Mali I Zi Sheh Drejt Se Ardhmes

Edhe pse Ushtria Jugosllave dergon perforcime te reja, Podgorica shpreson te shfrytezoje kercenimet jo shume te besueshme te Beogradit dhe te perpiqet te largohet edhe me nga Serbia.

Mali I Zi Sheh Drejt Se Ardhmes

Edhe pse Ushtria Jugosllave dergon perforcime te reja, Podgorica shpreson te shfrytezoje kercenimet jo shume te besueshme te Beogradit dhe te perpiqet te largohet edhe me nga Serbia.

Ndersa qeveria Malazeze nuk duket shume e frikesuar te spekulloje mbi mundesine e pavaresise nga Serbia, partneri i saj me i madh ne Jugosllavine Federale, opinioni publik ketu eshte shume me teper i shqetesuar nga kjo ide. Anketimet e opinionit publik tregojne se ekziston nje shumice e qarte ne favor te vazhdimit te qendrimit ne kuadrin e Jugosllavise se bashku me Beogradin.


Keshtu qe Podgorica pret--ne fakt ajo shpreson--qe Presidenti Jugosllav Slobodan Miloshevic te fshije ne menyre arrogante aspiratat e Malit te Zi, dhe te detyroje Malazezet te cilet jane akoma ne dyshim te perkrahin linjen me “indipendentiste”.


Qeveria ketu argumenton se arroganca e Miloshevicit ne hedhjen poshte te planit te Ramobouillet per Kosoven ka rezultuar ne sulmet e NATO-s si mbi Serbine ashtu edhe mbi Malin e Zi. Por udheheqesi Malazez Milo Djukanovic ishte perjashtuar nga mundesia per te marre pjese ne vendimarrje--megjithese kushtetuta i jep atij nje vend ne komanden supreme te Ushtrise Jugosllave.


Ne fund te fundit, inisiativat diplomatike te Djukanovicit ne Perendim dhe perpjekjet e tij per te distancuar veten nga Miloshevici kane ndihmuar qe Mali i Zi te shpetoje nga pjesa me e madhe e bombardimeve.


Por ndersa fushata ajrore e NATO-s ka mbaruar, autoritetet ne Podgorica akoma perballen me kercenimin nga Ushtria Jugosllave e cila mbetet besnike ndaj Beogradit. Dhe shefat ushtarak te Serbise i kane derguar nje mesazh te qarte partnerit te tyre te vogel: Kontigjenti ushtarak ne Mal te Zi eshte perforcuar ne menyre te ndjeshme me rreth 25,000 trupa te reja, te cilet tashme kane marre nen kontroll nje numer funksionesh civile. Ushtaret kane bllokuar rruget, kane mbyllur pikat e kalimit kufitar dhe kane kryer manovra domethenese prane qyteteve Malazeze.


Veprimet e ushtrise duket se vetem kane zgjeruar numrin e njerezve qe po perkrahin thirrjen e Djukanovic per ndryshim. Edhe vete Presidenti po tregohet i kujdeseshem te mos ndjeke vetem mundesine e shkeputjes, dhe gjithashtu po tregohet i interesuar edhe per mundesi te tjera--perfshire nje plan me pak radikal per te rikrijuar federaten e tanishme ne nje konfederate me te lirshme.


Kur udheheqesi Malazez tha para nje grumbullimi te qytetareve ne Niksic javen e kaluar se mbi 50 perqind e popullsise se republikes deshironin ndryshime, dhe se disa po benin thirrje per pavaresi te plote, ai u nderpre me thirrjet “Milo, Milo” dhe duartrokitje. Kur ai permendi opsionin e konfederates nuk pati nje pergjigje te tille nga turma.


Deri me tani, Niksic ka qene nje qender e rendesishme e mbeshtetesve te Miloshevicit. Niveli i largimit nga sherbimi ushtarak ne qytet gjate serise se lufterave te humbura nga Miloshevici ka qene gjithnje me i uleti ne Mal te Zi dhe banoret e tij kane organizuar gjithmone marshime proteste per ne Pogorica sa here qe ndjenin se qeveria e tyre nuk po e perkrahte aq sa duhej politiken Serbe. Sot pamja duket e ndryshme.


