SHESHELJ PREMTON TE SHKATERROJE MAFIAN
Ultranacionalisti e mbeshtet fushaten e tij elektorale ne gjendjen e rende ekonomike dhe ne shkallen e larte te krimit te organizuar.
SHESHELJ PREMTON TE SHKATERROJE MAFIAN
Ultranacionalisti e mbeshtet fushaten e tij elektorale ne gjendjen e rende ekonomike dhe ne shkallen e larte te krimit te organizuar.
Nen parrullen "Serbia ne Duar te Sigurta" dhe me mbeshtetjen e Sllobodan Millosheviq nga qelia e tij ne burgun e Scheveningen, Vojisllav Sheshelj, drejtuesi i Partise Radikale Serbe, ekstremiste e djathte, SRS, eshte i vendosur te siguroje nje mbeshtetje te madhe ne fushaten e tij elektorale per zgjedhjet presidenciale te 29 Shtatorit.
Pavaresisht nga fakti se ai eshte nen hetim nga gjykata e Hages per perfshirjen e tij te mundeshme ne lufterat ne Bosnje dhe Kroaci, popullariteti i Sheshelj po rritet me ritme te shpejta, po te gjykojme bazuar ne anketimet e zhvilluara ne muajin Gusht nga agjensia e respektuar e Marketingut Strategjik ne Beograd.
Sheshelj eshte momentalisht kandidati i trete ne garen presidenciale duke siguruar 12 perqind te elektoratit, nje avancim i madh krahasuar me 4 perqind qe ka pasur ai ne muajin Maj. Analistet ia atribuojne kete rritje te popullaritetit te tij, pakenaqesise ne rritje te popullsise me gjendjen e rende ekonomike dhe rritjen e cmimeve dhe deshtimin e qeverise per te goditur krimin e organizuar.
Nje aresye tjeter per fuqizimin e mbeshtetjes per te eshte edhe mbeshtetja e nacionalisteve ne rradhet e Partise Socialiste te Serbise, SPS, te Millosheviqit, megjithese drejtuesit e partise nuk i jane bindur te burgosurit te famshem te Scheveningenit dhe kane mbeshtetur aktorin e njohur Velimir Bata Zhivojinoviq, si kandidat te SPS.
Svetlana Logar, drejtore e agjensise Marketingu Strategjik, ka thene se Sheshelj ka pak mundesi per te arritur ne turin e dyte te zgjedhjeve. Ajo ka thene se paraqitja e tij e mire ne opinionin publik eshte e bazuar ne interesin ne renie te njerezve ndaj se majtes dhe ne pakesimin e shpresave se dikush do te mund te permiresoje gjendjen e rende ekonomike te Serbise.
Odiseja e Sheshelj ne skenen politike Serbe ka qene gjithnje e karakterizuar nga shovinizmi ekstrem dhe ksenofobia, anti Amerikanizmi dhe mbeshtetja per persekutimin e njerezve te cilet kane pasur mendime te ndryshme dhe pjestareve te grupeve te tjera etnike.
I lindur ne vitin 1954 ne Sarajevo, ai eshte diplomuar per drejtesi ne universitetin e qytetit. Ne moshen 24 vjecare, ai ka perfunduar doktoraturen ne shkenca politike - studenti me i ri ne moshe qe e ka mbrojtur doktoraturen ne ate moshe ne Jugosllavi - me nje kritike ndaj fashizmit dhe levizjeve militante.
Ne periudhen qe ka qene ndihmes profesor ne Universitetin e Sarajevos, Sheshelj eshte arrestuar ne vitin 1984 me akuzen se perbente nje kercenim per "rrezimin e rendit shoqeror". Akuza ka qene e bazuar ne nje doreshkrim te pabotuar te cilen policia e ka zbuluar ne shtepine e tij. Ai eshte gjetur fajtor ne nje gjyq famekeq dhe eshte denuar me tete vjet burgim - nje denim vecanerisht i rende. Mbeshtetja e disidenteve Jugosllave dhe presioni nderkombetar ka bere qe denimi te pakesohej ne kater vjet. Ne fund, Sheshelj ka kryer nje denim vetem 18 muaj ne burg.
Pas lirimit te tij, ai eshte transferuar ne Beograd, ku eshte ndihmuar nga Dobrica Cosiq dhe Vuk Drashkoviq, te cilet ne ate kohe ishin disidente te njohur. Ai eshte bere njeriu i pelqyer ne qarqet nacionaliste Serbe te aferta me Cosiq, njeriu i cili konsiderohej nga shume njerez si babai i idese se Serbise se Madhe. Sheshelj ka krijuar Levizjen Cetnike Serbe ne vitin 1990, dhe SRS nje vit me pas.
