Bashkimi Kombetar, Lodhja Totale
Serbia eshte shkaterruar dhe banoret e saj jane ne buze te gremines. Gjate dites Beogradi ruan nje fare normaliteti. Por sapo fillon te erresohet, ulerijne sirenat e sulmeve ajrore, dhe realiteti behet i dukshem.
Bashkimi Kombetar, Lodhja Totale
Serbia eshte shkaterruar dhe banoret e saj jane ne buze te gremines. Gjate dites Beogradi ruan nje fare normaliteti. Por sapo fillon te erresohet, ulerijne sirenat e sulmeve ajrore, dhe realiteti behet i dukshem.
Papritmas degjohen histori te pakenaqesive, me disa demonstrime ne disa qytete ne Serbi dhe tensionim te metejshem te marredhenieve me Malin e Zi. Por e verteta eshte se njerezit ne Jugosllavi kane qene jo te lumtur qe prej shume kohesh.
Pas vetem dy muaj bombardimesh, kujtimet e asaj qe dikur quhej "jete normale" jane harruar. Njerezit jane te irrituar dhe te nxehur, dhe askush nuk eshte optimist. Ka frike, pasoja te dukshme te pagjumesise, nje lufte kunder depresionit, nje beteje e perditeshme per mbijetese. Pas mbi 200 sirenash kunder ajrore, edhe ata me nervat me te forta ne Serbi jane te lodhur.
Gjate dites, Beogradi akoma duket si nje metropol ne paqe. Trafiku, megjithese teper i reduktuar, vazhdon te levize ne nje fare menyre (pronaret e mjeteve kane te drejte te marrin vetem 20 litra karburant ne muaj). Kafenete jane plot me njerez.
Dyqanet jane te furnizuara mire me mallra te vendit dhe te huaja, megjithese pronaret e dyqaneve thone se shitja e mallrave te prodhuara ne vendet e NATO-s ka rene se tepermi. Edhe kinemate jane te hapura, nga ora dhjete ne mengjes deri ne gjashte te mbremjes.
Pastaj, me renien e mbremjes, realiteti behet i dukshem: zbrazti, erresire, dhe frike. Neper rruge nuk ka drita, restorantet dhe kafenete jane te mbyllura, autobuset kalojne vetem nje here ne ore. Dhe njerezit futen neper shtepite e tyre, duke pritur sirenat e alarmit te sulmeve ajrore, te cilat zakonisht fillojne te bien rreth ores 9 ose 10 te mbremjes.
Per nje moment, behet e qarte perseri se Serbia eshte ne lufte. Bombardimi fillon, shperthime te tmerrshme trondisin ndertesat dhe xhamat, dhe kollona te medha tymi ngrihen nga pjese te ndryshme te qytetit, zjarret dhe reflektimi i tyre skuqin horizontin.
Pamjet e para te shfaqura nga filmi i George Lucas, Luftera Yjore duken asgje krahasuar me betejat e zhvilluara ne qiellin e Beogradit cdo mbremje: gjurmet e armeve anti ajrore duken ne qiell, zhurmat e raketave cajne naten, shperthimet shurdhuese prishin qetesine e perkoheshme dhe irreale te nates. Ne fakt, disa ore pas mesit te nates e mbeshtjelle ne nje erresire totale, edhe vete qetesia duket e frikeshme.
Dhe ne mengjes me syte e skuqur dhe te lodhur nga pagjumesia, mendja shkon diku tjeter: rruga Kneza Milosa, dikur nje nga rruget me te bukura te Beogradit dhe rruga e Ambasadave Amerikane, Kanadeze, Gjermane, Polake, Rumune dhe Kroate, duket si Dresdeni ne vitin 1945.
Ndertesat e shkaterruara te shtabit te pergjithshem, Ministrive Serbe dhe Federale te Brendeshme, te qeverise se Serbise--te gjitha nje grumbull betoni dhe hekuri, si motive Kubiste te nje pikture te hershme te Pikasos. E njejta pamje eshte
edhe ne pjese te tjera te qytetit: spitali Dragisa Misovic eshte i shkaterruar, rezervuaret e karburantit te djegur, stacionet e karburantit te goditura, disa lagje civile te rrenuara, pjesa me e madhe e kaqrmave ushtarake te shkaterruara.
Tulla, xhama te thyera, blloqe apartamentesh te rrenuara, perde qe valeviten ne ajer--eshte tabloja e gjere e proporcioneve te shkaterrimit, dhe qe duhet te rikonstruktohet.
E verteta eshte se jane prekur te gjitha aspektet e jetes. Shkollat fillore dhe ato te mesme jane mbyllur qe prej dites se pare te bombardimeve, dhe si nje ore e ngrire, nxenesit do te perfundojne vitin shkollor me ato nota qe kane marre deri me date 24 Mars.
Disa nga fakultetet e universitetit vazhdojne te funksionojne; disa jane mbyllur krejtesisht. Ministria e Arsimit ka premtuar se nuk do te kete provime per pranimin e studenteve te universitetit dhe nxenesve te shkollave te mesme: te gjithe ata qe deshirojne te ndjekin studimet--sapo lufta te mbaroje.
Studentet nga qytete te tjera nuk mund te ndjekin mesimet, sepse shumica e urave dhe shume rruge jane shkaterruar ose demtuar rende. Udhetimet te cilat para luftes zgjasnin dy ore tani behen nepermjet rrugeve anesore dhe mund te zgjasin edhe dhjete ore. Nga Beogradi, eshte pothuajse e pamundur te shkosh ne Mal te Zi, dhe shume me e lehte te marresh ne telefon Bostonin se sa Prishtinen.
Ndjenja me e perhapur eshte ajo e pafuqise. Eshte pothuajse e pamundur te punosh, dhe pak vete paguhen per punen e tyre. Sipas shifrave zyrtare, mbi gjysem milioni njerez kane nderprere punen--jo zyrtarisht, numri mund te jete dy here me i madh. Por shume pak njerez shkojne ne pune tani.
"Ekonomia" nuk ekziston me. Njerezit jane pa para, dhe nje page mujore prej 50 Marka Gjermane duket si nje enderr. Pensionet paguhen me kater muaj vonese, dhe shume njerez kalojne duke shkembyer mallra, si psh. vaj gatimi, oriz, sheqer, banane dhe makarona--te gjitha mallra te vlefshme te cilat jane me pakice. Cmimi i cigareve eshte dyfishuar: nje kuti qe me pare shitej per 10 Marka Gjermane tani shitet per 20 Marka.
Duke mos pasur se cfare te bejne njerezit po behen gjithmone e me teper te shqetesuar. Sulmet e NATO-s mbi objektiva civile kane detyruar shume njerez te kalojne cdo nate ne vvend strehimet anti ajrore. Askush nuk ka as me te voglen ide se cfare do te ndodhe pas perfundimit te gjithe kesaj. Nderkohe, propaganda e regjimit mbetet me e ashper se kurre--duke ju referuar NATO-s si te droguar, qej, vrases kriminele, fashiste dhe naziste. Qellimi eshte te ruhet iluzioni se per Kosoven ia vlen te sakrifikohet
cdo gje: fabrikat, urat, rruget, njerezit. Keto ndjenja paranoiake nuk lejojne popullin qe te gezohet per njoftimet per iniciativat e paqes dhe propozime te tjera--asgje nuk duket me e mundeshme.
Politika vete vrasese nuk ka mundur te gjeneroje nje bumerang popullor, sepse nuk asnje mundesi per te. Oazet e pakta te lirise dhe pluralizmit--Radio B-92, Fondacioni Soros, disa revista dhe publikime te tjera--u zhduken me fillimin e bombardimeve te NATO-s. Cfaredo qe publikohet tani eshte e censuruar shume ashper. Nuk ka asnje njoftim per ate qe po ndodh ne Kosove. Lajmet tona thjesht perserisin gjithmone se ne jemi fitimtaret moral, dhe se NATO-ja po mundet, se ne nuk pranojme trupa te huaj, dhe se
Kosova do te mbetet gjithmone ne Serbi. "Mediat jane ne nje kurs patriotik", krenohet zevendes kryeministri i Serbise Vojislav Seselj.
Shume parti te opozites jane bashkuar me linjen e regjimit, apo kane heshtur. Ligjet e luftes jane miratuar duke revokuar te drejten per te pasur nje proces gjyqesor te ndershem dhe duke lejuar arrestimin e njerezve pa dallim, marrjen e apartamenteve dhe pronave te tjera private, dhe leximin e postes private.
Zoran Djindjic, udheheqes i Partise Demokratike, eshte sulmuar nga media e regjimit si nje "tradhetar". Demontrata "spontane" kunder tij dhe kolegeve te tij jane organizuar perballe nderteses se partise se tij ne Beograd, dhe ai eshte kercenuar drejt per se drejti. Shkrimet ne gazeta kane parashikuar se ai do te perfundoje ne "vendin e plehrave te historise"--nje eufemizem Serb per morgun. Nuk eshte per tu cuditur qe Seselj deklaron: "Per here te pare, ne kemi bashkim kombetar".
Propaganda e regjimit mbeshtetet ne nje premise shume te thjeshte: cilido qe eshte kunder Slobodan Miloshevicit eshte nje mbeshtetes i NATO-s dhe i armiqve te Serbise. Ne kete menyre, qenia kunder rrymes behet moralisht e pamundur: dikush eshte ose pro ose kunder. Perseri, Seselj ka udhehequr fushaten ndaj familjeve dhe ushtareve te rinj ne Krusevac dhe qytete te tjera te cilet kane protestuar kunder vazhdimit te luftimeve ne Kosove.
Si rezultat, edhe ne se arrihet nje fare marreveshje per Kosoven, Miloshevic ka arritur qellimin e tij kryesor: pushtet pa kufi. Pra cfare rendesie ka ne se ushtaret po dezertojne, ne se ka shume viktima, dhe se sulmet e NATO-s ne Kosove po shkaktojne humbje te renda. Radio Televizioni Serb vazhdon te na thote ne se po mbrojme planetin nga Rendi i Ri Boteror dhe se Serbia po fiton luften.
Autori eshte nje artikullshkrues i njohur dhe redaktor ne Beograd, emri i te cilit nuk jepet.