BOLLYWOOD ME I SUKSESESHEM SE VELLAI I MADH NE BUKURESHT

Filmat Indiane te mbushur me muzike dhe melodrama po gjejne admirues te rinj ne Rumani.

BOLLYWOOD ME I SUKSESESHEM SE VELLAI I MADH NE BUKURESHT

Filmat Indiane te mbushur me muzike dhe melodrama po gjejne admirues te rinj ne Rumani.

Tuesday, 6 September, 2005

Teleshikuesit Rumune te Djelen e kaluar kane konsumuar dashurine e tyre me Bollywood.


Nje film klasik Hindu i viteve 1970, i mbushur me serenata dhe lote dashurie, ka fituar ndaj versionit Rumun te show televiziv me te ndjekur ne bote, Vellai i Madh, duke terhequr nje numer me te madh shikuesish gjate oreve te mbremjes.


Shifrat e teleshikuesve per filmin e sukseseshem, Yaadon ki Baraat, ose Kujtimet e Se Kaluares, kane qene pothuajse dy here me te medha se ato te kanaleve te tjera, te cilet kane transmetuar nje koncert te Elton John dhe nje film te sukseseshem Amerikan me nje buxhet te madh ku luanin aktiret Susan Sarandon dhe Tommy Lee jones.


Numri i jashtezakonshem i shikuesve te se Djeles tregon se Rumunet jane te dashuruar pas kinemase Rumune. Por ata te cilet shikojne se si Bollywood po gezon nje sukses te tille ne vend nuk jane te habitur.


"Gjithnje e me teper njerez po shpresojne per nje mrekulli e cila do ti shpetonte nga varferia, dhe ata terhiqen nga filma me nje perfundim te lumtur te cilet shfaqen ne television," ka thene Petrisor Obae, nje analist i mediave per te perjaveshmen, Capital. "Filmat Indiane jane me te miret ne kete drejtim".


Bollywood eshte termi i perdorur per te pershkruar fimat e prodhuar ne gjuhen Hindu ne qytetin Indian te Mumbai, ose Bombei, sic njihej dikur. Me prodhimin e disa mijera filmave ne vit ne Mumbai, te cilat shihen nga miliona shikues ne Indi dhe jashte saj, Bollywood mund te krenohet si kryeqyteti i filmit ne boten e zhvilluar.


Megjithate, sipas kritikeve, industria e filmit me fitimprurese ne bote eshte gjithashtu edhe ajo me standartja. Skenaret ne menyre tipike kane ne perberje nje djale dhe nje vajze te cilet bien ne dashuri por nuk mund te martohen deri sa te tejkalojne pengesat e klasave shoqerore, kastave apo feve - te personifikuara nga njerez qe perpiqen ti ndajne dhe nga kusherinj shpirtkeqinj. Historia pa dyshim qe perfundon me nje mbyllje te lumtur, e cila shoqerohet me shume muzike dhe kercime.


Lidhja e Rumanise me Bollywood ka filluar mbi tridhjete vjet me pare, kur filmi, Aawara, ose Vagabondi, ka pasur shume sukses ne te gjithe vendin, duke u bere nje nder filmat me te pare ne kinema. Perzierja e ekzotikes me deshiren per tu larguar kane qene shume popullore ne Rumani, dhe filmat me te mire te Bollywood jane shfaqur ne te gjithe vendin gjate viteve Gjashtedhjete dhe Shtatedhjete.


Kinemate levizese te improvizuara shfaqnin filmat me te fundit ne gjuhen Hindi me perkthim per turma prej qindra dhe mijera njerezish ne fshatrat me te humbura te Rumanise - ne nje ambient qe ngjasonte shume me ate ku keto filma shiheshin edhe nga shume Indiane.


Marredheniet e mira te Indise me Mosken gjate viteve te luftes se ftohte kane mundesuar suksesin e Bollywood ne te gjithe bllokun lindor nen influencen e Bashkimit Sovietik, ku filmat perendimore ishin te ndaluar. Pas rrezimit te komunizmit ne fillimet e viteve Nentedhjete, keto tregje jane permbytur nga filmat e prodhimit Amerikan dhe nga kultura Amerikane ne pergjithesi - por tani, Bollywood duket se po rikthehet ne skene.


Daniela Chelu, nje 50 vjecare e cila punon si punonjese shtepie, shpjegon keshtu dashurine e saj per filmat e Bollywood: "Keta filma me kujtojne rinine time. Ne i shohim per dy ore keto filma dhe harrojme problemet e perditeshme te jetes. Dhe per rrjedhim duam te shohim gjithnje e me teper".


Me nje rroge prej me pak se 80 dollare Amerikan ne muaj, Chelu eshte tipikja e admiruesve te ketyre filmave. Sipas Petrisor Obae, "Keta filma ndiqen kryesisht nga njerez te moshes mbi 35 vjecare, te cilet i perkasin klasave te varfera dhe me se shumti kane kryer shkollen e mesme".


Pothuajse 30 perqind e popullsise se Rumanise prej 22 milion banore jeton nen nivelin e varferise.


Obae, i cili e pranon se eshte e veshtire te shpjegosh se si kinemaja Indiane ka arritur te siguroje kaq shume admirues ne rradhet e Rumuneve, thote se suksesi i saj i takon "nje perzierjeje te nostalgjise dhe nje ndjenje e cila pelqen muziken Aziatike dhe perfundimet e lumtura".


Eksperti i studimeve kulturore Cezar Paul Badescu mendon se "Kenget dhe kercimet, si edhe kostumet shume ngjyreshe, jane pjese e botes Indiane. Por shume njerez ketu jane te afert me kete, le te themi, menyre Orientale jetese".


Badescu gjithashtu mendon se muzika luan nje rol te madh ne filmat Indiane. "Muzika e con perpara historine e dashurise. Ajo krijon nje ambjent, dhe ndihmon njerezit te bien ne dashuri me personazhin. Dhe Rumunet e pelqejne kete".


Mund te kete edhe nje aresye tjeter pas rritjes se popullaritetit te Bollywood. Sipas nje anketimi te koheve te fundit, Rumunet jane njerezit te cilet shpenzojne me teper kohe perpara televizionit ne te gjithe Europen - me nje mesatare prej kater ore ne dite gjate javes, dhe gjashte ore gjate fund javes.


Kinemaja dhe sportet ne natyre, te cilat dikur kane qene nder menyrat me te mira per te kaluar kohen ne Rumani, jane bere gjithnje e me te shtrenjta per tu perballuar. Stacionet private televizive, dhe kryesisht Antena 1, e dine mire kete, dhe kane pergatitur nje program me filmat me te mire Indian te cilet i mbajne shikuesit perpara televizionit.


Per Danielen, popullariteti i Bollywood ne Rumani eshte kryesisht per shkak te aftesise se tij per te krijuar melodrama familjare. "Temat e shumices se filmave Indiane jane vlerat familjare. Rumunet nga natyra jane njerez shume emocional," thote ajo.


Pergjigja e teleshikuesve Rumune ndaj filmit te se Djeles e mbeshtet mendimin e Danieles.


Duke komentuar ne nje faqe interneti te dedikuar kinematografise, Mirela Antonescu ka thene: "Ky film ishte i mrekullueshem. Une e pashe se bashku me mamane dhe babain dhe kemi kercyer gjate gjithe filmit. Prinderit e mij i dine kenget e ketij filmi permendesh".


Leonard Piron ka shkruajtur: "Ju lutem mos flisni kunder filmave te Bollywood. Keta jane filma per zemren dhe shpirtin".


Marian Chiriac eshte nje bashkepunetor i IWPR ne Bukuresht.


Frontline Updates
Support local journalists