Ekstradohet Millosheviqi

Qeveria Serbe ka gjetur më në fund kurajon për ti hequr vizë përiudhës së kaluar të Millosheviqit.

Ekstradohet Millosheviqi

Qeveria Serbe ka gjetur më në fund kurajon për ti hequr vizë përiudhës së kaluar të Millosheviqit.

Tuesday, 6 September, 2005

Me vendimin e saj të jashtëzakonshëm për të dorëzuar Sllobodan Millosheviqin në gjykatën ndërkombëtare për krime lufte në Hagë, Serbia ka vendosur të shkëputet nga e kaluara e saj në mënyrën më dramatike të mundëshme.


Serbët jo vetëm që kanë bërë një precedent ligjor duke dorëzuar ish kryetarin e tyre të shtetit për tu gjykuar nga një gjykatë e huaj; dhe nuk i janë përgjigjur thjesht kërcënimit të SHBA-së për të mos dhënë ndihmën aq të nevojëshme financiare në konferencën e donatorëve në Bruksel për Jugosllavinë të planifikuar për sot (të Premten).


Qeveria Serbe më në fund ka gjetur kurajon për ti hequr vizën periudhës së Millosheviqit dhe duke dorëzuar ish drejtuesin e vendit në drejtësinë ndërkombëtare, ka pranuar rolin e vendit të saj në vdekjen e mijëra civilëve në ish Jugosllavi.


Kjo shënon një pikë tepër të rëndësishme në rikthimin e Serbisë në normalitet, ndërsa edhe vetë qeveria reformiste që zëvendësoi Millosheviqin nuk kishte qenë shumë e vendosur për të pranuar përgjegjësitë direkte të Serbisë.


Deri pak kohë më parë, autoritetet Jugosllave kanë menduar se do të ishte më mirë të gjykonin Millosheviqin në Jugosllavi. Pasuesi i ish presidentit, Vojisllav Koshtunica, ka kundërshtuar me forcë të gjithë konceptin e gjykatës së Hagës. Politikanët janë munduar të bindin botën se opinioni publik Serb nuk do të pranonte kurrë dorëzimin e Millosheviqit.


Veprimi i shpejtë i qeverisë Serbe të drejtuar nga Zoran Gjingjiq, ka nxjerrë në dritë edhe gënjeshtrën e sajuar. Ekstradimi i Millosheviqit, nuk ka provokuar ndonjë kryengritje të ekstremistëve, dhe vetëm disa mijëra përkrahës të betuar të Millosheviqit kanë dalë në rrugët e qytetit - i cili numëron mbi një milion banorë.


Ekziston një pikpyetje e madhe nëse sistemi gjyqësor Serb, pjesa më e madhe e të cilit është emëruar nga Millosheviqi, do të çonte ish presidentin para gjyqit.


Sjellja e gjykatës kushtetuese Jugosllave të Enjten, duke u përpjekur në mënyrë të dëshpëruar të bllokonte procesin e ekstradimit, tregon se shumë gjykatës të lartë Serbë kanë simpati të madhe për personin i cili i ka emëruar.


Tani që Millosheviqi gjendet në Hagë, në shoqërinë e ish presidentes së Serbëve të Bosnjes, Biljana Plavshiq, Serbët munden të dalin më në fund nga hija e errët që regjimi i Millosheviqit kishte hedhur mbi të ardhmen e vendit.


Vetë prezenca e tij në Serbi, edhe në Burgun Qendror të Beogradit, ka qenë një katalizator konstant dhe një shkak për veprimtarinë e ultra-nacionalistëve në vend.


Qëndrimi i tij në Serbi ishte një pengesë serioze për rikthimin e ngadaltë të vendit në gjirin e vendeve demokratike të Europës, duke dëmtuar kështu jo vetëm të ardhmen e Serbisë por të gjithë rajonit të Ballkanit.


Në të njëjtën kohë, izolimi i tij në Serbi dëmtonte rëndë edhe punën e gjykatës së Hagës. Kjo gjykatë është përballur me pyetjen se përse aktorët relativisht të vegjël në konfliktin Jugosllav duhet të dënoheshin me dënime të rënda në burg në vendet e huaja ndërsa organizatorët e këtyre luftërave të përgjakëshme të mbeteshin të lirë, apo në burg në vendin e tyre.


Tani që Millosheviqi është në një qeli në Hollandë, gjykata mund të mbarojë punën e saj që i është ngarkuar nga OKB-ja në vitin 1992. Veçanërisht, tani do të jetë më e lehtë të merren nga ish Jugosllavia kriminelët të cilët kanë organizuar vrasjen e disa qindra pacientëve të spitalit të Vukovarit në Nëntor të vitit 1991 dhe masakrimin e rreth 6,000 Muslimanëve në Srebrenica në Bosnjen lindore në Korrik të vitit 1995.


Serbia nuk mund të konsiderohet më kurrë si një vend ku mund të fshihen kriminelët e luftës për ti shpëtuar gjykimit. Njerëzit përgjegjës për masakrat në Srebrenica, ish drejtuesit e Serbëve të Bosnjes Radovan Karaxhiq, dhe Ratko Mlladiq, duhet të kenë frikë sot, kudo që të jenë.


Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës tani kanë një mundësi të madhe të plotësojnë premtimet e tyre për dhënien e fondeve. Ata tani duhet të hapin portofolin e tyre në konferencën e donatorëve në Bruksel dhe të japin 1.3 miliard dollarët e premtuara për Beogradin në shkëmbim të bashkëpunimit të tij. Është momenti që urat mbi lumin Danub, të shkatërruara gjatë fushatës së sulmeve ajrore të NATO-s në vitin 1999, të rindërtohen.


Një Serbi e rilindur, më në fund pa Millosheviqin dhe influencën e tij shkatërruese dhe e vendosur të shtrijë influencën e saj me mjete paqësore, mund të jetë motorri i cili mund të rivitalizojë të gjithë rajonin.


Edhe në gjendjen e saj të shkatërruar, Serbia mbetet aktori më i madh Ballkanik me përjashtim të Greqisë, dhe pozita gjeografike dikton që rilidhja e saj me botën është e rëndësishme. Nuk kemi më nevojë për vrima të errta në mes të Europës jug-lindore.


Millosheviq - dhe mbështetësit e tij - kanë deklaruar gjithnjë se Perëndimi kërkonte të skllavëronte dhe të shkatërronte Serbinë, dhe jo ta shpëtonte atë. Tani është momenti që të provohet se sa gabim e kanë pasur ata.


Markus Taner ka qenë korrespondent i gazetës The Independent në Beograd gjatë fillimit të viteve nëntëdhjetë.


Frontline Updates
Support local journalists