VENDET BALLKANIKE DUHET TE BASHKEPUNOJNE PER ANETARESIMIN NE NATO

Tre shtetet Ballkanike te cilat nuk jane ftuar te anetaresohen ne NATO duhet te punojne se bashku per te pasur sukses ne perpjekjen e tyre te ardheshme.

VENDET BALLKANIKE DUHET TE BASHKEPUNOJNE PER ANETARESIMIN NE NATO

Tre shtetet Ballkanike te cilat nuk jane ftuar te anetaresohen ne NATO duhet te punojne se bashku per te pasur sukses ne perpjekjen e tyre te ardheshme.

Tuesday, 6 September, 2005

Shqiperia, Kroacia dhe Maqedonia kane diskutuar plane per te zgjeruar perpjekjet e tyre per anetaresim ne NATO, pasi nuk kane arritur nje gje te tille javen e kaluar.


Presidentet e tre vendeve Ballkanike - te cilat nuk jane ftuar per t'u bere anetare te aleances ne takimin e Prages - kane rene dakort me 21 Nentor te punojne me teper se bashku per te arritur synimin e tyre.


Keshilltari i presidentit Kroat, Tomislav Jakiq ka thene per IWPR se vendet do te kerkojne se bashku te permiresojne gjendjen e tyre ekonomike dhe te heqin shtrengimet e tanishme per vizat.


Nje seri takimesh te rregullta ndermjet presidenteve, keshilltareve te qeverive dhe ministrave te jashtem jane planifikuar tashme me kete synim.


"Te treja vendet shpresojne te anetaresohen sa me shpejt ne NATO," kane thene drejtuesit ne nje deklarate te perbashket pas takimit te Prages.


"Problemet e perbashketa si siguria rajonale, forcimi i demokracise, ekonomia e tregut dhe reformat ne forcat e armatosura dhe lufta ndaj terrorizmit do te gjejne nje zgjidhje me te mire nepermjet bashkepunimit tone".


Njoftimi ka pasuar takimin e 17 Nentorit ndermjet presidentit Maqedonas, Boris Trajkovski dhe atij Shqiptar Alfred Moisiu ne qytetin Maqedonas te Ohrit. Kryetari Kroat i shtetit, Stipe Mesiq nuk ka marre pjese ne kete takim por ka pranuar kete inisiative.


Te treja vendet do te duhet te kryejne reforma te thella ne fushat e ekonomise, politikes dhe ushtarake nese ato deshirojne te plotesojne kriterin e anetaresimit ne fazen e ardheshme te zgjerimit te NATO-s.


I pyetur rreth vleresimit te tij per aplikimet e vendeve te Ballkanit, sekretari i pergjitheshem i NATO-s, George Robertson ka thene se "Ato do te duhet te punojne shume".


Kroacia ka qene vendi i fundit nga te tre qe ka aplikuar ne fillim te ketij viti, dhe eshte ne nje gjendje me te mire ekonomike se Shqiperia dhe Maqedonia, si edhe ka nje te kaluar me te forte demokratike. Por ajo perballet me detyren e veshtire te transformimit te ushtrise se saj ne nje force ushtarake per paqe.


Jakiq ka thene per IWPR se ushtria duhet te shkurtoje mbi 13,000 trupa te cilat do te mbeten te papune. Ushtaraket gjithashtu duhet te depolitizohen - duke i dhene fund politikes se kohes se Tugjmanit kur postet e larta ushtarake u jepeshin njerezve te besuar te partise ne pushtet.


Reformat e kryera deri me tani, jane vleresuar nga aleanca, e cila ka thene se "Kroacia ka arritur nje progres inkurajues dhe anetaresia e saj do te konsiderohet ne te ardhmen".


Por Kroacia do te duhet te beje edhe shume ndryshime te tjera, dhe nje prej tyre eshte bashkepunimi i plote i vendit me gjykaten e Hages.


Maqedonia, e cila ka bashkepunuar ngushtesisht me NATO-n qe prej vitit 1995, duhet te kryeje nje sere reformash ne fushen ushtarake dhe duhet te permiresoje kredencialet e saj demokratike.


Shkupi eshte kritikuar nga komuniteti nderkombetar ne lidhje me menyren e reagimit ndaj kryengritjes se Shqiptareve vitin e kaluar, e cila eshte shkaktuar nga refuzimi i autoriteteve per te njohur te drejtat njerezore dhe per te pranuar nje nivel me te larte te perfaqesimit te pakices Shqiptare ne sherbimin civil.


Analistja e sigurise Constanze Stelzenmueller mendon se Shkupi duhet te ndryshoje balancen e pushtetit ndermjet ministries se brendeshme dhe asaj te mbrojtjes. Per momentin, e para ka marre shpesh pergjegjesite qe i takojne kesaj te dytes.


Shqiperia po perballet me probleme te ngjashme. Oficerja e informacionit te NATO-s Stephanie Babst ka thene per IWPR se Tirana duhet te punoje me teper per te luftuar korrupsionin dhe per te zbatuar reforma me te thella ne drejtim te demokratizimit.


Presidenti Amerikan George W Bush eshte takuar me presidentet Shqiptare, Kroat dhe Maqedonas diten e dyte te takimit, dhe u ka thene atyre se ato "do te kene mbeshtetjen e vendeve kryesore te NATO-s".


Aleanca ka luajtur nje rol te rendesishem ne rajon duke siguruar jo vetem stabilitet dhe siguri, por edhe mbeshtetje per zhvillimet e demokracise.


Saule Mukhametrakhimova eshte Drejtuesi i Projektit te IWPR-se per Azine Qendrore ne Londer.


Frontline Updates
Support local journalists