Maqedoni: Ndjenja Te Ndryshme Ne Ditelindjen E Kushtetutes
Ndryshimet ne kushtetuten Maqedonase kane zbehur entuziasmin e festimit te pervjetorit te saj.
Maqedoni: Ndjenja Te Ndryshme Ne Ditelindjen E Kushtetutes
Ndryshimet ne kushtetuten Maqedonase kane zbehur entuziasmin e festimit te pervjetorit te saj.
Politikanet Maqedonas kane festuar pervjetorin e dhjete te kushtetutes se tyre te Shtunen e kaluar, disa dite pasi parlamenti miratoi ndryshimet e rendesishme te cilat shpresohet se do te qetesojne konfliktin e dhunshem me pakicen Shqiptare.
"Kushtetuta Maqedonase ka qene e mire, por kemi bere mire gjithashtu qe kemi bere ndryshimet," ka thene Presidenti Boris Trajkovski ne ceremonine e 17 Nentorit.
Dy dite me pare, ne zbatim te kushteve te marreveshjes se ndermjetesuar nga komuniteti nderkombetar ne Oher ndermjet politikaneve Maqedonas dhe atyre Shqiptare, parlamenti ka ndryshuar 15 nene te kushtetutes.
Keto ndryshime zgjerojne perdorimin e gjuhes Shqipe, u ofrojne partive Shqiptare garanci ndaj votes se tyre ne parlament, zgjerojne kompetencat e pushtetit lokal dhe pergjithesisht permiresojne statusin e pakicave kombetare dhe fetare.
Ky votim historik i ka dhene fund nje debati te ashper per te drejtat e Shqiptareve - te cilet zyrtarisht perbejne 23 perqind te popullsise - i cili ka shqetesuar Maqedonine qe prej pavaresise se saj nga Jugosllavia ne vitin 1991.
Ndryshimet kane zbehur entuziasmin e festimeve me rastin e pervjetorit te kushtetutes, te organizuara nga kryetari i parlamentit, Stojan Andov. Deputetet e dine se kompromisi eshte arritur vetem nen presionin e madh nderkombetar, dhe ne rrethanat e nje lufte te armatosur ndermjet militanteve Shqiptare dhe forcave te sigurise Maqedonase.
Qe prej nenshkrimit te marreveshjes se Ohrit ne Gusht, militantet e Ushtrise Clirimtare Kombetare, dhe pasuesit e saj, Ushtria Kombetare Shqiptare, UKSH, kane vrare dhjetra ushtare dhe police Maqedonas, kryesisht neper prita te ngritura.
Ndersa parlamenti ka festuar ditelindjen e kushtetutes, UKSH ka njoftuar se ajo eshte pergjegjese per vrasjen javen e kaluar te tre policeve dhe plagosjen e tre te tjereve prane fshatit Trebosh, ne Maqedonine perendimore.
UKSH ka paralajmeruar se ajo nuk do te ndale fushaten e saj te dhuneshme "deri ne clirimin perfundimtar te te gjitha territoreve Shqiptare etnike ne Ballkan", duke shtuar se ajo nuk do te dorezoje armet nen presionin nderkombetar.
Ky paralajmerim ka treguar se militantet nuk kane ne plan te pranojne amnistine e plote qe u eshte ofruar nga qeveria Shqiptareve te armatosur pas nenshkrimit te marreveshjes se Ohrit.
Sipas planeve te pergatitura nga zyrtaret e OSBE-se dhe forcat e NATO-s ne Maqedoni mendohet te krijohet nje force policore e perzier etnikisht e cila do te marre nen kontroll territoret ende nen kontrollin e luftetareve Shqiptare ne perendim te vendit. Ky proces do te zgjase disa muaj.
Por vezhgues me eksperience dyshojne se perplasjet do te vazhdojne per vite me rradhe, sic kane vazhduar betejat ndermjet forcave Jugosllave dhe luftetareve Shqiptare ne Maqedonine perendimore pas perfundimit te Luftes se Dyte Boterore.
Shumica e Maqedonasve nacionaliste jane shume te pakenaqur me leshimet qe u jane bere Shqiptareve dhe shpresojne se keto leshime do te justifikohen me rivendosjen e kontrollit te qeverise ne territoret kryengritese.
"Tani i kemi miratuar ndryshimet kushtetuese, dhe nuk shoh asnje aresye perse te mos fillojme nje reintegrim te plote te te gjithe territorit Maqedonas," ka thene Kryeministri Ljubcko Gjeorgjevski, dhe kryetar i partise ne pushtet VMRO-DPMNE. Pa mbeshtetjen e partise se tij, ndryshimet ne kushtetute nuk mund te ishin miratuar.
Por nevoja teper e madhe per ndihma financiare per shtetin e varferuar e ka bere arritjen e nje kompromisi te pashmangshem. Maqedonia shpreson se nje konference e donatoreve muajin e ardheshem do te ofroje deri 700 milion marka Gjermane per te mbuluar deficitin e buxhetit te shtetit, megjithese FMN ka insistuar per nje mbikqyrje te menyres se shpenzimit te ketyre fondeve nepermjet nje "bordi financiar" te ri, i cili duhet te monitoroje buxhetin e shtetit.
Me zbutjen e krizes politike, ndarjet e vjetra politike ne vend por ridalin ne sken, ndersa partite kane filluar te luftojne per te fituar sa me teper vota ne zgjedhjet e ardheshme, te cilat pritet te mbahen ne Prill ose Maj 2002.
Social Demokratet te cilet kane hyre ne "qeverine e krizes" gjashte muaj me pare, kane njoftuar tashme se ata do te dalin nga qeveria dhe do te kalojne ne opozite.
Anketimet e opinionit publik tregojne se ata e kane shtuar avantazhin ndaj VMRO-DPMNE se Gjeorgjevskit, e cila ka humbur shume mbeshtetje popullore per shkak te menyres se menaxhimit te krizes qe kur ka marre pushtetin ne Nentor 1998.
Edhe partite Shqiptare nderkohe po perpiqen te fitojne mbeshtetjen e drejtuesve politike te UCK-se, me ne krye Ali Ahmetin, gje e cila konsiderohet si shume e rendesishme per votat e Shqiptareve.
Parlamenti do te duhet te vendose nje date per zgjedhjet e parakoheshme me 23 Nentor, te cilat sipas marreveshjes se Ohrit duhet te mbahen ne Janar. Megjithate, vetem nje numer i vogel deputetesh, kryesisht nga partia Social Demokrate, kerkojne nje shkrirje te parakoheshme te parlamentit. Shumica e deputeteve nuk deshirojne mbajtjen e zgjedhjeve te parakoheshme perpara se te permiresohet gjendja e sigurise.
Nese marreveshja e Ohrit reziston, Maqedonia do te perfitoje nga strategjia afat gjate e Perendimit per Ballkanin, e cila sipas diplomateve do te zhvillohet ne tre faza gjate dhjete vjeteve te ardheshme.
Faza e pare, perfshin nje periudhe dy deri pese vjet, dhe do te nise me nje konference rajonale ne nivel ministrash ne Mars 2002, ku pjesemarresit do te riafirmojne te ashtuquajturat parime te Helsinkit. Kjo konference mbeshtetet ne premtimet per te hequr dore nga perdorimi i forces per te ndryshuar kufinjte dhe per te zgjidhur te gjitha mosmarreveshjet politike me mjete paqesore.
Faza e pare e integrimit rajonal do te perfshije promovimin e formave "te buta" te bashkepunimit, perfshire marreveshje per luften ndaj korrupsionit, marreveshje nderkufitare per energjine dhe zhvillimin e infrastruktures rajonale.
Faza e dyte pritet te perfshije nje dialog me te gjere rajonal, ne te cilin BE do te perdore paktin e stabilitetit me shtet e ndryshme si nje mjet per te kanalizuar kete bashkepunim ne drejtimin e duhur.
Faza e trete ne fund te dekades do te perfshije zgjidhjen e ceshtjeve te diskutueshme, si statusi perfundimtar i Kosoves, i cili shpresohet te diskutohet ne nje kontekst te ndryshuar dhe ne nje atmosfere te permiresuar.
Diplomatet ne Bruksel i kane te qarta mangesite e pjeses me te madhe te elites politike se tanishme ne Ballkan.
Si rezultat, Europa do te ndjeke te njejten strategji qe ka zbatuar ne Serbi, ku ka mbeshtetur levizjet G-17 dhe Otpor, te cilat kontribuan ne rrezimin e rregjimit te Sllobodan Millosheviqit.
Do te behen me shume perpjekje per te mbeshtetur partite e opozites ne rajon, duke ndihmuar median e pavarur dhe duke inkurajuar rritjen e nje shoqerie civile aktive.
Saso Ordanoski eshte redaktor i projektit te IWPR-se ne Shkup dhe kryeredaktor i revistes Forum.