SHQIPTARET DUHET TE PERBALLEN ME REALITETIN E EURO-s

Autoritetet duhet te bejne me teper per te shmangur idete e gabuara ne lidhje me perfitimet qe do te sjelle anetaresimi ne BE, nese deshirojne qe ky proces te kryhet pa probleme.

SHQIPTARET DUHET TE PERBALLEN ME REALITETIN E EURO-s

Autoritetet duhet te bejne me teper per te shmangur idete e gabuara ne lidhje me perfitimet qe do te sjelle anetaresimi ne BE, nese deshirojne qe ky proces te kryhet pa probleme.

Tuesday, 6 September, 2005

Drejtuesit politik ne Shqiperi po perballen me veshtiresi per te bindur publikun e gjere se anetaresimi ne Bashkimin Europian nuk do te sjelle menjehere heqjen e sistemit te vizave dhe lirine e levizjes ne kete rajon.


Shqiperia ka filluar bisedimet paraprake per nenshkrimin e nje Marreveshje Stabilizim Asocimi, hapi i pare ne rrugen e gjate drejt anetaresimit ne BE, dhe tani drejtuesit politik duhet te kryejne sa me shpejt reformat e domosdoshme per integrimin e plote te vendit ne kete organizem.


Delegacionet e BE dhe te Shqiperise do te takohen ne Tirane me 13 Shkurt per bisedime te tjera, te cilat pritet te perfshijne edhe plane per krijimin e nje zone te lire tregtie ne Ballkan, perpara se Tirana te mund te bisedoje per nje marreveshje te tille me Bashkimin Europian.


Megjithate, ekziston rreziku i vertete qe vendi te deshtoje qe ne kete hap te pare nese politikanet nuk arrijne te bindin njerezit se anetaresimi ne BE nuk permblidhet vetem me faktin qe ata do te kene mundesi te udhetojne lirisht ne vendet e Europes.


Duke folur pas fillimit te bisedimeve per marreveshjen e re me 31 Janar, zevendes kryeministri dhe ministry i jashtem Ilir Meta ka pranuar se "nje pjese e madhe e njerezve dhe opinionit publik e thjeshtojne marreveshjen vetem me lirine e levizjes".


Per rrjedhim publiku i cili nuk ka informacionin e duhur eshte me i prirur te kundershtojne planet e BE te cilat perfshijne edhe zbatimin e nje marreveshjeje per liberalizimin e tregtise me vendet fqinje te Ballkanit - e cila tanime eshte kundershtuar nga tregtaret vendas te cilet kane frike se importet me te lira nga jashte do te demtojne prodhimin vendas.


Ceshtje te tjera ne axhenden e integrimit jane edhe perdorimi i ndihmes se huaj per luften ndaj korrupsionit, permiresimi i administrates publike dhe sistemit te drejtesise, dhe lufta ndaj krimit te organizuar dhe trafikimit.


Duke folur para kolegeve te tij te partise Socialiste pas fillimit te bisedimeve per marreveshjen, Kryeministri Fatos Nano ka theksuar prioritetet e qeverise duke thene se: "Ne jemi te ndergjegjshem se integrimi mund te arrihet vetem nepermjet perpjekjeve te fuqishme per te cuar me perpara reformat. Ne duhet te ndryshojme realitetin e nje ekonomie jo formale, korrupsionit, trafikut dhe rrjeteve kriminale".


Megjithate, ndersa keto fjale jane pikerisht ato qe deshiron te degjoje Brukseli, ato nuk zgjidhin shqetesimet e elektoratit. Ndersa Shqiptaret jane deshmitare te afrimit te vendit te tyre me Europen perendimore, ceshtja me e rendesishme emocionale per ta eshte ajo e lirise se levizjes.


