SHFAJËSIMI TRAZON QEVERINË MAQEDONE

Gjykimi në Maqedoni dështon të ndritë vrasjen e shtatë aziatikëve që njollosi reputacionin ndërkombëtar të vendit.

SHFAJËSIMI TRAZON QEVERINË MAQEDONE

Gjykimi në Maqedoni dështon të ndritë vrasjen e shtatë aziatikëve që njollosi reputacionin ndërkombëtar të vendit.

Prokurori publik i Maqedonisë tha se do të ankohet ndaj vendimit të gjyqit të qarkut në Shkup javën e kaluar i cili shfajësoj tre zyrtarë të policisë dhe një biznismen për vrasjen e shtatë aziatikëve në vitin 2002.


Në mungesë të fakteve, gjykata liroj policët Goran Stojkov, Aleksandar Cvetkov, Boban Utkovski, dhe biznismenin Jovan Kikerekov. Ata u liruan menjëherë pas 11 muajve në paraburgim.


Gjykatësi nuk lëshoj spjegim zyrtar për rastin, duke përdorur limitin ligjor kohor prej dy javëve i cili arsyeton vonesën.


Por shumë ekspertë paralajmërojnë se kjo nuk do të përfundoj rastin e Rastanski lozja, i cili ka dëmtuar imazhin ndërkombëtar të Maqedonisë.


Ende besohet se shtatë personat e vrarë ishin emigrantë ekonomik të cilët u vranë në një pritë të organizuar me qëllim të prezentimit të Maqedonisë si një aleat i SHBA-ve në “luftën kundër terrorizmit.”


Analistët ligjor thonë se gjykimi pesë muajsh nuk ofroj përgjigjë në pyetjet kryesore se çka kishte ndodhur me 2 mars 2002 në vreshtën Rastanski lozja, afër Shkupit.


Branko Trickovski, redaktor i të përdishmës Utrinski, tha se vendimi nuk kishte shlyer reputacionin e dobët të Maqedonisë.


“Vendimi për të shfajësuar të akuzuarit për shkak të mungesës së fakteve nuk spjegon se çka në të vërtetë ndodhi në Rastanski lozja,” tha ai për IWPR.


“Imazhi ndërkombëtar i Maqedonisë ende është i njëllosur nga ky rast, pasi forat e sigurisë mbesin të akuzuara se kanë organizuar vrasjen e civilëve,” shtoj ai.


Analisti politik, Mersal Biljali, ishte më i kujdesshëm në përgjigjen e tij ndaj vendimit të gjykatës.


“Është mirë që rasti më në fund doli para gjyqit,” tha ai. “Nëse kjo nuk do të ndodhte, do të kishte pasoja negative për imazhin tonë në komunitetin ndërkombëtar.


“Pritet të shihet se çka do të ndodh kur rasti do të arrijë në nivelet më të lartë të gjyqësisë.”


Prokuroria pohoj se shtatë aziatikët – gjatë shtetas pakistanez dhe një qytetar i paidentifikuar – ishin emigrant në kërkim për punë kur policia maqedone i arrestoj ata në kufirin bullgar.


Më tutje ata pohuan se shtatë meshkujt u mbajtën në Shkup për një kohë derisa policia i vrau ata në një pritë të skenuar në periferi të kryeqytetit.


Në atë kohë, ministri i policisë, Ljube Boshkovski, tani në Hagë për akuza që nuk ndërlidhen me këtë rast, pohoj se shtatë meshkujt ishin militant islamist të lidhur me grupet e al-Kaidës dhe po planifikonin sulmimin e ambasadave të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë në Shkup.


Lajmi dështoj gati menjëherë, pasi ambasadat e huaja mohuan të kishin pranuar ndonjë informatë rreth sulmit dhe diplomatët haptas ngritën dyshimet rreth verzionit të policisë mbi këtë rast.


Në vend të fitimit të mbështetjes ndërkombëtarë për vigjilencë, Shkupi u ballafaqua me presion për të hetuar dhe çartësuar këtë rast.


Por gjatë gjykimit, avokatët mbrojtës vazhduan të insistonin se meshkujt e vrarë ishin, në fakt, terroristë.


Pasi gjykata nuk arriti të përcaktojë këtë, avokatët parashohin se rasti i Rastanski lozja sigurisht se do të vazhdoj.


Nikola Tupacevski, profesor i drejtësisë në Universitetin e Shkupt, tha se rasti nuk mund të përfundoj derisa gjykata “të përgjigjet në pyetjet kryesore: kush i vrau këta njerëz, cilat ishin motivet dhe a ishin ata emigrantë – apo a kishin organizuar ata sulme terroriste?”


Tupancevski tha se prokuroria kishte gabuar pasi nuk kishte ofruar fakte për të mbështetur akuzat e tyre.


Gordan Kalajdziev, një profesor tjetër i drejtësisë, ndau të njejtin mendim. “Ende ka shumë punë për tu bërë si për hetuesinë ashtu edhe për gjyqësinë,” tha ai.


“Përpos apelit, prokuroria mund të gjejë fakte të reja dhe rifilloj gjithë gjykimin nga fillimi.”


Kalajdziev i tha IWPR-së se mbetej mundësi që familjet e shtatë të vrarëve të fillojnë një aktakuzë private në gjykatat maqedone.


Mirjana Najcevska, kryetare e Komitetit të Helsinkit për të Drejta të Njeriut në Maqedoni, tha se debati meritonte një përfundim të drejtë.


“Kemi shtatë njerëz të vrarë dhe duhet te zbulojmë rrethanat e vdekjes së tyre,” tha Najcevska. Rasti mund të shkojë deri në gjykatën supreme, ajo spekuloj.


Përpos pasojave ligjore, vendimi i gjykatës me 22 prill përmbante edhe implikime serioze politike për qeverinë, shumë analistë thonë.


Vendimi shihet si një goditje për qeverinë qendrore-majtiste, e cila ka akuzuar katër personat se kanë organizuar vrasjen e aziatikëve.


Rasti ka ngritur tensionet brenda koalicionit, ku Partia Liberale Demokratike, LDP, partneri i ri në qeveri, kërkon veprim më të fuqishëm rreth këtij rasti në krahasim me partnerët e tjerë qeverisës, Partinë Social Demokrate, SDSM, dukë thënë se rasti ka minuar kredibilitetin e qeverisë.


Në ndërkohë, vendimi gëzoj mbështetësit nacionalist të djathtë të Boshkovskit, i cili ishte akuzuar se kishte kryesuar planet për vrasje në maj 2004.


Për t’i ikur arrestit, Boshkovski, i cili mban shtetësi të dyfishtë, u arratis në Kroaci. Atje, megjithate, ai u arestua dhe u ballafaqua me akuza për vrasjet. Boshkovski u ekstradua nga Kroacia në tribunalin e Hagës për t’u ballafaquar me akuza për krime luftë.


Gjuner Ismail, drejtor i revistës Form, i tha IWPR-së se vendimi i gjykatës do të përforconte nacionalistët të cilët dëshironin të ringjallnin tensionet etnike të mbetura nga konflikti i vitit 2001.


“Vendimi do të forcoj lëvizjen djathtiste në vend,” paralajmëroj Ismaili.


Mitko Jovanov është gazetar për të përditshmen Dnevnik.


Macedonia, Croatia
Frontline Updates
Support local journalists