KUJTIMET E HOLOKAUSTIT NE RUMANI ENDE TE ZBEHTA

Rumunet ende nuk jane te pergatitur te diskutojne haptazi persekutimin e hebrenjve gjate Luftes se Dyte Boterore ne vendin e tyre.

KUJTIMET E HOLOKAUSTIT NE RUMANI ENDE TE ZBEHTA

Rumunet ende nuk jane te pergatitur te diskutojne haptazi persekutimin e hebrenjve gjate Luftes se Dyte Boterore ne vendin e tyre.

Tuesday, 6 September, 2005

Gjashtedhjete vjet pas perfundimit te Luftes se Dyte Boterore, Rumania mbetet ende konfuze ne lidhje me rolin e saj ne deportimin dhe vrasjen e hebrenjve. Nje skandal i koheve te fundit ne te cilin Presidenti Ion Iliescu eshte detyruar te terheqe disa thenie te tij rreth holokaustit, tregon ndjenjat konfuze te shume rumuneve ne lidhje me kete ceshtje.


"Holokausti nuk ka qene vetem per popullsine hebre ne Europe. Shume te tjere, perfshire polaket, kane vdekur ne te njejten menyre," ka thene Iliescu ne nje interviste me gazeten e njohur izraelite Ha'aretz ne muajin Korrik. "Ne Rumanine e periudhes se nazizmit, hebrenjte dhe komunistet jane trajtuar ne te njejten menyre".


Ai ka kujtuar se si babai i tij - nje komunist - ka vdekur pak pasi eshte liruar nga nje kamp perqendrimi, dhe ka insistuar se Rumania eshte teper e varfer per te paguar demshperblim per pronat e shtetezuara te hebrenjve. "A do te thote kjo qe qytetaret e varferuar rumune te sotem te paguajne per ate qe ka ndodhur ne ate kohe?" ka pyetur ai. "Mua nuk me duket e pershtateshme kjo zgjidhje".


Komentet e Ilieskut se holokausti nuk ka qene dicka unikale per hebrenjte kane shkaktuar nje proteste diplomatike nga Izraeli, i cili ka kerkuar qe presidenti te kerkonte falje per "deklaraten e tij te ulet" - gje e cila eshte bere. Ne te njejten kohe, presidenti ka pranuar se qeveria e tij kishte vepruar gabim kur muajin e kaluar kishte kundershtuar faktin qe holokausti kishte ndodhur ne Rumani ashtu si edhe ne vende te tjera.


Deklarata e 13 Qershorit nga ana e qeverise ka qene edhe me e sikleteshme, sepse vetem nje dite me pare, ajo kishte hapur arkivat e saj per Muzeumin e Kujteses se Holokaustit me qender ne Washington. Megjithese terheqja e ketyre deklaratave ka zbutur disi zemerimin e historianeve, komuniteteve hebre ne Izrael dhe jashte tij, skandali ka rivendosur ne qender te vemendjes pyetjen se perse e kaluara e vendit shihet ne menyre kaq te ndryshme.


Adrian Cioroianu, nje historian i ri ne Universitetin e Bukureshtit, mendon se shume rumune, perfshire edhe eliten politike te vendit, kane nje ide te paqarte dhe jo te paragjykuar per ate qe ka ndodhur ne vend gjate Luftes se Dyte Boterore.


"Iliescu - si pjesa me e madhe e popullsise ketu - nuk eshte anti semit," ka thene Cioroianu. "Por ata i perkasin nje brezi i cili nuk eshte i mire informuar rreth ngjarjeve te luftes. Disa mendime ne lidhje me sjelljen e rumuneve gjate luftes jane thjesht iluzione dhe nuk kane te bejne aspak me ate qe ka ndodhur ne te vertete".


Ne vija te trasha, ka dy versione per historine e Rumanise gjate luftes. Versioni i disa nacionalisteve eshte se pavaresisht aleances se gabuar me Hitlerin, Rumania ka arritur te shpetoje shume nga hebrenjte e saj nga deportimi nepermjet nderhyrjes se drejtuesit te kohes se luftes Ion Antonescu. Ky version bie ne kundershtim te hapur me historine e dokumentuar nga historianet - vrasjen e qindra mijera hebrenjve nga Rumania dhe te pjeseve te ish Bashkimit Sovjetik te pushtuara.