Duke qene nje nder vendet me te varfera te Europes, Shqiperia eshte nje burim i vazhdueshem emigrantesh ekonomik ne drejtim te vendeve me te zhvilluara. Shumica e tyre udhetojne ilegalisht, duke kaluar kufirin me Greqine, Italine dhe me tej, duke rrezikuar edhe jeten. Kerkesat per dhenien e vizave per Shqiptaret jane shume te ashpra dhe jane vendosur me qellim per te ndaluar dhenien e tyre me perjashtim te nje grupi te vogel njerezish.


Megjithate, Shqiptaret e thjeshte, do te mireprisnin nje lehtesim te kushteve teper shtrenguese per levizjen e tyre jashte vendit. Ata thone se nje hap i tille do te bente qe njerezit te mos mbeshteteshin me tek trafikantet ilegale te qenieve njerezore, te cilet BE kerkon ti eleminoje.


Diten e fillimit te bisedimeve per marreveshjen, media ka nxituar te pyese qeverine ne lidhje me ceshtjen e lehtesimit te shtrengimeve per udhetimin e lire te njerezve. Ndersa kryetari i Komisionit Europian Romano Prodi ka qene optimist se Shqiptaret nje dite do te fitojne te drejten per te levizur lirisht ne Europe, Nano ka shfrytezuar kete mundesi per te qartesuar se kjo eshte vetem nje prej pjeseve perberese te procesit te integrimit dhe jo objektivi perfundimtar i tij.


Analistet mendojne se qeveria dhe opozita duhet te punojne me teper per te informuar Shqiptaret rreth cmimit te vertete - si edhe per perfitimet - e hyrjes ne Europe.


Perndryshe ekziston rreziku qe politikanet te mund te tundohen dhe te paraqesin me te lehta kushtet dhe reformat e dhimbeshme qe duhet te kryhen duke ju premtuar njerezve levizjen e lire me shpejt se sa ajo mund te realizohet ne te vertete. "Une nuk do te deshiroja te krijoj iluzionin se liria e levizjes do te sigurohet ne te ardhmen e afert, por le te themi se do te duhen edhe disa vjet," ka thene Meta per mediat pas fillimit te bisedimeve.


Pavaresisht ketyre veshtiresive, fillimi i bisedimeve per nenshkrimin e marreveshjes se Stabilizim Asocimit eshte pershendetur si nje prej arritjeve me te medha ne historine post komuniste te vendit. Prodi e ka pershkruar kete si "fillimin e nje faze te ri, jo vetem ne historine e Shqiperise por edhe ne ate te BE-se".


Nano ka mbeshtetur deklarimet e Prodit, duke thene: "Kjo eshte nje dite e nje rendesie te jashtezakoneshme per ne".


Ndersa Nano ka theksuar ambicjen e tij per te nenshkruar marreveshjen perpara perfundimit te mandatit te tij ne vitin 2005, ky duket nje synim pak jo realist ne klimen e tanishme politike ne vend. BE ka pranuar hapjen e negociatave me Shqiperine ne muajin Tetor vetem pas plotesimit te nje kushti i cili qe tani ka filluar te duket gjithnje e me i rrezikuar.


Si nje kusht primar per pranimin nga Brukseli te deshires per integrim te Tiranes, dy grupimet kryesore politike ne vend kane arritur nje marreveshje jo zyrtare vitin e kaluar, ne baze te se ciles ishte nderprerja e mosmarreveshjeve te ashpra ndermjet tyre te cilat edhe kishin ngadalesuar progresin e vendit drejt afrimit me BE. Ky pakt nuk ekziston me.


Megjithate, Partia Demokratike e opozites, e drejtuar nga Sali Berisha, e ka kanalizuar kritiken e saj nepermjet parlamentit dhe jo me duke perdorur protestat ne rruge.


Po ashtu, Nano deri tani nuk ka sulmuar haptazi opoziten dhe ka theksuar se procesi i integrimit duhet te perfshije kedo ne vend.


Edmond Harizaj eshte nje redaktor i gazetes Koha Jone ne Shqiperi.


Frontline Updates
Support local journalists