Medias Se Pavarur Ne Serbi i Shtrengohen Freret

Nje vit pas hyrjes ne fuqi te Ligjit te Informacionit Publik, qeveria Serbe ka rritur presionin mbi median e pavarur, duke bere thirrje per nje “dizinfektim” te shtypit.

Medias Se Pavarur Ne Serbi i Shtrengohen Freret

Nje vit pas hyrjes ne fuqi te Ligjit te Informacionit Publik, qeveria Serbe ka rritur presionin mbi median e pavarur, duke bere thirrje per nje “dizinfektim” te shtypit.

Partia e Majta e Bashkuar Jugosllave, e drejtuar nga gruaja e presidentit Slobodan Miloshevic, Mirjana Markovic, ka bere publike nje paralajmerim te ashper per gazetaret te cilet kerkojne te drejtat dhe lirite e shtypit ndersa shkruajne artikuj kritik rreth qeverise.


“Askush,” paralajmeron partia, “nuk ka te drejte te deklaroje veten si te pavarur ne mbrojtjen e vendit te tij apo te vere ne rrezik kapacitetin e vendit te tij per tu mbrojtur duke evokuar te drejten per te bere kritika publike objektive…


Ka ardhur koha, sipas saj, qe media te “dizinfektohet”, “vecanerisht profesioni i gazetarit, i cili duhet te behet nje element i rendesishem i mbrojtjes se te drejtave te njerezve dhe te nje kombi per te pasur shtetin e tyre, te cilin duhet ta drejtojne vete ne nje menyre demokratike, pa tutore dhe pushtues”.


Ky mesazh vjen pas nje viti kercenimesh ndaj medias se pavarur, ne baze te Ligjit mbi Informacionin Publik te aprovuar ne Serbi ne Tetor 1998, i cili u miratua ne parlamentin Serb nga Partia Socialiste e Miloshevicit ne pushtet dhe partneret e tij ne koalicion, JUL i gruas se tij dhe nacionalistet e Partise Radikale Serbe.


Media mund te akuzohet per shpifje dhe botim te inofrmacioneve te rreme, pa lejuar mundesite e nevojeshme per nje procedure te rregullt gjyqesore. Procedura e pershpejtuar dhe arbitrare pothuajse gjithmone rezulton ne nje vendim si fajtor dhe nje gjobe te madhe nga 50,000 deri 800,000 dinare (1,500-20,000 dollare Amerikan).


Keto gjoba te larta kane vene disa ndermarrje me shpatulla pas muri. Gjate vitit te fundit tre gazeta te pavarura dhe rreth dhjete radio dhe TV jane mbyllur.


Zevendes Drejtori I Komitetit per Mbrojtjen e Gazetareve, Joel Simon, i ka shkruajtur kohet e fundit nje leter Ministrit Jugosllav te Informacionit, Goran Matic, ku denonconte gjobat e vendosura ndaj medias, te cilat vetem gjate vitit te fundit kapin shifren prej 1.6 milione dollare.


“Si Minister Informacioni, eshte detyra juaj per te siguruar qe gazetaret ne Jugosllavi te kryejne profesionin e tyre lirisht, sic garantohet nga Kushtetuta e vendit tuaj dhe nga ligjet nderkombetare. Ne perserisim apelin tone qe ju te permbushni detyren tuaj te rendesishme,” shkruante Simon ne letren e tij.


Te perditeshmet Nasa Borba, Dnevni Telegraf, NT Plus dhe e perjaveshmja Evropljanin jane zhdukur nga stendat e shitjes.


Pronari i Dnevni Telegraf dhe Evropljanin, Slavko Curuvija eshte vrare me 11 Prill. Vrasesit jane akoma te lire dhe policia nuk ka pranuar te komentoje per hetimet. Curuvija ishte perpjekur per muaj me rradhe te shpetonte gazetat e tij nga disa akuza te ngritura ne baze te ligjit te ri. Ai ishte gjobitur me shumen totale kater milion Dinare (200,000 dollare).


