Ligji Jugosllav i Informacionit Godet Perseri

Dy gazeta te perditeshme dhe TV Studio B jane penalizuar perseri me ane te Ligjit te Informacionit te Serbise - sepse kane botuar disa deklarata qe shteti ka pasur gisht ne perpjekjen per te vrare udheheqesin e opozites Vuk Draskovic.

Ligji Jugosllav i Informacionit Godet Perseri

Dy gazeta te perditeshme dhe TV Studio B jane penalizuar perseri me ane te Ligjit te Informacionit te Serbise - sepse kane botuar disa deklarata qe shteti ka pasur gisht ne perpjekjen per te vrare udheheqesin e opozites Vuk Draskovic.

Thursday, 10 November, 2005

Te perditeshmet Serbe Danas dhe Blic se bashku me Radio Televizionin Studio B jane penalizuar perseri nga Ligji i Informacionit - kete rradhe per aresye se kane botuar deklarata per perfshirjen e qeverise ne perpjekjen per vrasjen e udheheqesit te opozites Vuk Draskovic.


Te tre organet e medias jane gjobitur rende nga autoritetet se kane shkelur ligjin dhe kane botuar nje deklarate te Levizjes per Riperteritje Serbe (SPO) e cila thekson se qeveria eshte e perfshire ne aksidentin rrugor te 3 Tetorit ne autostraden Beograd-Cacak ku humben jeten kater zyrtare te SPO dhe u plagos udheheqesi i saj Draskovic.


Deklarata akuzonte shefin e Sherbimeve Sekrete te Sigurimit Shteteror Serb Rade Markovic dhe shefin e SDB ne Beograd, Milan Radonjic se kane pergatitur perpjekjen per "vrasje".


Meqenese kane botuar dhe transmetuar kete deklarate, Danas eshte gjobitur me 360,000 Dinare, Blic 310,000 Dinare dhe Studio B me 300,000 Dinare.


SPO ka akuzuar koalicionin ne pushtet ne Serbi se nuk deshiron te lejoje ndryshimet "me mjete demokratike dhe paqesore". Per me teper SPO deklaronte se regjimi po perdor "terrorizmin shteteror" per te "realizuar qellimet e tij anti-kombetare, anti-demokratike dhe anti-njerezore."


SPO deklaronte se ekipi i tyre hetues kishte arritur ne perfundimin se i ashtuquajturi "kamion vrases" [shih BCR 98] i cili u perplas me dy makinat e SPO ishte ne pronesi te SDB qe nga viti 1998.


Deklarata vazhdonte me citimin e "faktit te njohur" se e Majta e Bashkuar Jugosllave (JUL) partia e udhehequr nga gruaja e Miloshevicit Mira Markovic, dhe Partia Radikale Serbe ultra-nacionaliste e Vojislav Seselj "kane vendosur SDB nen kontrollin e tyre te drejtperdrejte".


Deklarata perfundonte, "keto dy parti po e kthejne SDB ne nje organizate terroriste personale". SPO ka deklaruar gjithashtu se JUL dhe SRS kishin urdheruar dhe planifikuar vrasjen e Slavko Curuvija, pronari i gazetes Dnevni Telegraf dhe perpjekjen per vrasjen e Zeljko Kopanja, pronarit te Nezavisne Novine ne Banja Luka.


Akuzat e SPO vazhdojne me deklarata se SDB perdorte "pajisjet teknike me te shtrenjta" per te bllokuar sistematikisht transmetimet e Studio B. SDB eshte akuzuar gjithashtu edhe per "keqtrajtimin e zyrtareve dhe qytetareve lokale, duke rrahur studentet pjesemarres ne protesta, duke i ngushtuar hapesiren medias se pavarur, si edhe duke provokuar luften civile ne Mal te Zi."


Blic, Danas, dhe Studio B i kane botuar dhe transmetuar te plota deklaratat dhe akuzat e SPO. Ognjen Pribicevic, nje keshilltar i Draskovicit, ka thene se keto gjoba jane "vazhdimi i terrorizmit shteteror qe jo vetem kercenon median, por mbi te gjitha krejt shoqerine Serbe."


Kryeredaktori i Blic, Veselin Simonovic, tha se "detyra e pare e medias eshte ti ofroje cdo informacion lexuesit, qytetarit dhe votuesit."


"Aktivitetet e partive politike, vecanerisht te partive parlamentare, perbejne jeten politike te ketij vendi dhe popullit te tij. Ne veprojme me bindjen se deklaratat duhet te njoftohen pa u ndryshuar. Ne jemi koshiente se duke mos njoftuar keto deklarata ne do te shkelim te drejten e lexuesit per tu informuar," tha Simonovic.


Ne vend qe te hedhin ne gjyq SPO, SRS ka zgjedhur rrugen me te shkurter, duke ngritur akuza kunder tre redaksive te lajmeve, te cilat nuk kane se si te mbrohen nga Ligji i ashper i Informacionit.


SRS nuk ka marre pjese ne nje sesion te Komitetit per Sigurimin te Parlamentit Serb te kerkuar nga SPO per te diskutuar veprimtarine e SDB.


Dragan Kojadinovic, kryeredaktor i Studio B, ka deklaruar publikisht se Seselj personalisht e ka kercenuar ate. "Seselj me tha ne telefon se edhe mua do te shtypte nje kamion i ngarkuar me rere," tha Kojadinovic ne nje program Televiziv.


"Denimi i medias se pavarur sepse ka njoftuar nje deklarate te nje partie opozitare perben vdekjen e parlamentarizmit ne Serbi," ka thene Dragoljub Micunovic, presidenti i Qendres Demokratike. "Opinioni publik duhet te reagoje me force dhe te kerkoje heqjen e ketij Ligji," shtoi Micunovic.


Sipas Nebojsa Covic, president i Alternatives Demokratike, autoritetet kane filluar me kete gjyq "dezinfektimin" e medias ashtu sic ka bere thirrje Mira Markovic kohet e fundit (shih BCR 99).


Milenko Vasovic eshte nje bashkepunetor i rregullt i IWPR nga Beogradi.


Serbia
Frontline Updates
Support local journalists