PROVINCA FITON BETEJËN MBI TË ARDHMEN E GJIGANTIT TË NAFTËS

Braktiset plani kontraversal për të transferuar në Beograd një pjesë të kompanisë fitimprurëse NIS.

PROVINCA FITON BETEJËN MBI TË ARDHMEN E GJIGANTIT TË NAFTËS

Braktiset plani kontraversal për të transferuar në Beograd një pjesë të kompanisë fitimprurëse NIS.

IWPR

Institute for War & Peace Reporting
Friday, 30 September, 2005

Qeveria e Serbisë këtë javë hoqi dorë nga planet për të lëvizur një degë të kompanisë fitimprurëse të naftës NIS në kryeqendër pas presioneve nga autoritetet e Vojvodinës.


Provinca ka kundërshtuar lëvizjen e zyrave të një nga tri kompanitë e posa krijuara në konsortiumin e ristrukturuar të NIS nga Novi Sadi në Beograd. Zyrtarët e qeverisë e arsyetuan vendimin duke insistuar se lokacioni i qendrës së kompanisë kurrë nuk kishte qenë krucial për ta, prandaj edhe arritën të arrijnë kompromis për një qendër të re në Pancevë – afër Beogradit por brenda Vojvodinës. Zyrtarët e Vojvodinës shprehën gëzimin e tyre rreth fitores së 28 shtatorit. Ata druanin se humbja e një pjese të NIS mund t’i humbte atyre deri gjysmën e profiteve të fituara nga privatizimi i ardhshëm i provincës.


Ata pohuan se kjo mund të ketë efekt të rëndë afatgjatë në financat e provincës dhe mund të dobësonte potencialin e saj zhvillues.


Konflikti në mes të dy administratave eskaloi për së tepërmi me 22 shtator, kur asambleja e provincës aprovoi rezolutën e cila kërkonte nga qeveria e Serbisë të hiqte dorë nga vendimi për të ristrukturuar NIS dhe transferuar një nga tri kompanitë e saj përbërëse. Nëse kërkesa nuk do të pranohej nga Beogradi, presidenti i asamblesë së Vojvodinës, Bojan Kostres, nxiti popullatën që të dalin në protesta masive.


Ardhmëria e NIS konsiderohet vitale për ardhmërinë e provincës pasi është një nga kompanitë e pakta profitabile të Serbisë. Për vite të tëra profitet kanë mbushur arkat e autoriteteve rajonale dhe të administratës komunale në Novi Sad. NIS është themeluar në vitin 1991 pas shkrirjes së disa kompanive që merreshin me përpunimin dhe shpërndarjen e naftës.


Me një staf prej 17,500 në tërë Serbinë, profiti i saj neto vitin e kaluar ishte rreth 28 milion euro, e cila përbën më shumë se 20 përqind të buxhetit të përgjithshëm të Serbisë.


Sipas ligjit të tanishëm, profiti nga taksat e bizneseve me lokacion në Vojvodinë, si dhe në punëtorë, drejtohen në arkën e Serbisë. Por një pjesë e të hollave kthehen në Vojvodinë. Ristrukturimi i kompanisë është hapi i parë drejtë privatizimit të saj. Pas presioneve të Fondit Ndërkombëtarë Monetar, qeveria e Serbisë premtoj të filloj përgatitjet për të shitur ndërmarrjen deri në mes të këtij viti.


Por qeveria dështoj të përfundoj punët në afatin e parë për shkak të mungesës së pajtimit ndërmjet aktorëve të ndryshëm, përfshirë qeverinë, udhëheqësinë e kompanisë dhe sindikatat e punëtorëve.


Qeveria caktoj fundin e këtij viti për afat të ri. Si hap i parë, me 7 korrik, zyrtarët vendosën të krijojnë tri kompani nga NIS, një prej të cilave, ndërmarrja për transportimin e naftës Transnafta, do të transferohej në Beograd. Vendimi ishte parashikuar të hyjë në aplikim me 1 tetor.


Qeveria arsyetoj vendimin për të transferuar Transnaftën në Beograd, duke pohuar se natyra e biznesit të saj kërkonte që kjo kompani të vendosej në kryeqendër.


“Transportimi i naftës është biznes ndërkombëtar, prandaj Transnafta duhet të jetë në të njëjtin lokacion me qeverinë dhe diplomatët ndërkombëtar,” tha Zoran Milovanovic, këshilltar mbi energjinë i zëvendës kryeministrit të Serbisë, Miroljub Labus.


Vojvodina nuk u pajtua dhe me 25 gusht ngriti rastin në Gjykatën Supreme duke kërkuar anulimin e vendimit për ristrukturim. Ata pohuan se vendimi i qeverisë së Serbisë i arritur në korrik ishte ilegal dhe se ligji i vjetër mbi NIS ishte suspenduar me 22 gusht.


Liderët ekonomik dhe politik të Vojvodinës ishin tepër të neveritur pasi ata kishin shpresa të mëdha mbi përfitimet lidhur me privatizimin e NIS.


Sipas ligjit të tanishëm gjysma e profiteve nga shitja do të t’i drejtohen në provincë, që do të thotë më shumë të holla për Fondin Zhvillimor të Vojvodinës, një agjenci rajonale për zhvillim.