Nasa Borba, gazeta me e rendesishme e pavarur ne Serbi, ka nderprere botimin qe perpara miratimit te ligjit te ri. Ne baze te “Dekretit per Sjelljen e Medias ne Kushtet e Rrezikut imediat te Luftes” – te miratuar ne 8 Tetor, perpara se “Kushtet e Rrezikut Imediat te Luftes” te shpalleshin – Nasa Borba u gjobit dhe u detyrua te mbyllej. Ky dekret mbylli edhe dyert e Dnevni Telegraph dhe Danas ne te njejten kohe.


Megjithate, nuk eshte vetem rregjimi i Miloshevicit i cili po e shfrytezon ligjin e tanishem per te sulmuar median e pavarur. Tre te perditeshme qe botohen ne Beograd – Blic, Danas, dhe Glas Javnosti – u denuan me 13 Mars ne baze te akuzave te ngritura nga Ljiljana Blagojevic, nje aktore dhe Sekretare e Kultures ne Asamblene e Qytetit te Beogradit te drejtuar nga Levizja e Riperteritjes Serbe e opozites e kryesuar nga Vuk Draskovic.


Ndermarrje te vogla, provinciale, media Shqiptare ne Kosove dhe gazetat e botuara per minoritetet jane perballur gjithashtu me sulme. Cacanski Glas eshte gjobitur 350,000 dinare (20,000 marka Gjermane), e perjaveshmja Parlament ne Sanxhak 60,000 dinare (2,000 dollare), ndersa Koha Ditore, e perditeshmja qe botohet ne Prishtine eshte gjobitur me 520,000 dinare (16,500 dollare) vetem pak perpara nderhyrjes se NATO-s.


Radio Boom nga Pozarevac, Radio City nga Nis, Radio Senta, Radio VK nga kikinda, TV Cacak, TV Pirot, TV Negotin dhe TV Barajevo, si edhe Radio Kontakt ne Prishtine, e vetmja radio multi-etnike ne Kosove, jane mbyllur.


Ne prag te sulmeve ajrore te NATO-s, me 23 Mars, radio stacioni tepr popullor B 92 u mbyll. Aleanca e Rinise ne Beograd, nje organizate pro-Miloshevicit, zuri me force zyrat, dhe mori ne dore transmetimet, duke e kthyer stacionin ne nje altoparlant te regjimit.


Ne te njejten kohe, zyrat e Shoqates se Medias Elektronike te Pavarur (ANEM), ne pronesi te B 92, u pushtuan gjithashtu. Ky nuk ishte nje zbatim i Ligjit te Informimit publik por nje vendim krejtesisht politik per te mbyllur B 92 ne nje moment kur sulmet ajrore ishin te sigurta dhe ishte marre vendimi per nderprerjen e maredhenieve diplomatike me vendet e NATO-s.


Disa muaj me vone B 92 rifilloi transmetimet e saj ne menyre te reduktuar, duke perdorur frekuencat dhe zyrat e stacionit TV dhe Radios Studio te Beogradit, nen emrin e ri, B2 92.


Media shteterore deklaron se te gjithe ata qe nuk jane perfshire ne rindertimin e vendit jane tradhetare, sherbetore te Perendimit.


Kete vjeshte, Ministria e Inofrmacionit ka ngritur 52 akuza kunder Shtypshkronjes ABC Glas, 26 kunder drejtorit, Slavoljub Kacarevic. Akuzat e Ministrise ndaj ABC jane se ajo ka shkelur ligjin me shtypjen e Promene (Ndryshimet) – nje manifest politik i Aleances per Ndryshim – e cila nuk eshte ne listen e medias publike te regjistruar.


Mbrojtja e ABC – se Promene eshte nje publikim partiak, nje nga shume materialet e shtypura nga shtypshkronjat – eshte hedhur poshte nga gjykata. Deri tani ABC dhe Kacarevic jsne denuar per 21 nga 52 akuzat dhe jane gjobitur me shumen 1.65 milion dinare. Ne fund te Tetorit, Zevendes Kryeministri, Vojislav Seselj, ka depozituar akuzat e tij ndaj stafit drejtues te se perditeshmes Danas te Beogradit. Gjyqi zgjati vetem pak me teper se nje ore dhe denimi ishte nje gjobe prej 280,000 dinare . Gjithashtu, Narodne Novine e Nishit eshte gjobitur me 200,000 dinare. Ne kikinda, Kikindske Novine eshte gjobitur me te njejten shume pas akuzave te depozituara nga nje zyrtar i Partise Socialiste lokale.


