KROACI: GAZETA DISIDENTE MUND TE FALIMENTOJE
Gjobat e medha mund te sjellin fundin e gazetes me reputacion per kritikat e ashpra nga autoriteteve.
KROACI: GAZETA DISIDENTE MUND TE FALIMENTOJE
Gjobat e medha mund te sjellin fundin e gazetes me reputacion per kritikat e ashpra nga autoriteteve.
Feral Tribune e Kroacise, nje gazete e perjaveshme e njohur per sulmet e saj te ashpra ndaj drejtuesve te vendit gjate dhjete vjeteve te fundit, mund te detyrohet tani te mbyllet ne saje te asaj qe konsiderohet si nje shtypje mediave, me menyra jo te drejt perdrejta.
Kercenimi vjen jo nga nje urdher i drejtperdrejte i qeverise por nga gjobat e larta te vendosura per shkak se gazeta ka sulmuar nje avokat dhe ka shqetesuar vajzen e nje skulptori te njohur.
Me qender ne Split, Feral Tribune ka qene nje kritike e palodhur e presidentit te linjes se ashper Franjo Tugjman. Kur ai vdiq, gazeta ka vazhduar te sulmoje kryeministrin me te moderuar Ivica Racan.
Dy vendime te koheve te fundit te gjykates kane vendosur se Feral Tribune ka shkaktuar "shqetesime mendore" njrezve per te cilet ajo ka shkruar. Gazeta eshte urdheruar te paguaje gjoba prej rreth 200,000 kuna (rreth 27,000 euro), nje shume teper e madhe per mundesite e saj. Gjykata ka bllokuar gjithashtu llogarite bankare te gazetes, duke bere te paqarte te ardhmen e gazetes.
Drejtuesit e Feral Tribune jane perpjekur me shpejtesi te gjejne menyra per te vazhduar punen. Ata mund te arrijne te nxjerrin per botim edhe numrat e ardheshem por e ardhmja duket e erret, vecanerisht ndersa gazeta perballet me mbi 70 vendime te ketij lloji. Drejtuesit mendojne se rezultatet e proceseve te ardheshme do te jene te njejta.
Legjislacioni qe lejon vendosjen e gjobave te medha per "shqetesime mendore" ka qene per shume kohe i preferuari i Tugjmanit, dhe eshte perdorur nga qeveria e tij si nje arme kunder shtypit te pavarur. Ky ligj eshte pergatitur si nje mjet per te shtypur mediat kundershtare pa qene nevoja per te perdorur policine per ti mbyllur ato.
Kur Racan erdhi ne pushtet ne Janar te vitit 2000, qeveria e tij nuk pranoi te miratonte ndryshime ne kete ligj kaq te ashper. Indiferenca e saj e ftohte ndaj lirise se shtypit flet per vulnerabilitetin e saj ndaj kritikave.
Rreth 1,200 akuza ndaj mediave te ndryshme, te ngjashme me ato te ngritura ndaj Feral Tribune, po presin rradhen te shqytohen nga gjykatat Kroate, pjese me e madhe e tyre jane ngritur nga politikane dhe figura publike.
Analistet e mediave mendojne se nese Feral Tribune mbyllet, media te tjera Kroate do te tremben dhe do te detyrohen te ndalojne kritikat ndaj autoriteteve.
Nje komentator i njohur, Jurica Paviciq, nga e perditeshmja Jutarnji List e Zagrebit, ka thene se rasti i Feral ka risjelle ne skene politiken e vjeter te perdorur nga Bashkimi Demokratik Kroat, HDZ, duke shtrenguar financiarisht median e cila fut hundet edhe aty ku nuk eshte e mirepritur.
Gjobat kunder gazetes kane pasuar humbjen e saj ne nje ceshtje gjyqesore te ngritur nga avokati Zheljko Olujiq, i cili ka qene prokuror i pergjitheshem ne kohen e Tugjmanit. Olujiq ka hedhur ne gjyq Feral per nje artikull te shkruajtur nga Viktor Ivancic, te botuar ne Dhjetor 1993, ne te cilin avokati akuzohej per anti-Semitizem. Artikulli kishte komentuar per sugjerimet e Olujiq, te cituara ne gazeten Slobodan Dalmacija, sipas te cilave vete Hebrenjte ishin fajtore per holokaustin sepse "ata kane share dhe ofenduar popujt e tjere".
Gjykata e rrethit te Zagrebit e cila eshte pergjegjese per rastin e Feral e ka gjetur gazeten fajtore sepse ka shkaktuar "shqetesime mendore" avokatit ne muajin Shkurt. Gjykata ka thene se Ivaniq kishte parashtruar "opinione kozmopolitane" dhe kishte kritikuar Olujiq ne nje "menyre te gabuar". Feral tani i detyrohet avokatit 53,000 kuna.
Pas ketij vendimi, gazeta ka ribotuar artikullin origjinal te Ivaniq per te kujtuar lexuesve ato qe kishte thene Olujiq.
Me nje vendim tjeter, gjykata e Zagrebit ka urdheruar Feral te paguaje 140,000 kuna Marija Mestroviq, vajzes se skulptorit te njohur Kroat Ivan Mestroviq, per "shqetesime mendore" te cilat ajo i ka vuajtur nga nje artikull i shkruar nga kritiku i njohur i artit dhe profesori i universitetit Zvonko Markoviq.
Markoviq ka thene ne vitin 1998 se vajza e Mestroviq nuk ishte e afte per te ruajtur trashegimine e saj. Gjykata ka shfajesuar Markoviq por ka shpallur fajtore gazeten.
Kryeredaktori i Feral, Heni Erceg ka thene: "Sistemi i tanishem gjyqsor drejtohet nga te njejtit njerez te cilet na kane persekutuar ne per nente vjet gjate rregjimit te Tugjmanit. Une nuk mendoj se dikush e ka porositur gjykaten, sic ndodhte ne kohen e Tugjmanit, por rezultati eshte i njejte. Racan dhe koalicioni i tij nuk kane bere asgje per te reformuar sistemin gjyqsor i cili eshte kanceri i shoqerise Kroate".
Adrian White, Sekretar i Pergjitheshem i Federates Nderkombetare te Gazetareve, e cila ka mbi gjysem milion anetare ne 106 vende te botes, i ka kerkuar qeverise se Racan te "rishikoje legjislacionin i cili e ka cuar Feral ne prag te mbylljes". Ai ka thene se ligjet e aplikuara nga gjykatat Kroate jane arkaike, intolerante dhe u ka kaluar koha ne te gjitha demokracite moderne.
Kryetari i Shoqates se Gjyqtareve Kroate, Vladimir Gredelj, ka hedhur poshte ankesat ndaj sistemit gjyqsor. Ai ka akuzuar drejtuesit e Feral se po nxisin nje "histeri masive" ndaj gjykatesve. "Feral dhe shkrimet e saj arrogante dhe te papergjegjeshme duhet te fajesohen per kete, dhe jo sistemi gjyqsor," ka thene ai.
Institucione te rendesishme si shoqata e gazetareve Kroate, komiteti i Helsinki i te drejtave te njeriut ne vend dhe Qendra e tij PEN kane folur ne mbeshtetje te Feral. Rreth 10 OJQ kane organizuar nje takim ne Zagreb me 9 Mars per te mbledhur donacione per gazeten. Edhe presidenti Stipe Mesiq ka marre pjese ne kete takim dhe ka dhuruar 100 kuna (rreth 13.5 euro). Ai kishte sjelle gjithashtu me vete dy libra te botuar ne mbeshtetje te Feral.
Ne ndryshim nga Mesiq, kryeministri Racan nuk ka bere asnje koment publik per rastin e Feral. Ai ka injoruar nje leter te Raportereve Pa Kufi, nje shoqate nderkombetare per lirine e mediave, e cila bente thirrje qe Feral te lejohej te perdorte te drejten e saj per te informuar publikun. Drejtuesi i organizates, Rober Menard, ka thene se vendime te tilla te ashpra nga gjykatat "shembin cdo shprese per liri me te madhe informimi ne Kroaci pas periudhes se Tugjmanit".
Qendrimi indiferent i Tugjmanit mund te jete shkaktuar nga ndjenja e tij e hakmarrjes ndaj kritikave te Feral per te dhe qeverine e tij. I pyetur se perse kishte refuzuar te intervistohej nga gazeta, Racan eshte pergjigjur: "Edhe keshtu Feral flet shume per mua".
Shume Kroate e konsiderojne absurde qe Feral mund te mbyllet nen nje regjim te ri te konsideruar nga Europa si demokratik ndersa ajo arriti te mbijetoje ndaj presioneve te regjimit te Tugjmanit te cilin Perendimi e konsideronte si nje diktature.
Dragutin Hedl eshte redaktor i projektit te IWPR-se ne Kroaci.