Istvan Pastor, sekretari i provincës për privatizim, vlerësoi se vlera e përgjithshme e NIS ishte rreth 3 bilion euro.


Madje edhe nëse ndërmarrja do të shitej për një të dhjetën e këtij çmimi, theksoj Pastor, kjo do të rezultonte në 120 milion euro në vit për Vojvodinën.


“Kur marrim parasysh se buxheti i përgjithshëm i Vojvodinës është rreth 180 milion euro, hyrja shtesë prej 120 milion euro në zhvillim ofron një perspektivë krejtësisht të re,” shtoj ai.


Udhëheqësi i qeverisë së provincës, Bojan Pajtic, u pajtua rreth rëndësisë së veçantë të NIS për ardhmërinë ekonomike të Vojvodinës.


“Nëse këto kompani do të privatizohen me çmime prej disa qindra milion euro, dhe kjo shumë sigurisht do të arrihet, gjysma e resurseve do të drejtohen në investime të reja në Vojvodinë dhe ndërmarrje dhe vende të reja të punës,” ai tha.


Vojvodina ishte një ndër rajonet më të zhvilluara në ish Jugosllavi, por luftërat, sanksionet, menaxhimi i dobët dhe zakoni i Beogradit të thithë fondet për buxhet kombëtar kanë shkatërruar ekonominë.


Rreth 2 milion njerëz jetojnë në këtë provincë sot nga të cilët 276,503 janë të papunësuar. Përqindja më e lartë është në rajonet qendrore.


Autoritetet e Beogradit insistojnë se privatizimi i Transnaftës ende është në konsiderim, prandaj brengat rreth humbjes së profiteve nga shitja janë joracionale. Por kjo nuk i bindë liderët e Vojvodinës.


“Në bazë të përvojës sonë të mëparshme me qeverinë e Republikës së Serbisë, unë nuk besoj asnjë fjalë të tyre,” tha Kostres. Vojvodina nuk u revoltua vetëm si rezultat i brengave rreth të hollave të vjelura nga privatizimi në të ardhmen.


Sekretari i financave për provincën, Jovica Djukic, tha se lëvizja e Transnaftës në Beograd do të grabiste nga rajoni burimin kryesor të taksatimit të bizneseve.


Këto taksa të bizneseve janë kruciale për ekonominë vendore pasi Beogradi kthen vetëm 18 përqind të hollave të vjelura në Vojvodinë nga takat e pagave të zakonshme por 42.7 përqind nga taksat e ndërmarrjeve.


Në gjysmën e parë të këtij viti, 26 milion euro të vjelura nga taksat e rrogave të zakonshme dhe të ndërmarrjeve u kthyen në Vojvodinë, duke përbërë 28 përqind të buxhetit të sivjetmë për këtë provincë.


Shumica e këtyre të hollave erdhën në mënyrë direkte apo indirekte si rezultat i prezencës së NIS në territorin e saj.


Nëse Transnafta do të transferohej në Beograd, autoritetet komunale gjithashtu do të humbnin. Ata marrin pjesë të buxhetit nga taksa të tilla të profitit të bizneseve, dhe kanë të drejtë në 5 përqind të vlerës së privatizimit të çfarëdo firme në territorin e tyre.


Kostres dhe Pajtic insistuan se të tri entitetet e NIS duhej të mbesnin në Vojvodinë.


Ata pohuan se në momentin e krijimit të NIS në vitin 1991, shumica e kompanive dhe resurseve të shkrira në te ishin të vendosura në Vojvodinë, dhe se shumë prej burimeve natyrore lidhur me këtë industri vinin nga provinca.


Kostres tha se Vojvodina kishte të drejtë të kërkoj ruajtjen e nivelit të investimeve që ekzistonte para krijimit të NIS.


“Më shumë se 80 përqind të fondeve [në 1991] u investuan nga Vojvodina dhe më pak se 20 përqind nga Serbia,” ai tha.


Qeveria e Serbisë nuk është e bindur nga këto argumente, duke insistuar se interesi i përbashkët është më me prioritet në krahasim me interesat rajonale.


Zoran Milanovic, këshilltari i Labus për energji, tha se ai kuptonte dëshirën e autoriteteve të rajonit dhe të Novi Sadit të mbajnë bizneset e krijuara nga ristrukturimi i NIS në Vojvodinë.


Por ai shtoj se qeveria qendrore, për dallim nga ato lokale, ishte e obliguar “të siguroj një ambient atraktiv të punës në gjithë territorin e vendit.”


Pas datës së 28 shtatorit, Zeljko Martinovic, zëdhënës i ministrisë së Serbisë për miniera dhe energji, i tha Raportit të Krizave për Ballkan, BCR, se ata nuk konsideronin lokacionin e qendrës së kompanisë si shumë të rëndësishëm. Ai tha se Vojvodina nuk do të pësonte me lëvizjen e Transnaftës në Beograd, dhe se qyteti, si qendra administrative e vendit, do të ishte një zgjidhje e mrekullueshme.


“I gjithë rasti i transformimit të NIS është politizuar,” ai tha.


“Prandaj tani ne jemi pajtuar rreth Pancevës, duke kënaqur kështu patriotët lokal. Tani më në fund mund të fillojmë punën.”


Miroslav Zadrepko është gazetar me RTV B92.


Balkans, Serbia
Frontline Updates
Support local journalists