Perpara negociata te plota per te ardhmen e marredhenieve ndermjet dy republikave, qeveria Malazeze ka kerkuar nga Profesor Mijat Sukovic i ligjit kushtetues dhe profesorit te ekonomise Veselin Vukotic te pergatisin nje tekst. Ky do te jete nje vazhdim i dokumentit “Per nje Rend te Ri te Marredhenieve ndermjet Serbise dhe Malit te Zi” te cilin Podgorica e ka pergatitur me rastin e konferences se mbajtur ne muajin Maj ne Bonn, ku u diskutua rreth paktit te stabilitetit per Europen Jug-lindore.


Teksti do ti paraqitet shume shpejt Djukanovic, Kryeministrit Filip Vujanovic, dhe partnereve te tyre qe bejne pjese ne koalicionin qeveritar, udheheqesit te Partise Kombetare (NS) Novak Kilibarda dhe udheheqesit te Partise Social Demokrate (PSD) Zarko Rakcevic.


Djukanovic ka shprehur deshiren per te pasur nje komitet prej pese deri gjashte veta, qe do te dale nga reduktimi i qeverise se tanishme federale e cila perbehet nga 23 ministra, roli i te cilit do te jete thjesht harmonizimi i pozicioneve te dy republikave kryesisht te ndara ne kuader te nje aleance te lire.


Mali i Zi, i cili ka ndermarre nje kurs drejt ekonomise se tregut ne ndryshim nga sistemi i drejtuar shteteror i Serbise, deshiron te kete edhe monedhen e tij--apo te pakten te kete fuqine qe te ndaloje banken federale te rrise inflacionin duke hedhur ne treg sasi te reja parash.


Djukanovic ka qene teper kritik ndaj Ushtrise Jugosllave, duke kerkuar riorganizimin e saj, dhenien fund te mobilizimit te te rinjve dhe mekanizma per te parandaluar futjen ne konflikte te tjera si ai i Kosoves.


Secila nga keto kerkesa perben nje sfide ndaj Miloshevicit. Ai ka nevoje per kohe, dhe jo per konfrontim me Podgoricen, aksionet e se ciles jane gjithnje e me ne rritje ne kryeqytetet Perendimore qe me perpara fillimit te bombardimeve mbi Beograd.


Podgorica deshiron qe bisedimet e para te fillojne ne nivel te anetareve te parlamentit federal, per te provuar reagimet pa rritur shpresa. Malazezet ka mundesi qe te mos shkojne me larg se disa deklarime ne princip, ndersa deleacioni i Beogradit i perbere nga zyrtare te rangut me te ulet do te theksoje deshiren per bisedime ndersa shefat e tyre do te kerkojne opsione te tjera. Bisedimet e metejshme ne rang me te larte do te jene me te rendesishme, por edhe ketu Beogradi mund ti zgjase bisedimet pa fund.


Por Miloshevici mund te kete nje as nen mengen e kemishes. Ai mund ti ofroje postin e kryeministrit federal nje anetari te partise se Djukanovic. Ky post duhej te ishte i tyre qe prej fitores se tyre ne zgjedhjet e fundit, por Miloshevic ka mbajtur ne kete post rivalin e Djukanovic, Momir Bulatovic, te partise pro-Miloshevic te Socialisteve Popullore te Malit te Zi (SNP).


Gjithsesi Bulatovic ka deklaruar se ai mund te largohej nga posti “ne rast se ky veprim eshte ne interes te ruajtjes se Republikes Federale te Jugosllavise”. Nje leshim i tille mund te inkurajonte Djukanovic te adoptoje nje pozicion me pak kundershtues.


Ne se kjo deshton, ashtu sic ka theksuar se fundi komandanti i NATO-s, Wesley Clark, tanket e Ushtrise Jugosllave te cilat u terhoqen nga Kosova mund te dergohen fare lehte ne Mal te Zi. Shume kane shkuar tashme. Ushtaret e Miloshevicit mund te shihen duke udhetuar me to neper fshatra. Ne menyre te rrezikeshme, kur ata pyeten perse, zyrtaret e ushtrise thone vetem se rekrutet e rinj “kane nevoje per stervitje”.


Slavoljub Scekic eshte nje gazetar i pavarur ne Podgorica.


Serbia, Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists