Beteja Per Naften
Sapo Bashkimi Europian (BE) njoftoi per ndihmen e tij ne nafte per ngrohje per dy qytetet ne jug te Serbise, ka shperthyer rivaliteti ndermjet opozites. Por rreziku i vertete eshte se edhe regjimi, e ka mendjen tek kjo nafte.
Beteja Per Naften
Sapo Bashkimi Europian (BE) njoftoi per ndihmen e tij ne nafte per ngrohje per dy qytetet ne jug te Serbise, ka shperthyer rivaliteti ndermjet opozites. Por rreziku i vertete eshte se edhe regjimi, e ka mendjen tek kjo nafte.
Nish dhe Pirot, dy qytetet e Serbise te perzgjedhura per tu furnizuar me nafte per ngrohje nga Perendimi, po pergatiten per sulm - nga agjentet e qeverise te cilet perpiqen ta vjedhin kete ndihme dhe nga qytete te tjera xheloze te udhehequra nga opozita, te cilet jane teper te nxehur ngaqe jane lene jashte kesaj liste.
Kryetari i Bashkise se Nishit Zoran Zivkovic ka deklaruar se nuk ka asnje lloj menyre ligjore qe dikush, perfshire edhe Presidentin Jugosllav Slobodan Miloshevic, te mos lejoje furnizimin e kesaj nafte. Ai e ka bere kete deklarate menjehere pas vendimit te marre nga BE ne Luksemburg me 11 Tetor.
Dy qytetet me fat jane te vendosur ne jug te Serbise, rreth 250 kilometra nga Beogradi. Dergesat do te monitorohen per gjashte jave, per te pare ne se eshte e mundur te ndihmohet populli Serb pa perfituar regjimi. Ne se ky projekt pilot ne keto dy qytete rezulton i sukseseshem, furnizime me nafte mund te dergohen edhe ne qytete te tjera te kontrolluar nga opozita ne te gjithe Serbine.
Por kercenimi i pare per planin erdhi nga nje burim i paparashikuar - rradhet e opozites. Nje dite pas vendimit te Luksemburgut, Kryetari i Bashkise se Cacak Velimir Ilic akuzoi grupin G-17 te ekonomisteve te pavarur, te cilet e kane zhvilluar kete ide, se e kane perjashtuar me qellim qytetin e tij nga marrja e kesaj ndihme. Cacak eshte njohur per aktivitetin e tij te opozites, edhe gjate fushates se bombardimeve.
"Eshte rene dakort me pare ne te gjitha takimet ku une kam marre pjese, qe Cacak dhe Nish duhet te marrin naften, dhe se me pas ata duhet ta shperndajne qyteteve te tjera qe kane nevoje per te," ka thene ilic, i cili eshte nje udheheqes i bllokut te opozites Aleanca per Ndryshim.
Ilic akuzon Mladan Dinkic, koordinator i G-17, se ka zevendesuar Cacak me Pirot vetem momentin e fundit. Ai argumenton se ky zevendesim nuk eshte i justifikuar, sepse Pirot nuk eshte shkaterruar gjate bombardimeve. Ai beson se ndryshimi eshte hakmarrje per shkak te rivalitetit dhe mosmarreveshjeve ne gjirin e opozites.
Dinkic i ka hedhur poshte deklaratat e Ilic. Ai tha se Nish dhe Pirot jane perzgjedhur si qytete pilot vetem per aresye te afersise se tyre me kufirin Bullgar, gje e cila lehteson transportin e naftes. Ai tha se G-17 nuk do te marre pjese ne zbatimin e projektit ne se ai nuk shtrihet ne te gjitha qytetet e tjera qe kane nevoje per nafte.
Por Ilic nuk ishte e vetmja figure e opozites qe u ankua. Mirko Bajic, kryetar i konferences se Qyteteve te Lire te Serbise (aty ku opozita eshte ne pushtet), ka argumentuar se pas periudhes gjashte mujore, kur te vleresohet impakti i ketij veprimi, mund te jete shume vone per dergimin e ndihmes.
Kryetari i Bashkise se Subotica Jozef Kasa, i cili eshte edhe nje udheheqes i Aleances se Hungarezeve te Vojvodines, kritikoi Bashkimin Europian se e ka pare kete problem ne menyre siperfaqesore. Ai tha se Brukseli nuk e ka kuptuar rendesine e krizes qe ka pllakosur zytetaret e Jugosllavise qe prej dhjete vjetesh.
"Qendrimi i tyre eshte i papranueshem. Nuk mund te behen eksperimente me ndihmen ne forme energjie ne momentin kur sezoni i dimrit po fillon," tha Kasa. "Ata kane kohe boll, sepse nuk po ngrijne qytetaret e tyre, por tanet."
Shkaqet e ketyre kritikave te papritura nga njerez te cilet kane marre pjese ne vendosjen e projektit te ndihmes humanitare jane te paqarta. Koordinatori i G-17 Dinkic dyshon se dikush po perpiqet te krijoje mosmarreveshje ndermjet qyteteve dhe grupeve te opozites. Ai thekson se rreziku kryesor per ndihmen vjen nga rregjimi: ne se furnizimet nuk mund te parandalohen ligjerisht, kjo nuk e perjashton mundesine qe Miloshevic do te pengoje ato ilegalisht.
Ne fakt, Kryetari i Bashkise se Nishit, Zivkovic, i cili eshte edhe nen-president i Partise Demokratike te Zoran Djindjic, ka paralajmeruar se cdo perpjekje per te bllokuar naften do te pasohet me protesta te fuqishme.
"Disa qindra qytetare, media, koleget e mi dhe une do te presim naften ne kufi, dhe cdo hap qe nga mberritja deri ne perdorimin e naftes do te jete publik," thote Zivkovic. Ai krenohet se planet jane kaq precize saqe anje liter nafte nuk do te humbase.
"Nafta per ngrohjen e shkollave dhe kopshteve do te ruhet ne depo prane atyre ndertesave dhe do te kete ruajtje fizike 24 oreshe," premtoi ai.
Zedhenesit e regjimit deri tani nuk kane folur shume rreth projektit. Vetem perfaqesues te Partise Socialiste ne Pirot jane shprehur, duke akuzuar autoritetet lokale se po e shesin veten "armikut" per disa therrime ndihma. Miloshevic veshtire se do te mbetet indiferent kur qytetaret te fillojne te marrin ndihmen aq te nevojeshme nga vendet e Europes Perendimore qe zyrtarisht deklarohet se jane burimi i te gjitha te keqijave ne Serbi. Ekziston rreziku qe kamionet e ngarkuar te pengohen ne kufi, apo qe te ndryshojne destinacion pasi ta kalojne ate.
Drejtori i doganave jugosllave eshte Mihalj Kertes, nje nga ndihmesit me besnike te Miloshevicit. Qe prej emerimit te tij ne kete post ne vitin 1994, ai ka shpallur dhenien e bakshishit si "taksa doganore ligjore" - vetem nje pakete cigare dhe nje shishe whisky per cdo pasagjer. Ne 1997, ai u perpoq te ndalonte hyrjen e rreth 12 autobuseve te dhuruar nga Gjermania per transportin publik, duke u terhequr vetem pas nje presioni te madh te mediave dhe diplomatik.
Gjithashtu gjate kohes se drejtimit te Kertes, kane ndodhur shume raste te fameshme te rrembimeve te mallrave neper rruget e Serbise. Kjo ka ndodhur ne 1995, kur menjehere pas kalimit te kufirit, shume aparatura te kushtueshme televizive te derguara nga Perendimi per stacionin TV te Beogradit Studio B, i cili ate kohe ishte i pavarur, u rrembyen. Pajisjet nuk u gjeten kurre, dhe mendohet se ato kane perfunduar ne Bosnje dhe Herzegovine, ne duart e Serbeve te Bosnjes te cilet ne ate kohe ishin ne lufte.
Vlado Mares eshte nje gazetar i agjensise se pavarur te lajmeve BETA ne Beograd.