Djemte e Zhurmshem te Tregut te Zi te Sanxhakut
Muslimanet te cilet u larguan nga rajoni i Sanxhakut ne Jugosllavi akoma nuk po kthehen, dhe vetem pak gjera funksionojne pervec fabrikave te cilat tashme kane filluar perseri te prodhojne xhins Levi's 501 "Origjinal" dhe mallra te tjera te rreme me emra
Djemte e Zhurmshem te Tregut te Zi te Sanxhakut
Muslimanet te cilet u larguan nga rajoni i Sanxhakut ne Jugosllavi akoma nuk po kthehen, dhe vetem pak gjera funksionojne pervec fabrikave te cilat tashme kane filluar perseri te prodhojne xhins Levi's 501 "Origjinal" dhe mallra te tjera te rreme me emra
Ndersa periferia e Serbise ka njohur nje vale protestash kunder regjimit te Presidentit Jugosllav Slobodan Miloshevic qe prej perfundimit te luftes ne Kosove, rajon i larget nuk e ka ndjekur kete model - Sanxhaku.
Ky territor malor, i banuar kryesisht nga Musimane, i cili shtrihet ne mes te Serbise dhe Malit te Zi dhe eshte ne kufi nga njera ane me Bosnjen dhe nga tjetra me Kosoven, shpesh permendet si pika e ardheshme e nxehte ne Ballkan. Megjithate ai ka qendruar i qete si gjate ashtu edhe pas luftes.
Nje pjese e madhe e popullsise Muslimane te Sanxhakut jane larguar nga Serbia gjate luftes per shkak te frikes se ata ndoshta do te ishin viktima te spastrimit etnik te rradhes. UNHCR ka regjistruar 27,000 refugjate nga Sanxhaku ne Bosnje, dhe disa mijera te tjere jane larguar per ne vende te treta, vecanerisht Turqi.
Ne ndryshim me Shqiptaret e Kosoves te cilet u shnderruan ne refugjate gjate luftes dhe tani po kthehen ne shtepite e tyre, Muslimanet e Sanxhakut nuk po kthehen. Perkundrazi, ashtu si rreth 50,000 muslimane te tjere te cilet u larguan nga Sanxhaku gjate luftes ne Bosnje, ata duket se po kerkojne te fillojne nje jete te re jashte Jugosllavise.
Aresyeja pas ketij ekzodi eshte frika e asaj qe mund te ndodhe ne te ardhmen, dhe jo situata e tanishme. Gjate bombardimeve te NATO-s, Ushtria Jugosllave shtoi prezencen e saj ne Sanxhak por shmangu konfrontimet me popullsine lokale. Ne fakt, komandanti i korpusit me qender ne Uzice, Kolonel Gruica Davidovic, berri thirrje publikisht Muslimaneve qe te mos largoheshin dhe u garantoi personalisht sigurine e tyre.
Gjate dhjete diteve te para te fushates se bombardimeve te NATO-s Sanxhaku u kursye, por me pas pothuajse cdo dite deri ne perfundim te fushates ai u godit. Keshtu kazermat e Ushtrise Jugosllave dhe nje ndertese administrative ne Novi Pazar, qyteti kryesor, u shkaterruan dhe rreth 50 ndertesa te tjerau demtuan. Gjate nje sulmi te kryer me 31 Maj, 12 civile-te gjithe Serb-vdiqen, ne mes te se cileve edhe nje femije 4 vjecar.
Shume ushtare te Ushtrise Jugosllave te vendosur ne Sanxhak u strehuan neper familjet e Muslimaneve pa ndonje incident. Per me teper, rreth 350 biznesmene Muslimane mblodhen rreth 2.5 milion dinar Jugosllav (220,000 Marka Gjermane) ne te holla, ushqime, dhe karbburant per te ndihmuar Ushtrine Jugosllave te perballonte kostot e operacioneve te saj gjate kesaj periudhe.
