Rambouillet Dhe Pas Saj: Dora Fituese E Miloshevicit
Fitorja e Beogradit ishte jo me teper se deshtimi i dyaneshem i Grupit te Kontaktit dhe UCK-se. Por Miloshevic do te vazhdoje te shfrytezoje mosmarreveshjet e brendeshme ne mes ketyre te dyve me qellim qe te minoje procesin e paqes.
Rambouillet Dhe Pas Saj: Dora Fituese E Miloshevicit
Fitorja e Beogradit ishte jo me teper se deshtimi i dyaneshem i Grupit te Kontaktit dhe UCK-se. Por Miloshevic do te vazhdoje te shfrytezoje mosmarreveshjet e brendeshme ne mes ketyre te dyve me qellim qe te minoje procesin e paqes.
Slobodan Miloshevic ka qene edhe nje here i sukseseshem. Atehere kur po dukej se komuniteti nderkombetar me se fundi po e gozhdonte njeriun e forte te Beogradit, ai ka shpetuar edhe nje here, duke i lene diplomatet nderkombetar ne nje gjendje rremuje.
Delegacioni Serb u kthye nga Rambuillet ne Beograd ku u priten si heronj. "Ekipi yne u soll ne menyre te shkelqyeshme," tha Ivan Markovic, nje zedhenes i qeverise. "Ne arritem cdo gje qe deshironim: integritetin tone territorial, sovranitetin, dhe pavaresine tone."
Jo per shume kohe, do te thoshin disa. Kercenimi i NATO-s akoma eshte ne fuqi, dhe brenda dy javesh, do te kete edhe nje konference tjeter, ndoshta te pergatitur me mire. Kete rradhe me te vertete qe presidenti jugosllav nuk do te mund te shpetoje. Por ndoshta do te jete koha per te rishikuar edhe nje here nocionin shume te perhapur qe Miloshevici eshte nje takticien i shkelqyeshem, por nje strateg shume i dobet. Dhjete vite strategji e gabuar duhet te jene te mjaftueshem per te rrezuar cdo udheheqes. Natyrisht qe ka edhe dicka tjeter ne loje.
Pra si ia hodhi ai edhe kete here? Ne fakt, atij nuk ju desh te bente shume. Miloshevici pati dy aleate te fuqishem ne Rambouillet: mosmarrveshjet brenda Grupit te Kontaktit dhe mosmarreveshjet ne gjirin e Ushtrise Clirimtare te Kosoves (UCK). Ne se Grupi i Kontaktit do te kishte ruajtur unitetin, Miloshevici nuk do te kishte qene kurre ne gjendje te bente nje dallim midis aspektit politik dhe atij ushtarak te marreveshjes. Duke ia arritur kesaj, ai ia doli mbane te krijonte konfuzion ne bisedime dhe te rrise presionin mbi Shqiptaret. Dhe ne se aprovimi i plote dhe perfundimtar nga ana e Shqiptareve nuk do te ishte bllokuar nga nje mosmarreveshje brenda rradheve te tyre (e shtyre kjo kryesisht nga disa fraksione te UCK-se te cilat mbeten ne prapaskene), NATO do te kishte qene ne gjendje te bombardonte.
Tani, letra me e rendesishme per lojen e Perendimit-nje kercenim i besueshem per te perdorur forcen-po zhvleftesohetme shpejtesi ne nje bllof te thjeshte. Si rrjedhim nuk ka se si te jesh optimist per suksesin e konferences se ardheshme ne France, te planifikuar per t'u mbajtur me 5 Mars. "Ne se dikush pyet ne se ne do te jemi te gatshem te bombardojme ne se Serbet nenshkruajne marreveshjen politike dhe vazhdojne te jene te pa vendosur per dislokimin e NATO-s, pergjigja eshte jo," tha nje diplomat Perendimor i vendosur ne Beograd. "Franca dhe Italia po ngrene kundershtime serioze. Dhe per me teper, ne nuk jemi akoma te sigurte ne se Shqiptaret do te jene te gatshem pranojne marreveshjen." Kjo i shkon shume per shtat Miloshevicit. Tani ai nuk ka nevoje te beje asgje, pervec se te dergoje sinjale te vaketa por pergjithesisht pozitive rreth anes politike te marreveshjes. Per sa kohe nuk ndermerren sulme ushtarake ndaj tij, ai do te jete i lumtur te bisedoje gjithmone. Pra, konferenca e mesit te Marsit ka shume mundesi qe te jete nje tjeter deshtim i rendesishem, per tu etiketuar me pas prej diplomateve si "nje sukses i pjeseshem". Nje seri e gjate konferencash mund te vijojne me pas. Diplomatet Franceze dhe Britanike tashme jane nisur per ne Beograd. Letrat kane filluar te perzihen.
Problemi eshte qe Perendimi tashme ka investuar shume ne krizen ne Kosove, per tu terhequr. Gjithnje e me teper, bombardimet po shihen si dicka qe do te shkaterronte urat lidhese me Beogradin. Meqenese koncepti i "paqes" po zevendesohet me ate nje "procesi paqeje", mbajtja hapur e kanaleve te komunikimit eshte teper e rendesishme. Megjithate sic e kane mesuar edhe Boshnjaket, nje proces i tille mund te jete dicka teper ndryshe nga paqja e vertete. Ashtu si edhe ne luften e mepareshme, "procesi i paqes" mund te shnderrohet ne nje entitet me jete, nje dicka e cila duhet te ruhet gjalle me cdo kusht.
Miloshevici di ta luaje kete loje shume mire, dhe ai do te luaje me shuma te medha, sepse Kosova eshte letra e fundit e tij me vlere. Ndarjet e dukeshme ne Rambouillet ne gjirin e Grupit te Kontaktit dhe UCK-se thellohen gjithnje e me teper, dhe ai do t'i shfrytezoje ato. Ndersa faji per Francen fluturon pertej atlantikut, zedhenesi i linjes se ashper te UCK-se, Adem Demaci ka kundershtuar nje perpjekje nga disa fraksione te UCK-se per te krijuar nje qeveri provizore e cila do te perfshinte edhe disa te moderuar. Nderkohe, 4,500 ushtare Jugosllave dhe 60 tanke jane dislokuar gjate kufirit verior te Kosoves. Edhe ne se ky nuk eshte preludi i nje ofensive te re te ndermarre nga Miloshevici, tensionet qe ajo shkakton do te krijojne edhe me teper mosmarreveshje per Grupin e Kontaktit dhe Shqiptaret e Kosoves, dhe do te destabilizoje negociatat e ardheshme.
Dejan Anastasijevic eshte gazetar i Vreme ne Beograd.