RIVALITETI NË MES TË KISHAVE RREZIKON TË ESKALOJ
Burgosja e peshkopëve maqedon të cilët mbështesin kishën serbe rrezikon të përkeqësoj marrëdhëniet ndërmjet dy fqinjëve.
RIVALITETI NË MES TË KISHAVE RREZIKON TË ESKALOJ
Burgosja e peshkopëve maqedon të cilët mbështesin kishën serbe rrezikon të përkeqësoj marrëdhëniet ndërmjet dy fqinjëve.
Dënimi i peshkopit maqedon i cili mbështetë kishën Ortodokse Serbe mund të eskaloj në një tensionim të plotë në mes të dy shteteve fqinje, pohojnë vëzhguesit.
Jovan Vraniskovski u dënua me dy vjet e gjysmë burg në korrik 27 pasi u shpall fajtor për fyerje të kishës Ortodokse Maqedone dhe lëndimin e ndjenjave religjioze të qytetarëve vendorë.
Krimi i tij ishte shpërndarja e kalendarëve dhe pamfleteve të kishës ortodokse serbe.
Tensionet në mes të dy shteteve kanë ekzistuar që nga ndarja e maqedonëve me kishën serbe në vitin 1967 dhe deklarimi i tyre se ata ishin pjesë vetëqeverisëse e një kishe më të gjerë ortodokse.
Vraniskovski së pari u bë i njohur në Maqedoni në vitin 2002 pasi ai mbështeti propozimin e kishës maqedone për të hequr dorë nga pavarësia e saj nëse do të fitonte një autonomi të gjerë brenda institucionit serb.
Dënimi i tanishëm i peshkopit, të cilin ai është duke e vuajtur në burgun Idrizovo afër Shkupit, përfshinë dënimin me 12 muaj suspendim të cilit atij iu shqiptua vitin e kaluar pasi ai deklaroj se banesa e tij në Bitolj ishte kishë – dhe se ishte nën juridiksionin e kishës serbe.
Vraniskovski gjithashtu u arrestua dhe u mbajt në paraburgim për pesë ditë në vitin 2003 pasi tentoj të pagëzoj një fëmijë sipas procedurave të kishës serbe.
Por me vendimin e fundit të gjykatës, kjo aferë tregon shenja të eskalimit. Dhe vëzhguesit pohojnë se ky konflikt mund të kaloj në fushën politike dhe atë të ekonomisë.
Pas fyerjes së tij në vitin 2002, Vraniskovski – i cili si peshkop i Velesit ishte peshkopi më i ri në Maqedoni në atë kohë – u përjashtua nga kisha maqedone së bashku me disa mbështetës të tij. Kisha serbe reagoi duke emëruar Vraniskovskin përfaqësues të saj në Maqedoni, një nivel i lartë në hierarkinë ortodokse, menjëherë nën pozitën e patriarkut apo liderit të kishës.
Vraniskoski më pas u akuzua si “tradhtar”, “shërbyes i Serbisë” dhe “budalla” nga mediat dhe klerikët maqedon, dhe madje është ballafaquar me kërcënime të ekzekutimit publik.
Braktisja e kishës vendore konsiderohet si një shenjë e tradhtisë ndaj kombit maqedon, dhe shumë njerëz mbështesin dënimin me burg të Vraniskovskit.
“Tentimet e Vraniskovskit për të themeluar një kishë paralele në Maqedoni ishin thjeshtë një tentim për të shkatërruar Kishën Maqedone Ortodokse,” deklaroj një i intervistuar në Shkup.
Shumë politikanë të lartë në të dy anët kanë reaguar me kujdes ndaj kësaj ndodhie të fundit.
Presidenti i Serbisë Boris Tadic, ka insistuar se nuk duhet lejuar që kjo aferë të komprometoj marrëdhëniet e vendit me Maqedoninë. “Kjo nuk është çështje në ë cilën shteti i Serbisë duhet të përzihet, pasi kjo do të thotë ndërhyrje në proceset politike dhe gjyqësore të një vendi tjetër,” ai tha.
Në vend të kësaj, Tadic pohon se institucionet evropiane si OSBE dhe Komiteti i Helsinkit për Drejta të Njeriut duhet të intervenojnë në këtë konflikt.
Komiteti Maqedon i Helsinkit ka dënuar arrestimin e Vraniskovskit dhe ka deklaruar se shteti, duke mbrojtur interesat e kishës, ka vepruar në kundërshtim me parimet sekulare mbi të cilat është themeluar.
Liderët maqedon gjithashtu janë distancuar nga ky konflikt. Kryeministri Vllado Buckovski, pas diskutimit të kësaj afere me homologun e tij serb Vojisllav Koshtunicën në një takim në Salzburg, insistoj se “veprimet tona janë të kufizuara.”
Presidenti i Maqedonisë Branko Crvenkovski ka mbajtur një qëndrim më të ashpër, duke pohuar se politikanët nuk kanë ndikim në vendime të tilla gjyqësore por nëse vendimi nuk i kënaq politikanët në Beograd, kjo është çështje e Maqedonisë.
“Ne nuk po flasim për një anëtar të minoritetit serb në Maqedoni,” ai tha. “Ne po flasim për dikë… qëllimi i të cilit nuk është mbrojtja e ndjenjave religjioze të serbëve në Maqedoni por ndërrimi dhe mohimi i Kishës Ortodokse Maqedone.”
Disa personalitete të larta në Beograd gjithashtu kanë marrë qëndrim të ashpër ndaj kësaj çështjeje.
“Kryeministri i Serbisë Koshtunica insistoj pas takimit në Salzburg se, “Zgjidhja e vetme është lirimi sa më i shpejtë i peshkopit Jovan. Nëse kjo zgjidhje vonohet… problemet ndërmjet dy shteteve vetëm se do të përkeqësohen.”
“Kjo është koha kur ne duhet të veprojmë,” ministri serb i investimeve Velimir Ilic pohoj për Raportin e Krizave në Ballkan, BCR, kur u pyet rreth dënimit me burg të Vraniskovskit. “Çka po ndodhë në Maqedoni është e padurueshme dhe nuk duhet të tolerohet më.”
“Askush nuk mund ta fyej kishën në të cilën unë besoj, e posaçërisht përfaqësuesit e saj,” ai shtoj.
Ilic vetëm ka treguar se ai është i gatshëm të mbështes fjalët e tij me masa ekonomike. Me 2 gusht, ai urdhëroj aeroportin e Beogradit të bllokoj lirimin e dy aeroplanëve për pasagjerë Boeing 737 të cilat kompania ajrore e Serbisë JAT ka dhënë me qira që moti për kompaninë ajrore të Maqedonisë MAT.
Zyrtarisht, vendimi thuhet së është arritur pasi MAT ka një borxh prej 7.5 milion dollarësh ndaj JAT. Por veprimi është kuptuar si hakmarrje ndaj qeverisë së Maqedonisë për refuzimin e lirimit të Vraniskovskit.
Shumë serbë duket se mbështesin qëndrimin e Ilic në këtë çështje.
“Burgimi i një prifti serb ortodoks është tmerrues,” tha një banore e Beogradit për BCR. “Nëse ata nuk lirojnë peshkopin Jovan, Serbia duhet të ndërprejë të gjitha marrëdhëniet me Maqedoninë.”
Por Vlatko Sekulic, zëvendës ministri serb për marrëdhënie të jashtme ekonomike, i tha BCR se veprime të tilla hakmarrëse mund të kenë pasoja të padëshirueshme.
“Maqedonia është tregu i katërt më i madh për eksportet e Serbisë,” ai tha, duke shpjeguar se përfitimet vjetore nga marrëdhëniet tregtare me Maqedoninë arrijnë shumën prej 100 milion dollarë. “Nëse kjo nuk është e rëndësishme, atëherë unë nuk di çka mund të jetë.”
“Nëse ne vazhdojmë me kërcënime, bojkote të prodhimeve, apo masa të tjera të papërshtatshme, kjo mund të ketë pasoja serioze ekonomike,” ai paralajmëroj.
Në ndërkohë, Maqedonia ka vendosur që kremtimet për festën e saj më të rëndësishme, përvjetorin e 2 gushtit të rebelimit në Iliden 1903, të mos i mbaj në manastirin Prohor Pcinjksi në Serbi, si ndodh zakonisht. Në vend të kësaj, autoritetet kanë organizuar përkujtimin në një vend tjetër në veri të Maqedonisë.
Kisha në Serbi po tenton të gjejë mbështetje ndërkombëtare për rastin e Vraniskovskit. Në një letër të hapur, kisha ka kërkuar nga organizatat qeveritare dhe joqeveritare të protestojnë ndaj Maqedonisë dhe të ankohen në Gjykatën Evropiane për Drejta të Njeriut në Strasburg.
Ferid Muhic, profesor i filozofisë në Shkup, i tha BCR se ai druan se kjo aferë mund të zgjatet edhe për një kohë.
”Ky rast do të mbyllet vetëm me lirimin e Vraniskovskit nga burgu,” ai tha. “Por kjo mund ndodhë në një atmosferë të përkeqësimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit të dëmtuar politik në mes të dy vendeve.”
Zelimir Bojovic është bashkëpunëtor nga Beogradi për Rrjetin e Ballkanit për Raportim Hetues (BIRN), partnerit të IWPR në Ballkan, dhe korrespodent për radion Deutsche Welle. Tamara Causidis është ndihmës-redaktore e BIRN në Maqedoni.