Demi Nga Mosbesimi

Vleresimi i kostos ne ekonomine Serbe nga shkaterimet gjate bombardimeve te NATO-s numerohen ne miliarda dollare.

Demi Nga Mosbesimi

Vleresimi i kostos ne ekonomine Serbe nga shkaterimet gjate bombardimeve te NATO-s numerohen ne miliarda dollare.

Kosto perfundimtare e sakte per shkaterimet nga bombardimet e NATO-s ne Jugosllavi mund te nxirret vetem pas dhenies fund te bombardimeve. Por shuma do te jete ne disa miliarde dollare.


Pas 50 ditesh bombardime, shume ekonomiste Serb besojne se me shume se 100 miliarde dollar nga shkaterimet e kryera, kjo shifer eshte 6 here me e madhe se sa prodhimi i brendshem vjetor i Jugosllavise.


Sipas Nebojsa Vujovic, zedhenes i ministrit te jashtem Jugosllav, shkaterimet deri ne 18 Prill (diten e 25 te bombardimeve) zene perafersisht USD 100 miliarde. Nderkohe qe sulmet jane duke u itensifikuar parashikohet qe shuma e shkaterimeve te jete deri ne USD 200 miliarde pas dites se 50 te bombardimeve.


Megjithate vleresimi i Vujevic, sic specifikon edhe ai vete, kane cuar ne "dhunim te integritetit njerezor" dhe "dhunim te lirise dhe nderit" te cilet jane shkaterime jo direkt te natyres ekonomike. Gjithashtu eshte e mundur qe shifrat e tij te perfshijne edhe humbjet shkaktuar ushtrise Jugosllave, te cilat jane konfidenciale.


Nje muaj pas bombardimeve te NATO-s Qeveria Federale Jugosllave, nepermjet zevendes kryeministrit Vuk Draskovic, parashikon qe shkaterrimet direkt ekonomike te zene shumen rreth 40 miliarde USD.


Ne nje interviste ne stacionin Televiziv Studio B ne Beograd Draskovic tha: "Edhe ne se do ti kishim parate ne dore tani, dhe bombardimet do te ndalonin, ne do te na nevojiteshin 5 vjet te rindertojme cdo gje te shkateruar. Shkaterimet e nje muaj bombardimesh kane qene me te medha se sa ato te kryera gjate luftes se II Boterore ne Serbi.


Ministri Federal i informacionit Milan Kumenic (i cili ka dhene doreheqjen me 25 Prill) deklaroj se ne muajin e pare te bombardimeve jane demtuar 13 ura te medha, 12 stacione hekurudhore dhe 40 shoqeri industriale, gjithashtu kane nderprere punen 6 motorpompa.


Pothuajse 2 muaj ne fushaten e NATO-s, zyrtaret qeveritare thone se me shume se 50 ura dhe 5 aeroporte jane shkateruar, ndersa te gjitha format e komunikimit, rruget, hekurudhat dhe kalimet mbi lume jane demtuar. Rreth 100 biznese dhe ndertesa jane shkateruar, gjithashtu dhe depozita karburanti dhe derivatet e tij jane zhdukur.


Presidenti i Vojvodines Bosko Perosovic parashikon se shkaterimi ne provincen e tij ze shumen rreth 6 miliard DM (3.3 miliard USD) perfshirene kete llogaritje jane si me poshte: 7 ura ne lumin Danub (vetem 3 ne Novi Sad) nje aeroport (afer Sombor ) nje rafineri nafte ne Novi Sad dhe Pancevo me nje kapacitet afer 10 milion ton nafte e paperpunuar ne vit, kompleksi i petro kimise ne Pancevo, fabrika e plehrave azotike ne Pancevo, fabrika e avioneve ne Utva Pancevo dhe nje dyzine ndertesash publike.


Vleresimi i Perosevicit ndoshta eshte konservator, ndersa inxhinjeret civile kane parashikuar se 2 miliard DM do te kerkohen vetem per te rindertuar 7 urat mbi Danub, disa nga te cilat kane harqe kryesore me nje gjatesi rreth 150 metra.


Miodrag Janic, kryetar i komisionit te Vleresimit te shkaterimeve te luftes, ne Beograd, raporton se ne fund te Prillit vleresimi i shkaterimeve qe prekin kapitalin Serb eshte nga 15 deri ne 20 miliard USD, kjo perpara shkaterimeve te medha qe ndodhen ne fillim te Majit.


Ne Beograd, pervec fabrikave 21 Maj, Jugostroj, Rekord dhe Grmec, edhe shume ndertesa te tjera publike jane shkateruar, duke perfshire edhe qendren e Radio-Televizionit Serb me kullen e transmetimit 200 metra e larte e cila lidhte dhe transmetonte ne te gjithe Serbine.


Nje kosto rreth 50 million USD duhet per te rindertuar kompleksin e biznesit USCE te djegur, i cili kishte rreth 20,000 metra katrore siperfaqe te perdorshme ku ishte vendosur edhe shtepia e Komitetit Qendror te Liges se Komunisteve te Jugosllavise.


Ne llogaritjet e tij Janjic perfshinte vleren e ndertesave Federale te shkateruara dhe Ministrine e Brendshme Serbe, ndertesa e forcave ajrore ne Zemun, dhe aeroportet ne Batajnica dhe Surcin. Ne bombardimet e Majit, lista e shkaterimeve duhet te zgjerohej dhe aty perfshihet dhe pallatet rezidenciale te Slobodan Millocevic, qendra e shefit te shtabit, Ministria e Puneve te Jashtme, Ambasada Kineze, Hotel Jugosllavia, stacioni i policise bashkiake dhe shume te tjera.


Qendra e dyte me e madhe industriale e Serbise Nish ka qene nje nga objektivat e perseritura te NATO-s. Fabrika e duhanit DIN, rrjeti elektrik EI, fabrika e mjeteve mekanike MIN, depo karburanti, lidhjet e aeroportit me autostraden jane demtuar keq. Dhe shume qytete te tjera te Serbise kane ndare te njejtin fat.


Eshte e veshtire te vleresosh demtimet e shkaktuara ne ekonomine e Kosoves, pasi pak detaje jane bere publike. Sigurisht jane teper te medha demet pasi nuk i kane shpetuar asnje nate bombardimesh. Aeroporti i Prishtines dhe zyrat postare kane qene objekt i vazhdueshem, gjithashtu dhe kompleksi i hekur-nikelit ne Glogovac i cili perben nje investim rreth 1 miliard USD.


Qeveria Serbe fillimisht adoptoi ne 7 Maj nje program social-ekonomik per kohen e luftes, i cili jepte tregues per perhapjen e shkaterimeve. Ai kerkon asistence emergjente per 9 kompani te medha te cilat jane shkateruar shume keq, si Zastava ne Kragujevac, Krusik ne Valjevo, 14 Tetor ne Krusevac, Fabrika e veglave - mekanike MI Nish, Sloboda ne Cacak, fabrika e plehrave azotike ne Pancevo, Milan Blagojevic ne Cacak dhe Prva Iskra ne Baric. Gjithashtu ka asistence te vecante per rafinerite e naftes te Serbise, ne Pancevo dhe Novi Sad.


Programi gjithashtu siguron pagesen per pagat e 60,000 punetorve te cilet efektivisht kane ngelur papune nga shkaterimi i fabrikave. Gjithashtu ajo perfshin inisiative financiare per punetoret e industrise me toke ne fshat te cilet mund te sigurojne jetesen nga bujqesia.


Shume punetore te kompanive te vogla e gjejne veten e tyre te papune pas shkaterimit te vendeve te tyre te punes. Tomislav Banovic kryetar i Aleances Sindikaliste te Pavarur, parashikon me shume se 100.000 njerez qe nuk kane asnje mundesi te sigurojne jetesen e tyre.


Dimitrije Boarov, nje ekonomist me banim ne Novi Sad, shkruan per te perjavshmen e Beogradit "Vreme".


Serbia, Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists