Kosova E Abandonuar?
Kerkesat e Shqiptareve etnike per pavaresi dhe raprezaljet e vazhdueshme kunder Serbeve po minojne moralin dhe kuptimin e qellimit te veprimtarise te organizmave nderkombetare qe veprojne ne Kosove.
Kosova E Abandonuar?
Kerkesat e Shqiptareve etnike per pavaresi dhe raprezaljet e vazhdueshme kunder Serbeve po minojne moralin dhe kuptimin e qellimit te veprimtarise te organizmave nderkombetare qe veprojne ne Kosove.
Ekziston nje pakenaqesi ne rritje ndermjet zyrtareve te misionit nderkombetar ne Kosove ku po rriten gjithnje e me shume ankesat ndaj komunitetit Shqiptar.
"Ata vetem dine te ankohen dhe te akuzojne te huajt, duke mos shfaqur shenja respekti per ate qe kemi bere per ta," ka thene kohet e fundit nje zyrtar nderkombetar. "Ne se ata vazhdojne ne kete menyre, ne do te detyrohemi te largohemi nga Kosova!"
Kerkesat e vazhdueshme per pavaresi dhe sulmet hakmarrese ndaj Serbeve kane provokuar anetaret e komunitetit nderkombetar - vecanerisht ata qe nuk kane qene te kenaqur dhe ne favor te nderhyrjes se NATO-s ne Kosove - duke shprehur nje fare antipatie ndaj Shqiptareve te Kosoves.
Perendimi tani perballet me nje dileme - pasi eshte perfshire ne Kosove per te parandaluar spastrimin etnik te Shqiptareve nga Serbet, tani ekziston rreziku te implikohet ne spastrimin etnik te Serbeve nga Shqiptaret.
Kritiket e perfshirjes se Perendimit tani shtrojne pyetjen: perse te perfshihemi ne konfliktet etnike ne Ballkan, ku eshte e qarte per secilin se pothuajse te gjithe grupet etnike ndjekin te njejten politike te ripercaktimit etnik, duke shkelur te gjitha standartet e pranueshme demokratike?
Askush nuk perpiqet te fshehe dhe te minimizoje hakmarrjen Shqiptare. Politikane te rendesishem dhe intelektuale ne Kosove e pranojne kete problem. Por debati nuk eshte ndihmuar nga reagimet alarmuese te disa komentatoreve.
Te marrim per shembull, Veton Surroi, pronar dhe botues i se perditeshmes se Prishtines Koha Ditore. Surroi me te drejte ka denoncuar sulmet ndaj pleqve, grave dhe femijeve si nje shkelje te qarte te kodit moral tradicional te Shqiptareve. Por ai ka vazhduar me argumentimin e tij se keto sulme tregojne fillimin e fashizmit Shqiptar dhe perfaqesojne nje kercenim te vertete per krijimin e nje shoqerie demokratike ne Kosove.
Ndersa vezhgues te huaj kane vleresuar kurajon e Surroit ne denoncimin e ketyre sulmeve hakmarrese, sistemi politik ne Kosove ka reaguar me zemerim ndaj shprehjeve te tij. Duke lene me nje ane ekstremistet, dhe sulmet personale qe rrodhen prej tyre, Surroi nuk eshte ndaluar asnje here nga askush te denoncoje sulmet hakmarrese.
Por dy nga deklarimet e tij jane te diskutueshme. Surroi shkruan ne artikullin e tij se "ketu ne kemi te bejme me sistemin me imoral dhe te organizuar te shunes kunder Serbeve" dhe se "ky sistem ...quhet fashizem". [Artikulli u botua ne Koha Ditore me titullin "Viktimat e Viktimave". Shih versionin e botuar nga IWPR me titull "Fashizmi ne Kosove, Turpi i Shqiptareve," Veton Surroi, Raporti i Krizes ne Ballkan No. 69, 25 Gusht, 1999. Shih gjithashtu "Fjalori i Urrejtjes ne Prishtine," nga Anthony Borden, Raporti i Krizes ne Ballkan No. 82, 8 Tetor, 1999.]
