BOSNJE: ABDIQ RIKTHEN NE QENDER TE VEMENDJES BIHACIN
Kandidimi i Fikret Abdiq per presidencen Boshnjake ka rikthyer ne qender te vemendjes zonen te cilen ai ka kontrolluar per nje kohe te gjate dhe qe tani eshte thellesisht e ndare dhe ne nje gjendje te keqe ekonomike.
BOSNJE: ABDIQ RIKTHEN NE QENDER TE VEMENDJES BIHACIN
Kandidimi i Fikret Abdiq per presidencen Boshnjake ka rikthyer ne qender te vemendjes zonen te cilen ai ka kontrolluar per nje kohe te gjate dhe qe tani eshte thellesisht e ndare dhe ne nje gjendje te keqe ekonomike.
Nje ish manjat i mediave Boshnjake shume i perfolur i cili ka kryer nje periudhe burgimi ne Kroaci ka tronditur klasen politike ne Bosnje duke njoftuar se ai ka ne plan te kandidoje per zgjedhjet presidenciale ne vend.
Megjithese eshte ende e paqarte nese komisioni i ri zgjedhor i Sarajevos do te lejoje Fikret Abdiq, presidentin e Bashkimit Popullor Demokratik, DNZ, te marre pjese ne keto zgjedhje nga nje burg i huaj, deklarata e tij do te beje qe ne menyre te pashmangeshme te fokusoje vemendjen ne kaosin ekonomik qe mbizoteron ne ate zone te Bosnjes te cilen ai e ka dominuar me pare.
Pasi ka organizuar nje revolte kunder autoriteteve te Sarajevos nga shtabi i tij ne Velika Kladusa ne veri-perendim te Bosnjes, Abdiq eshte larguar ne Kroaci ne Gusht te vitit 1995. Por ai ka humbur mbeshtetjen e qeverise Kroate pas vdekjes se Presidentit Franjo Tugjman dhe pas humbjes se partise se tij Bashkimi Demokrat Kroat.
Ai ka qene ne burg ne qytetin Kroat te Karlovacit qe prej pranveres se kaluar, ne pritje te gjyqit per akuza per krime lufte te cilat kane rrjedhur pas perpjekjes se tij per te negociuar nje marreveshje paqeje me Serbet e Bosnjes gjate luftes se viteve 1992-1995.
Abdiq, i cili ka kontrolluar nje pjese te te ashtuquajturit xhepi i Bihacit, e cila tani perfshin pjesen me te madhe te kantonit te Unsko-Sanski te Federates, ka ndryshuar modelin tradicional te konfliktit me baze etnike ne Bosnje.
Revolta e tij ka shkaktuar nje lufte te eger ndermjet pasuesve te tij dhe Boshnjakeve besnik ndaj autoriteteve te Sarajevos. Me teper Muslimane kane vdekur ne kete konflikt sesa duke mbrojtur zonen nga Serbet e Bosnjes.
Abdiq ka qene i mirenjohur ne te gjithe Jugosllavine ne vitet 1970 dhe 1980 se ka ndertuar nga fillimi nje nder kompanite me te medha te vendit, gjigandin e industrise ushqimore Agrokomerc, me qender te qytetin e tij te lindjes Velika Kladusa, ne veri te xhepit te Bihacit. Kjo kompani i ka dhene nje mundesi te madhe punesimi dhe zhvillimi nje rajoni shume te pazhvilluar nga ana ekonomike.
Me ane te ketij suksesi ne biznes Abdiq, i njohur ne rradhet e pasuesve te tij si "Babo" (babai), ka arritur te krijoje nje numer te madh pasuesish besnik.
Abdiq per pak ka udhehequr presidencen e Bosnjes pas zgjedhjeve te para shume partiake ne republiken ish Jugosllave qe prej Luftes se Dyte Boterore ne vitin 1990, kur ai fitoi shumicen e votave per presidencen e perbere nga shtate anetare.
Nje marreveshje e fshehte beri qe ai ti linte presidecen rivalit te tij, Alija Izetbegoviq, nga Partia e Veprimit Demokratik, SDA, ne shkembim te nje influence te madhe ne kabinetin qeveritar.
