Skandali i Prostitucionit në OKB

Misioni i OKB-së në Bosnje është vendosur në qendër të kritikave sepse thuhet se është përpjekur të mbulojë një skandal prostitucioni.

Skandali i Prostitucionit në OKB

Misioni i OKB-së në Bosnje është vendosur në qendër të kritikave sepse thuhet se është përpjekur të mbulojë një skandal prostitucioni.

IWPR

Institute for War & Peace Reporting
Friday, 20 July, 2001

Misioni i Kombeve të Bashkuara në Bosnje-Herzegovinë mund të përballet me një hetim pas akuzave se ai është përpjekur të mbulojë disa njoftime të mediave që implikojnë zyrtarë të tij në shitjen e vajzave për prostitucion.


Zyra qendrore e OKB-së në Sarajevo ka kundërshtuar këto zëra por ka pranuar se disa anëtarë të stafit të saj janë shkarkuar për shkelje në detyrë. Meri Robinson, Komisionerja e OKB-së për të Drejtat e njeriut, ka kërkuar një hetim dhe burimet diplomatike kanë thënë për IWPR-në se ky hetim mund të nisë.


Akuzat janë publikuar fillimisht nga Kati Balkovac, një oficere Amerikane e policisë dhe një ish hetuese e OKB-së për të drejtat e njeriut. Ajo i ka bërë këto akuza në një letër që i ka dërguar Nëntorin e kaluar Zhak Pol Klein, drejtues i misionit të OKB-së në Bosnje dhe Herzegovinë, dhe Vinsent Kurderua, Komisionerit të Policisë së OKB-së në Bosnje.


Balkovac ka thënë se një trafik i zgjeruar i femrave për prostitucion është kryer nga personeli i OKB-së, trupat e NATO-s dhe zyrtarë të tjerë ndërkombëtarë në Bosnje, së bashku me policinë lokale. Balkovac është diagnostikuar si "e stresuar dhe me probleme mednore" nga Zëvendës Komisioneri i IPTF Maik Stiers dhe kontrata e saj me OKB-në është ndërprerë nga DynCorps, firma kontraktuese e personelit për Departamentin Amerikan të Shtetit për Misionet e OKB-së.


Në një deklaratë zyrtare, zyra e Komisionerit të Lartë për të Drejtat e njeriut në Sarajevo ka kërkuar që hetimi të kryhet "në një mënyrë të hapur dhe transparente dhe se raportet duhet të bëhen publike". Deklarata insistonte se dënimi për çdo person që mund të jetë fajtor duhet të jetë "në varësi të rëndësisë së shkeljes së kryer".


Agjensitë ndërkombëtare të lajmeve e kanë marrë këtë lajm gjatë një vizite që Klein ka bërë në këshillin e Sigurimit të OKB-së në nju Jork më 14-15 Qershor. Diplomatë perëndimor kanë thënë se gjatë prezantimit të tij në Nju Jork, Klein është "ngacmuar" me pyetje rreth akuzave që disa femra janë detyruar të ushtrojnë prostitucion nga zyrtarë të OKB-së.


Letra e Balkovac në Nëntor është bërë në një moment kur vëzhguesit e OKB-së dhe policia lokale kanë qenë të përfshirë në një sërë sulmesh të diskutueshme në bordellet në Prijedor. Më pas është folur se këta zyrtarë të OKB-së kishin bashkëpunuar me policinë e Prijedorit për të |blerë" vajzat dhe për të pasur marrëdhënie seksuale me disa prej tyre. Disa nga viktimat thuhet se kanë qenë minorene.


Gjashtë oficerë, tre prej të cilëve Amerikanë, janë shkarkuar pas këtij incidenti. Por asnjë shënim kritik nuk është bërë në dosjet e tyre personale.


Në dokumenta të siguruara nga IWPR, Balkovac ka thënë se OKB-ja ka pasur dijenipër raste të shumta në të cilat vëzhgues ndërkombëtarë të policisë ishin përfshirë në trafikun e femrave në Bosnje që prej Tetorit të vitit 2000. Por ajo thotë se nuk është ndërmarrë asnjë masë dhe asnjë veprim.


Prostitucioni është ilegal në Bosnje. Në Dhjetor të vitit 2000 Bosnja ka nënshkruar Konventën e OKB-së për Krimin e Organizuar Trans-nacional, instrumentin e parë ligjor ndërkombëtar që bën thirrje që nënshkruesit të miratojnë ligje në vendet e tyre për të kriminalizuar trafikun. Si pasojë, Bosnja është e detyruar të zbatojë obligimet që rrjedhin nga ky traktat.


Në një e-mail të Tetorit të vitit 2000, i cili është qarkulluar gjerësisht në rradhët e kolegëve të saj të OKB-së, Balkovac ka theksuar definicionet e "prostitucionit, shfrytëzimit të tij dhe trafikimit". Ajo ka njoftuar se OKB-ja ka marrë të dhëna për gra që torturohen, përdhunohen dhe rrëmbehen në skllavëri në Bosnje.


Balkovac më pas është lëvizur në një post jo të të drejtave të njeriut. Por ajo ka arritur të detyrojë zyrtarët e lartë të OKB-së të hetojnë për konkluzionet e saj se një numër aktivitetesh të trafikut kanë nevojë për hetim më të kujdesëshëm të policisë. Kontrata e saj është mbyllur në prill 2001 me pretekstin se ajo kishte fallsifikuar një letër të orëve të punës.


Dag kofman, zëdhëns i OKB-së në Sarajevo ka thënë disa javë më aprë se ai nuk kishte dijeni për hetimet e OKB-së rreth akuzave të Balkovac. Ai ka thënë se vetëm një oficer i OKB-së është gjetur fajtor se ka paguar për një prostitutë.


Në një deklaratë për shtyp në muajin Maj, Klain ka hedhur poshtë të gjitha zërat se misioni i OKB-së kishte mbajtur të fhsehta raporte për sjellje të gabuara. "Gjatë qëndrimit tim në post, nuk ka pasur asnjë mbulim dhe unë kam zbatuar një politikë të tolerancës zero në lidhje me sjellje të gabuara seksuale apo edhe të tjera," ka thënë ai në deklaratë. "Duke ndjekur procesin e zakonshëm, OKB-ja ka hetuar të gjitha zërat për sjellje të gabuara në një mënyrë të ndershme dhe brenda afateve kohore".


Megjithatë, shumë zyrtarë vendas dhe ndërkombëtarë nuk janë dakort me këtë deklaratë.


"E vërteta rreth kontrolleve në Prijedor dhe dorëheqjes së oficerëve të përfshirë në të nuk është treguar kurrë," thotë Madlein Ris, përfaqësuese e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Bosnje.


Trafikimi i vajzave quhet një "sekret i pisët i ndërhyrjeve të OKB-së në të gjithë botën - gjëja e keqe me të cilën askush nuk dëshiron të përballet," thotë Martina Vanderberg, një kërkuese për projektin e grave Human Rights Ëatch, një grup me qendër në SHBA i cili po përgatit një raport të zgjeruar për çështjet e trafikut. "Asnjë nga këto akuza nuk janë një susprizë".


Llogaritet se 200,000 deri 300,000 vajza shiten për prostitucion çdo vit nga ish vendet e bllokut komunist në Europën Lindore dhe sih Bashkimi Sovjetik në Europën Perëndimore dhe Amerikën e Veriut.


Tania L. Domi është ish zëdhënëse e OSBE-së në Bosnje Herzegovinë. Ajo tani po përfundon një gradë shkencore në fushën e të Drejtave të Njeriut në Universitetin Columbia të Nju Jorkut.


Frontline Updates
Support local journalists