitet e fundit.


Ne driten e gjyqit te tij i cili pritet te filloje me 12 shkurt, bisedat te cilat do te tregonin se si ka marre vendimet e tij politike Millosheviqi dhe si ka dhene urdhera - te cilat policia sekrete Kroate i ka hequr - do te ishin me interesante se sa te gjitha materialet te cilat jane botuar deri me tani.


Drago Hedl eshte redaktor i projektit te IWPR-se ne Kroaci.


Frontline Updates
Support local journalists