SERBI: LUFTA E BRENDESHME NE DS NE QENDER TE VEMENDJES

Mundësitë e qeverisë së re varen nga lufta në rradhët e drejtuesve të demokratëve.

SERBI: LUFTA E BRENDESHME NE DS NE QENDER TE VEMENDJES

Mundësitë e qeverisë së re varen nga lufta në rradhët e drejtuesve të demokratëve.

Partitë pro demokracisë në Serbi po përballen me vështirësi të mëdha për të krijuar një qeveri të pakicës për shkak të përcarjeve dhe mosmarrëveshjeve në ndërmjet Partisë Demokratike, DS, e cila do të duhet të mbështesë administratën e re për të mbijetuar.


Nëse partitë e qendrës nuk mund të arrijnë një marrëveshje me DS, shumë vëzhgues mendojnë se Serbia do të shkojë dret zgjedhjeve të reja të parakohëshme, të cilat mund të japin një rezultat më të mirë për Partinë ultra nacionaliste Radikale Serbe, SRS.


Vojisllav Koshtunica, kryetar i Partisë Demokratike të Serbisë, DSS, ka bërë thirrje më 14 janar për krijimin e një qeverie të pakicës të përbërë nga katër parti, përfshirë, DSS, partinë reformatore G17 Plus, Lëvizjen monarkiste për Rimëkëmbje Serbe, SPO, dhe Serbia e Re – të cilat tani janë në koalicion.


Meqënëse këto parti nuk mund të sigurojnë një shumicë parlamentare, qeveria e propozuar do të duhet të gëzojë mbështetjen e heshtur të DS për të miratuar cdo ligj në parlament.


Në zgjedhjet e fundit parlamentare të 28 dhjetorit, radikalët e linjës së ashpër kanë fituar numrin më të madh të votave, por jo të mjaftueshme për të krijuar një qeveri të tyren.


Për rrjedhim, partitë e qendrës priteshin të krijonin një qeveri të re ndërmjet tyre, deri kur në gjirin e DS ka shpërthyer një luftë e brendëshme, e cila ka bërë që DSS të vendosë të krijojë një qeveri të pakicës pa pjesëmarrjen e tyre.


Nëse Serbia do të duhet të shkojë në zgjedhje të reja të parakohëshme apo jo, tani varet nga vendimi i DS për të mbështetur ose jo këtë koalicion. Një zgjidhje për qëndrimin që do të mbajë partia pritet të merret në takimin e bordit drejtues të partisë më 18 janar.


Ky vendim duket tepër i paparashikueshëm edhe për shkak se të tre nënkryetarët e fuqishëm të partisë kanë mendime të ndryshme në lidhje me bashkëpunimin me Koshtunicën.


Boris Tadiq, Zoran Aivkoviq dhe Cedomir Jovanoviq, përkatësisht ministra të mbrojtjes së Serbi dhe Malit të Zi, kryeministër dhe zëvendës kryeministër, janë të përfshirë në një luftë për pushtet e cila kërcënon të destabilizojë jo vetëm partinë e tyre por edhe të gjithë bllokun pro demokracisë në Serbi.


Tadiq, i caktuar në muajin dhjetor për të drejtuar listën zgjedhore të DS, ka mendimin më pozitiv dhe ka premtuar të mbështesë një qeveri të drejtuar nga DSS nëse programi i saj është i pranueshëm.


Zivkoviq është më pak i vendosur për bashkëpunim dhe ka mundësi të vendosë parakushte për mbështetjen e tij, duke kërkuar lëshime.


Burime nga DS thonë se mbështetja për një qeveri të drejtuar nga Koshtunica varet nga aftësia e Zivkoviq dhe Tadiq, të emëruar nga partia e tyre për të diskutuar për krijimin e qeverisë së re, për të arritur një kompromis.


Jovanoviq, nënkryetari i tretë, kundërshton mbështetjen e DSS dhe kërkon që partia e tij të qëndrojë në opozitë, megjithëse një hap i tillë mund të detyrojë Koshtunicën të shikojë mundësinë për të krijuar një qeveri me radikalët ultra nacionalistë.


Në takimin e fundit të bordit të DS më 11 janar, Jovanoviq ka mbajtur një fjalim të ashpër ku ka dënuar bashkëpunimin me Koshtunicën dhe kryetarin e G17 Plus Miroljub Labus, duke i akuzuar ata se kanë rrëzuar qeverinë e fundit.


Megjithëse burime të DS thonë se Tadiq përsëri do të fitonte kreun e partisë, fitorja e tij duket më pak e sigurtë se vetëm një javë më parë. Në takimin e bordit të DS, Tadiq ka arritur një fitore ndaj Zivkoviq dhe Jovanoviq, të cilët e kanë fajësuar atë për atë që e kanë quajtur rezultat të dobët të DS në zgjedhjet e dhjetorit.


Megjithëse bordi drejtues i partisë ka kundërshtuar këto akuza, duke ngulur këmbë se DS ka arritur një rezultat të mirë duke fituar 37 nga 250 vende në parlament, Tadiq ka pësuar një dështim kur kandidati i Zivkoviq është emëruar në postin e kryetarit të komitetit organizativ të asamblesë së përgjithëshme të partisë e cila do të mbahet më 21 shkurt, dhe nga ku pritet të dalë edhe kryetari i ardhëshëm i partisë.


Ky pozicion është tepër i rëndësishëm, sepse ky zyrtar do të jetë në pozicion të mirë për të ushtruar influencë ndaj delegatëve në asamblenë e përgjithëshme të partisë për zgjedhjen e pasuesit të Gjingjiq. Deri më tani, vetëm Zivkoviq ka paraqitur zyrtarisht kandidaturën e tij.


Partitë pro demokracisë kanë pasur rezerva ndaj DS, edhe pasi Tadiq është caktuar në krye të listës zgjedhore të partisë. Por ai pa dyshim është figura më e pëlqyeshme si një partner i mundëshëm politik për Koshtunicën dhe Labus, si edhe për Vuk Drashkoviq dhe Velimir iliq, kryetarët e SPO dhe Serbia e Re.


Nëse Tadiq humbet betejën për kryesimin e partisë, kryetarët e partive të tjera demokratike mund të mos jenë të gatshëm të bashkojnë forcat me Zivkoviq apo Jovanoviq, duke e bërë kështu të pamundur krijimin e një qeverie të pakicës.


Në një konferencë për shtyp në Beograd më 14 janar, Koshtunica ka konfirmuar se nëse qeveria e tij e pakicës nuk arrin të sigurojë mbështetje në parlament, do të duhet të thirren zgjedhje të reja të parakohëshme.


Kampi demokratik është i shqetësuar se votuesit serbë mund të përdorin zgjedhjet e reja për të ndëshkuar edhe më rëndë partitë pro demokracisë, duke shtuar mbështetjen për ultra nacionalistët.


Analisti politik Dusan Janjiq ka paralajmëruar për pasojat e mundëshme në të përditëshmen e Beogradit Politika më 13 janar. Janjiq ka thënë se kriza e tanishme në gjirin e DS po krijon “një krizë në bllokun demokratik, duke destabilizuar skenën politike në Serbi”.


Zeljko Cvijanoviq është një bashkëpunëtor i IWPR në Beograd.


Serbia
Frontline Updates
Support local journalists