Te gjithe keta kane qene viktima te rregjimit me akuza te ngritura per shpifje. Dhe gjykatat asnje here nuk kane marre mundimin te hetojne vertetesine e fjaleve “shpifese” te botuara ne gazete. Vetem nje rast eshte hedhur poshte. Gjobat financiare te vendosura jane shume te larta krahasuar me standartet lokale dhe shpesh u vendosen publikimeve te vogla te cilat kane nje qarkullim te vogel. Keto gjoba jane edhe nje burim i mire te ardhurash per thesarin kombetar Serb.


Por gjobat nuk jane i vetmi denim, sepse jane dhene edhe disa denime me burg. Nebojsa Ristic, redaktor i televizionit dhe stacionit te radios Soko nga Sokobanja, ehste duke vuajtur nje denim prej nje viti ne Zajecar sepse ka vendosur ne dritaren e zyres se tij nje tabele ku shkruhej “Shtypi i Lire / prodhuar ne Serbi”.


Srdjan Jankovic dhe Zoran Lukovic, gazetare te Dnevni Telegraf jane denuarme pese muaj secili pasi Milovan Bojic, nje Zevendes Kryeminister, ka depozituar akuza kunder tyre ne baze te Nenit 3 te Kodit Penal, duke deklaruar se ata kane shperndare informacione te rreme dhe kane shkaktuar shqetesim ne publik. Gazetarja Zoja Jovanov eshte duke u ndjekur penalisht ne baze te te njejtit ligj per nje artikull qe ka shkruar ne 1997, i cili parashikonte zhvleftesimin e monedhes dy muaj perpara se te ndodhte nje gje e tille.


Nikola Djuric, pronar i Radio City ne Nish, po vuan nje denim me burg dy mujor ne baze te nenit 219 te te njejtit kod penal per “pronesine e paligjeshme te nje radio stacioni”.


Por kercenimet shkojne pertej dores se ashper te ligjit. Me 28 Tetor, drejtori i ABC, Kacarevic e gjeti makinen e tij ne flake perpara nje restoranti ku ai shkon shpesh. Policia ka arritur ne perfundimin se flaket kane shperthyer si pasoje e nje defekti ne sistemin elektrik te makines, por Kacarevic nuk eshte i bindur per kete.


Ne Cacak, nje makine e kryeredaktorit te Radio Globus, Andrej Rakocevic, eshte shkaterruar krejtesisht nga nje zjarr ne 11 Nentor. Rakocevic ka thene se ai eshte i frikesuar edhe te mendoje se kjo ishte nje perpjekje per ta vrare ate, por se ai nuk beson qe nje makine qe punonte shume mire te marre flake pa asnje shkak.


Nje korrespondent i Danas ne Valjevo, Nebojsa Andric, eshte zgjuar ne oren 4.00 te mengjesit nje te Shtune, nga zhurma e shkaktuar nga nje shperthim perpara shtepise se tij ku si pasoje u thyen te gjithe xhamat dhe u shkaterrua dera kryesore. Per fat te mire gruaja e tij shtatzene deh femija i tij tre vjecar nuk u plagosen.


Policia nuk gjeti asnje gjurme eksplozivi. Andric eshte edhe nje korrespondent per Radio Free Europe dhe president i deges lokale te Partise Demokratike. Ai ka drejtuar demonstrimet ne Beograd dhe ka ndihmuar ne organizimin e demonstratave te pare te Aleances per Ndryshime ne Cacak gjate ketij viti.


“Qellimi i ketij sistemi terrori ndaj medias publike eshte te frikesoje opinionin publik ne pergjithesi,” perfundon Jaksic, duke shtuar se kjo shkakton pasiguri dhe zemerim per njerezit e thjeshte.


Vlado mares eshte nje gazetar i agjensise se lajmeve BETA ne Beograd dhe nje bashkepunetor i rregullt i IWPR.


Frontline Updates
Support local journalists