Serbi: Banoret e Beogradit Shijojne Lirine e Tyre

Dymbedhjte muaj pas rrezimit te Millosheviqit, Serbet jane ne gjendje ekonomike me te keqe por te pakten tani e dine se kane shprese.

Serbi: Banoret e Beogradit Shijojne Lirine e Tyre

Dymbedhjte muaj pas rrezimit te Millosheviqit, Serbet jane ne gjendje ekonomike me te keqe por te pakten tani e dine se kane shprese.

Nje vit pas kryengritjes se 5 Tetorit qe rrezoi regjimin e Millosheviqit, Mladen Stojkoviq ende ka pasojat e revolucionit. Ne dore ka nje shenje te djegur, nje vule nderi. Kur policia qelloi me nje bombe lotsjellese ne turmen e demonstruesve, ai e kapi dhe e hodhi ne drejtim te policise.


Stojkoviq, nje student i psikologjise, thote se ai nuk do ta harroje kurre ate dite. "E kapa bomben me duar te zhveshura, kishte aq shume zemerim ne brendesi. Millosheviq me ka shkaterruar me teper se gjysmne e jetes sime.


"Prinderit e mi kane qene te papune, dhe une kryeja sherbimin ushtarak. Me duhej te beja pune te rendomta per te siguruar jetesen dhe per te kryer shkollen. Por do ta beja perseri nese do te me duhej, jo per hater te atyre qe jane sot ne pushtet, por kunder tij, Millosheviqit".


Si shume Serbe te rinj ne moshe, Mladen eshte i pakenaqur me ritmin e ndryshimeve. Por ai tani ka ate qe nuk mund ta kishte nen regjimin e Millosheviqit - shpresen per te nje te ardhme me te mire. Ai punon me kohe te reduktuar ne nje agjensi reklamash, dhe ndihmon edhe prinderit e tij te cilet banojne ne nje fshat ne Serbi.


Sipas nje studimi te grupit G17 plus, nje grup ekonomistesh jo qeveritar, platforma e te cileve eshte adoptuar nga Opozita Demokratike perpara zgjedhjeve te vitit te kaluar, nje ne shtate qytetar eshte tani me keq ekonomikisht sesa nje vit me pare.


Por, pavaresisht kesaj, duket se askush nuk deshiron te kthehet pas. Kujtimet e entuziasmit te 5 Tetorit jane ende te forta, ashtu si ato te viteve te veshtira te kaluara nen regjimin e Millosheviqit. Qeveria e re ka deshiren e mire, dhe qytetaret e saj po gezojne lirine, megjithese jetojne ne kushte te veshtira.


Fundi i dhunes ka ndryshuar menyren e te menduarit te njerezve, thote studenti i psikologjise Jovan Stojanoviq. "Me pare, ishte e tmerrshme, njerezit vdisnin nga mungesa e ilaceve, nga uria, dhe perseri votonin per Millosheviqin,' thote ai.


"Mendoj se tani kane ardhur ne vete. Kam qene ne nje gjendje te veshtire, sepse per vite me rradhe kam pasur marredhenie te keqia me prinderit. Ata me thonin se une isha tradhetar dhe nje mercenar i huaj, duke perseritur cdo gje qe njerezit e Millosheviqit thoshin per opoziten.


Por tani, per familjen time, 5 Tetori do te thote dita e pajtimit. Meqenese jane shfaqur kaq shume filma dhe programe per natyren e regjimit te Millosheviqit, prinderit e mi e kuptojne se ai eshte nje kriminel".


Por Stojanoviq thote se ai ende shqetesohet sepse ashtu sic prinderit e tij dikur adhuronin Millosehviqin, ata admirojne pa rezerva presidentin Jugosllav Vojisllav Koshtunica.


Megjithate, pensionistet, e shohin vitin e fundit me me pak entuziazem. Grupet shoqerore me me pak te ardhura ndjehen me te tradhetuar nga autoritetet e reja. Shume pleq te varfer mund ti gjesh cdo nate ne tregun Kaleniq ne qender te Beogradit. Cmimet ne mbremje jane 30 perqind me te ulta sesa gjate dites.


Zora Petroviq, nje llogaritare ne pension, po ngarkon nje cante me speca ne nje karroce. "Mund ta shohesh vete se sa me mire eshte tani. Bredh ne mes te nates ne treg si nje prostitute, dhe kam punuar shume per 35 vjet me rradhe," thote ajo me ironi. "Kjo qeveri nuk ka bere ato qe prisja prej tyre, dhe une kam votuar per ta".


Megjithate, ajo shton se ne ndryshim nga koha e Millosheviqit, pensioni i saj tani i paguhet ne kohe, megjithe ai eshte teper i vogel.


Bleresit mundohen te kursejne edhe nje dinar, thote Predrag Lazareviq, nje fermer nga Vlasotinac, ne jug te Serbise, i cili ka sjelle nje sasi specash ne treg per ti shitur. "Eshte me te vertete keq. Njerezit mundohen te ulin cmimin edhe me nje dinar. Ata nuk kane para, i kuptoj," thote ai.


"Megjithate, edhe ne fermeret nuk e kemi te lehte. Ne vitet tetedhjete, une fitoja disa mije marka Gjermane duke shitur nje kamion me speca. Tani, mbuloj shpenzimet e mia, dhe me ngelet dicka e vogel fitim. Nuk eshte me keq se nen Millosheviqin, por as me mire".


Milovan Obradoviq, nga Kosova, eshte ulurne nje restorant aty prane. Obradoviq ka punuar si nje shites ne nje kompani shteterore, por tani eshte detyruar te shese fara luledielli dhe kikirika. I debuar nga Kosova pas nderhyrjes se NATO-s, ai eshte detyruar te lere pas pronen e tij.


Pavaresisht ketyre veshtiresive ekonomike, ai thote se tani jeta eshte me e mire, sepse ka siguri. "Ne Serbi, une nuk kam frike per jeten time, ndersa ne Kosova kisha frike," thote ai. "Me e rendesishmja eshte qe jemi gjalle dhe mire me shendet, femijet jane ketu, dhe punojne per nje tregtar. Po ia dalim disi dhe shpresojme se do te behet me mire".


Ne nje tavoline aty prane, Milan Stankoviq rufit nje raki kumbulle ndersa kujton diten ne barrikade Tetorin e kaluar. "Tani te gjithe mburren se jane 'veteran' te revolucionit, se ata kane rrezuar Millosheviqin. Por per dhjete vjet me rradhe ata fshiheshin apo edhe e mbeshtetnin ate," thote Stankoviq, i cili ka nje floktore te tijen.


Ai eshte i nxehur sepse te njejtet gazetare qe kane punuar ne kohen e Millosheviqit, duke perhapur genjeshtra dhe prapagande, punojne ende ne televizionin shtetror.


"Per shkak te tyre shkova dhe dogja parlamentin. Nje burre prane meje u qellua ne stomak. Per fat te mire ai shpetoi. Tani i therras mendjes se cfare kam bere. A duhet te shkoj prape e ta djeg parlamentin?"


Edhe keshtu, ai pranon se puna po i shkon mire dhe e ardhmja eshte me e mire: "Serbet kane gjithnje para per te dale neper lokale, dhe per te shkuar tek berberi".


Bojan Tonciq eshte nje gazetar i se perditeshmes Danas ne Beograd.


Serbia, Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists