Zagrebi Arreston Peshqit e Vegjel
A do te kenaqe ndalimi i te dyshuarve te parendesishem per krime lufte nga Kroacia, Karla Del Ponten?
Zagrebi Arreston Peshqit e Vegjel
A do te kenaqe ndalimi i te dyshuarve te parendesishem per krime lufte nga Kroacia, Karla Del Ponten?
Qeveria e kryeministrit Ivica Racan ka ndermarre nje sere arrestimesh ndaj te dyshuarve per krime lufte, ne nje perpjekje per te zbutur kritikat e gjykates per mos bashkepunim me gjykaten nderkombetare.
Pika me e rendesishme duket se eshte fati i Gjeneralit Ante gotovina i cili eshte fshehur pak kohe pas akuzes se bere ndaj tij per krime lufte ne Mars te ketij viti.
Arrestimet, te cilat jane kryer perpara nje takimi sekret ndermjet zevendes kryeministrit, Goran Graniq dhe krye prokurores se Hages, Karla Del Ponte, me 30 Gusht, mendohet te jene kryer per te treguar deshiren e Zagrebit per te bashkepunuar me gjykaten, pa shkaktuar nje reagim te opozites se djathte.
Duket se autoritetet kane nxjerre mesime nga protestat masive te shkaktuara nga urdheri i arrestit per Gjeneralin Mirko Norac ne muajin Shkurt. Kete here, ata kane perqendruar vemendjen ne disa te dyshuar me pak te rendesishem , ne menyre qe te ruajne besueshmerine ne syte e Hages dhe nga ana tjeter te shmangin zemerimin e opozites se djathte.
Nder te arrestuarit gjate fushates te mesit te muajit Gusht jane edhe kater oficere te larte policie nga Bjelovar, te dyshuar per krime kunder ushtareve Serb ne vitin 1991, kur Ushtria Kroate, HV, dhe policia morren ne kontroll qytetin, ku ndodhej edhe nje garnizon i madh i Ushtrise Popullore Jugosllave.
I dyshuari kryesor, zevendes shefi i policise Luka Markesiq, mendohet se ka urdheruar tre bashkepunetoret e tij te ekzekutojne shtate te burgosur lufte. Nje i mbijetuar eshte deshmitari kryesor ne gjyqin e tyre te ardheshem.
Ne fillim te javes se kaluar, policia ka arrestuar dhe ka akuzuar kater ish anetare te HV-se nga Dalmacia per vrasjen e 12 civileve Serbe ne Shtator te vitit 1995 ne Varivode, ndermjet Shibenikut dhe Kninit, pas Operacionit Stuhia ne Gusht te 1995.
Rregjimi i Tugjmanit ka denuar disa anetare te Ushtrise Kroate per vrasjet ne Varivode ne vitin 1999, por ato jane trajtuar si krime me motive grabitjeje, dhe jo me motive etnike. Po ata te dyshuar jane gjykuar kohet e fundit per krime lufte por jane shpallur te pafajshem.
Ne nje perpjekje te metejshme per te demonstruar deshiren e saj per te bashkepunuar me Hagen, qeveria kohet e fundit ka njoftuar plane per te krijuar nje departament special i cili merret me krimet e luftes, dhe ka bere thirrje prokurorit te pergjitheshem Radovan Ortynski te pergatise nje liste te krimeve te kryera nga Kroatet ne ate qe njihet si Lufta per Atdheun.
Procedura te tjera gjyqesore pritet te happen per masakrat e roberve te luftes ne Shibenik ne vitin 1992 dhe ne Miljevci ne vitin 1993; torturat ndaj roberve te luftes ne burgun Lora te Splitit ne 1991, 1992, dhe 1993; vrasjen e 20 civileve Serbe ne Sisak ne vitin 1991.
Prokurori i shtetit ne Shibenik, Zheljko Zganjer, ka nisur nje hetim ne vitin 1999 rreth thenieve te ish policit ushtarak Mario Barishiq se ai kishte qene deshmitar i torturave dhe vrasjeve te te burgosurve te luftes ne burgun Kuline ne vitin 1992. Ai eshte gjithashtu deshmitari kryesor i vrasjeve te kryera nga ushtria Kroate ne Miljevci dhe torturat ne burgun Lora ne Split. Se shpejti priten edhe akuzat e sakta ndaj persoanve te perfshire ne to.
Sipas Barishiq, dhe deshmive te tjera, anetare te sherbimit sekret ushtarak Kroat, SIS, dhe te policise ushtarake, kane qene pergjegjes per krimet e luftes ne Shibenik dhe Split. Barishiq ka thene se ai kishte informuar autoritetet e asaj kohe per krimet e kryera. Shefi i policise ushtareke, Mato Lausiq, zevendes ministri i mbrojtjes Josip Perkoviq, ish ministri i mbrojtjes Gojko Susak dhe ish presidenti Franjo Tugjman kane qene te lajmeruar per kete. Strukturat e ushtrise thjesht nuk jane pergjigjur.
Se shpejti pritet te ngrihen akuza edhe ndaj Gjuro Brodarac, president i Rrethit te Sisakut ne vitin 1991, i cili sipas deshmitareve, ka urdheruar vrasjen e civileve Serb ne po ate vit.
Nderkohe, ministri i drejtesise, Stjepan Ivanisheviq, dhe prokurori i pergjitheshem Radovan ortynski kane njoftuar se hetimet per torturat ndaj civileve ne pakrac, ne vitin 1991 dhe 1992 do te rihapen. Disa deshmitare te gjyqit te vitit 1992 kane ndryshuar deklarimet e tyre, ndoshta nen presionin e sherbimeve sekrete, dhe te dyshuarit e pare jane liruar. Tomislav Mercep, i cili ka komanduar nje njesi ushtarake ne Pakracka Poljana ne ate kohe, eshte permendur si i dyshuari kryesor. Ky gjyq i ri do te bazohet ne prova te reja dhe do te konsiderohet si hetim per krime lufte.
Te gjitha keto gjyqe do te kryehen nga gjykatat Kroate, por ende nuk eshte e qarte nese kjo furi arrestimesh dhe gjyqesh do te zbusin kritikat e Hages ndaj mos arrestimit te gjeneralit Gotovina. Del ponte ka paralajmeruar kryeministrin Racan se ai eshte "i detyruar" te ekstradoje gjeneralin, por Racan mund te perballet me protesta masive nese ai perpiqet te arrestoje nje njeri i cili konsiderohet si hero kombetar.
Zheljko Peratoviq eshte nje gazetar i se perditeshmes Vijesnik ne Zagreb.