KEMBANA ALARMI NE SERBINE E JUGUT

Luftetaret Shqiptare kane rifilluar veprimet e tyre ne Presheve ne prag te fillimit te bisedimeve per Kosoven.

KEMBANA ALARMI NE SERBINE E JUGUT

Luftetaret Shqiptare kane rifilluar veprimet e tyre ne Presheve ne prag te fillimit te bisedimeve per Kosoven.

Tuesday, 6 September, 2005

Nje shperthim i ri dhune ne Serbine e jugut po kercenon paqen e brishte te vendosur ne rajon, dhe po shkakton armiqesi ndermjet politikaneve vendas shqiptare dhe atyre ne Beograd.


Nje granate dore ka shperthyer naten ndermjet 27 dhe 28 gushtit prane xhamise me te madhe ne qendren e qytetit te Presheves. Shperthimi ka qene incidenti i katert ne nje seri incidentesh te cilat kane tronditur rajonin e banuar kryesisht nga shqiptaret ne Serbine e jugut.


Armata Kombetare Shqiptare, AKSH, nje organizate e paligjeshme e armatosur, ka pranuar se ka kryer dy sulme te mepareshme, duke konfirmuar keshtu friken e serbeve. Por politikanet shqiptare kane fajesuar per incidentet me te fundit, perfshire shperthimin e granates, qeverine e Serbise e cila sipas tyre ka urdheruar keto veprime.


Megjithese ekzistojne versione te ndryshme ne lidhje me sulmin me te fundit, ata pranojne se vala e dhunes eshte me e madhja qe prej perfundimit te nje konflikti gjashte mujor ne vitin 2001, ne te cilin luftetaret shqiptare kane luftuar kunder forcave te sigurimit serbe.


Rreth 70,000 shqiptare etnik perbejne shumicen ne Presheve, Medvegje, dhe Bujanovc, tre rrethet me jugore te Serbise. Qe prej majit te vitit 2001 ne kete rajon ka mbizoteruar nje qetesi relative, pas nenshkrimit te nje marreveshjeje paqe nen presionin e komunitetit nderkombetar, dhe shperberjes se forces luftarake shqiptare, Ushtria Clirimtare e Presheves, Medvegjes dhe Bujanovcit, UCPMB.


Dy komunitetet kane arritur nje fare progresi ne zbatimin e planit te paqes - jane krijuar njesi shume etnike te policise dhe jane organizuar zgjedhje te parakoheshme per pushtetin lokal, duke i vendosur shqiptaret ne krye te administratave lokale ne te treja bashkite.


Shperthimi me i fundit i dhunes ka shtuar tensioned dhe po demton marredheniet ndermjet Beogradit dhe komunitetit shqiptar. Vezhgues vendas jane te shqetesuar se gjendja mund te keqesohet edhe me tej.


Dy sulmet e para jane kryer ndaj forcave serbe te sigurise - nje baze ushtarake prane fshatit Dobrosin eshte qelluar me mortaje me 10 gusht, dhe disa njerez te armatosur kane qelluar ndaj nje pike kontrolli te policise prane Konculj me 17 gusht. Ne keto sulme nuk ka pasur viktima.


AKSH - e cila vepron edhe ne Maqedoni dhe Kosove - ka marre persiper pergjegjesine per keto sulme, ne nje deklarate ku thuhej se "Lufta per clirimin e Presheves, Medvegjes dhe Bujanovcit nuk do te pushoje deri sa keto territore te mbeten te pushtuara nga trupat serbe".


Alban Vjosa, sekretar politik i krahut politik te AKSH, Fronti i Bashkimit Kombetar Shqiptar, nuk ka komentuar mbi sulmet, por ka thene per IWPR se forca e armatosur eshte e vendosur ne qellimet e saj. "Armata Kombetare Shqiptare do te jete prezente vazhdimisht ne kete rajon me qellim qe te mbroje popullsine shqiptare nga ndonje masaker e mundeshme nga trupat serbe," ka thene ai.


"Ne e dime se cmimi i lirise eshte i larte, por ne jemi te afte te paguajme nje cmim te tille per lirine".


Sulmet e mepaseshme jane drejtuar ndaj civileve dhe jo me ndaj njesive te ushtrise apo policise. Pervec shperthimit te granates prane xhamise, ne ditet e fundit ka pasur edhe nje shperthim prane qendres kulturore ne Presheve i cili ka shkaktuar dy te plagosur. Politikanet serbe dhe ata shqiptare te Presheves kane akuzuar njeri tjetrin per organizimin e ketyre sulmeve.


Zevendes kryeministri Nebojsha Coviq - i cili ka qene nismetari i planit te paqes ne vitin 2001 - ka thene per radion B92 me 28 gusht se ekstremistet shqiptare po sulmojne me qellim komunitetin e tyre, dhe se ai ishte i shqetesuar se ata do te ndermerrnin sulme te tjera.


