Po Rrezohet Qeveria Kroate?
Doreheqjet dhe kontradiktat ne rradhet e partive pjesemarrese ne koalicionin qeverises ne Kroaci po rrezikojne renien e qeverise.
Po Rrezohet Qeveria Kroate?
Doreheqjet dhe kontradiktat ne rradhet e partive pjesemarrese ne koalicionin qeverises ne Kroaci po rrezikojne renien e qeverise.
Largimi i nje anetari te koalicionit qeverises ne fillim te ketij muaji si dhe perplasjet e brendshme midis pese partive pjesemarrese ne te mund ta rrezojne qeverine.
Me renien e saj do te thirren zgjedhjet parlamentare duke shuar shpresat per zbatimin e reformave jetike ne muajt ne vazhdim.
Duke u larguar nga qeveria Aleanca Demokratike e Istrias i dha nje goditje te forte koalicionit qeverises qe erdhi ne pushtet nje vit e gjysem me pare pas fitores mbi Bashkimin Demokratik Kroat, HDZ, te krahut te djathte. Kryetari i Aleances Demokratike te Istrias (IDS) Ivan Jakovciq, ish minister per integrimin Europian citoi si shkaqe te largimit te partise se tij nga koalicioni politiken e ndjekur mbi rritjen ekonomike si dhe qendrimin e partive te tjera te koalicionit ndaj partise se tij.
Ne prill Istrianet te mbeshtetur nga IDS vendosen qe Italishtja duhet te perdoret si gjuhe zyrtare perkrah Kroatishtes. Kjo shkaktoi reagim te menjehershem nga anetare te tjere te koalicionit. Zeri me i forte i protestes erdhi nga aleati me i ngushte i kryeministrit Ivica Raçan, Partia Social Liberale (HSLS) e udhehequr nga Drazhen Budisa.
Koalicioni pothuajse pushoi se ekzistuari. Tensionet u ulen para zgjedhjeve lokale ne Maj por Jakovciq dha doreheqjen menjehere pas perfundimit te zgjedhjeve.
Kthimi i IDS ne opozite nuk do te thote megjithate fundi i problemeve per koalicionin qeverises. Edhe pse Raçan shpreson se udheheqesit e pese partive te mbetura do ta ruajne unitetin e aleances, shpresat e tij nuk duken fort realiste.
Largimi i IDS ka vene ne pah nje ndarje gjithnje e me te madhe midis dy aleateve me te rendesishem te koalicionit - socialdemokrateve te udhehequr nga Racan dhe HSLS.
Mate Graniq, ministri i jashtem i kohes se Tugjmanit, i cili u largu nga HDZ dhe formoi partine e tij, Qendra Demokratike, mendon se koalicioni do te filloje te shperbehet shpejt.
"Marredheniet midis SDP dhe HSLS po perkeqesohen dita - dites dhe eshte e qarte se ne Kroaci do te zhvillohen zgjedhje te parakoshme ne fillim te vitit 2002," thote ai.
Vertet marredheniet midis dy partive jane perkeqesuar dhe shume analiste mendojne se HSLS do ta braktise koalicionin pas kongresit te saj ne Shtator te ketij viti. Nese ndodh nje ndarje e tille zgjedhjet jane te paevitueshme.
Budisa mendon se partia e tij duhet te largohet nga koalicioni qeverises pasi HSLS ka kaluar shume majtas per hir te aleances me Socialdemokratet e Racan. Gjate promovimit te nje libri nga nje gazetar me prirje te djathta ne Zagreb ai e akuzoi SDP se po kthehet ne komunizem.
Por shembulli me i qarte i thellimit te hendekut midis HSLS dhe SDP u shfaq gjate zgjedhjeve lokale ne Split ku HSLS refuzoi te bashkepunonte me SDP.
Racan e di mire se situata ne koalicionin qeverises prej pese partish nuk eshte e mire. Prandaj ai nuk e perjashtoi mundesine e mbajtjes se zgjedhjeve te reja. Jelena Lovriq nje nga komentatoret me te mire Kroate mendon si shumica se cdo zgjedhje do te jete ne disfavor te vendit pasi do te pezulloje zbatimin e reformave aq te nevojshme.
Ajo thote se "nuk ekziston nje argument i vetem racional per te shkuar ne zgjedhje brenda dy viteve. Koalicioni qeverises gezon mbeshtetje te qendrueshme nga populli dhe ka nje maxhorance dominuese ne parlament".
Sipas cdo gjase thote Lovriq - rezultatet e zgjedhjeve do te jene te ngjashme me ato te fundit. Balanca e pushtetit nuk eshte ne anen e askujt - thote ajo.
Ngjarjet ne muajt ne vijim do te percaktojne nese do te mbahen zgjedhjet e parakoshme. Sigurisht jo gjate periudhes se veres kur aktiviteti politik pushon perkohesisht. Kjo mund t'i jape Racan kohe te mjaftueshme per te ulur tensionet midis partnereve te tij dhe t'i binde per te qendruar te bashkuar.
Dragutin Hedl eshte redaktor i projektit te IWPR-se ne Kroaci.