Ai ka sherbyer si anetar i presidences ndersa ka qene edhe drejtues i Agrokomerc ndersa Bosnja nisi rrugen e saj drejt pavaresise ne vitin 1992. Lufta qe pasoi me Serbet e Bosnjes shkaktoi nje prishje me Izetbegoviqin, ndersa Serbet pushtuan mbi dy te tretat e shtetit, duke e shkeputur zonen e Bihacit nga Sarajevo.
Ne kundershtim me Izetbegoviqin, Abdiq kerkoi nje marreveshje te shpejte paqeje me Serbet dhe ne vitin 1993 shpalli nje Republike Autonome ne Bosnjen Perendimore, me baze ne qendren e tij ne Velika Kladusa. Kjo levizje shkaktoi nje konflikt me besniket e Sarajevos ne jug, duke e ndare praktikisht kete xhep ne dy pjese.
Kantoni Unsko-Sanski mbetet i paralizuar politikisht si pasoje e ndarjeve te krijuara gjate atyre viteve. Ne asamblene kantonale, DNZ e Abdiq kontrollon balancen e pushtetit ndermjet SDA-se dhe Aleances per Ndryshim ne pushtet, te cilat nuk pranojne te bashkepunojne me njera tjetren.
DNZ ka vendosur nje cmim per bashkepunimin e saj me te dyja partite, duke kerkuar ne nje moment postin e kryministrit te kantonit ne shkembim te votes per Aleancen, nje kerkese e paarsyeshme duke pasur parasysh mungesen e popullaritetit te saj ne pjesen me te madhe te kantonit.
Perpjekjet per te zgjidhur veshtiresite politike te kantonit duke krijuar qeveri teknokrate nuk kane pasur sukses.
Zyra e Perfaqesuesit te Larte, OHR, dhe Organizata per Sigurim dhe Bashkepunim ne Europe, OSBE, kane nderhyre direkt ne kanton disa here, vecanerisht ne Nentor te vitit 1999 kur ata shkarkuan nga posti ish presidentin, Mirsad Veladziq, i cili drejtonte nje fraksion te linjes se ashper se SDA-se.
Politikanet vendas nuk kane arritur te shfrytezojne largimin e Veladziq duke shkaterruar cdo mundesi pajtimi, e cila do te ulte tensionet dhe atmosferen e frikes ne te cilen ekziston SDA dhe DNZ.
Ne te kaluaren, nje komision i pajtimit sipas modelit te Afrikes se Jugut ka fituar perkrahjen e disa institucioneve, por ka pasur pak mbeshtetje ne terren, ndersa drejtuesit lokal e konsiderojne politiken e percarjes si menyren me te mire per te qendruar ne pushtet.
Nderkohe, korrupsioni lulezon, dhe nuk denohet. Punonjesit e sektorit publik, perfshire mesuesit dhe doktoret, bejne greva rregullisht ne shenje proteste per vonesat disa mujore ne pagesat e pagave.
Por asgje nuk eshte bere per te reformuar administraten e tejfryre kantonale, shume prej te cileve levizin me makina Skoda me shofere, te gjithe te paguar nga buxheti publik.
Ka disa zgjidhje ne horizont. Me nje opozite te dobet dhe te percare, korrupsion galopant dhe nje ekonomi te rrenuar, demagogjia e qelise se burgut se Abdiq e shton klimen e frikes e cila forcon SDA dhe DNZ.
Pak nga politikanet e rinj duken te gatshem te konfrontohen me status kuone dhe te zbatojne reforma te verteta.
Por derisa Sarajevo te ndjeje pasojat direkte te mungeses se stabilitetit ne Bihac, autoritetet atje duken se do te vazhdojne politiken e tyre te injorimit te kantonit te shqetesuar me shprese se ajo do te qetesohet.
Luke Zahner ka qene zedhenes i Misionit te OSBE-se ne Bosnje Herzegovine nga viti 2000 deri ne 2001. Ai ka qene Oficer i Shtypit dhe Zhvillimit te Mediave te OSBE-se ne Bihac nga viti 1996-1997 dhe nje keshilltar special i Ambasadorit te OSBE-se per kantonin e Unski-Sanski ne vitin 2000.