Nato Godet Ne Shtepi
Per here te pare, Perendimi ka goditur ne zemer te regjimit: nje poste komandimi presindenciale, zyrat e Partise Socialiste ne fuqi dhe nje stacion televiziv te drejtuar nga familja Miloshevic.
Nato Godet Ne Shtepi
Per here te pare, Perendimi ka goditur ne zemer te regjimit: nje poste komandimi presindenciale, zyrat e Partise Socialiste ne fuqi dhe nje stacion televiziv te drejtuar nga familja Miloshevic.
NATO ka goditur brenda ne shtepi, duke shkaterruar transmetuesit e Radio Televizionit te Serbise (RTS) si edhe disa stacione lokale te Beogradit. Si rezultat, mundesia per te zgjedhur persa i perket mediave po zvogelohet me shpejtesi, dhe bashke me te edhe aftesia e regjimit per te bere propaganden e tij.
Kater jave me pare, vetem pak perpara se NATO te niste sulmet e saj mbi Jugosllavine, njerezit ne Beograd kishin mundesi te zgjidhnin ndermjet 13 kanaleve televizive. Tre te paret ishin te gjitha programe te Radio Televizionit Shteteror te Serbise.
Pervec ketyre, Beogradasit mund te shikonin edhe TV Novi Sad dhe Novi Sad Plus nga Vojvodina si edhe stacionet lokale TV Politika, TV Palma, SOS Channel, Tv Art dhe TV Studio B. Ishin gjithashtu edhe TV BK, me pronar Bogoljub Karic, nje pronar mediash dhe mik i ngushte i Presidentit Jugosllav Slobodan Miloshevic, si edhe stacione zbavitese, TV Pink dhe TV Kosava.TV Kosava me pronare vajzen e Miloshevicit, Maria, ka qene shume aktive ne organizimin dhe u ka bere jehone te madhe protestave anti-NATO, ajo gjithashtu ka ritransmetuar programet e RTS.
Kur sulmet ajrore te merkuren me 21 prill, goditen kullen mbi 20 kateshe ne Beogradin e ri, u shkaterruan edhe transmetuesit e TV BK, TV Pink dhe TV Kosava, te cilat ishin vendosur ne tarracen e nderteses.
Per vite me rradhe kjo kulle kishte qene simboli i regjimit te Miloshevicit sepse ne kete ndertese ishin vendosur edhe zyrat e Partise Socialiste Serbe te Miloshevicit dhe, per pak kohe edhe te Partise Jugosllave te se Majtes se Bashkuar (JUL), te udhehequr nga gruaja e tij Mira Markovic. Tani pas shperthimit te disa raketave, sinjalet e televizioneve jane nderprere.
Ajo qe eshte me e rendesishme, sinjali televiziv i Televizionit Shteteror Serb nuk mund te mbuloje te gjithe Serbine. Sinjali i tij ne Beograd eshte dobesuar, dhe transmetuesit e tij ne Vojvodine dhe Kosove, sipas njoftimeve te RTS, jane shkaterruar.
Nje numer transmetuesish lokale jane shkaterruar gjithashtu edhe brenda ne Serbi. Si rezultat aftesia e regjimit per te manipuluar informacionin dhe opinionin publik per qellimet e tij eshte dobesuar seriozisht per here te pare pas nje dekade.
Goditjet kunder zyrave qendrore te Partise kane patur nje impakt propagandistik me te madh sesa ato ndaj shume objektivave ushtarake. Kjo eshte hera e pare qe NATO ka goditur dicka qe i perket direkt familjes se Miloshevicit. Ne fakt, pavaresisht disa transmetimeve te dobeta, TV Kosava e vajzes se tij ka patur disa nga pajisjet me te sofistikuara dhe me te shtrenjta nga te gjitha stacionet e tjera.
Shume njerez ne Beograd nuk mund ta fshehnin kenaqesine e tyre duke pare ndertesen qe digjej. Pastaj te nesermen, NATO-ja qelloi nje nga postat presidenciale te komandimit, me fjale te tjera nje nga residencat e Miloshevicit.
Por goditjet kryesore jane ato ndaj televizionit. Qe prej 12 vjetesh, Miloshevici ka perdorur RTS dhe stacione te tjera TV per manipulime politike nga me te ndryshmet. Sipas shume analisteve, kane qene mediat ato qe kane krijuar urrejtjen e madhe qe mundesoi luftrat. Fuqia e propagandes ka qene kaq e madhe sa shume njerez ne Serbi jane mesuar te krijojne nje opinion politik vetem pasi te kene pare lajmet ne TV.
Pa fuqine e televizionit, regjimi mund te gjendet ne veshtiresi te medha. Nuk do te kete nje menyre te qarte per te drejtuar mbeshtetesit e tij dhe per te marre mbeshtetje prej tyre.
Thashethemet rreth kohezgjatjes dhe impaktit te sulmeve te NATO-s do te shperndahen ne menyre te pakontrollueshme. Situata ne Serbi ka ndryshuar shume krahasuar me kater jave me pare: Miloshevici po humbet fuqine per t’u treguar njerezve se c’fare te mendojne.