Biznesmenet Muslimane kontribuan ne perpjekjet e Serbise per lufte per aresye dukshem personale, duke shpresuar qe perpjekja per grumbullimin e fondeve do te mbronte ata personalisht si edhe bizneset e tyre. Shume prej tyre ishin pasuruar gjate viteve 1990 duke prodhuar xhinse te fallsifikuara, perfshire edhe Levi's, Versace dhe Bugle Boys, si edhe kepuce te cilat jane imitime te stilisteve te famshem Italiane por qe shiten me cmime shume me te ulta.
Gjate pjese mete madhe te dekades se fundit, sipermarresit e Sanxhakut perfituan nga gjendja e paqarte ne Serbi, sepse ne kete menyre ata shmangnin akuzat e ngritura nga pronaret e markave te famshme te prodhimeve qe ata kopjonin.
Ata krenoheshin duke e paraqitur si nje arritje te industrise se tyre, Sanxhaku i paguante me teper taksa Beogradit se cdo rajon tjeter i se njejtes madhesi ne Jugosllavi.
Megjithate, sot, koha e bumit ka kaluar. Ndermarrjet shteterore jane mbyllur, industria private per te cilen Sanxhaku ishte i famshem po perpiqet me veshtiresi te ngrihet ne kembe perseri.
Rreth 10,000 vete te cilet punonin ne kater fabrika shteterore ne Novi Pazar jane tani praktikisht te papune. Ne Priboj, rreth 2,500 punetore te fabrikes se makinave FAP nuk punojne me. Ne Sjenica, rreth 800 punetore te fabrikes se tekstileve Vesna jane pushuar.
Sipermarresit te cilet perpiqen te rifillojne bizneset e tyre pengohen nga komunikimi i keq, per shkak te shkaterrimit te urave gjate bombardimeve, nga renia e fuqise blerese ne Serbi, dhe nga nderprerja e rrugeve te eksportit nepermjet Kosoves. Megjithate, xhinset dhe kepucet e fallsifikuara po prodhohen perseri.
Renia ekonomike ka shkaktuar veshtiresi te medha per shume njerez. Vetem ne Novi Pazar, rreth 3,000 familje tani jetojne vetem ne saje te ushqimit qe shperndahet neper mensat publike. Nderkohe, qyteti duket gjithnje e me i ndotur per aresye te mungeses se karburantit dhe si pasoje mos pastrimit te mbeturinave. Koalicioni i Sanxhakut, nje grup partish politike Muslimane etnike, u perpoq te imitonte opoziten ne Serbi duke organizuar nje peticion kunder Miloshevicit. Megjithate, policia ndaloi mbledhjen e firmave dhe veprimi u ndal.
Me 27 dhe 28 Gusht, nje grup njerezish nga Damad, nje agjensi lajmesh dhe shoqate kulturore, planifikojne te organizojne nje takim publik me teme tolerancen dhe bashkejetesen, ne te cilin ata kane ftuar intelektuale nga Serbia, Bosnja dhe Mali i Zi.
Sipas regjistrimit te popullsise te vitit 1991, ne Sanxhak jetonin 420,000 njerez-278,000 ne Serbi dhe 162,000 ne Mal te Zi-54 per qind e te cileve ishin Muslimane.
Sanxhaku i cili e ka marre emrin nga fjala Turke qe do te thote rajon ushtarak, ka qene administrativisht pjese e Bosnjes ne kuadrin e Perandorise Otomane deri ne vitin 1878. Ne Kongresin e Berlinit te mbajtur ate vit, Fuqite e Medha vendosen ta linin Sanxhakun brenda Perandorise Otomane, por i lejuan Austro-hungarise te dislokonte trupa ne nje pjese te rajonit. Ajo u pushtua nga Serbia dhe Mali i Zi ne luften e pare Ballkanike te vitit 1912.
Gjashte bashki te Sanxhakut jane ne Serbi dhe pese ne Mal te Zi, te gjitha keto jane me perzierje etnike te larmishme. Ne kohen e regjistrimit te vitit 1991, Muslimanet perbenin 2.7 perqind te popullsise se Serbise, 14.6 per qind te Malit te Zi, dhe 3.2 perqind te te gjithe Jugosllavise se mbetur.
Saban Sarenkapic eshte redaktor i revistes HAS dhe drejtor i agjensise se lajmeve Damad ne Novi Pazar.