Sipas Andrei Oisteanu, nje studiues i historise dhe traditave te komuniteteve hebre lokale, ekzistojne shume fakte te cilat provojne ate qe u ka ndodhur hebrenjve - problemi eshte se njerezit preferojne te mos i dine ato.


"Historianet kane provuar me dokumenta ne menyre te pakundershtueshme holokaustin ne territorin e Rumanise, duke filluar me legjislacionin anti hebre te fillimit te viteve tridhjete dhe duke perfunduar me deportimet ne mase, perfshire nje aksion te ndermarre ne Qershor te vitit 1941 ne qytetin Iasi ne veri lindje te vendit, kur mendohet te kene vdekur rreth 12,000 njerez," ka thene ai per IWPR.


"Problemi eshte se rumunet duken shume indiferente ndaj se kaluares se tyre ne kohen e luftes, ose nuk jane ne gjendje te perballen me kapitujt jo te kendeshem te historise se vendit te tyre".


Rumania nuk eshte i vetmi vend ne Europen lindore i cili ka veshtiresi ne pranimin e se kaluares se saj. Sipas Cioroianu, diskutimi mbi holokaustin ne Rumani ka filluar dhjete vjet me pas se ne Hungari dhe Poloni. "Gjendja eshte ndoshta pak ndryshe per shkak te trashegimise nacional komuniste te ish drejtuesit komunist Nicolae Ceausescu, dhe nje tradite te propagandes nacionaliste e cila i ka rrenjet qe ne shekullin e 19," ka thene ai.


"Ne menyre qe rumunet te kuptojne dhe pranojne te kaluaren e tyre, historianet ne vend duhet te paraqesin nje vleresim te imet te ngjarjeve te cilat kane ndodhur, dhe ata duhet ta bejne kete ne menyre racionale dhe vete kritike".


Por ti tregosh te verteten publikut do te thote te gjesh menyra me te mira per te paraqitur historine, vecanerisht brezave te rinj. Tekstet shkollore rumune jane kryesisht ato te vjetrat te pandryshuara qe nga periudha e perfundimit te komunizmit deri ne vitin 1999, kur studimi i holokaustit eshte bere pjese e detyrueshme e programit shkollor te historise.


Ne te njejten kohe, qeveria u ka dhene mesuesve me teper liri per te perzgjedhur tekstet e historise qe perdorin. "Megjithate, disa nga tekstet e reja shkollore nuk e permendin fare perfshirjen e Rumanise ne holocaust," thote Lia Benjamin e Qendres per Studimin e Historise Hebre ne Bukuresht. "Te tjera tekste, ndersa flasin per krimet e kryera gjate regjimit te Antonescu, japin nje shifer prej disa dhjetra mijera te vraresh pa thene qarte se kush ka qene pergjegjes per keto vrasje".


Ka disa shenja qe tregojne se qendrimet zyrtare po ndryshojne, per aresye te permbushjes se standarteve te nevojeshme per anetaresim ne NATO dhe Bashkimin Europian. Vitin e kaluar, qeveria ka miratuar ligje te cilat ndalojne shprehjen e urrejtejes fashiste apo raciale. Dhe me pare kete muaj, Kryeministri Adrian Nastase ka njoftuar plane per ngritjen e nivelit te informimit mbi holokaustin duke krijuar nje komision nderkombetar per te hetuar rolin e vendit gjate luftes dhe duke vendosur me ligj nje dite perkujtimore per holokaustin.


Cioroianu mendon se edhe me vendosjen e ligjeve anti racizem, pikpamjet e rumuneve mbi holokaustin do te ndryshojne vetem nese do te hapet nje debat publik kritik rreth se kaluares. "Tani e tutje, eshte detyre e historianeve, intelektualeve dhe mediave te ndryshojne imazhin e rumuneve per te kaluaren," ka thene ai.


Marian Chiriac eshte nje bashkepunetor i IWPR ne Bukuresht.


Israel
Frontline Updates
Support local journalists