Ne fillim te lufterave ne ish Jugosllavi, partia e Sheshelj ka mbeshtetur disa formacione paraushtarake ne Kroaci. Ne kulmin e luftimeve atje ne vitin 1991, ai eshte dekoruar me titullin Duke Cetnik nga nje drejtues Cetnik ne emigracion Momcillo Djujiq, nje mbrojtes i Serbeve ne Krajina ne Kroaci gjate Luftes se Dyte Boterore i cili eshte akuzuar per kryerjen e krimeve ndaj Kroateve.
Perkrahesit e Sheshelj jane perfshire ne nje nga konfliktet e para etnike ne Kroaci ne qytetin kufitar te Borovo Selo, kur ata kane sulmuar nje kompani te policise Kroate. Mbi 20 police Kroate jane vrare ne ate sulm te pergjakshem.
Gjate konfliktit ne Kroaci, Sheshelj ka vizituar shpesh linjen e frontit i veshur me uniforme, dhe i armatosur. Ne disa raste, ai ka bere thirrje publike qe kufiri perendimor i Serbise duhet te vendosej ne linjen Karlobag-Virovitica, gje e cila do te thoshte qe Serbia te merrte pothuajse dy te tretat e territorit te Kroacise.
Ne ate kohe, Sheshelj ka perforcuar famen e tij prej nacionalisti kur ka deklaruar se Kroateve u duhet prere fyti me bishta te ndryshkur lugesh.
Grupet e te drejtave te njeriut ne Beograd, perfshire edhe Komitetin e Helsinkit, thone se anetaret e SRS kane luajtur nje rol te rendesishem ne spastrimin e fshatrave me popullsi kryesisht Kroate ne Hrtkovci ne Serbine veriore.
Ne nje interviste te koheve te fundit me Blic News, Sheshelj ka thene se rreth 10,000 anetare te SRS kane luftuar perkrah forcave te Serbeve lokal ne Bosnje, por duke insistuar se asnje prej tyre nuk eshte akuzuar per krime lufte.
Ne prag te nderhyrjes ushtarake te NATO-s ne Jugosllavi ne vitin 1999, ai ka deklaruar se asnje cizme e ushtareve te aleances nuk do te ece ne "token e shenjte te kosoves" dhe se nese ajo do te bombardonte, Shqiptaret do te zhdukeshin.
Nese Sheshelj behet president i Serbise, ai ka premtuar se do te cliroje vendin nga mafia dhe do te arrestoje kryeministrin Zoran Gjingjiq, kundershtarin e tij ne garen presidenciale, Miroljub Labus dhe guvernatorin e Bankes Kombetare te Jugosllavise, Mladjan Dinkiq. Ai i ka lidhur te tre keta njerez me krimin e organizuar, ne fjalimet e tij elektorale ne te gjithe Serbine.
Ne nje emision radiofonik per zgjedhjet ne Radion e Beogradit me 17 Shtator, partia e tij ka vendosur te tranmetoje kenge patriotike te shkruajtura nga anetaret e SRS ne vend qe te paraqiste manifestin e saj elektoral. Kenget vleresonin rolin e Sheshelj dhe pasuesve te tij dhe i benin thirrje nacionalizmit Serb per te rimarre nen kontroll tokat e humbura Serbe, perfshire malet Dinarike te cilat perbejne edhe vijen kufitare ndermjet Kroacise dhe Bosnjes.
Rreth 20,000 vete morren pjese ne nje miting te SRS te Marten ne kryeqytetin e Vojvodines Novi Sad. Shume nga perkrahesit e Sheshelj kane mbajtur ne duar portrete te dy te dyshuarve kryesore per krime lufte Serbe te Bosnjes. "Sheshelj eshte i vetmi njeri i cili mund te mbroje Ratko Mlladiq dhe Radovan Karaxhiq," ka thene nje prej ndihmesve te tij para turmes.
Pjesa me e madhe e retorikes se Sheshelj eshte degjuar edhe me pare. I vetmi element i ri ne fushaten e tij eshte nje ndryshim i qendrimit te tij te vjeter anti Perendimor. "Une jam i vetmi qe Perendimi respekton me teper," ka thene ai, duke mos fshehur nje sens ironie, gjate nje mitingu te koheve te fundit ne Soko Banja.
Bojan Tonciq eshte nje gazetar i cili punon per te perditeshmen e Beogradit, Danas.