"Terroristet po pergatisin dicka shume, shume te rrezikeshme, dicka te pergjakeshme," ka paralajmeruar ai.


Drejtuesit e parive shqiptare ne Serbine e jugut, kane fajesuar qeverine e Beogradit, dhe kane thene se sulmet jane nje taktike ne prag te fillimit te bisedimeve te para zyrtare ndermjet Serbise dhe Kosoves. Megjithese bisedimet e planifikuara per ne muajin shtator do te perqendrohen vetem ne ceshtje praktike te dores se dyte, ato pritet te sherbejne si nje hap i pare drejt diskutimeve te mevoneshme mbi statusin perfundimtar te protektoratit. Shume shqiptare ne Serbine e jugut e konsiderojne rajonin e tyre si "Kosova lindore" dhe kerkojne te mos lihen jashte marreveshjes perfundimtare.


Mustafa Ragimi, drejtuesi i partise se dyte me te madhe ne Serbine e jugut, Partia Demokratike e Shqiptareve, PDSH, ka akuzuar "sherbimet sekrete serbe, dhe politikanet serbe te cilet jane kunder demokracise" se qendrojne pas shperthimeve me te fundit.


Orhan Rexhepi, drejtuesi lokal i Levizjes per Progres Demokratik - nje parti e krijuar nga ish anetare te UCPMB-se - ka thene per IWPR se ai mendon se qeveria serbe kishte organizuar shperthimet per te provokuar AKSH, dhe per te justifikuar dislokimin e forcave te tjera te sigurise ne rajon, dhe per te larguar vemendjen e komunitetit nderkombetar ne prag te bisedimeve per Kosoven.


Por ka pasur edhe disa zera te moderuar. Kryetari i bashkise se Presheves, Riza Halimi, i cili drejton Partine per Veprim Demokratik, me e madhja ne rajon, e ka pershkruar shperthimin ne qendren kulturore si nje "akt terrorist" pa fajesuar askend per te.


Analistet vendas njoftojne per nje rritje te ndjenjes se pakenaqesise ne rradhet e popullsise lokale per shkak se nuk ka pasur permiresime edhe pasi politikanet shqiptare jane vendosur ne krye te qeverisjes lokale. Vetem rreth 2,300 nga 48,000 banoret e Presheves jane te punesuar. Te moderuarit si Halimi, te cilet jane te gatshem te bisedojne me Beogradin, po humbasin mbeshtetjen popullore, thone vezhguesit vendas.


Tani luftetaret mund te perpiqen te perfitojne. Kur Vjosa ka folur per IWPR, ai ka thene se AKSH po vepronte sepse komuniteti shqiptar ishte i pakenaqur nga partite e tanishme politike.


AKSH ka dale ne skene vetem pak kohe me pare, dhe mendohet se ka rekrutuar ne rradhet e saj disa nga ish anetaret e UCPMB-se, Ushtrise Clirimtare Kombetare ne Maqedoni dhe Ushtrise Clirimtare te Kosoves - vecanerisht ata te cilet jane te pakenaqur me marreveshjet politike te arritura ne Serbi, Maqedoni dhe Kosove.


IWPR ka mesuar se AKSH ka vendosur forca ushtarake ne Serbine e jugut, si edhe pergjate kufirit ne anen tjeter ne zonen e Kumanoves ne Maqedoni. Me 31 gusht, disa mijera njerez thuhet se jane larguar nga shtepite e tyre ne Kumanove per shkak te frikes per perplasje te mundeshme ushtarake ndermjet forcave te sigurise maqedonase dhe AKSH.


Nje i ri shqiptar i cili jeton ne Presheve, ish anetar i UCPMB-se, ka thene per IWPR se ai ndjehej i tradhetuar nga politikanet vendas dhe i mashtruar nga Beogradi. Ai ka thene se ishte i gatshem te anetaresohej ne AKSH, "sepse qellimi i saj eshte te luftoje per me teper se gjysem liria per te cilen luftuam ne".


Nje tjeter i ri nga Bujanovci, i cili ka kerkuar te mbetet anonim, ka thene se "Une nuk kam marre pjese asnjehere ne luftime gjate konfliktit te fundit, por tani do te bashkohesha me AKSH. Ne jemi ende te pushtuar, dhe prove per kete jane trupat serbe te cilat vazhdimisht na sulmojne".


Serbet te cilet jetojne ne tre bashkite te cilat perbejne luginen e Presheves jane gjithnje e me te shqetesuar. Nenad Maniq, i cili drejton zyren e Partise Demokratike ne Presheve, ka thene per IWPR se "incidentet e fundit nxisin nxjenjen e pasigurise tek serbet, sepse ata perbejne pakicen ne kete zone. Kjo do te beje qe ata te largohen nga bashkia e Presheves".


Skender Latifi eshte nje bashkepunetor i IWPR-se ne Presheve.


Africa
Frontline Updates
Support local journalists