Surroi nuk thote haptazi se kush "qendron pas ketij sistemi te krimit te organizuar". Por ne Kosove, ekzistojne vetem dy forca te "organizuara" ndaj te cilave mund te drejtohet kjo akuze: Lidhja Demokratike e Kosoves (LDK) e Ibrahim Rugoves, udheheqesi i qendreses paqesore ne Kosove qe prej 1990, dhe Ushtria Clirimtare e Kosoves (UCK), e drejtuar nga Hashim Thaci, udheheqes i qeverise se perkoheshme ne Kosove. Te akuzosh Rugoven, LDK e te cilit ka qene ne pozicion pritjeje qe prej shume kohesh, do te ishte qesharake.
Pra, deklarimet e Surroi mund te drejtohen vetem ndaj UCK - e cila eshte shnderruar se fundit ne Korpusin e Mbrojtjes se Kosoves (KMK), - dhe qeverise se perkoheshme te Thacit. Por keto akuza nuk mund te provohen me prova te qarta. Thaci ka denuar publikisht dhunen ndaj Serbeve dhe minoriteteve te tjera dhe ka paralajmeruar se disa kriminele mund te perpiqen te fshihen nen petkun e UCK-se.
Ne vend te nje diskutimi paniku rreth "krimit te organizuar" dhe "fashizmit", duhet te jepet nje shpjegim me i menduar per dhunen e Shqiptareve ndaj Serbeve. Nje shpjegim i cili te marre parasysh edhe reagimet spontane te individeve dhe te grupeve te cilet kane kaluar eksperienca traumatike gjate luftes dhe te cilet udhehiqen nga ndjenja te urrejtjes dhe hakmarrjes per humbjet e njerezve te dashur qe kane pesuar.
Pa dyshim, disa njerez perpiqen te shfrytezojne situaten per qellime kriminale, duke grabitur dhe vrare njerez nga minoritetet etnike. Por duhet te mbahet parasysh se gjate luftes u shkaterruan rreth 110,000 shtepi, kryesisht ne fshatra, dhe se gjysma e popullsise se tanishme te Kosoves jane te pastrehe.
Me dimrin qe afrohet keta njerez jane te deshperuar per nje strehe dhe, ndoshta ne menyre te kuptueshme, deshirojne qe Serbet te cilet i quajne si mbeshtetes te regjimit te Beogradit te largohen.
Pas largimit te forcave Serbe dhe perpara mberritjes se trupave te KFOR, pjese te medha te Kosoves kane qene pa as edhe nje polic te vetem. Nuk ka pasur asnje organizim per te mbrojtur ligjin dhe rendin. Nje mungese totale organizimi ka kontribuar ne rritjen e nivelit te dhunes.
Problemi kryesor ne Kosove nuk eshte mbizoterimi i sulmeve mbi minoritetet por mungesa e nje koncepti te qarte per protektoratin. Situata ne Kosove eshte unike. Nuk ka asnje model te OKB apo te komunitetit nderkombetar per te ndjekur. Strateget ushtarake dhe gjeneralet mund te kene nje ide te qarte per ceshtjet e sigurise baze, por politikanet nuk kane arritur akoma ne nje mendje per te ardhmen politike te Kosoves.
Megjithese pavaresia duket rezultati perfundimtar i pashmangshem, komuniteti nderkombetar akoma po perpiqet te gjeje nje justifikim per kete. Ky perfundim mund te kete implikime te shumta edhe per zona te tjera krize ne bote.
Kombet e Bashkuara dhe Organizata per Sigurim dhe Bashkepunim ne Europe (OSBE) jane organizata nderqeveritare dhe kerkojne nje konsensus perpara se te ndermarrin nje veprim. Do te jete shume e veshtire te arrihet nje konsensus nga vendet anetare per te pranuar pavaresine e Kosoves. Statusi i nje protektorati afat-gjate do te jete jo shume i pelqyeshem per popullsine vendase dhe do te kete nje kosto teper te larte.
Natyrisht, Shqiptaret e Kosoves nuk do te pranojne nje status te papercaktuar per qellime abstrakte dhe te papranueshme per ta, si per shembull kthimi i Kosoves nje Jugosllavia te reformuar dhe demokratike.
Misioni nderkombetar ne Kosove po perballet me faktin se provinca paraqet nje problem shume me te madh se sa mendohej fillimisht. Ne fakt, ne vend qe ta abandonoje Kosoven, komuniteti nderkombetar ka mundesi ta marre persiper ate edhe per nje kohe shume te gjate.
Shkelzen Maliqi eshte nje shkrimtar ne Prishtine.