KOSOVE: THIRRJE SERBEVE PER T'U LARGUAR NGA BEOGRADI
Shefi i ri i OKB-se po perpiqet te shkepuse Serbet e Kosoves nga kontrolli i Beogradit
KOSOVE: THIRRJE SERBEVE PER T'U LARGUAR NGA BEOGRADI
Shefi i ri i OKB-se po perpiqet te shkepuse Serbet e Kosoves nga kontrolli i Beogradit
Administratori i ri i OKB-se ne Kosove, Michael Stainer, po perpiqet me te gjitha forcat te binde pakicen Serbe ne vend te pakesoje lidhjet e saj me Beogradin dhe te marre pjese ne menyre te pavarur ne procesin politik te Kosoves.
Takimi i Stainerit javen e kaluar ne Beograd me zevendes kryeministrin Serb Nebojsha Coviq dhe presidentin Jugosllav Vojisllav Koshtunica, eshte karakterizuar nga mosmarreveshje te thella ne lidhje me emerimet ne postet ministeriale. Pas kesaj mosmarreveshjeje qendron perpjekja e Beogradit per te qene ne gjendje per te ushtruar influence ndaj qeverise se formuar rishtazi ne kete protektorat.
Coviq ka qene i pakenaqur me qendrimin edhe me te ashper te Steiner sesa Hans Hakerup, ish drejtuesit te Misionit te Kombeve te Bashkuara ne Kosove, UNMIK. Ne nje takim te meparshem, Steiner kishte deklaruar: "se rregullat e lojes jane te qarta: Prishtina nuk eshte Beograd. Une nuk nderhyj ne ceshtjet e Beogradit dhe Beogradi nuk duhet te nderhyje ne ceshtjet tona".
Ne bisedimet per krijimin e nje administrate ne Kosove, shumica Shqiptare ka pranuar te lere ne duart e Serbeve te drejtoje ministrine e bujqesise dhe te pyjeve. Serbet kane thene se kjo nuk mjafton. Ata kane kerkuar edhe dy poste te tjera qeveritare, ministrine e energjise dhe ate qe merret me Serbet e larguar pas konfliktit te vitit 1999.
Ne takimin e javes se kaluar ne Beograd, Steiner ka ofruar nje kompromis. Ai ka sugjeruar se pervec ministries se bujqesise, Serbet duhet te drejtojne nje post qeveritar i cili do te lidhe punen me ministrite e tjera per rikthimin e Serbeve. Ai gjithashtu i ka ofruar pakices nje pozicion ne zyren e UNMIK-ut e cila merret me kete proces.
Beogradi po mendon te pranoje kompromisin e ofruar nga UNMIK-u. Analistet thone se kjo mund te jete oferta e fundit e Steiner.
Me heret kete vit, Hakerup dhe Nebojsha Coviq kishin nenshkruar nje marreveshje te quajtur Dokumenti i Perbashket i cili percaktonte fushat e bashkepunimit ndermjet UNMIK dhe Beogradit.
Por Beogradi ka qene i pakenaqur nga zgjedhja e Bajrma Rexhepit si kryeminister i Kosoves, duke e akuzuar ate se ka kryer krime lufte ndaj civileve Serbe ne rajon gjate Majit 1999. UNMIK ka thene se nuk ka asnje prove per kete.
Ne nje leter te koheve te fundit, te nenshkruar edhe nga 12 anetare te koalicionit Povratak te Serbeve te Kosoves, Coviq ka nuk ka pranuar oferten per ministrine e bujqesise dhe eshte ankuar se Steiner kishte arritur nje marreveshje me partite Shqiptare pa u konsultuar me ate.
Pervec ministries se energjitikes dhe ministries per rikthimin e te larguarve, Coviq ka kerkuar edhe kater poste zevendes ministrash si nje kusht per pjesemarrjen e Povratak ne qeveri.
Komuniteti nderkombetar eshte kenaqur qe Beogradi ka luajtur nje rol te rendesishem duke bindur Serbet e Kosoves per te marre pjese ne zgjedhje per asamblene parlamentare Nentorin e kaluar, por kjo ka ndryshuar rrenjesisht kur Coviq ka perdorur influencen e tij ndaj Povratak per te penguar krijimin e nje administrate.
UNMIK e ka pare nderhyrjen e Coviq si nje abuzim me Dokumentin e Perbashket. Nje fakt i rendesishem eshte se dhjete anetare te koalicionit Serb nuk kane pranuar te nenshkruajne letren ku perfshiheshin kerkesat e tij.
Rada Trajkoviq, drejtuese e deges se Povratak ne Gracanica ne rrethinat e Prishtines, ka thene se koleget e saj ne Mitrovicen veriore te cilet kundershtojne autoritetin e qeverise se Kosoves jane ne fakt kriminele. Coviq eshte zemeruar se tepermi me kete deklarate te Coviq. Ai ka thene ne nje takim me Serbe prane Gracanices se deputet e Povratak kane nje detyre per te mbeshtetur "interesat shteterore" te Serbise.
Perkrahesit e linjes se ashper kane protestuar gjithashtu edhe per vendimin e fundit te UNMIK-ut per te hapur nje zyre ne Mitrovicen e veriut. Ata kane deklaruar se kjo do te demtoje influencen e Beogradit ne qytetin e ndare. Si Koshtunica dhe Coviq jane bashkuar me kete proteste.
Ne nje fjalim ne nje konference rajonale muajin e kaluar, Charles Brayshow, zevendes administrator i OKB-se, ka thene se nese Serbet nuk pranojne kushtet e UNMIK-ut per pjesemarrjen ne institucionet e perbashketa Kosovare ata mund te humbasin privilegjet e dhena nga kuadri kushtetues per Institucionet e Perkoheshme te Veteadministrimit.
Edhe nese Beogradi pranon oferten e Steiner kete here, mund te kete me teper probleme ne prag te zgjedhjeve locale te vendosura per me 21 Shtator. Beogradi me pas mund te beje presion perseri per nje influence me te madhe ne Kosove, si nje kusht per pjesemarrjen e Serbeve te Kosoves.
Hapi i rradhes i Coviq do te varet nga fakti nese Serbet e Kosoves vendosin te vene interesin e komuniteti te tyre mbi "interesat e larta te shtetit" te Serbise.
Arben Qirezi eshte nje bashkepunetor i rregullt i IWPR-se.