Shtohen Mosmarrëveshjet Ndërmjet Serbëve të Kosovës

Vendimi i Këshillit Kombëtar Serb për të rifilluar pjesëmarrjen në institucionet e përbashkëta të Kosovës ka thelluar ndarjet ndërmjet drejtuesve të pakicës etnike.

Shtohen Mosmarrëveshjet Ndërmjet Serbëve të Kosovës

Vendimi i Këshillit Kombëtar Serb për të rifilluar pjesëmarrjen në institucionet e përbashkëta të Kosovës ka thelluar ndarjet ndërmjet drejtuesve të pakicës etnike.

Tuesday, 6 September, 2005

Këshilli Kombëtar Serb, KKS, ka vendosur me shumicë votash këtë javë të rihyjë në institucionet ndëretnike të Kosovës të drejtuara nga Kombet e Bashkuara, duke thelluar kështu mosmarrëveshjet dhe përçarjet ndërmjet drejtuesve të moderuar dhe atyre të linjës së ashpër në gjirin e komunitetit serb.


Këshilli ishte tërhequr nga institucionet e përbashkta dy javë më parë në shenjë proteste ndaj dhunës në rritje ndaj komunitetit serb në provincë.


Prifti ortodoks serb dhe zëdhënësi i KKS-së, Sava Jançiq, tha se misioni i OKB-së në Kosovë, UNMIK nuk i ka shërbyer si duhet komunitetit serb, por nga ana tjetër ka pranuar se: "Ne nuk mund të jetojmë me retorika dhe kritika, ne duhet të japim një kontribut konstruktiv."


Kjo lëvizje ka mundësi të ketë pasoja edhe në thellimin e mosmarrëveshjeve ndërmjet drejtuesve të moderuar të komunitetit serb të mbledhur rreth peshkopit Artemije dhe drejtuesve me orientim më tepër pro-Beogradit në Mitrovicë dhe Kosovën qendrore.


Bordi ekzekutiv i KKS-s137 në Kosovën qendrore ka përjashtuar Rada Trajkoviq, Ranxhel Nojkiq, dhe Dushan Ristiq, sepse kanë mbështetur vendimin e këshillit, ndërsa presidenti i bordit të KKS-së, Dragan Veliq, është zëvendësuar. Është thirrur një takim ku do të votohet për tërheqjen nga ky organizëm.


Drejtuesi i KKS-së në Mitrovicë, Marko Jançiq, ka thënë se Artemije së bashku me shefin e UNMIK-ut, Bernar Kushner, dhe drejtuesit lokalë shqiptarë po shkatërronin "shtetin serb". Anëtarët e bordit lokal thuhet se po përgatiten për të votuar nëse Artemije duhet të vazhdojë të përfaqësojë interesat e serbëve në Kosovë.


Anëtari i lartë i KKS-së, Momçillo Trajkoviq, i cili ka kundërshtuar vendimin e këshillit, është përpjekur të qetësojë gjendjen duke propozuar mbajtjen e një tryeze të rrumbullakët me pjesëmarrjen e të gjithë përfaqësuesve të serbëve të Kosovës, të opozitës së bashkuar në Serbi dhe autoriteteve të Beogradit. "Shkatërrimi i KKS-së të Kosovës nuk është në interesin e askujt," ka thënë ai.


Ndërkohë komuniteti ndërkombëtar ka mirëpritur vendimin e KKS-së. Kushner tha: "Ky veprim kurajoz do t'i lejojë përfaqësuesit e serbëve të Kosovës të luajnë rolin e tyre të rëndësishëm që u takon në ndërtimin e një Kosove në paqe, demokratike dhe tolerante."


Një presion i madh ndërkombëtar është ushtruar ndaj përfaqësuesve të komunitetit serb për të rihyrë në institucionet e përbashkëta.


Drejtuesit serbë janë ftuar në një takim në Këshillin e Sigurimit të OKB-së - një hap ky i cili ka zemëruar drejtuesit e komunitetit shqiptar, të cilët nuk morën një ftesë të tillë.


Përfaqësuesi i posaçëm i presidentit amerikan Bill Klinton, Xheims O'Brajen, vizitoi Kosovën javën e kaluar dhe mendohet se ka luajtur një rol të rëndësishëm në rifutjen e KKS-së në administratë.


Megjithatë ky ka qenë vetëm një sukses i pjesshëm. Përfaqësuesit serbë kanë rënë dakort të marrin pjesë për tre muaj, por vetëm si vëzhgues. Drejtuesit e shqiptarëve të Kosovës kanë kritikuar shkallën e kufizuar të përfshirjes serbe si të pasinqertë dhe u kanë bërë thirrje atyre të marrin pjesë plotësisht në institucionet e përbashkëta.


Ndërkohë UNMIK dhe KKS nënshkruan më 29 qershor një marrëveshje, e cila përcakton një forcë speciale për sigurimin, vendosjen e një prokurori ndërkombëtar dhe dy gjykatësve në të gjitha gjykatat e rretheve, përshpejtimin e procedurave të gjykimit të atyre që akuzohen për krime me bazë etnike dhe krijimin e një gjykate të veçantë, e cila do të gjykojë vetëm rastet e krimeve më bazë etnike.


Dokumenti pranon t'i jepet një prioritet i njëjtë të burgosurve shqiptarë në burgjet serbe dhe të rrëmbyerve serbë. Një komitet i përbashkët do te fokusohet në këtë çështje si edhe në problemin e sigurimit të rikthimit të refugjatëve serbë në provincë.


Mbi 100,000 serbë të Kosovës - pra, rreth gjysma e popullsisë serbe të paraluftës në provincë - janë larguar nga shtëpitë e tyre pas tërheqjes së forcave jugosllave dhe përshkallëzimit të dhunës së ekstremistëve shqiptarë.


Ata serbë që vazhdojnë të qëndrojnë në provincë tani jetojnë në komunitete të ruajtura mirë, të patrulluara ditën dhe natën nga trupat e KFOR-it. Por megjithatë pothuajse çdo ditë njoftohen incidente të reja të dhunës etnike. Është e qartë se situata e sigurisë në provincë është larg të qenit ideale.


Kosova është aq e polarizuar sa peshkopi Artemije dhe kolegët e tij të moderuar mund ta kenë shumë të vështirë të shndërrojnë në sukses pjesëmarrjen e tyre në administratën e përbashkët.


Ndjenjat e vazhdueshme dhe ndonjë herë të dhunshme anti-serbe në rradhët e komunitetit shqiptar, problemet e vazhdueshme të UNMIK-ut për të vendosur rendin e ligjin dhe influenca e vazhdueshme e Beogradit ndaj drejtuesve më radikalë të komunitetit serb, veçanërisht në Mitrovicën veriore, nuk janë shenja të mira për të ardhmen.


Kolegu i Artemijes, prifti Sava, ka thënë duke iu referuar serbëve të Kosovës që përkrahin Beogradin se: "Ne do të mbetemi vetëm në manastir nëse vazhdon përkrahja për Millosheviqin dhe politikën e tij e nuk do të mundemi të gjejmë një alternativë tjetër."


Llazar Semini është Manaxher i Projektit të IWPR-së në Prishtinë.


Serbia, Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists